Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    NATO, Majko: Firma i takonte PD-sė

    NATO, Majko: Firma i takonte PD-sė

    08/04/2009 - 08:29


    Aristir Lumezi

    Deputeti socialist, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ėshtė shprehur se firmosja e anėtarėsimit nė NATO i takonte PD-sė. Kėtė deklaratė Majko e bėri gjatė emisionit “Zonė e ndaluar” tė gazetarit Andi Bushati nė TV Klan. Duke folur pėr historinė e pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO qė prej 1992, Majko u shpreh se vetė prejardhja e Partisė Demokratike, por dhe pėrpjekjet e nisura prej saj qė nė vitet e para tė pluralizmit, legjitimojnė firmosjen finale tė dokumentit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Aleancėn Euroatlantike. Majko duke u treguar realist nė zhvillimet politike dhe historike nė vend, kėrkon qė gjėrat tė shihen ashtu siē janė, duke larguar dhe ndjenjat e xhelozisė qė mund tė ekzistojnė mes socialistėve. “Mendoj se nė planin historik PD-sė i takonte tė ishte firmonjėse e integrimit tė Shqipėrisė nė NATO. Jo thjesht se ata e nisėn nė 1992, sepse dikush nė njė pozicion presidenti bėri kėrkesėn politike pėr t’u integruar nė NATO, por mendoj se pa asnjė ndjenjė xhelozie, ata pėrfaqėsojnė njė shtresė, e cila nė vokacionin historik, iu takonte tė ishin nė Samitin ku Shqipėria do pranohej nė NATO dhe kėtė duhet ta pranojmė me zemėr tė pastėr ne tė majtėt dhe atyre u takonte ta hidhnin firmėn mbase mė shumė se ne tė majtėt”, tha Majko. Ish-ministri socialist i Mbrojtjes u shpreh gjatė emisionit “Zonė e ndaluar”, se gjatė qeverisjes sė parė tė saj, 1992-1996, Partia Demokratike ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm protagonist me aleatėt tanė e kryesisht me SHBA, veēanėrisht me rritjen e besimit tė tyre ndaj njė aleati tė ri nė Ballkan. “Duhet tė pranojmė qė deri 1996, PD-ja ka qenė protagoniste qoftė me NATO-n, qoftė me aleatin tonė strategjik SHBA, dhe kėtu nuk mund tė le pa pėrmendur emrin e tė ndjerit Safet Zhulali, njė nga ministrat e Mbrojtjes mė protagonistė pėr kėtė histori, si pėrsa i pėrket reformės, por sidomos ēėshtjes sė konfidencės, konfidencės me aleatėt tanė strategjikė”, u shpreh Majko. Duke risjellė nė vėmendje ambientin politik nė tė cilėn ndodhej Partia Socialiste nė fillimet e pluralizmit nė vitin 1992 dhe diskutimet pėr anėtarėsimin nė NATO, Majko shprehet se nė atė periudhė PS-ja ishte e tėrhequr dhe e papozicionuar pėr kėtė anėtarėsim. “Mendoj se pas vitit 1992 nė PS ekzistonte njė ambient asnjanės pėr ēėshtjen e integrimit tė vendit nė NATO. Mendoj se duke e thėnė kėtė, nuk po karakterizoj diēka negative, por po pohoj diēka qė ka tė bėjė me vėrtetėsinė. Pra, PS-ja ishte shndėrruar nga njė parti komuniste me njė ekip intelektualėsh, nė Parti Socialiste, megjithatė ambienti ishte i njė natyre tė tillė, qė duhet pohuar kėshtu siē ishte”, tha Majko. Ish-ministri socialist i Mbrojtjes ka treguar dhe detaje tė panjohura mė parė gjatė kohės qė ai ishte nė detyrė, tė cilat tregojnė edhe shkallėn e lartė tė besimit qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kishin krijuar ndaj aleatit mė tė ri nė Ballkan, Shqipėrisė. “Nė njė nga takimet e NATO-s nė Bruksel, Xhorxh Robertson, mė tha se ē’kishim bėrė me Ramsfeldin?! Ai mė tregoi se nė njė takim nė Bruksel, kur diskutohej ēėshtja e qirasė dhe qendrės sė NATO-s nė atė kohė dhe sa kishin filluar ndarjet “Europa e re”, “Europa e vjetėr”, nė njė moment Ramsfeld kishte hedhur nė tavolinė propozimin se pse duhet tė paguajmė kaq shumė qira pėr qendrėn e NATO-s nė Bruksel dhe pse tė mos e ēojmė atė nė Tiranė. Boll edhe kaq kjo kishte qenė njė bombė nė tavolinat e ministrave tė Mbrojtjes, por qė nė vetvete tregonte jo mė shumė faktin se qendra e NATO-s do tė transferohej vėrtet nė Tiranė, por tregonte nivelin e konfidencės qė ishte krijuar mes politikės shqiptare dhe aleatėve tanė strategjikė”, u shpreh Majko, duke vlerėsuar nė kėtė mėnyrė lidhjet dhe besimin e madh qė Amerika kishte tashmė tek vendi ynė. Ish-ministri socialist i Mbrojtjes, ėshtė politikani qė ka pasur mė shumė kontakte me strukturat e NATO-s edhe nė postin e kryeministrit, pėr shkak se ishte nė krye tė ekzekutivit shqiptar gjatė ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė.

    Kundėrshtitė

    Majko tregoi gjatė emisionit edhe kontradiktėn qė ekzistonte tek Berisha nė momente tė caktuara pėr NATO-n. Sipas tij, edhe pse Berisha ishte pėrkrahės i fuqishėm pro NATO-s, ai gjatė krizės sė ’97-ės ishte kundėr ardhjes sė trupave tė Aleancės nė Shqipėri. “Nė Presidencė, kur ėshtė diskutuar pėr ardhjen e trupave tė huaja nė Shqipėri, Partia Socialiste kėrkonte qė tė vinin trupat e NATO-s, ndėrsa PD-ja kėrkonte qė tė vinin trupat e BE-sė”, tha Majko.

    panorama

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Majko ia arrin shpesh te aplikoje me sukses ate qe njihet si efekti surprize.


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Majko ia arrin shpesh te aplikoje me sukses ate qe njihet si efekti surprize.

    dita,

    Majko, po lu lojen e tij, se nese Mediu eshte i pandehur, Majko duhet te ishte brenda me kohe...

    p.s nese ushtria shqiptare eshte ne kete gjendje mjerane qe eshte, Majko ka 30% te fajit.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka per ta rraf mozi me edvinin neser majkon e ngrate.. sa te shkeli ne seli..

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nese do te matej se kush mund te ishte ne burg ne nderkohe per shkak te veprave qe iu njihen qe i kane bere me mund, pra me hipotetizma kam pershtypjen se do te kishte dhe sa te tjere nga PS, por nga te gjithe vec ky po shkruan se i takonte PD-se qe vertet ta nenshkruante hyrjen ne NATO.
    Imagjino psh Edi Ramen duke thene psh se vertet i takonte Sali Berishes ta kryente dhe inauguronte rrugen e Kosoves. Ai nuk shkon as ta shohe nga dhimbja e madhe, kancer kancer.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e eri89
    Anėtarėsuar
    01-04-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3
    shyqyr qe doli 1 i majt realist

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ka per ta rraf mozi me edvinin neser majkon e ngrate.. sa te shkeli ne seli..


    Kush eshte mozi Brari?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    dita,

    se kshu ne dukje jane kunder njeri tjetrit,

    po pas skenes bashkepunojne per fitimet

    ne gazetat e sotme, ka nji shpk te delijorgjit, me gocen e fahri balliut, dhe kushurinjte e pare te Alban Xhillarit, qe eshte Moni i Edit.

    athere?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    dita,

    se kshu ne dukje jane kunder njeri tjetrit,

    po pas skenes bashkepunojne per fitimet

    ne gazetat e sotme, ka nji shpk te delijorgjit, me gocen e fahri balliut, dhe kushurinjte e pare te Alban Xhillarit, qe eshte Moni i Edit.

    athere?

    Ne fakt e kam degjuar dhe une nga burime qe nuk i ve ne dyshim qe kur te fortet dalin ne televizor e grihen me njeri-tjetrin per parime te thella te lirise e demokracise, te te drejtave te njeriut, te shtetit ligjor e te tjera e te tjera, ne te shumten e rasteve ka qene fundi fare i sherreve. Me nje fjale kur megjithe "negociatat" nuk u caktua dot se kush do e zoteroje biznesin e cimentos, kush te naftes, ... etj.

    S'do te thote gje kjo. Si perfundim (per mire a per keq) ne nje biznes te tille sic eshte politika ne fund e rendesishme eshte kush thote cfare ne momentin kyc, si psh para zgjedhjeve dhe kjo te kryqezohet ne menyre ideale me cfare do t'i vyente vendit qe te ecte perpara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 08-04-2009 mė 18:44

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Thėniet e Etėrve tė Shkretėtirės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-09-2010, 00:43
  3. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  4. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •