Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Bashkëpjesëmarrja

    Bashkëpjesëmarrja


    Paraqet, Sabri Selmani

    Javën që po e lëmë pas politika
    zyrtare dha dy deklarata për
    strukturat paralele të Serbisë.
    Njërën e dha Hashim Thaçi në takim
    me shefin e tij, Përfaqësuesin e
    Bashkimit Evropian për Politikë të
    Jashtme dhe Siguri, Havier Solana-n.
    Tjetrën e bëri punëtori i zellshëm i
    Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar,
    Pieter Feith, pra e kam fjalën për
    Ministrin e Pushtetit dhe Administrimit
    Lokal, Sadri Feratin.
    I pyetur nga gazetarët lidhur me strukturat
    paralele të Serbisë, Hashim Thaçi
    tha se strukturat paralele të Serbisë
    nuk do të tolerohen dhe se gjithsecili
    do të përballet me ligjin. Kurse në një
    vizitë në komunën e Vitisë, Sadri Ferati
    deklaroi që strukturat paralele të
    Serbisë do të shuhen nëpërmjet
    decentralizimit.
    Ajo që është e rëndësishme është fakti
    që edhe pas këtyre dy deklaratave
    realiteti i strukturave paralele të Serbisë
    në Kosovës mbetet po ai i njëjti që
    prej vitit 1999. Dhe kjo e ka një përgjigje
    të thjeshtë: ato nuk luftohen dhe nuk
    mund të shuhen nëpërmjet deklaratave
    dhe premtimeve boshe. Janë
    po ata të njëjtin njerëz që kanë punuar
    në strukturat paralele ata që punojnë
    edhe sot. Janë po ata 117 udhëheqës,
    të cilët Lëvizja jonë i ka identifikuar, por
    ndaj të cilëve EULEX-i, UNMIK-u dhe
    qeveria nuk ka vepruar.
    Aq më pak strukturat paralele do të
    mund të shpërbëhen nëpërmjet decentralizimit,
    siç pretendon Sadri Ferati.
    T'i shuash strukturat paralele nëpërmjet
    decentralizimit, do të thotë të
    mundohesh ta shuash zjarrin me
    benzinë. Serbia nuk i ka shuar strukturat
    e saj paralele edhe atëherë kur
    është përballur me njëfarë force relative,
    e lëre më kur këtyre strukturave u
    jep edhe më shumë pushtet e kompetenca
    në polici, gjyqësi, dogana,
    trashëgimi kulturore, transport e
    telekomunikation, arsim paralel, shëndetësi
    paralele etj. Serbia nuk i ka krijuar
    strukturat e saj paralele për t'i
    shuar me qejf, për mëshirë, apo për
    shkak të deklaratave të Thaçit e
    Feratit.
    Nëpërmjet kësaj strategjie të
    legjitimimit të strukturave paralele,
    vazhdimisht duke e pasur ligjin në
    maje të gjuhës, por konkretisht duke
    bërë sehir, këta njerëzit e politikës po
    na tregojnë që do ta pranonin çfarëdo
    Kushtetute që do t'u ofrohej. Mjafton
    që ta ruajnë pushtetin e tyre personal,
    i cili, qe besa, nuk është 'sakrificë e
    përgjegjësi', siç na thonë, por 'përfitim
    dhe keqpërdorim'.
    Por më e tmerrshmja pjesë e këtij
    realiteti ngulfatës, nuk është thjesht
    tolerimi i strukturave paralele.
    Bashkëpjesëmarrja kriminale është
    shumë më e thellë seç mund të mendohet
    dhe, madje, e institucionalizuar.
    Kemi të bëjmë me një pjesë të konsiderueshme
    të serbëve që punojnë si
    pjesë e këtyre strukturave, kurse
    paguhen nga Buxheti i Konsoliduar i
    Republikës së Kosovës. Lëvizja
    VETËVENDOSJE! pas një hulumtimi,
    ka arritur t'i mbledh emrat e atyre
    punëtorëve të strukturave paralele të
    cilët paguhen nga qeveria dhe me
    paratë tona. Çka do të thotë kjo?
    Në çdo vend demokratik, pushteti politik
    është arbitër i mirëpërdorimit të
    parasë publike për interesin e përbashkët.
    Paratë e secilit përdoren për
    interesin e të gjithëve. Në Kosovë
    është saktësisht e kundërta: paratë e
    të gjithëve po keqpërdoren kundër
    interesit të Kosovës. Sepse qeveria po
    i financon strukturat paralele, të cilat
    punojnë kundër pavarësisë dhe
    integritetit territorial të Kosovës.
    (Në faqen tjetër mund t’i gjeni
    emrat e zyrtarëve të strukturave
    paralele të Serbisë të cilët marrin
    paga nga buxheti i Kosovës)

    Lëvizja Vetëvendosje

    kiel-Gjermani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ti gazetari i tanjigut mire po paguhesh
    ndersa vetfundosja ka mbet pa tagji
    e po ka uri siq po shifet duhet te dalin ne rrug
    e te shkatrroin pasurin e Republikes se Kosoves
    per ta marr nji kafshat tagji nga serbja e UNMIK-u
    te mjer jan bre medet po me dhimsen per zotin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ti gazetari i tanjigut mire po paguhesh
    ndersa vetfundosja ka mbet pa tagji
    e po ka uri siq po shifet duhet te dalin ne rrug
    e te shkatrroin pasurin e Republikes se Kosoves
    per ta marr nji kafshat tagji nga serbja e UNMIK-u
    te mjer jan bre medet po me dhimsen per zotin
    Popuj me dy ose me tre religjione ka, siç është vetë populli shqiptar, por me DY A MË TRE KOMBE-PLURALISTE nuk ka asnjë popull në botë. Prandaj, as populli shqiptar në Ballkan nuk mund t’i ketë DY KOMBE, por vetëm një, atë që e ka krijuar vetë-KOMBIN SHQIPTAR. Ndërkaq, dy a më shumë shtete po, ashtu sikurse ka tre religjionet ekzistuese (myslimane, katolike dhe ortodokse).

    Mirëpo, tendeca për të krijuar dy a më shumë shtete, dy a më shumë kombe (sipas modelit politiko-tregtar “komb kosovar”) shqiptare në Ballkan, bartë me vete të njëjtin rrezik recidivist historik të krijimit të tri feve që, veç ndarjes fetare, shqiptarët të ndahen dhe të copëtohen edhe mbi bazën kombëtare, territoriale, kulturore, ekonomike, politike dhe shtetërore në Ballkan. Këtë formulë të vjetër të politikës religjioze të perandorive dhe të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore, nuk duhet ta pranojnë shqiptarët, sepse kanë një gjuhë, një kulturë dhe një komb të përbashkët, që quhet kombi shqiptar dhe, kanë një shtet, që quhet Shqipëria Etnike. Prandaj, shqiptarët nuk kanë fare nevojë që të deklarohen për krijimin dhe për zgjedhjen e kombeve dhe të shteteve të reja, sepse kanë KOMBIN SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE, të copëtuar nga disa shtete të huaja fqinje ballkanike. Ndaj, detyra dhe dëshira e tyre parësore, duhet të jenë, që t’i çlirojnë dhe t’i ribashkojnë territoret e tyre abrogjene, që janë pronë dhe vlerë legjitime e KOMBIT SHQIPTAR dhe e SHQIPËRISË ETNIKE, e jo t’i bastardojnë duke krijuar kombe dhe shtete të tjera, sipas “mënysë” së dëshirave dhe interesave të huaja në kurriz të shkombëtarizimit dhe të shpërfytyrimit të Shqipërisë Etnike.

    Këtë të vërtetë duhet ta kenë dijtur dhe, për më tepër ta mbajnë parasysh jo vetëm trilluesit e “kombit kosovar”, por edhe shkenca, edhe publicistika, edhe masmediat shqiptare, edhe politikanët dhe shtetarët shqiptarë, pavarësisht nga dëshira dhe interesat e tyre të ndryshme përfituese afatshkurtëra ose afatgjata, që t’i kenë DY KOMBE, si përjashtim i vetëm në botë!

    Shikuar në retrospektivën e largët historike të kombit shqiptar, nuk është e vështirë të nxirret përfundimi se, të tre religjionet e shqiptarëve kanë ngelur si trashëgimi e sundimeve dhe e sundimtarëve shekullorë të huaj qindra e mijëravjeçarë siç ishin Perandoria Ilire, Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, si dhe mbretëritë dhe monarkitë e ndryshme të sllavëve të Jugut të Ballkanit. Mirëpo, me gjithë asimilin fetar si rrjedhim i imponimit dhe i trysnisë së tyre, populli shqiptar mbrojti dhe ruajti ndër shekuj KOMBIN dhe GJUHËN e tij të shenjtë SHQIPE..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •