Close

Rezultati i Sondazhit: Pranimi i Shqiperise ne NATO - do te jete ky nje hap i sigurte drejt BE-se?

Votues
64. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    40 62.50%
  • Jo

    15 23.44%
  • S'jam i sigurte

    9 14.06%
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 54
  1. #11
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Fratini: Shqiperia, heqja e vizave brenda vitit 2009

    Komisioni Evropian ka miratuar planin e ministrit te Jashtem italian, Fratini per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine, brenda ketij viti. Keshtu, Italia ka paraqitur planin e saj lidhur me integrimin e vendeve te Ballkanit ne strukturat euro-atlantike. Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini ka shpalosur ne Samitin BE-SHBA, qe u mbajt ne Prage te Cekise, planin 8-pikesh ne te cilin perfshihen: heqje vizash me vendet e Ballkanit brenda vitit 2009, perfshi edhe Shqiperine, raport i KE brenda majit lidhur me Malin e Zi dhe me pas per Shqiperine e Serbine, permbyllja e anetaresimit te Kroacise ne BE deri ne 2010-en, fuqizimin e pranise se BE ne Bosnje. Njeheresh ne kete plan kerkohet zhbllokimi i MSA me Serbine, zgjidhja e emrit te Maqedonise, mbeshtetje e fuqishme per Kosoven, dhe ne mesin e 2010-es samiti BE-Ballkan ku do te merret vendimi perfundimtar. "Propozimi im lidhur me heqjen e vizave me keto vende, gjeti mbeshtetje te plote. Ne propozuam qe kjo te ndodhe sa me shpejt", tha ministri italian. Propozimi i Fratinit ka gjetur mbeshtetjen e menjehershme te vendeve anetare te KE si dhe te Presidences spanjolle, te cilet kane pranuar dhe jane shprehur pozitivisht lidhur me kete pakete per Ballkanin. Ministri i Jashtem italian tha se ky eshte nje plan qe do te beje te mundur integrimin e shpejte te vendeve te Ballkanit, pasi sipas tij ky proces po ecen me hapa teper te ngadalte. Nderkohe edhe pak dite me pare, edhe Komisioneri per Zgjerim ne BE, Olli Rehn deklaroi nga Brukseli se per vendet e Ballkanit Perendimor do te kete heqje te regjimit te vizave ne qershor, kohe ne te cilen mbyllet mandati i Presidences ceke. Dhe ne mbeshtetje te kerkeses se ministrit te Jashtem italian, Fratini, ka qene ambasada italiane ne Tirane, ajo qe ka publikuar te plote planin 8-pikesh italian, per te pershpejtuar integrimin euro-atlantik te vendeve te Ballkanit Perendimor, i paraqitur ne Samitin e Ministrave te Jashtem BE-USA te Prages, te dy diteve me pare. Italia sipas komunikates per shtyp te ambasades se ketij shteti te akredituar ne Tirane, ben te ditur se uron qe raporti nga Komisioni Evropian te jete gati ne fund te majit dhe te hyje ne fuqi sa me shpejte te jete e mundur. Gjithashtu behet e ditur qe neper kete proces do te kaloje edhe Maqedonia, pas Shqiperise dhe Serbise. Nderkohe qe Italia shpreson qe Kroacia te hyje ne BE ne 2010, duke e pergezuar ate per rrugen e bere deri tani per kete qellim. Ne kete plan, Italia kerkon te rihapen procedurat per hyrjen e Serbise ne kete bashkim perpara fundit te qershorit, nderkohe qe i kerkon Beogradit te bashkepunoje me Gjykaten Nderkombetare te Hages dhe pastaj Brammertz do te beje nje vizite te shpejte ne Beograd. Italia kerkon gjithashtu te c'bllokohet rruga pa krye, mbi emrin e Maqedonise ne vend qe te nisin negociatat per BE-ne dhe te lejohet hyrja e saj ne NATO. Italia mbeshtet njekohesisht dhe Kosoven. "Gjithmone bashke, jashte edhe brenda" duhet te jete motoja kryesore e civileve dhe forcave militare atje. Italia deklaroi qe ne Samitin e Ballkanit Perendimor ne BE, ne gjysmen e pare te 2010, uron te marrin pjese edhe SHBA-te. A.G
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #12
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Nuk ka lidhje direkte midis NATOs dhe BEse por lidhje indirekte ose feed-back.I ngjan nje makine qe per te arritur ne destinacion, fut marshin e katert (qe eshte NATO) .

    Shqiperia nuk eshte Turqi qe te jete ne NATO dhe jo ne BE.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    99
    Shqipria ka per te hyr ne Be shume shpejt bile une mendoj qe jemi pak te vonuar ne kete drejtim
    Shqiperia ka probleme po duke pare se nga car regjimi totalitarist kemi dale kemi ber shum hapa para .

  4. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet nė Bllog
    1
    Eshte arritje madhore vertet. Festimet e bera jane plotesisht te ligjshme. Liria dhe demokracia tashme jane te sigurta dhe demokracia ne Shqiperi nuk eshte me "e brishte".
    Hapi tjeter eshte pa diskutim BE-ja, se s`ka tjeter, gjithcka do te ndjeke rrugen e vet normale.
    Hyrja ne NATO eshte merite vetem e popullit shqiptar.

  5. #15
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Hyrja ne NATO nuk do te thote dhe 100% hyrje ne BE. Te pakten ne te ardhmen e aferme, se ne ate te larget nuk i dihet. Ne Nato eshte dhe Turqia, por sa vjet ka Turqia ne NATO dhe sa duan vendet e BE qe ajo te behet antare? Do thoni ju Shqiperia nuk krahasohet me Turqine, dakord por eshte nje shembull qe tregon se NATO eshte tjeter gje dhe BE tjeter.
    Megjithese antarsimi, eshte dicka shume pozitive duke mare parasysh integritetin teritorial te vendit ne radhe te pare, sigurine "ekonomike" ne radhe te dyte, ajo e treta kam frike se do i kushtoje shume taksapaguesve shqiptare. Ushtria nuk mbahet me kallashe.

    PS shqiptaret ne pergjithesi barazojne hyrjen ne BE me levizjen e lire. Nqs do te mund te levizim pa viza, do ta shikoni qe asnjeriu nuk do i shkoje ndermend nese do hyme apo jo ne BE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Korcar-L1 : 07-04-2009 mė 09:46
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Hyrja ne NATO nuk do te thote dhe 100% hyrje ne BE. Te pakten ne te ardhmen e aferme, se ne ate te larget nuk i dihet. Ne Nato eshte dhe Turqia, por sa vjet ka Turqia ne NATO dhe sa duan vendet e BE qe ajo te behet antare? Do thoni ju Shqiperia nuk krahasohet me Turqine, dakord por eshte nje shembull qe tregon se NATO eshte tjeter gje dhe BE tjeter.
    Megjithese antarsimi, eshte dicka shume pozitive duke mare parasysh integritetin teritorial te vendit ne radhe te pare, sigurine "ekonomike" ne radhe te dyte, ajo e treta kam frike se do i kushtoje shume taksapaguesve shqiptare. Ushtria nuk mbahet me kallashe.

    PS shqiptaret ne pergjithesi barazojne hyrjen ne BE me levizjen e lire. Nqs do te mund te levizim pa viza, do ta shikoni qe asnjeriu nuk do i shkoje ndermend nese do hyme apo jo ne BE.
    O Korēar, po mire se u ktheve a derebardhe, se na humbe krejt...
    Po edhe Amerika me Kanadane jane ne Nato, por nuk bejne pjese ne BE...
    Pse e tha Obama dhe hyri turku ne BE...? JO or jo, po nuk deshi Franca dhe Gjermani, me nja dhjete shtete pas, nuk hyn as turku dhe as Shqiperia, me gjithe se kjo e fundit i ka te dyja kembet ne Europe...

  7. #17
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Hyrja ne NATO eshte merite vetem e popullit shqiptar.
    Ti a jeton ne toke a je ufo?

    Po ca lesh merite ka populli shqiptar ne ket pune. Ne jemi ber si koka turku..hidh knej e prit andej. Kur duan na shtien kur duan na nxjerrin.

    Nuk e kupton se jemi bere baxhella e evropes..e ja marrim kenges si gjeli mbi pleh bashke me trapat qe na kan drejtuar keto vitet pas 90?

    Ne vetem perparime bejm..te pakten kshu themi..asnji humbje..te gjitha fitore..e perseri ne fund tabeles.

  8. #18
    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin

    Sipas teje, merita e kujt eshte futja e Shqiperise ne NATO?

  9. #19
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Nji pjese e madhe e popullit ton as qe e di se c'esht Nato. Ta them me siguri qe as ia kan idene se per cfare funksionon.

    Te hysh ne Nato per nje vend si shqiperia nuk eshte ndonje merite. Thjesht e kan hap gryken e thesit dhe e kan shtie per pun e interesa qe s'munem me i dit as un e as ti..

    por nji gje ta keni te sigurte qe shqiperia ska hyre me dinjitet.. prandaj qe ska merita kurkush prej shqiptareve..

  10. #20
    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Nji pjese e madhe e popullit ton as qe e di se c'esht Nato. Ta them me siguri qe as ia kan idene se per cfare funksionon.

    Te hysh ne Nato per nje vend si shqiperia nuk eshte ndonje merite. Thjesht e kan hap gryken e thesit dhe e kan shtie per pun e interesa qe s'munem me i dit as un e as ti..

    por nji gje ta keni te sigurte qe shqiperia ska hyre me dinjitet.. prandaj qe ska merita kurkush prej shqiptareve..
    A mendon se do ishte me mire dhe me teper ne interes te shqiptareve qe Shqiperia mos te futej ne NATO?

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  4. Marrėdhėniet e Shqipėrisė komuniste me organizatat perėndimore
    Nga ~Miracles~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2005, 07:54
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •