SUPER700

http://super700dev.motor.de/start

CONCERT NE Fribourg,

Host: Fri-Son
Type: Music/Arts - Concert
Network: Global
Date: 08 May 2009
Time: 20:00 - 22:00
Location: Fri-son
Street: Fonderie 13
Town/City: Fribourg, Switzerland



Ėmbėlsia e trishtimit berlinez


Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Super700“Super700” i kėngėtares Ibadet Ramadani nxjerr njė album tė ri “Lovebites”

"Ibadet, prapė me muzikė tė trishtuar?” - do t'i thonė asaj tė afėrmit kur tė dėgjojnė albumin e ri. Kosovarja e lindur nė Gjermani i pėrzgjat enkas zanoret pėr tė imituar mė mirė gjermanishten e evropianojugorėve. Nuk do tė jetė hera e parė qė tė afėrmit nuk do tė jenė tė kėnaqur me muzikėn e saj. “Nė Kosovė ka njė uri tė madhe pėr dėfrim dhe konsum”, gjykon ajo.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ibadet Ramadani
“Por ky nuk ėshtė stili i jetės sime. Mė pėlqen mė shumė tė festoj me def dhe ēifteli, se sa me muzikė qė tingėllon si varianti shqiptar i "pop-ēamēakizit". Nė kėngėt e saj ka gjithmonė njė hije trishtimi dhe melankolie. Kjo nuancė e pėrshkon edhe albumin e ri: “Lovebites”, i cili tashmė ka dalė nė tregun gjerman. “Pop melodramatik” e emėrton atė basisti Michael Have-s. Michael dhe Ibadet pėrbėjnė bėrthamėn e grupit Super700 tė krijuar nė vitin 2003 nė Berlin.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: "Lovebites"
Por historia fillon nė Amsterdam, ku Ibadeti studionte pėr kėngėtare xhezi. “Isha nė turmėn e turistėve nė Leidseplein kur ky pėr pak sa s'mė shtypi me biēikletė.“ Si nėpėr filma? “Ishim takuar njėherė mė parė nė njė party. Dhe kishim kohė pa u parė”, korrigjon Michael-i. Mbas kėsaj pėrplasjeje fillon bashkėpunimi mes dy muzikantėve dhe "rebelimi" i tyre ndaj xhezit: "Frank Zappa ka thėnė dikur: 'Xhezi nuk ka vdekur, ai bie pak erė'," qesh Michael-i dhe shton: “Xhezi nė tė cilin kisha hyrė unė kishte filluar tė kundėrmonte”.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Super 700
Qė atėherė ata bėjnė pop. Nė grupin e tyre janė edhe tre instrumentistė dhe dy motrat binjake tė Ibadetit, Ilirjana dhe Albana, qė e mbėshtesin tė motrėn vokalisht. "Super700 bėn pop tepėr tė bukur pėr Berlinin," do tė shkruante gazeta berlineze "Tagesspiegel" nė vitin 2005 pas daljes sė albumit tė tyre tė parė Super700. Ngjashėm duhet ta presin berlinezėt edhe albumin e dytė Lovebites, aq mė tepėr kur aty ka gisht edhe producenti i U2, Bob Irwin.

Disa nga kėngėt si “Tango” ose “S.T.T.S.M.C” kanė kohė qė jepen rregullisht nėpėr radiostacionet e kryeqytetit. “Pėr fat tė mirė adhuruesit e muzikės sonė janė tė moshave tė ndryshme dhe ėshtė njė publik shumė i hapur dhe i veēantė dhe shumė kurreshtar.” Njė komunitet tė vogėl me simpatizantė Super700 e ka edhe nė Prishtinė, pėr tė cilėn Ibadeti do tė pėrkujdeset nė vjeshtė, kur grupi tė shkojė pėr tė dhėnė njė koncert nė kuadėr tė javės gjermane e t'u ēojė prishtinalinjve pak nga ėmbėlsia e trishtimit berlinez.



Anila Shuka/Berlin