Gjeja qe me cuditi me shume nje dite .. Nje i person i njohur i imi pesoi nje infrakt ne zemer, nderkohe ne nisem te benim te pamunduren per ta shpetuar, pasi kaloi nga ajo gjendje edhe erdhi ne vete pas 2 ditesh, tregonte qe ne momentin qe i kishte rene infrakt (gje te cilen se mbante mend aspak), kishte hyre ne nje dhome shum te bardhe, me perde te bukura tavoline te bukur, lule shum ngjyreshe, kolltuqe te mrekullueshme, jashte dritares kishte nje kopesht te zbukuruar qe se kishte pare kurre me pare edhe e tregonte me cdo imtesi, por un nuk di tjua shpjegoj aq mire sa e degjova nga personi qe e tregonte, cdo gje ne ate dhome edhe jasht saj ishte e papare nga syri njeriut, dmth shpjegonte disa gjera qe ne te vertete sna kishte vajt mendja kurre per ato modele perdesh apo kolltuqesh, menyra si i shpjegonte dukej qe cdo gje ishte jashte botes tone edhe e pamundur per tu shpjeguar nga dikush qe se ka pare.
Gjithsesi disa dite me pas vajtem perseri ne spital qe te vizitohej, edhe i tregoi doktorit te gjitha cfar na kishte treguar neve, doktori nuk mbeti aspak i habitur kur i tregoi per dhomen e bardhe qe kishte hyre, madje doktori i tha , hyrja ne ate dhome per ty ka qene njelloj sikur te kishe vdekur, por nuk paska qene dita jote ndaj edhe je kthyer pas (pra gjithcka tingellonte e normale per doktorin, ai kishte degjuar per kte dhome edhe me pare ndoshta nga paciente te tjere ).
Tani e bukura eshte qe doktoret besojne ne shkence, edhe nuk besojne ne jeten pas vdekjes, as ne gjera te tilla qe i perkasin jo-normales, madje shumica nuk besojne as ne Zot.
Atehere nese neve besojme qe ska jete te pertejme edhe se me vdekjen mbaron gjithcka, kjo si mund te shpjegohet?
Krijoni Kontakt