Personalisht sme pelqen blerja. Por gjithsesi, ne kete rast ti BNIK me duket se nenvlefteson apo nuk merr parasysh rolin kontrollues qe ka shteti.
Personalisht sme pelqen blerja. Por gjithsesi, ne kete rast ti BNIK me duket se nenvlefteson apo nuk merr parasysh rolin kontrollues qe ka shteti.
Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.
Cilin rol kontrollues te shtetit ?
Shteti shqiptar nuk ka rol kontrollues ne asnje fush te ekonomise, perkundrazi i vetmi rol qe ka eshte VASALITETI ndaj pareve dhe lobeve te huaja, duke çuar ne skllaveri ekonomike nje komb te tere per gjenerata me radhe!!!
Eshte shteti shqiptar ai qe kontrollohet nga mafia dhe jo e kunderta!
Ligjet e shtetit mafje jane bere per njerez si ti dhe une, jane bere per te kontroluar nje popull te tere, por jo per ata qe qendrojne ne pushtet!!
1) Zoteri inteligjenca eshte nje aspekt i lidhur ngushte me zhvillimin kulturor te shoqerise dhe cilesise se jetes se individeve te saj: "mens sana in corpore sano"!!Po ta perseris,qe injoranca,nuk ka te beje me budallekun.
Injoranca,eshte munges njohje o kapaciteti.Edhe nje doktor o profesor munt te jete injorant,qe nuk do te thote qe eshte budalla.
Budalla,eshte, pak a shum,mungesa e inteligjences.
Pse shqiperia,ka kete ekonomi?Eshte pyetje banale,e pergjigjja eshte e tille:
Se kan koruptuar edhe injorancen ne popull.E fai nuk eshte i klases qe drejton,eshte i injorances qe ka zgjedhur ate klase.
Ne Shqiperi (siç e thate edhe ju) keto dy dege (zhvillimi kulturor dhe cilesia e jetes) nuk jane perputhur akoma me njera-tjeteren madje nuk egzistojne fare!!
Inteligjenca nuk eshte nje koncept abstrakt por eshte nje aspekt real i jetes, inteligjenca eshte DIJE... Inteligjenca eshte aftesia per te DITUR dhe ka forma nga me te ndryshmet te inteligjences te cilat kane nevoje te mesohen, te kuptohen, te ushtrohen, te aplikohen pasi inteligjenca eshte pikerisht aftesia per te dale nga situata te veshtira te pakendeshme pa perdorur dhunen (fiziko-psikologjike) dhe me nje perqindje shume te ulet rrezikshmerie!!
Inteligjenca qe ne momentin kur fillon te mesohet, te kuptohet, te ushtrohet dhe te aplikohet praktikisht per gjenerata me radhe fillon te behet pjese e trashegimise gjenetike dhe kulturore, behet pjese e ADN, behet pjese e zhvillimit te individeve dhe si rrjedhoje edhe te shoqerise mbare...Pikerisht sepse zhvillimi i shoqeris shqiptare dhe cilesia e jetes se saj eshte ne nivelet me te ulta dhe me te degjeneruara per shekuj me radhe, kjo tregon hapur nje paftesi si gjenetike ashtu edhe kulturore kombetare te trashegueshme!!
Pra me fjale te tjera kjo paftesi eshte tregues i budadallekut!
2) Jam plotesisht dakord ne kete pik! Pikerisht sepse ashtu siç e thate edhe ju se pas çdo periudhe spekulimi vjen nje periudhe tjeter krize e krijuar AD HOC nga vete spekuluesit , per kete arsye nuk u falet pushtetareve shqiptare paftesia/ budadalleku etj i mos-shfrytezimit te ketyre periudhave ne favor te shtetit dhe popullit...Pikerisht sepse e ardhmja mund te sjelle ne skene aspekte dhe periudha akoma me komplekse dhe me te veshtira sesa sot dhe ne te kaluaren, mospergatitja dhe mosmarrja e masave sot, ka per ti kushtuar shume shtrenjt si komb te gjitheve pa perjashtim!E di qe tani eshte ne mode te jesh keynezjan,po nuk me intereson,as teorit e tij,e as kriza e tanishme.
(Se mbas cdo periudhe spekullimi,vjen nje periudh krize,si e tulipaneve ne 600,si e hekurudhave ne 800,si e viteve 30,si dhe kriza e sotme,qe e quajn kriza e shtepive,po qe eshte thjesht krize spekullimi financjar mbi financen,e jo mbi ekonomin reale).
Sa per shqiperin,kemi 70 vjet qe jemi ne krize,e jo vetem ekonomike,po krize idesh,mbi zhvillimin per te arthmen.
Nuk dime o nuk duam te dime,se cfar sektori ekonomik o shkencor duhet zhvilluar.
Ne jemi nje shtet i vogel e i varur ekonomikisht,nuk munt te zhvillojme,si ushtrin si informatike si financen etj.Duhet ti japim perparesi,3-4 sektoreve,turizem,buqesis apo industris se lehte.
Po keto jan diskutime pa vlefte per te mos thene kot,se ne shqiperi,u jepet perparesi doganave e monopoleve,si dhe sektorit me te madh ekonomik,qe sot eshte KORUPSJONI.
Dhe eshte piekrisht ketu qe duhet te dale ne skene inteligjenca shqiptare, pikerisht ne kundershtimin dhe kriticizmin ndaj ketyre politikave qe po vene ne diskutim mbijetesen dhe egzistencen e shqiptareve.
"Hoc post hoc, ergo propter hoc"
Une nuk e di nese ju lexoni megjithate po ju rekomandoj librat dhe dokumentaret e nje autore shum interesante, NAOMI KLEIN ( The Shock Doctrine, No Logo, The Corporation, The Take, Kapitalizmi Disastroz etj) e cila flet pikerisht per sensibilizimin kritik qe njerzit dhe popujt duhet te kene ne periudha te tilla ndryshimi!!
3) Faktikisht pushtetaret shqiptar kane mesuar shum nga Berlukoni, madje i falen berluskonit nga mengjesi deri ne darke sikur te jete zoti, madje kane mesuar aq shume saqe nese do te dish se çfare projektesh kane per shqiperine, mjafton ti hedhesh nje sy asaj katrahure qe vazhdon te beje ne Itali Berluskoni prej 20 vjetesh!!Jo nga e djathta ne pergjithesi,po nga BERLUSKONI ne vecanti mund te mesosh:
1)Se si mund behet politika,kur ke kunder gjith nomeklaturen e pseudointelektualet.
2)Politika,eshte, idet e venja ne zbatim,nuk ka ndyshim te madh nga nje imprez ekonomike,pra politika eshte program dhe venja ne zbatim te saj.
100)Te jesh plak,po te jesh me modern e i ri, se sa te rinjte.Te merresh 19 vjet me politik,e te mos te shajne politikan.Te kesh partin me te votuar ne itali,po qe nuk quhet parti.Te kesh per 19 vjet te njejtat ide politike,qe nuk i pershtaten kohes,por koha atyre.Te ndryshosh gjithmon,po te keshe te njejtet shok te rinise.ETJ ETJ ETJ......
KUSH ESHTE I LIRE,NUK ESHTE KURR VETEM.(silvio berluskoni)
Eshte kjo arsyeja pse fara e berluskonit dhe e homove te tij shqiptar, duhet zhdukur edhe nga shqiperia !!
Tani të më falni mua, por me aq sa kuptova unë aty bëhej fjalë për UBA (United Bank of Albania) dhe jo BSH (Banka Shqiptare) dhe me sa di unë Banka Shqiptare është kontrolluesi dhe rregullatori i financave në Shqipëri, të gjitha bankat e tjera, përfshi këtu edhe këtë bankën Islamike, janë të detyruara të operojnë në treg sipas rregullave të lojës që i ka vendosur Banka Qëndrore e vëndit e cila në rastin konkret është Banka Shqiptare.
Janë disa rregulla, të cilat çdo bankë e hapur në Shqipëri duhet ti zbatojë si përshëmbull ngrihen të gjitha aksionet e bankës në rast se ajo aksporton depozitat e qytetarëve. Banka ka të drejtë të lëshojë kredi jasht shtetit vetëm me lejën e Bankës qëndrore, apo të investojë në një projekt duke qënë aksionere dhe në fund mer fitimin e saj, mirëpo banka nuk e bën dot këtë veprim (flitet gjithmonë për jashtë shtetit) pa miratimin nga banka qëndrore. Dhe në këtë rast ato (bankat e huaja) operojnë në tregun vëndas duke dhënë kredi në projektet vëndase...
Në këtë rast unë nuk shoh asnjë të keqe nga shitja e aksioneve tek cilado bankë.
Por ajo që unë nuk kuptova është, në rast se këtu bëhet fjalë për Bankën Shqiptare?
Në rast se aty bëhet fjalë për Bankën Shqiptare kjo nuk është vetëm për tu alarmuar por është për të vënë duart në kokë dhe për të ulëritur. Sepse të huajve, kushdo qofshin nuk u intereson se çfar ndodh me ekonominë Shqiptare, ata duan vetëm të mbledhin paratë dhe ti çojnë atje ku ka projekte që sjellin fitime të majme. Nuk ka më mburoja nga inflacionet, nuk ka më rregullatorë dhe balancues të ekonomisë, nuk ka më mburojë ndaj krizave financiare që mund të pllakosin ekonominë tonë të brishtë.
Nuk ma do mëndja se qeverria dhe ekspertët ekonomikë, në Ministrinë e Financave të bëjnë një gabim të tillë. Nuk e di se çfar të them.
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
Inteligjenca,eshte,mendja,intelekti,eshte kapaciteti i personit,te kuptoj,te mendoj,e te gjykoj.
Ne si komb,nuk na mungon,as kultura e as inteligjenca,po nuk dime ta ushtrojme ne menyre pozitive,e ne menyre te perbashket.
Jemi nje popull individualist,ku cdo njeri mendon,kulturen inteligjencen e mirqenjen personale,(pra po te jem mire un te gjithe jan mire,jo po te jene te gjithe mire do jem mire dhe un).
Pra del,qe kultura e inteligjenca jone,eshte ipokrkizi,eshte kultur e inteligjenc,qe do te duket e mire,po ne te vertet eshte e keqe,negative,pa moral.
Kapitalizmi,edhe mund te mos pelqehet,po deri tani,eshte forma me e mire ekonomike,jane regullat ku bazohet qe duhen permiresuar.
Klein,shkruan bukur,e lidhur me ekonomin e merkates,ka te drejte,edhe se perzien cdo ngjarje me ekonomin,(qe nuk do te thote qe eshte komplet e gabuar).
Po mua me pelqen,nje ekonomist argjentinas,ku ne menyre te thjeshte,krahason zhvillim ekonomik te dy shteteve,amerikes e indonezis.
Pse amerika ka nje ekonomi te sukseshme e indonezia jo,thjesht,per te blere o shitur nje shtepi ne amerike,ka dy tre ligje,e plotesimin e tyre,ne indonezi,jane 100.ligje.(E di qe,seshte ne mode ekonomia amerikane,po prap qendron me e perparuara).
Sa per Berluskonin,edhe une nganjeher i lutem zotit,po si fetar,o zbatimin e saj,nuk vlej nje lek.
Polikanet shqiptar,si dhe ju,kan lexuar sec shkruhet per,Berluskonin e ne lidhje me te.
Ju mendoni per te mire,ndresa ata per te vjedhur.E keni qe te dy gabim.
Eshte kaq e dhimbshme te lexosh sesi nje njeri i vetem, mundohet, rropatet, cirret per t'iu zgjuar, ndergjegjesuar, pa u lodhur, duke u munduar ne maksimum te ruaje etiken, per t'iu informuar, apo qofte edhe formuar, per kete rrezik qe tashme i kanoset vendin ku fitoni dhe konsumoni te mirat tuaja.
( ma lejoni shembullin) E njejta gje qe i ndodhi atij sizmiologut italian qe parashikoi termetin ne Aquila dhe qe u denua per panik publik dhe u injorua edhe pse u perpoq sa pati fuqi.
Bnik, nuk jemi te keqinj vella, jemi vetem injorante sepse injoranca eshte fodulle dhe arrogante.
Ti mos u lodh, se dashje pa dashje dikush do te te kuptoje.
Flm per te gjitha materialet ne lidhje me kete teme.
Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi
Problemi qendron te shitja e aksioneve te shtetit , apo te blerja e tyre nga Banka Islamike se nuk po e kuptoj...
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
Pasi lexoj tere parantezen hyrese, po thoja qe pavaresisht se eshte shkruar shume postime me pare, ja dhe dikush tjeter qe po e merr punen nga fillimi.
Derisa arrij ne rreshtin ky pyetet ne se jane shitur aksione te BSH (Bankes se Sqhiperise). Une deri me sot nuk kam degjuar dhe nuk di asnje shembull qe deshmon se FED/Ministria e Financave (Thesari) te nje shteti mund te shiten. Ne se dikush ka informacione te dores se pare ne kete, le ta hedhe ketu, pasi mund te klasifikohemi ne Guinness!
Ne se ne Shqiperi operojne 17 banka te nevelit te dyte, le te themi me min. $10 milion kapital fillestar secila, $8milion te kesaj UBA bejne jo me shume se 5% te tregut. Urdheroni dhe llogarisni sa perqind e tregut bankar eshte eshte grek (se paku 3 banka), dhe pastaj beni riformuloni pyetjen qe shtron kjo teme ne nje me madhore - A duhet Shqiperia te bazohet mbi likuiditetet (lexo: dashamiresine) e kapitalit te huaj?
Krijoni Kontakt