Në gjuhën hebreje, gjuhë në të cilën u shkrue kryesisht Bibla, për fjalën Zoti, në origjinal është përdorur termi Elohim.
Elohim, Elah dhe El janë tre emrat më të vjetër, më të hershëm të Zotit që janë shkruar në Bibël.
Elohim, pra, është emri i parë, më i hershmi i Zotit, i cili në forma të ndryshme përmendet në Bibël mbi 2300 herë…
Elohim është emri i Zotit që përdorët në njëjës dhe shumës, por që ka kuptimin se Zoti është një, i fuqishmi, i forti…
Elah është emri i Zotit në Bibël, i cili vetëm në "pesë libërshin" e Biblës përmendët mbi 7O herë…
Ky emër i Zotit, lavdue qoftë, është gjithnjë në njëjës dhe ka kuptimin: Ai i cili meriton të adhurohet…
Përveç gjuhës hebraishte, ky emër përmendej edhe tek gjuhët tjera semite, siç janë gjuha aramaike, gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti, (Hazreti Isai a.s.), fenikase, siriake, arabe, etiopiane etj.
El është një nga tre emrat më të hershëm të Zotit në Bibël. Ky emër përmendet në Bibël mbi 250 herë dhe do të thotë: I Madhëruari, I Fuqishmi…
El, kryesisht, përdorët si emër i Zotit edhe për të përshkruar atributet ose cilësit e Tij, si për shembull:
El Ehad: Zoti është Një. (Bibla, Mal., 2:10)
El Sadik: Zoti është i Drejtë, (Bibla, Isa., 45:21)
El Hai: Zoti është i Gjallë, etj, etj,
Të tre këta emra të Zotit: El, Elohim, dhe Elah, të cilët janë emrat më të hershëm të Zotit që përmendën në origjinal në Bibël, janë të përafërt, të ngjajshëm, në shqiptim, përshkrim dhe kuptim me emrin Allah apo Ilah që janë edhe në Kur'an, sepse kanë një Autor, i Cili është Krijuesi, Frymëzuesi, Dëshmuesi…
Për besimtarët e devotshëm monoteistë, qofshin hebrenjë, të krishterë apo muslimanë, të cilët një Krijues e kanë, Bibla dhe Kur'ani janë gjurmë e gjallë e Zotit të gjallë, i Cili ka një emër të përbashkët, me një fjalë: ALLAH…
Kjo është e vërteta biblike, që ka mbetur e vërtetë edhe sot e kësaj dite…
E vërteta do t'ju lirojë
Kush s'e njeh Biblën, s'e njeh Krishtin. Krishti ose Hazreti Isai (a.s.) na premton: "Nëse do të mbani fjalën time, vërtetë do të jeni nxënësit e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t'ju lirojë." (Bibla, Gjoni, 31:32)
Ashtu qoftë! Amin! Amen!
Autor: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Kopjuar nga faqja: www.mesazhi.com
Krijoni Kontakt