Një breshkë gjigande me peshë rreth 90 kilogram është kapur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Semanit në Fier.
Peshkatarët e zonës kanë ndjerë vështirësi në tërheqjen e rrjetave që kishin hedhur një ditë më parë në grykëderdhjen e Vijës së Ngjalës.
Pas nxjerrjes së tyre ata kanë parë breshkën gjigande, një ndodhi e rrallë kjo për jo vetëm për ta por edhe për banorët e zonës. Pasi kanë shuajtur kureshtjen për disa orë ata e kanë lëshuar sërish breshkën në ujërat e Adriatikut, duke respektuar kështu edhe dëshirën e banorëve të tjerë të fshatit.
Burimi : www.AlbaTOK.com
Krijoni Kontakt