Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Kuvendi, letër prokurores: Mos hesht ndaj korrupsionit të Ramës

    Kuvendi, letër prokurores: Mos hesht ndaj korrupsionit të Ramës

    VALENTINA MADANI



    Parlamenti shqiptar i dërgoi dje një shkresë zyrtare kryeprokurores Ina Rama përmes së cilës i kërkohet informacion për veprimet hetimore të kryera deri tani nga ky institucion ndaj dosjes korruptive të kryebashkiakut Edi Rama. Në bazë të ligjit nr. 8891 datë 2.5.2202, “Për Komisionet Hetimore Parlamentare”, si dhe të ligjit nr. 8737 datë 12.2.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, Prokurorisë i është dorëzuar para më shumë se tri javësh, raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar dhe po në përputhje më të është kërkuar fillimi i procedimit penal ndaj zyrtareve të lartë të Bashkisë Tiranë për kryerjen e disa veprave penale. Përmes kësaj shkrese bëhet e ditur se në këtë raport të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit në Bashkinë Tiranë janë vënë në dukje rastet flagrante të konfliktit të interesit të vërejtura prej të paktën dy anëtarëve të KRRT-së – caktuar nga kryetari i bashkisë – që edhe votojnë haptas në konflikt interesi me dijeninë e kryetarit të bashkisë, edhe kanë monopolizuar lejet e ndërtimit në Bashkinë Tiranë, duke përbërë haptas elementet bazë të veprave penale. “Por, - theksohet më tej në letër, - edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë nga depozitimi, edhe pse nga ana Juaj duhej të kishte një reagim dhe informim të Kuvendit dhe/ose Komisionit Hetimor Parlamentar, si për veprat penale të kallëzuara prej nesh ashtu edhe për ato të cilat Ju kryesisht duhet të kishit filluar procedimin për rastin se si Dash Pezës i është dhënë leje ndërtimi për pallat mbi rrugë publike, deri më sot nuk ka pasur asnjë veprim procedural prej Jush në detyrim të legjislacionit penal”. Topalli shkruan: “Siç është bërë e ditur publikisht, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi mbi një truall publik, që është një rrugë e lagjes, dhe sot kjo rrugë nuk ekziston më, për të vetmen arsye se ndërtuesi Dash Peza është miku i ngushtë i kryetarit të bashkisë. Dhënia e lejes së ndërtimit në mungesë së pronësisë mbi tokën është gjithashtu në kundërshtim me ligjin e urbanistikës dhe krijojnë bindjen e plotë se është konsumuar vepra penale e ‘Shpërdorimit të detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”. Letra e Kuvendit përfundon: “Duke marrë në konsideratë interesin e madh publik që kanë çështjet e mësipërme, Ju kërkojmë, bazuar në nenin 22 të ligjit nr. 8891 datë 2.5.2202, “Për Komisionet Hetimore Parlamentare”, si dhe nenin 52 të ligjit 8737 datë 12.2.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, i ndryshuar, të na informoni në një kohë sa më të shpejtë për veprimet hetimore të kryera nga ana Juaj, në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe funksionale të institucionit që drejtoni”. Pak më herët, edhe kreu i Komisionit Hetimor Rama 2, Ferdinand Xhaferri, përmes një prononcimi për mediat i kërkoi Prokurorisë që të informonte Kuvendin lidhur me ecurinë e veprimeve hetimore. Sipas tij, abuzimi i Ramës kap shifrën e 1 miliard lekëve dhe ato nuk mund të fshihen. "Mënyra se si Edi Rama ka organizuar dhe ekzekutuar këtë model të paparë korrupsioni, kuu jep 59 leje ndërtimi dy bashkëpunëtorëve të tij, dy ortakëve të tij, dy ish-punonjësve të bashkisë, shënon rastin më të rëndë të korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Përmasat e këtij abuzimi që kapin vlerën e 1 miliard lekëve të vjetra, nuk mund të mbrohen, nuk mund të mbahen dhe nuk mund të fshihen. Pra, nuk ka prokuror, të ri apo të vjetër, me eksperiencë apo pa eksperiencë, që të mbrojë apo të fshehë këtë lloj skandali”, - tha z. Xhaferri. Ai bëri të qartë se Prokuroria, bazuar në detyrimet ligjore, duhet të informojë Kuvendin lidhur me ecurinë e veprimeve hetimore.

    10/06/2009

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Skandali, Rama vilë të padeklaruar në Dardhë, dhuratë nga biznesmeni që fitoi tenderin për blerjen e makinave në Bashki

    Ja si kreu i PS pastron paratë e ndyra të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës


    Në hyrje të fshatit turistik të Dardhës në juglindje të vendit, të bie në sy një nga vilat më të bukura në këtë fshat, e ndërtuar me gur dhe që ruhet vazhdimisht nga roje të posaçme. Banorët e fshatit e kanë pagëzuar atë me emrin "Vila Rama". Kryetari i PS-së, në deklaratën e tij të pasurisë të depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton si një qiraxhi i vobektë në Tiranë, që mezi siguron të ardhurat e qirasë së fundmuajit. Ai nuk e ka deklaruar vilën në fjalë dhe i takon Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive që të bëjë verifikimin e saj. Sipas një investigimi të bërë, vila e Ramës në Dardhë rezulton e regjistruar në emër të një prej mikeshave të kreut të PS. Kjo është bërë për t'i shpëtuar jo vetëm deklaratës së pasurisë, por edhe hetimit të mëtejshëm që do të zbardhte mënyrën se si kreu i PS pastron paratë e pista të korrupsionit si kryebashkiak.

    Burime konfidenciale bëjnë të ditur se, vila në fjalë i është bërë "dhuratë" kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga një prej kompanive që renditen në listën e tij të bizneseve të favorizuara. Pronari i kompanisë në këmbim të dhuratës ka fituar një tender mjaft fitimprurës për blerjen e makinave nga Bashkia e Tiranës. Ndonëse ky nuk është rasti i vetëm kur Rama shpërdoron detyrën e besuar nga qytetarët e Tiranës për pasurimin e tij personal, ai përbën një dëshmi të qartë për mënyrën e funksionimit të pazar-tenderave në bashkinë kryesore të vendit.

    Nëse zbërthen mënyrën se si Rama ka përfituar vilën në Dardhë mund të arrish të kuptosh edhe mekanizmin me të cilin Rama manovron për të fshehur paratë e korrupsionit si kryebashkiak. Kjo do të thotë se mund të jenë me dhjetra shtëpi apo prona të tjera, që Rama i ka të rregjistruara me emra të të tretëve me qëllim mos zbardhjen nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive. Prej vitesh, Rama njihet si njeriu që për çdo tender apo leje ndërtimi të dhënë përfiton vetë 10-20% të vlerës së tenderit apo lejes së ndërtimit, në një kohë që si për paradoks në deklaratën e tij të pasurisë thuhet se jeton në të njëjtën banesë me të ëmën. Ajo që kërkohet nga institucionet e shtetit është gjetja e mënyrave për të hetuar deri në detaje, mënyrën se si po pastrohen paratë e korrupsionit të kryebashkiakut të PS. Ky njeri që ka ndërtuar sistemin korruptiv që po sfidon shtetin, gjatë kësaj fushate elektorale po kërkon të marrë në dorë të gjithë frenat e pushtetit qendror. Është lehtësisht e kuptueshme se përse i duhet pushteti, qeverisja e të gjithë vendit kreut të PS.

    Vlen të theksohet fakti se, fshehja e pasurisë sipas ligjeve në fuqi konsiderohet krim dhe ndiqet penalisht, por sipas të gjitha gjasave, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë me kryetarin e PS-së, për sa kohë Prokuroria të kontrollohet nga prokurorë të politizuar, apo për më keq, të lidhur me eksponentë të botës së krimit

    Historia e abuzimit me pushtetin dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë nga Edi Rama nis që në vitin 1998, kur kryetari aktual i PS-së në postin e ministrit, shpërdoroi miliona lekë vetëm për bojërat e fasadave të disa ndërtesave në qendër të Tiranës, që nuk kushtonin as 10% të shumës së shpenzuar. Më pas, ky episod do të pasohej me abuzimet e vazhdueshme me të gjitha tenderat që Bashkia e Tiranës do të zhvillonte për çdo projekt. Shpërdorimi i detyrës për qëllime të pasurimit personal u shndërrua në profesion nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili arriti që brenda pak vitesh të krijojë kartelin më të rrezikshëm të lejeve të ndërtimit, duke e kthyer kryeqytetin e vendit në një katrahurë urbane.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës përbën sot modelin më të avancuar të korrupsionit me lejet e ndërtimit jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij, saqë raporti i Bankës Botërore "Doing Bussines 2010", i cili pritet të publikohet në javët në vazhdim, e rendit Shqipërinë përkrah vendeve të botës së tretë apo vendeve në luftë në këtë aspekt. Kryetari i PS-së, i cili ndonëse po torturohet nga dëshira për t`u bërë kryeministër i vendit, nga ana tjetër dëshmoi se e ka të pamundur të shkëputet nga të ardhurat e majme të përfituara në mënyrë abuzive nga lejet e ndërtimit nëpërmjet slloganit pa jetë "politika e re për ndryshim", prapa të cilit nuk ka asnjë program apo alternativë qeverisëse, po tenton ta shtyjë modelin e tij të avancuar të korrupsionit në nivel kombëtar, duke rrezikuar në këtë mënyrë shndërrimin e shtetit në një kartel, tashmë jo vetëm të ndërtimit. Modeli që Rama u ka prezantuar banorëve të Tiranës me monopolizimin e plotë të lejeve të ndërtimit nëpërmjet dy studiove të njerëzve të tij në KRRT, me qëndrimet histerike në mbledhjet e Këshillit Bashkiak gjatë votimit të buxhetit, apo me atë që duket më qartë, me betonizimin e çdo hapësire publike për qëllime përfitimi, me siguri që do të ishte katastrofik nëse do të shtrinte tentakulat në nivel kombëtar. Shumica e shqiptarëve, përfshirë edhe pjesën më të mirë të socialistëve, të cilët janë të bindur se nuk kanë asnjë lidhje me kryetarin e tyre, duket se janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe kjo mund të dallohet qartësisht nga bojkoti masiv që po u bëjnë takimeve të tij elektorale në qytete të ndryshme të vendit.

    Skandalet e korrupsionit apo të jetës personale vazhdojnë të shoqërojnë në çdo hap figurën e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Pas publikimit të fotove lakuriq në plazhet publike të Francës apo zbulimit të aferave marramendëse të korrupsionit me lejet e ndërtimit në KRRT-në e Tiranës, pas provave nga drejtësia italiane të lidhjeve të tij me organizatat kriminale më të rrezikshme në Shqipëri apo bizneseve tepër fitimprurëse me Delijorgjin, një tjetër skandal i përmasave jo të vogla i shtohet mozaikut të skandaleve të Ramës, të cilat janë për t`u patur zili edhe nga drejtuesit e karteleve më me zë.

    Ylber Drazhi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •