Sa do te doja te isha kroat!
Mustafa Nano
Ja njė fotografi e ditės sė djeshme: makina qė uturinin e qė u binin borive rrugėve tė Tiranės; prej kėtyre makinave nxirrnin kokėn njerėz, qė sapo kishin zbuluar brenda vetes sentimente tė egra euro-atlantiste; njė varg i gjatė makinash tė tjera kishin dalė nė Rinas pėr tė pritur delegacionin qė sillte dokumentin e anėtarėsimit; trafiku nėpėr rrugėt e Tiranės ishte totalisht i bllokuar; kamerat televizive tė tė gjitha televizioneve filmonin e pėrcillnin drejtpėrsėdrejti nė shtėpitė e shqiptarėve tė shkretė pamje nga mbėrritja triumfatore e kėtij delegacioni tė fantaksur. TVSH-ja (tė kuptohemi, jo Taksa e Vlerės sė Shtuar, por TeleVizioni Shqiptar, qė funksionon me taksat tona) kish improvizuar njė ekran nė sheshin "Skėnderbej", dhe prej andej u shpėrndante tė gjithė kalimtarėve pamjet e fitores, pamjet e festės, pamjet e mbėrritjes sė triumfatorėve alienė, deklaratat e ndėrkryera tė njeriut mė tė ndėrkryer tė kėtyre anėve tona (ka nevojė t‘i thuhet emri?). Kudo kish makina policie, policė, sirena, poster-a tė mėdhenj, flamuj kombėtarė, flamuj tė Partisė sė lavdishme Demokratike.
* * * * *
Dy ditė pėrpara anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO shkrova njė artikull, nė tė cilin theksoja pa asnjė ndėrdyshje rėndėsinė e kėsaj ngjarjeje. Por ajo qė ndodhi dy ditė mė pas (pėr dy ditė me radhė) ishte njė histeri kolektive, qė nuk kishte asnjė lidhje me rėndėsinė e ngjarjes. Ishte njė gjė e bezdisshme dhe fyese; madje, ishte - kėtė po e them gjithashtu pa asnjė ndėrdyshje - dhe e turpshme. Delegacione tė pėrcjella me pompė gati perandorake, tam-tam-e tė pafundme mass-media-tike, pamje kinse tė pėrdėllyera politikanėsh, qurravitje e buzėqeshje tė jargavitura delegatėsh shqiptarė pėrballė big-wig-ėsh euro-atlantikė, fytyra tė pėrflakura anchormen-ėsh televizivė, qė me kėtė rast kishin veshur rrobat e reporterit patetik nė shėrbim tė regjimit, apo nė ndjekje tė frymės sė regjimit, intervista e fjalime tė mbushura me mbiemra e pėrcaktorė tė shkallės sipėrore, koncerte, tubime, garė programesh televizive me temė anėtarėsimin nė NATO, lajme, lajme e prapė lajme tė lidhura prapė me dy anėt e Rhine-it tė famshėm, transmetim live i ngjarjes nga Strasbourg-u, Kehl-i e Baden-Baden-i, kthim prej pushtuesish-triumfatorė nė Tiranė, dyndje "spontane" e njerėzve nėpėr rrugėt e Tiranės me rastin e mbėrritjes sė udhėheqėsve tanė tė mėdhenj (O Zot, mė vjen pėr tė qarė dhe mua, por jo prej pėrdėllimit e jo prej emocioneve patriotike!), e kėshtu me radhė, e kėshtu pa fund. Festa vazhdon.
Pak mė sipėr, pėrmenda shėrbimin ndaj regjimit, por edhe kapitullimin pėrballė frymės sė regjimit. Po shpjegohem. Kemi shėrbėtorėt e regjimit, tė cilėt dallohen qė larg, sidozot njė numėr institucionesh shtetėrore, televizionin publik, televizionin "Klan", por, nė anėn tjetėr, kemi edhe disa "institucione" kombėtare tė njohura nė vijimėsi pėr qasjen anti-regjim, tė cilat kanė kapitulluar megjithatė pėrballė frymės sė regjimit (me frymė kuptoj ēdo gjė qė na bėn ta shohim veten si shėrbėtorė tė politikės, qeverisė, shtetit, e jo tė shohim kėto tė fundit si shėrbėtoret tona. Kjo pra e dallon frymėn e tė gjitha regjimeve; afėrmendsh edhe tė regjimit ku po jetojmė). Ēfarė kam parasysh me "institucione" kombėtare armike tė regjimit dhe mike tė frymės sė kėtij regjimi? Kam parasysh opozitėn politike, e cila, jo vetėm nuk arriti ta denonconte kėtė harbim tė ēmendur e pa kuptim, por u bė pjesė e kėtij harbimi, kam parasysh mass-media-n opozitare, kam parasysh "Top Channel"-in (ishte interesante tė vije re se si pėrthyhej nė tė dyja anėt e Rhine-it logjika sektare e Tiranės: nė tė njėjtėn orė tė ditės, ndėrsa Fevziu intervistonte ghibelini-n Berisha, Balla intervistonte guelfin Topi. Qė tė katėrt ishin nė njė gjendje orgazmatike), kam parasysh njė frymė tė tėrė homogjene, rrjedhimisht hegjemone. Kjo frymė tė kall datėn mė shumė se sa njė Kryeministėr i sėmurė e bandit; kjo frymė tė kall datėn mė shumė se sa vetė regjimi, i cili - pėr kėtė nuk duhen mė prova - po pėrgatitet tė na vjedhė edhe rezultatin e zgjedhjeve tė ardhshme; kjo frymė tė kall datėn, pasi nxit (ose legjitimon) zhdukjen e tė gjitha foltoreve, nga ku mund tė dėgjohen edhe zėra tė mekur heterodoksė; kjo frymė tė kall datėn, pasi na bėn tė jetojmė me idenė qė nė kėtė botė kanė rėndėsi jo dinjiteti e liria jonė individuale, po njė moral e ca konvencione kolektive, mbi tė cilat ngrihen pushtete arbitrare e jetėgjata; kjo frymė tė kall datėn, pasi shpeshherė nuk ka nevojė tė tė censurojnė, ngaqė ti censuron vetveten prej frikės se gjindja mund tė tė izolojė, ose mund tė tė japė munxėt; kjo frymė tė kall datėn, pasi edhe atdheun ta bėn tė huaj. Kėto tri-katėr ditė nuk do doja tė isha shqiptar; do doja tė isha, fjala vjen, kroat, pasi kėshtu, nga njėra anė do tė mund t‘i gėzohesha njė si biēim afermacioni euro-atlantik tė vendit tim, nga ana tjetėr as nuk do tė pėrqeshesha prej pacipėsisė sė regjimit, as nuk do tė nėpėrkėmbesha prej frymės sė regjimit. Nė Kroaci, nė tė njėjtat ditė e pėr tė njėjtėn ngjarje, nuk ka pasur asnjė lloj harbimi; festa e anėtarėsimit nė NATO nuk prishi asnjė axhendė tė jetės kroate, e cila rrodhi normalisht, ashtu si ditėt e tjera; i vetmi ndryshim kishte tė bėnte me njė theks pakėz mė tė madh mass-media-tik mbi ngjarjen. Por, edhe ky ishte theks pastėrtisht mass-media-tik, i pandotur prej frymės sė ndonjė regjimi. Ja, prandaj do doja tė isha kroat kėto tri-katėr ditė tė shkuara. E nėse zgjedhjet e ardhshme nuk do tė bėjnė gjė tjetėr, veēse do tė konfirmojnė kėtė regjim banditėsh e rrugaēėsh (n‘daēi me vota tė vjedhura, n‘daēi me vota tė fituara ndershmėrisht), unė do doja tė isha kroat pėrgjithmonė. Nė kėto rrethana, po tė kisha para, do t‘i bėja naftėn kėtij vendi, do t‘ia bėja naftėn pėr aq kohė sa do tė komandohej prej njė njeriu, qė nuk la gjė pa vjedhur nė kėtė vend (po na vjedh dhe njė arritje, e cila asėll-asėll veē atij nuk i takon asnjė ēikė). Do ta bėja kėtė pėr tė mos u identifikuar pa fund me atė soj shqiptarėsh, tė cilėt janė vėnė pa fund nė mbėshtetje tė tij, por edhe ngaqė historia e kėtyre viteve ka treguar se kur ky vend komandohet nga ata, nuk ka vend pėr tė tjerė, qė janė tė ndryshėm prej tyre. Por pėr fat tė keq nuk kam para. Nė vend tė tyre kam njė dėshirė: do doja tė isha kroat!
* * * * *
Janė ca pyetje qė kam pasur mė sė shumti nė kokė kėto ditėt e harbimit tė madh e tė turpshėm, e qė kanė lidhje me arsyetimet e sapobėra: Si ėshtė e mundur qė ky vend tė bjerė e tė mbesė gjithė kohėn nė duart e bandave tė tilla? Si i bėhet me ata shqiptarė qė, mė shumė se sa lajme 24 orė non stop mbi NATO-n, duan tė shohin nė televizor telefilmin e preferuar? Si i bėhet me ata shqiptarė, qė nė orėt e kėsaj karnavaleje zyrtare, d.m.th. nė orėt e bllokimit total tė Tiranės, duan tė shkojnė tė luajnė calcetto, duan tė dalin shėtitje nga liqeni, duan tė bėjnė njė xhiro deri nė Durrės, duan tė ngjiten nė malin e Dajtit pėr tė thithur pak ajėr tė pastėr, duan tė bėjnė njė xhiro me biēikletė nėpėr rrugėt e qytetit, duan tė shkojnė nė kinema, nė teatėr, nė opera, duan tė shkojnė te dentisti, apo te psikologu, apo te kursi i gjuhės sė huaj, te prindėrit e tyre nė nevojė etj., etj.? Shkurt, si i bėhet me ata shqiptarė, tė cilėt nuk duan t‘ia dinė pėr festa tė tilla? A kanė tė drejtė kėta njerėz tė bėjnė njė jetė qė nuk lėndohet prej axhendės sė bandave me pushtet? A ėshtė ky vend edhe i tyre? A ka vend nė kėtė vend edhe pėr njerėz qė nuk kanė e nuk duan tė kenė asnjė lidhje me bandat nė pushtet, rrjedhimisht as me gėzimet, as me hidhėrimet e tyre? A mos vallė qė tė gjithė kėta (dhe me siguri janė shumica e banorėve tė kėtij vendi) do tė duhej tė thoshin: Ah, si s‘jemi kroatė?
shqip
PERSE NUK DO DOJA TE ISHA KROAT, PER NATO-n?
Alfred Cako
Kėto ditė, kur shumica e shqiptarėve po brohorasin pėr hyrjen e vendit tonė nė NATO, nėn dilemėn pėr ta trajtuar kėtė ēėshtje tė cilėn e kam pasur pėr zemėr me vite (pėr shkak se tashmė dobia e saj ėshtė kthyer nė njė aksiomė politike), mė ngacmoi njė shkrim tonik kundėr rrymės i analistit Mustafa Nano (te "Shqip"-i, me titull "Sa do doja tė isha kroat"), duke u bėrė kėshtu tharmi sfidues pėr kėtė koment me thelb debatues qė po ofroj, ndaj pikėpamjeve tė tij. Njihet nė fakt njė prirje karakteristike e theksuar individualizmi nė qėndrimet e z. Nano, jo vetėm pėr ēėshtjet e ditės, por edhe pėr ēėshtje madhore dhe, nė fakt, kjo nuk ėshtė njė gjė e keqe nė vetvete. Madje edhe unė besoj se mund ta klasifikoj veten, me mburrje, pak a shumė nė kėtė rrymė, sepse nė pėrgjithėsi, historia ka treguar se gjakftohtėsia, kozmopolitizmi dhe qėndrimet individuale kanė qenė mė superiore se qėndrimet euforike tė turmave tė ekzaltuara nga manipulimi i elitave politike.
Por pėr z. Nano, me sa duket, individualizmi ėshtė kthyer nė njė tepri dhe qėllim nė vetvete, duke e ēuar atė ndonjėherė nė qėndrime analitike jo reale, siē ėshtė rasti pėr kėtė ēėshtje kruciale. Ndoshta nė lidhje me temėn qė ai ka trajtuar mund tė ketė edhe dizavantazhin e mosnjohjes sė thelbit tė historisė sė popullit shqiptar (nė fakt, ai ėshtė njė gazetar me eksperiencė dhe i talentuar, por qė unė nuk di qė ai tė ketė treguar njohje tė thella historike, qoftė dhe si autodidakt), tė luftės dhe pėrpjekjeve tė tij sizifike pėr tė mos u asimiluar nė oqeanin e shekujve dhe, si rrjedhojė, tė mos kuptuarit e faktit tė rėndėsishėm se qė mbas Koncilit tė parė tė Nikeas dhe zyrtarizimit tė Krishterimit nga Perandoria Romake dhe Perandori i saj ilir - Konstandini, shqiptarėt pėr mbi 1700 vjet rresht, kanė qenė tė sedimentuar nga fati i tyre i keq, me palėt humbėse, apo nė njė transhe me armiqtė e tyre shekullorė, mė tė fuqishėm se ai. Shqiptarėt kanė qenė si njė sorkadhe e ndryrė nė njė vathė me disa ujqėr qė oreksi iu kishte dalė para se t‘u dilnin dhėmbėt. Madje kjo ka qenė edhe arsyeja se pėrse shqiptarėt janė mpakur dhe tkurrur nėn krusmėn e shekujve dhe sot janė i vetmi komb, ndoshta nė botė, qė janė tė rrethuar nga tė gjitha anėt e kufijve tė tyre tokėsorė shtetėrorė politikė, po me toka tė banuara nga shqiptarėt.
Megjithatė, ata qė rrinė mbrapa NATO-s dhe pėrfaqėsuesit e tyre zyrtarė e kanė ditur dhe e dinė ndoshta mė mirė se ne ēfarė pėrfaqėson historikisht raca shqiptare, nga vjen ajo, ē‘kontribut ka dhėnė dhe ē‘vokacion ka. Kėtė e kanė theksuar mė se njė herė autoritete si Aurelio Pecio, Aleksandėr Haig, Manfred Verner, Wesly Clark, Hoolbrok, etj. Kjo nuk ėshtė propagandė, por njė e vėrtetė e mistershme qė vjen nga historia me kėtė popull shumė tė lashtė dhe enigmatik.
Z. Nano, nė kėtė shkrim, ėshtė kundėr sentimenteve festive orgazmatike popullore me synime politike tė ditės (nė pėrgjithėsi kėshtu jam edhe unė) dhe shfaqjes sė ekzaltuar te "Klan"-i dhe "Top Channel"-i me gazetarėt Fevziu dhe Balla tė tė intervistuarve pėrkatės, Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi, pėr ēėshtjen e anėtarėsimit nė NATO. Ai ėshtė kundėr veprimeve "populiste" tė Doktorit dhe tė pjesės tjetėr tė politikės blu dhe, madje duket sikur i tėrheq veshin "pėr ndėrrim kursi" dhe njė farė konformizmi qeveritar tė "Top Channel"-it pėr kėtė ēėshtje, me pikėsynimin strategjik pėr t‘i ngritur atij vigjilencėn dhe pėr tė ruajtur pozicionin asnjanės dhe kritik ndaj kėtyre veprimeve paraelektorale tė qeverisė e, duke e ēuar kėshtu ujin nė mullirin elektoral tė Berishės. Madje ai simpatizon si njė model "totemi" politik sjelljen e ftohtė tė kroatėve pėr kėtė ēėshtje. Nė fakt, sipas mendimit tim, ai nuk ka tė drejtė pėr asnjė gjė nga kėto qė thotė! Pėrse? T‘i shohim me radhė, megjithėse nė thelb pėrgjigjja ka lidhje me hyrjen qė bėmė mė lart, por po shtojmė edhe ca aksesorė tė tjerė historikė, qoftė edhe me drojėn e bezdisjes qė mund t‘i shkaktojmė lexuesit modest.
Nė fakt, prirja popullore pėr tė kaluar nė njė ekzaltim pėr kėtė eveniment ėshtė njė prirje evolucioniste (e pranoj, edhe pak karakteristikė e shqiptarėve si njė popull i vogėl) dhe qė e ka bėrthamėn e vet tek enzima e mbijetesės sė racės, e kultivuar te ne si njė shqisė jetėsore mė tepėr. Tė dalė nga nxiromat e Luftėrave Ballkanike, nga njė "maternitet londinez me dy dhoma" tė viteve 1913 dhe 1915 (Traktatet e Londrės, i pari legal dhe sanksionoi Shqipėrinė e sotme politike tė copėtuar dhe i dyti, njė traktat i fshehtė qė u pėrdor si "karrem" pėr tė futur Italinė nė Luftėn e Parė, nėpėrmjet ofrimit tė gjithė detit Adriatik dhe tė njė cope tjetėr toke tė kėsaj Shqipėrie tė sotme tė copėtuar), duke pritur si astmatikė vendimet e dy traktateve tė mėdha tė paqes nė Versajė - pas dy Luftėrave Botėrore dhe, sidomos pas qėndrimit nė zgrip tė humnerės sė ekzistencės tė vitit 1997, shqiptarėt e nuhatėn se tash, kombi i tyre nuk do tė nėpėrkėmbet mė. Madje po tė shohim mė nė thellėsi tė historisė, kjo prirje ekzistencialiste e shqiptarėve pėr tė gjetur aleatė politikė, ka qenė edhe nė fushėn shpirtėrore, nė drejtim tė adaptimeve tė tyre me religjionet e ndryshme.
Shqiptarėt, si rrallėkush janė njė popull apostolik. Nė tokat e tyre ka qėndruar dhe ėshtė shuguruar madje edhe papa i parė shqiptar, (sipas Konicės), Eleutheri, nga vetė kryedogmatiku i Kishės, Shėn Pali, gjatė qėndrimit tė tij disamujor nė Nikopojė (Prevezėn e sotme). Kisha dhe religjioni kristian do tė shėrbente si njė institucion integrues pėr shqiptarėt, tė cilėt pas rėnies sė perandorisė romake, nė shekullin e katėrt pas Krishtit, do tė ishin tė rrezikuar pėr shfarosje dhe asimilim nga barbarėt paganė tė veriut, bullgarėt dhe sllavėt. Kur bullgarėt e braktisėn paganizmin e tyre dhe u pagėzuan nė kristianizėm, (si fillim me perandorin e tyre Samuel nė kishėn e Bylisit nė Mallakastėr), masivizimi i kėtij religjioni tek armiqtė e tyre pushtues do tė ishte rreziku i radhės pėr shqiptarėt dhe me sa duket, shpėtimi, me intuitė, erdhi nga Islami, feja e re e cila u paraqit si parashutė pėr njė shpėtim tė ri, edhe pse atėherė ekzistonin kufijtė politikė mė tolerantė tė perandorive dhe jo ato kombėtarė (qė filluan tė krijoheshin nė Evropė pas Koncertit tė Vjenės mė 1814) ku kombi bėrthamė do tė pėrpiqej t‘i shuante thėngjijtė e ekzistencės sė racave minoritare. Midis sundimit romak tė Ilirikumit dhe sundimit tė popujve ballkanikė tė Rumelisė nga Porta Osmane, njė "perde e hekurt shpirtėrore" e pati ndarė Evropėn: ajo u quajt vija e Teodosit.
Ndryshimi midis shqiptarėve dhe kroatėve ėshtė se shqiptarėt, nė pėrgjithėsi, ngelėn nga e njėjta anė me armiqtė e tyre pushtues dhe shfarosės (Perandoria Bizantine), ndėrsa kroatėt ngelėn nėn qeverisjen edhe politike (Habsburgėt), edhe shpirtėrore (Vatikanit), tė Perėndimit. Nėn iluzionin e komunistėve dhe nėn ndikimin sllav, pėr mbi gjysmė shekulli, kroatėt e kafshuan karremin jugosllav (serbo-rus), kėsaj dige antigjermanike artificiale dhe, pas viteve 1990, kėrkuan rikthimin e tyre nė "shtėpinė e vjetėr shekullore tė stėrgjyshėrve" nė Perėndim. Kjo ėshtė diferenca se pėrse kroatėt janė mė tė ftohtė se sa shqiptarėt. Nė mashtrimin e kroatėve, pėrveē iluzionit tė komunizmit, ndikoi edhe njė prirje historike e derės mbretėrore serbe tė Obenoviqėve drejt Perėndimit. Por nė fakt, edhe pse Tito ishte njė kroat me fytyrėn nga Roma dhe Washingtoni, detyra e tij ishte tė recitonte vargjet e lėna nga tradita e derės tjetėr mbretėrore serbe tė Karagjorgjeviēėve, pėr vokacion pro ruso-sllav. Kur u rrezikuan pėr pak kohė nga Milosheviēi pėr zotėrimin e njė territori tė vogėl tė Krajinės dhe pėr pak toka tė tyre nė Bosnjė, e pa gjithė bota se sa "tė ftohtė" ishin kroatėt.
Po, ne, shqiptarėt qė kemi qenė gjithė kohės njė popull kallogre nga zaptimi, gjenocidi dhe shfarosja, a duhet tė tregohemi tė nxehtė me njė rast tė cilin kishim tė paktėn mbi njė shekull, mbas shpartallimit tė tė Sėmurit tė Bosforit dhe Luftėrave Ballkanike, qė kėrkonim ta proftasnim pėr tė hyrė nė aradhat, vokacionin dhe pėr t‘u bėrė pjesė e vezullimit tė diamantit tė 30 vendeve elitare tė botės? Z. Nano dhe Na(no)to-skeptikėt e tjerė (sidomos veteranėt nostalgjikė qė ende mbajnė si gjė tė ēmuar kokoret sovjetike me yllin e kuq me tė cilin luftuan kundėr kosovarėve pėr tė ēliruar Jugosllavinė deri nė Vishegrad - me kėtė s‘dua tė bėj paralelizėm me z. Nano, pasi ai nuk ka absolutisht asnjė lidhje me kėtė kategori) lipset qė ta dinė se nėse ka ndonjė popull qė fiton shumė mė tepėr se sa jep pėr kėtė kauzė, nga 28 vendet e tjera tė kėtij diamanti, kėta janė shqiptarėt, pėr shkak tė veēorive qė theksuam mė lart. Ndaj, si rrallėherė, ėshtė e justifikuar adrenalina e mediumeve tona dhe politikės. Unė jam dakord me z. Nano qė kjo ēėshtje s‘duhet dhe nuk mund tė margjinalizohet nė dobi tė politikave partiake tė ditės. Dhe kjo, nė fakt, nuk mund tė ndodhė se tė gjithė shqiptarėt e kanė tė trashėguar nė gjenet e tyre shekullore aspiratėn pėr tė kėputur zinxhirėt e dyfishta tė Teodosit dhe tė "perdes sė hekurt", e cila na rreshtoi fatkeqėsisht pėr 50 vjet me armiqtė tanė.
Ėshtė fakt se krijimi i mundėsive pėr hyrjen nė NATO tė njė pjese tė madhe tė Ballkanit ėshtė bėrė kryesisht pėr arsye tė gjeopolitikave midis Perėndimit dhe botės ortodokse tė Lindjes, kryesisht Rusisė. Kjo e fundit ėshtė njė fuqi e madhe bėrthamore dhe ngacmimi i saj ėshtė sikur tė ngacmosh njė fole me grerėza. Pra ky moment ka qenė njė akord i heshtur dhe mbrapa kuintave midis regjisorėve tė mėdhenj botėrorė dhe, politika jonė ka pasur vetėm njė rol afirmativ tė kėtij akordi dhe njė pozicion paralel me aspiratat gjeopolitike kombėtare. Pra hyrja nė NATO pikėn mė tė rėndėsishme dhe mė tė vėshtirė e kishte tek pranimi i tyre nga shkaku i pamundėsisė reale pėr dominim tė territoreve tona sipas vullnetit politik tė Perėndimit dhe jo atė tė vokacionit tė njė politikani shqiptar apo tė njė tjetri. Pra nė NATO na futi akordi NATO-Perėndim dhe vokacioni i shumicės sė shqiptarėve, vokacion qė u sintetizua te politikanėt tanė tė Tiranės nė kėto 18 vjet. Tashmė deti Adriatik ku kalonte "perdja e hekurt", de jure, pas 4 prillit, ėshtė kthyer nė njė liqen tė Perėndimit dhe "Pjetri i Madh" nuk i lan dot mė kėmbėt me ujin e lakmuar testamential tė kėtij deti. A e kupton dot z. Nano dhe Na(no)to-skeptikėt e tjerė, kėtė tė fundit, se ē‘do tė thotė pėr ne shqiptarėt?
Prandaj, duke e mbyllur, s‘mė mbetet gjė tjetėr veēse t‘i mbėshtesim tė gjithė politikanėt shqiptarė tė kėtyre 18 viteve, qė pak a shumė kanė dhėnė kontribut pėr kėtė ditė (kjo ka qenė relative ndonjėherė kėto 18 vjet pasi ka pasur nė fakt njė mungesė orientimi - nga ngjarjet e ‘97 - nga ndonjė prej politikanėve tanė si dhe ata ballkanikė qė sollėn si rezultat edhe prirje tė gabuara antishqiptare pėr rreshtim gjeopolitik, nė ndonjė moment tė shkurtėr, deri sa mbaroi lufta NATO-Serbi), si dhe atyre qė do tė vinė, qė pėr kėtė ēėshtje parimore, tė vazhdojnė vetėm nė kėtė drejtim.
shqip
Krijoni Kontakt