Pas perjashtmit te Shqiperise, Kosoves dhe Bosnjes nga karta e "shengenit bojehiri", presidenti shqiptar, Bamir Topi, bojkotoi samitin e novi sadit(serbi) dhe filloi nismen e nje kooperimi rajonal origjinal.
Ky vendim sovran i presidentit shqiptar e pason ate te tunelit te Kalimashit, e evropa e mplakur le te transoportoje ne hapsiren e "shengenit" krimin e organizuar dhe terrorizmin serbe per te cilet kompensohet serbia e tadiçit.
__________________________________________________
Topi fton Sejdiun, Vujanoviqin dhe Ivanovin
Me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të takohen në qytetin e Vlorës në datat 23 dhe 24 qershor 2009.
Siç thuhet në një komunikatë të Presidencës shqiptare - të katër presidentët do bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në përfundim të takimit do të ketë një konferencë e përbashkët shtypi. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt