Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Çfarë duhet babai t'i thotë të birit?

    Çfarë duhet babai t'i thotë të birit?




    Jetojmë në kohë tejet të vështirë, kur austriaku psikopat dhunon të bijën 24 vjeçare, kur vrasësi vret, e nuk di për çfarë vret, ndërsa i vrari nuk di përse është vrarë. Kjo është kohë kur njeriu bashkëkohor adhuron egon dhe epshet e tij.

    Kjo është kohë e dominimit të gënjeshtrës, është kohë e vjedhjes së hapët dhe demagogjisë. Kohë e ngjarjeve të papritura dhe të këqija, kohë e lajmeve alarmuese, kohë e befasive (surprizave) të këqija.

    Nuk do të thotë se nuk ka mirësi, por e keqja po dominon. Ne tani dëshirojmë që nga Kur'ani fisnik të gjejmë mënyrën si të gjendemi dhe ta ruajmë veten dhe ata për të cilët jemi përgjegjës.

    "O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët ..." (Et - Tahrim, 6)

    "Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë . . ." (Ta Ha, 132)

    "O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër ..." (El - Hashr, 18)

    Babai për ta mësuar fëmiun e tij në jetë, së pari duhet ta mësojë si ta kuptojë jetën dhe prioritetet e tij në të. Duhet të dijë qëllimin e ekzistencës së tij. Duhet të ketë qëllimin e jetës dhe përcaktojë mënyrën e realizimit të këtij qëllimi.

    Feja është këtu që të na mësojë, të ofrojë zgjidhjen, të ofrojë idetë dhe udhëzimet. Për këtë Kur'ani është libër për çdo ditë. Në namaz Kur'ani lexohet, ndërsa jashtë namazit studiohet dhe thithen këshillat dhe udhëzimet e tij. E kemi edhe sunnetin që të na lehtësojë kuptimin dhe aplikimin e Kur'anit.

    Kaptina Lukman është emërtuar sipas robit të Allahut, Lukmanit, i cili si dhuratë fitoi urtësinë. Që të mendojë me urtësi, që të flasë me urtësi, që t'i tërheq potezët me urtësi, të lëviz me urtësi, të sillet me urtësi dhe të jetojë me urtësi. Si e ka fituar urtësinë?

    Me tri gjëra: 'sidkul hadith' (sinqeriteti në të folur), 'edaul emaneh' (ruajtja e amanetit) dhe 'terku ma la ja'ni' (largimi nga gjithë ajo që është e pavlerë). El-Hakim (I Urti) është cilësi e Allahut.

    A dëshiron urtësi, ekzistojnë kushtet për ta arritur! E sot urtësia na nevojitet më shumë se kurrë!

    Çfarë i tha Lukmani birit të tij? Ai i drejtohet me 'ja bunejje' (djali im), 'duke këshilluar'!

    Pra, nuk ka ia ka imponuar. Nuk ishte i ashpër. Çfarë emocione! Me edukatën duhet filluar me kohë kur djali është i vogël, e jo kur bëhet burrë! Çfarë i tha Lukmani të birit?

    " . . . O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!" (Lukman, 13)

    1. Pra, teuhid . Allahu është Një, i Përsosur, i Përherë. Për këtë shirku (politeizmi) është krim i madh. Allahu është Krijues, Furnizues, Falës, jep shansë, nga Ai vijmë, tek Ai kthehemi. Zullum është me anashkaluar Krijuesin e me i adhuruar krijesat.

    2. Mirësi ndaj prindërve.

    "Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj." (Lukman, 14)

    Djali im ti do të bëhesh prind, do të plakesh dhe bëhesh i paaftë mu sikur fëmiu i porsalindur. Nuk bën që shoku të jetë më i afërt se babai, ndërsa gruaja më e afërt se nëna.

    3. Ibadeti (adhurimi) është qëllimi i jetës. Nëpërmes ibadetit fiton energji pozitive. Me ibadet mbizotëron të gjitha pengesat e dynjasë dhe ahiretit. Pengesat e ahiretit janë më të rënda dhe më fatale nga ato të dynjasë.

    Pengesat e ahiretit janë: vdekja, varri, provimi i varrit, peshoja e ahiretit dhe ura e Siratit. Do t'i kalosh me namazin e sabahut, drekës, ikindisë, akshamit, jacisë, me Kur'an, dhikër dhe vepra të mira. Kush anashkalon namazin (kontaktin më të afërt me Allahun), Allahu do ta anashkalojë atë në momentet më të vështira.

    4. Kuptimi i drejtë i dynjasë.

    Dynjaja është kohë dhe hapësirë e provimit, kohë e veprave. Dynjaja duhet mbajtur me duar e jo me zemër. Nuk ka pasuri më të madhe se shëndeti, nuk ka begati më të madhe se qetësia dhe kënaqësia shpirtërore. Vdekja na ndan nga dynjaja.

    Imam Ebu Hazimi në pyetjen e halifes përse e urrejmë vdekjen, është përgjigjur:

    "E urreni vdekjen, ngase e ndërtoni dynjanë, e rrënoni ahiretin, andaj ju vie rëndë ta lëni të ndërtuarën e me kaluar në rrënojë, por detyrohemi!"

    'Vasbir ala ma esabeke!' ". . . Përballo me durim çdo gjë që të godet . . ." (Lukman, 17)

    Nuk ka qetësi në dynja! Sprova, nxitje, sfida, kurtha, sëmundje. Nevojitet durim i madh! Për ta mësuar djalin se si të disponohet me begatitë e Allahut dhe pasurinë. Babai duhet t'ia tregojë me shembuj praktik. Nëse babai është rob i dynjasë, djali do të mbetet pa dashuri, pa shembull, dhe pa edukatë, ndërsa do të bëhet rob i kompjuterit, mëkateve, dhe dhunës. E lëre më ahiretin.

    5. Me e nxit në mirësi dhe me e luftuar të keqen.

    Me dorë, gjuhë dhe zemër. Kështu do të jesh pozitiv, i dobishëm, nuk do të jesh barrë e vetes e as tjerëve. Nëse je indiferent duke pritur para murit mëshirën e dikujt, dhe nëse nxit në krim dhe padrejtësi, zjarrin e ke vendbanim! Kur sheh diç jo të mirë, atëherë së paku le të skuqet fytyra.

    6. Gjithnjë të kesh edukatë dhe shije.

    Bëhu modest e jo kryelartë dhe artificial, sepse kryelarti i ngjason zogut që sa më lartë fluturon duket më i vocërr në sytë e njerëzve, ndërsa rënia nga lartësia është e dhembshme. Ecja të jetë hijerëndë dhe me qëllim. Sepse çdo hap i gabuar mund të sjellë në humbje. Ecja hijerëndë është shprehje e dinjitetit, sikurse edhe të folurit e pakët. Zëri më i vrazhdë është pallja e gomarit.

    7. Planifiko jetën dhe përcakto qëllimin e qartë, e pastaj mbështetu te Allahu.

    Lehtë është me jetuar kur jeta ka qëllim fisnik. Planifiko çdo ditë, çdo javë, muaj, vjet. Planifiko fëmijërinë, burrërinë, periudhën e fitimit.

    Djali im, dije kur je i pjekur, si sillesh me epshet tuaja. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Duhet martuar herët", për ta ruajtur veten dhe bijën e dikujt nga zjarri.

    Trashëgimtarët mos të lindin rastësisht. Planifiko me kë do ta kalosh pleqërinë dhe si do të udhëtosh në rrugën pa kthim. Planifiko kush do të jetë partneri yt i jetës, tek i cili do ta gjesh qetësinë dhe lumturinë. Planifiko kush do të jetë nëna e fëmijëve të tu.

    "Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar." (En - Nurë, 3)

    8. Askënd mos e imito verbërisht:

    "E kur u thuhet atyre (idhujtarëve) : "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" (El - Bekare, 170)

    9. Përgjegjësia absolute:

    "O djali im, s'ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar." (Lukman, 16)

    "E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë." (El - Zelzeleh, 7-8)

    I ke katër dëshmitarë që nuk dëshmojnë padrejtë: trupi yt, toka, melekët dhe Allahu!

    10. Djali im na pret dita e Gjykimit!

    "E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit); Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet." (Abese, 33-36)

    11. Djali im çfarë kemi përgatitur për nesër?!

    "O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues." (Lukman, 33)

    Këto janë vetëm disa këshilla të Lukmanit birit të tij dhe bijve tanë. Këtu është e përmbledhur urtësia dhe filozofia e jetës.

    Përmendëm që urtësia arrihet me tri gjëra: 'sidkul hadith' (sinqeriteti në të folur), 'edaul emaneh' (ruajtja e amanetit) dhe 'terku ma la ja'ni' (largimi nga gjithë ajo që është e pavlerë).

    Nëse babai në vend të 'sidkul hadith', fëmiun e mëson dhe i përgatit 'lehvel hadithi':

    "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti . . ." (Lukman, 6)

    - padyshim që jeta në dynja do të jetë e ithët, e në ahiret dënim i dhembshëm. Atëherë edhe babai edhe i biri do të jenë barrë e mjedisit ku jetojnë. Barrë e fqinjëve, lagjes, qytetit dhe tërë njerëzimit.

    Lutemi Allahut të na ndihmojë në edukimin e fëmijëve tanë.

    AMIN

    Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med. sc. Ali F. Iljazi


    __._,_.___

    ,_._,___
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Druri i mollës


    (Prindërit dhe fëmijët)

    Dikur ekzistonte një pemë e madhe e mollës. Një vogëlush dëshironte çdo ditë të luante rreth kësaj molle. Ngjitej deri te maja e pemës, hante frutet e saj dhe pushonte nën hijen e saj.

    Fëmiu e donte pemën, por edhe pema kishte dëshirë të lozte me të. Koha kalonte dhe vogëlushi u rrit. Nuk luante më për çdo ditë te pema. Një ditë djaloshi erdhi te pema i mërzitur.

    Pema i tha djaloshit: "Eja të luash me mua."

    Djaloshi u përgjigj: "Nuk jam më i vocërr që të luaj me ty. Dëshiroj lojëra, dhe më nevojiten të hollat për t'i blerë."

    Pema i tha: "Më vjen keq, por nuk kam të holla! Por, ti mundesh t'i marrësh mollat e mia t'i shesësh dhe të fitosh të holla sa të duash."

    Djaloshi u gëzua pa masë, hipi në pemë dhe i vjeli të gjitha mollat dhe shkoi i kënaqur. Pas kësaj, djali nuk erdhi te pema, dhe kjo ishte e mërzitur.

    Një ditë djali kthehet te pema e mollës, por tani njeri i rritur. Pema u gëzua me ardhjen e tij dhe i tha: "Eja të luajmë së bashku!" Djali, tani i rritur tha: "Nuk kam kohë për të lozur me ty, jam rritur dhe jam përgjegjës për familjen time."

    Dhe vazhdoi: "Më nevojitet shtëpia për t'u vendosur, andaj a mund të më ndihmosh në këtë?"

    Pema tha: "Mund t'i presësh degët e mia dhe të ndërtosh shtëpinë." Kështu njeriu ia preu degët të gjitha dhe u largua i gëzuar. Pema e vjetër u gëzua nga lumturia e njeriut, por ky nuk u kthye më te pema. Pema e mollës përsëri mbeti e vetmuar dhe e pikëlluar.

    Një ditë të bukur vere, njeriu u kthye dhe pema u gëzua pa masë. Pema i tha: "Eja të luash me mua."

    Njeriu tha: "Jam shumë i lodhur dhe kam filluar të plakem. Dëshiroj diku të lundroj dhe të pushoj. Mund të më japësh një varkë?"

    Pema u përgjigj: "Nga trungu im (trupi) mund të ndërtosh varkën dhe të lundrosh kudo që dëshiron." Dhe kështu njeriu e preu trungun e mollës duke bërë varkën. Lundroi dhe nuk u kthye më.

    Më në fund, njeriu tani i plakur u kthye pas shumë viteve. Pema i tha: "Më vjen keq, djali im, por nuk kam më çfarë të jap. Nuk kam fruta."

    Njeriu tha: "Nuk ka rëndësi, nuk kam dhëmbë për t'i kafshuar."

    Pema tha: "Nuk kam trung as degë që të ngjitesh dhe të ulesh."

    Njeriu tha: "Për këtë jam shumë i moshuar."

    Pema duke lotuar tha: "Vërtetë, nuk kam çfarë të jap. Por, kanë mbetur vetëm rrënjët e thara të mia."

    Njeriu tha: "Tani nuk më duhet asgjë, por më nevojitet vetëm një vend për të pushuar. Jam lodhur pas tërë këtyre viteve."

    Pema e vjetër tha: "Mirë! Rrënjët e mia të vjetra janë të mira për të pushuar ti. Eja dhe ulu pranë meje dhe pusho."

    Njeriu u afrua, u ul, ndërsa pema e vjetër e mollës nxori lot gëzimi.

    A e di kush është kjo pemë e mollës, e kush është ky njeri?

    Njeriu je ti, ndërsa pema prindërit e tu.

    Përktheu dhe përshtati:
    Prim.dr.med. sc. Ali F. Iljazi

    07.04.2009.islamgja kova.net
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •