FUNDOSJA NË INTEGRIME NDËRKOMBËTARE FUNDOS INTEGRIMIN KOMBËTAR

TRAKTATET POLITIKE DHE USHTARAKE

Paraqet: Sabri Selmani, Gjermani


Do të merrem me këtë temë për të argumentuar se si i përsërisin gabimet ata që nuk e mësojnë historinë, dhe kjo i kushton tërë popullit!

Para disa kohësh, në një shkrim tjetër e kam bërë një analogji mes udhëheqjes së PKSH në fazën fillestare të krijimit të saj dhe udhëheqjes se aktuale, në një segment të veçantë. Fjala ka qenë aty se, insistimi i misionarëve të huaj, gjatë LDB, që vinin nga Partia Komuniste Jugosllave në formimin e PKSH, ka qenë eliminimi i të gjitha kuadrove me përvojë politike të Grupeve Komuniste Shqiptare, në emër të asaj se ata “mund të pengojnë procesin e bashkimit”. Në realitete PKJ ka pas për qellim që të eliminoi kuadrot e vjetra dhe t'i nxitë kuadrot e reja ambicioze kundër tyre, me qellim që me këto metoda përçarëse të ushtronin ndikimin e vet të plotë në PKSH. PKJ e dinte se PKSH po merr pjesë në luftë në krahun e aleancës antifashiste dhe se pas luftës do ta merrte pushtetin në Shqipëri. Prandaj ajo donte që përmes saj të ndikoi edhe në të gjitha rrjedhat në Shqipëri, dhe përmes Shqipërisë edhe në Kosovë.

Në realitet, në fund të fundit del se qëllimi i PKJ ka qenë që duke dominuar në jetën e brendshme politike në Shqipëri, të paralizojnë të gjitha përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës për çlirim e bashkim kombëtar me shtetin Ëmë. Popull ky i cili deri me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte i ndarë dhe nën sundimin e Banovinave të Mbretërisë Serbe të Jugosllavisë, që në atë kohë quheshin Banovina të Zetës, të Moravës dhe Vardarit. Ndërsa pas lufte këtu u shndërruan në Republika të Malit të Zi, të Serbisë dhe Maqedonisë. Fati i popullit shqiptarët Kosovës u varros nën sundimin e dyfishtë kolonial të këtyre Republikave nacionale dhe të Jugosllavisë si shtet federal. E tërë kjo u bë në emër të “bashkimit internacionalist”, në emër të “vëllazërim-bashkimit” dhe në emër të “proletariatit komunist”. Tendenca ishte që të gjitha shtetet e shpallura për socialiste të bëhen koloni të ish-Bashkimit Sovjetik. Për realizimin e kësaj Perandorie Socialiste Lindore (PSL) Ruse edhe u krijua Traktati i Varashavës, përmes të cilit Moska praktikisht ua hoqi sovranitetin të gjitha shteteve Socialiste. Vetëm Titoja nuk e pranoi këtë imponim, sepse e dinte shumë mire se kjo do të'i kushtonte me kokën e vet.

Por, udhëheqjes së Republikës së Shqipërisë pas mbarimit të LDB iu deshën 10 vite për ta kuptuar politikën antishqiptare të Beogradit dhe Moskës. Kur PPSH e kuptoi tradhtinë e Beogradit dhe Moskës, kishin kaluar 10 vite dhe të gjitha çështjet kufitare në Evropë dhe Ballkan ishin zgjedhur në favor të aleatëve antifashist.
Vetëm Zgjedhja e çështjes shqiptare kishte mbetur e hapur, falë lojës së ndyrë të Titos dhe misionareve të PKJ që kishin ndikim në udhëheqjen e papërvojë të PPSH. Mirëpo shqiptarët ishin në rrugë të pësojnë edhe me keq! Fati i kombit shqiptar ishte se Zoti deshi që të shpërthejë konflikti mes Titos dhe Stalinit, dhe kjo u bë shkak pse Shqipëria nuk u bë Republikë e 7 nën sundimin e Beogradit.

Nga këto lojëra të rrezikshme udhëheqja e PPSH dhe Enver Hoxha mësuan shumë dhe nga atëherë nga Tirana u korrigjuan qëndrimet ndaj Beogradit dhe Moskës, por fati i Kosovës mbeti i pa korrigjuar. Proceset e pas LBD-së u mbyllën dhe ora e Kosovës u ndal- Deri me 1981. Pra, ky është një krahasim me udhëheqjen aktuale në Tiranë dhe në Prishtinë dhe kjo ka të bëj me atë se dhe misionarët e huaj të OSBE, KFOR-it dhe UNMIK-ut, pas 1999 në Kosovë, vepruan si dikur misionarët jugosllavë e sovjetikë, në mënyre seleksionuese, duke i eliminuar nga skena politike dhe ushtarake si dhe nga segmentet tjera si në siguri, në ekonomi e në politikë, kuadrot me përvojë, si dhe ata që demonstruan vendosmëri patriotike, duke i shpallur si “jo kooperativë” në raport me sundimin e huaj civil dhe ushtarako-policor. Nga ana tjetër u favorizuan kolaboratorët e ish-regjimit dhe ato kuadro ambicioze e servile nga krahu i luftës, për të cilët asnjë çmim nuk ishte tepër i madh për të realizuar ambiciet e tyre karrieriste. Fjala ishte për dy kategori të cilat edhe pse vinin nga dy taborë të kundërt ideologjik, ato u bënë aleatë dhe hynë në koalicione për të ndarë pushtetin provizor nën sundimin e UNMIK-ut, e më vonë edhe të EULEX-it.
Edhe pse ato thirren në pluralizëm ato veprojnë me një program të profiluar monist i quajtur Plani i Ahtisarit. Megjithatë, edhe pas vitit 1999 në Kosovën e tërësishme vazhdoi lufta dhe rezistenca aktive, jo vetëm kundër Serbisë, por edhe kundër Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe kundër sundimit kolonial të UNMIK-ut. Rezistenca shqiptare pas 1999 ishte kontiunitive dhe ajo u riprofilizua edhe politikisht në vitin 2004, me vuarjenë e bazave organizative të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila e vazhdoi luftën në drejtim të realizimit e Programit të bashkimit kombëtar të trashëguar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Ky fakt i qoi forcat antishqiptare të disa qarqeve të Evropës në përfundim që ato të përqendrojnë aktivitetin subversiv në sferat politike, ekonomike dhe ushtarake mbi Republikën e Shqipërisë, duke menduar se nëse Republika e Shqipërisë vihet nën kontroll, njëkohësisht nën kontroll do të vihet edhe kryengritja e Popullit Shqiptar të Kosovës dhe do të thyhen përpjekjet e Çamërisë për bashkim me shtetin Ëmë.
Për tu arritur këto objektiva u veprua në disa plane paralelisht. Për popullin shqiptar të Kosovës u përgatiten Planet: e Konçulit, të Ohrit dhe të Ahtisarit, derisa Gjukanoviqit iu dha leja për burgosjen e gjithë atyre shqiptarëve qe do të tregonin gatishmëri për bashkimin e trojeve te veta etnike me shtetin Ëmë. Ndërsa ndaj Republikës së Shqipërisë filloi procesi i “integrimeve” nën NATO dhe nën BE! Pse nën NATO e nën BE? Sepse Republika e Shqipërisë iu nënshtrua shpartallimit të ushtrisë dhe të armatimit të vet si dhe në shumë lëshime tjera ligjore. Pos kësaj, Republika e Shqipërisë nuk hyri në NATO dhe nuk po hyn në BE, por ndodhi e kundërta. Pa referendum, pa pyetur Popullit Shqiptar për vullnetin e tij u vendos në emrin e tij. Pse ndodhi kjo? Ky përfundim i Brukselit është shumë i logjikshëm: nëse brenda Republikës së Shqipërisë nuk është prezentë NATO-ja dhe BE-ja, atëherë nuk mundet të vihet nën kontrollin as Republika e Shqipërisë dhe rrjedhimisht nuk mund të vihet nën kontroll as e tërë Shqipëria Natyrale. Si rrjedhojë, NATO do të vë nën kontroll potencialet ushtarake, ndërsa BE potencialet ekonomike dhe kështu me motive edhe fundamentaliste fetare do të sigurohet në mënyre indirekte status-kuoja e ndarjes se shqiptareve në 6 shtete, me çka do te mbrohen interesat si greke ashtu edhe sllave në Ballkan.

Tani “integrimet” dhe “multietniciteti” do t'i zëvendësojnë parullat e vjetra ruse e jugosllave të “internacionalizmit” dhe “vëllazërim bashkimit” etj. Në realitet, pas këtyre Luftërave të fundit Ballkanike, ndodhi njësoj si pas LDB. Sipas projektit të Badermanit, BE i zgjodhi të gjitha çështjet nacionale të popujve sllavë në ish RSFJ, përveç të çështjeve të popullit boshnjak dhe të popullit shqiptar. Bosnja, sipas Planit të Ahtisarit u copëtua në atë mënyre që kurrë të mos mund të funksionojë si shtet i popullit mysliman, edhe ashtu popull konstituiv i ish-federatës. Me këto motive u krijua edhe subjekti inekzistues “Republika Srbska”. Përveç kësaj Bosnjës iu pamundësua të ketë lidhje territoriale me Kosovën, me qëllim që të evitohet ndonjë mundësi në të ardhmen për krijimin e ndonjë aleance mes boshnjakëve dhe shqiptarëve.
Sipas Planit të Ahtisarit edhe Republika e Kosovës u copëtua në atë mënyre që kurrë të mos mund të funksionojë si shtet i popullit shqiptar. Për Republikën e Kosovës u bë një plan tjetër i Ahtisarit, i cili do ta “bosnizon” nga brenda edhe Kosovën qendrore dhe do ta pamundësojë bashkimin e saj me viset e veta nën sundimin e Malit të Zi, të Serbisë e Maqedonisë dhe me Republikën e Shqipërisë. Për t'u realizuar këto plane që pamundësojnë bashkimin e shqiptarëve të ndarë në 6 shtete, angazhohen të garantojnë NATO-ja dhe BE-ja.
Dikur, jo moti, për këtë - mbajtjen e kombit shqiptar të ndarë në 6 shtete - angazhohej dhe garantonte Traktati i Varshavës dhe Bashkimi Sovjetik e më vonë këtë vazhdoi ta bëj vet federata titiste e Jugosllavisë! NATO-ja dhe KFOR-i përbëheshin dhe përbëhen nga shumë shtete mike të popullit shqiptar, të cilat kanë pasur parasysh interesat e veta pse bëjnë pjese në këto struktura ushtarake, gjë të cilën ne duhet ta respektojmë. Por, në NATO dhe me NATO dhe KFOR-in kishte edhe plotë ushtri që ose nuk ishin fare anëtare në NATO ( si Franca, Rusia dhe shumë shtete tjera) ato ishin dhe janë në aleancë me shtetet armike sllave dhe greke, që mbajnë ende nën sundim territoret dhe popullin shqiptar. Në mes tyre brenda NATO dhe KFOR-it ishte edhe ushtria greke, rumune, spanjolle, etj., që mbajnë një qëndrim të hapur armiqësor ndaj popullit shqiptar.

Pos kësaj, në NATO dhe në BE nesër mund të hyjnë edhe Serbia, Rusia e armiqtë e tjerë të kombit tonë, të cilët me ushtritë e veta do të dislokohen serish në trojet tona. Prandaj anëtarësimi i verbër dhe i pa kushte në aleanca të tilla, do të duhej matur shumë, për të evituar gabimet e rënda që dëmtojnë sigurinë e mbrojtjen kombëtare dhe kufizojnë sovranitetin e vendit. Këto lloj fundosjesh në integrimet ndërkombëtare - nën NATO apo nën BE - ne shqiptarët i kuptojmë si përpjekje për fundosjen e vullnetit tonë për integrime të brendshme kombëtare. Kjo nuk do të thotë se aleanca ekonomike, politike dhe ushtarake të mos lidhim me SHBA, me Mbretërinë e Britanisë të Madhe e me e vendet tjera mike, të cilat pos kësaj mund të kenë edhe aleanca me vendet tjera, gjë që është e drejtë e tyre.

Ne shqiptarët kemi respekt ndaj SHBA e ndaj Britanisë së Madhe, si dhe ndaj vendeve tjera mike. Ne e respektojmë rendin e tyre të brendshëm shoqëror, të cilin e miraton populli i tyre në zgjedhjet e lira. Të njëjtin qëndrim e presim nga ana e tyre në raport me vendin tonë.
Nga miqtë tanë para së gjithash presim që ta respektojnë vullnetin e popullit tonë, në të drejtën e tij për vetëvendosje, mbi fatin e vet dhe në të drejtën për ri- integrim shqiptar brenda një shteti nacional. Mos të mendojë askush se me eufori dhe me spektakle injorantësh, ka mundësi që shqiptarët të binden të heqin dorë nga rruga e vet drejt lirisë dhe drejtë bashkimit kombëtar, në një shtet të pavarur e sovran dhe të barabartë me shtetet tjera.
Mos të harrojmë se në demokracitë e vërteta vendosë populli me referendum mbi të gjitha çështjet me interes madhor e kombëtar, duke përfshi këtu edhe anëtarësimin e aleancave të mundshme. Shembuj konkret janë popujt e Zvicrës, Francës, Holandës, Irlandës, etj, të cilët me referendum janë prononcuar kundër anëtarësimeve të ngjashme apo aprovimit të akteve të larta të BE-së dhe NATO-s, sepse atje vendos vet populli për fatin e vet e jo dikush tjetër në emër të tij.

A.Z.P.