Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Kur u ndertu kryqi ne Vodno , u tha : kur te vijn te hujt , do ta kuptojn se kush jeton ne Shkup (dmth.krishter) dhe dicka i ngjajshem eshte edhe qellimi i Gruevskit , ai nuk eshte kunder Nen Terezes , sepse para disa kohe u ndertua shtepia muzej per te , por i duhet nje vend i mir ku dot binte ne sy kisha , sepse realisht ne Shkup smundesh me pa kisha , pervec asaj qe eshte sic e qujn "soboren hram" , tjerat sduken edhe aq , ne krahasim me xhamite qe duket prej gjithkah , por nese qeveria don te kthen pamjen e moqme te sheshit te Shkupit , ateher patjeter e ka te nderton edhe xhamine Burmali e cila poashtu ka qen me par ne shesh.
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e F.Noli
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    29
    nuk eshte problemi i kishes ,ketu qendron problemi i uzurpimit te tokave shqiptare, nuk kemi kunder kishes asgje por kemi kunder atyre qe i perdorin kishat si mbuloj, poashtu edhe me shtepin e nenes terez kan bere nje provokim te rend ku si pas mendimit tim te gjith politikanet shqiptar ne pushtet e gelltiten ket gje vetem per te qendruar ne karrike,problemi eshte se ato po na inponojn dicka ose po na i marrin ato cka jan tonat ,per ket un i akuzoj direkt njerzit qe jan ne koalicion me nikollen,ky njeri eshte duke na e pire gjakun me pambuk ,duhet nje reaqim shum i shpejt nga ana e historianeve dhe akademikeve shqiptar.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Besimtarët mysliman kërkojnë ndërtimin e një xhamie në sheshin e Shkupit

    11/04/2009 07:57:25


    Dhjetra shoqata joqeveritare në Maqedoni kërkojnë ndërtimin e ish-xhamisë së njohur Burmali Xhamia në sheshin e Shkupit.


    Shoqatat që përbëhen nga pjestarë kryesisht të konfesionit islam nga radhët e komuniteteve shqiptare, turke, rome, boshnjake dhe komunitete të tjera.

    Trupi koordinues i mëse 80 shoqatave joqeveritare kanë kërkuar ngritjen e xhamisë, që ishte rrënuar në vitin 1925 në sheshin e Shkupit.

    Ramadan Ramadani, përfaqësues i trupit koordinues theksoi se ky lokacion do të shftytëzohet si faltore në qiell të hapur për besimtarët mysliman. Ai shtoi se durimi në mesin e besimtarëve është tejkaluar pas vendimit për ndërtimin e kishës në sheshin e Shkupit dhe pas vendimit të komunës Qendër që në lokacionin e ish-xhamisë me planin e ri urbanistik të ngritet një qendër tregtare.

    Ramadani ka shtuar se nisma për ndërtimin e xhamisë ishte bërë para dy viteve nga Bashkësia Islame Fetare, mirëpo ajo është refuzuar nga komuna dhe Qeveria e Maqedonisë.(INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #24
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Besimtarët mysliman kërkojnë ndërtimin e një xhamie në sheshin e Shkupit
    Sa mirë e paskan përtypur embëlsirën bullgare.

    Bullgarët dhijnë, shqiptarët hanë. Poshtërsi!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Mbi 200 veta protestë në sheshin e Shkupit

    11/04/2009 17:28:59


    Mbi 200 veta protestuan sot në sheshin e Shkupit me moton “Sheshi Liria” kundër ndërtimit të kishës në sheshin e Shkupit.

    Demostruesit me fishkëllima dhe parulla të ndryshme protestuan edhe siç u tha për mbrojtjen e së drejtës për mendime alternative, për të drejtën e tubimit të lirë dhe protestave. Aksioni për protesta është ndërmarrë nga 30 shoqata joqeveritare nga vendi, të cilët gjithashtu janë shprehur kundër uzurpimit të sheshit të Shkupit nga ndërtimi i një kishe. Në këtë tubim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive opozitare sociademokrate, në mesin e të cilëve ka qenë edhe kandidati opozitar presidencial Lubomir Fërçkovski.(INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #26
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kjo është për t'u përgëzuar

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Alibaba...
    Kjo ne fakt eshte per t'u qajtur!!!

    Pse them keshtu!
    Them per arsye se, edhe ne kete proteste ndegjohet vetem zeri i Sllavo-Maqedonasve, ndersa sa i perket shqipetareve te Shkupit, sic duket i ka kapluar nje gjume i thelle...

    Sidoqofte, shpresojme per dite me te mira!!!

    Ps. Kjo shprehja qe perdora, bene pjese ne sistemin e tru shperlarjes...

  8. #28
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Mire bejne shqiptaret protestojne te marin leje per xhami e e bejne bullgaret keshe !
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #29
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Vista Lexo Postimin
    , ne si kemi pengu kurr me ndertu kisha , por kto na pengojn neve me ndertu xhamite tona.
    Ti po i pengon, ortodokset maqedonas po shikojne si me i bo shqiptaret me vahabe dhe islamike per t'i lene shqiptaret ne llumin pedofilesk islamik per te patur pretekstin para evropes se 'shiko keta jane talibane, ne nuk mund te jetojme me ta' e ky thote 'ne kurre si kemi pengu me ndertu kisha'. Fol per lisa, ky tjetri fol per fshisa.

  10. #30
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Alibaba...
    Kjo ne fakt eshte per t'u qajtur!!!
    Aha nuk i paskam lexuar deri në fund, tash po e shoh se paska qenë protestë e bullgarëve.

    Mendova se mos shqiptarët paskan bërë protestë. Dmth gjendja kurrëfare për momentin.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja e varrezave greke në Shqipëri
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  2. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •