Mexhid YVEJSI, Gjakovė
RRETH ALLAHUT NĖ BIBĖL
Nėse nuk ėshtė drejtė mos e bėj, nėse nuk ėshtė e vėrtetė mos e thuaj.
- M. Aureli
Nuk ėshtė e drejtė, por bėhet kjo padrejtėsi, nuk ėshtė e vėrtetė, por thuhet e shkruhet kjo e pavėrtetė se Allahu ėshtė Zoti i arabėve, i turqėve, i iranianėve, ose thėnė mė shkurt se Allahu ėshtė Zoti i muslimanėve
Pra, kjo jo vetėm qė nuk ėshtė e drejtė, por as nuk ėshtė e vėrtetė!
Ndėrsa po fliste me njė grua besimtare, qė e takoi te njė pus, Jezu Krishti (Hazreti Isai (a.s.) theksoi se duhet tė dimė tė vėrtetėn pėr Allahun
E vėrteta pėr Allahun
Kjo grua besimtare, e cila ishte samaritiane, e pranoi se Jezui (Isai a.s.) ishte i dėrguar i Zotit, por diēka e mundonte.
E mundonte se feja e Jezuit (Isait a.s.) ndryshonte nga feja e saj. Kur ajo ia shprehu kėtė merak, atėherė, Jezui (Isai a.s.) i tha hapur:
Ju adhuroni atė qė se njihni,
ne adhurojmė atė qė e njohim.
(Bibla, Gjoni, 4:22)
Pra, ėshtė me rėndėsi jetike tė kuptojmė se nė ēka besojmė, se ēka adhurojmė. Ēelėsi pėr tė njohur Allahun, Krijuesin, Zotin, Hyun apo tė madhin Perėndi, i Cili ėshtė Njė, gjendet te Shpalljet Hyjnore dhe kjo njohuri pėr krijesat njerėzore ėshtė mė e madhja fitore
Allahu ėshtė Njė. Ska zot tjetėr pėrveē Tij. Ai ėshtė kudo, nė ēdo anė; Allahu quhet Allah nė Bibėl, Allahu quhet Allah nė Kuran.
Allahu nė Bibėl
Ēėshtė Bibla?
Bibla ėshtė teksti themelor, kryesor, qendror i dy besimeve monoteiste, Judaizmit dhe Krishterimit.
Prejardhja e emrit BIBLA vjen nga greqishtja: He biblos, qė do tė thotė: Libri, kurse nė trajtėn demiunitive quhet: Ta biblia, qė do tė thotė: Libėrthat.
Prejardhja e demiunitivit origjinal tė fjalės biblion ose biblos rrjedh nga fjala papyrus (letra) e egjyptasve, qė vjen nga emri i portit fenikas, Biblos, prej tė cilit ekportohej papirusi nga Egjypti nė Greqi.
Pra, Bibla ka kuptimin Libėrthat sepse nė njė Libėr janė pėrmbledhur shtatėdhjetė e tre libra tė ndryshėm, tė shkruar nga shumė autorė, shumė prej tyre janė ende tė panjohur.
Bibla quhet ndryshe edhe Shkrimi Shenjt, Libri i librave, i cili ėshtė shkruar nė tri gjuhė: hebreje, aramaike dhe greke, nė njė hapėsirė kohore prej 1300 vjet para e deri nė 100 vjet pas Krishtit
Bibla ndahet nė dy pjesė: Besėlidhja e Vjetėr e Besėlidhja e Re.
Besėlidhja e Vjetėr pėrfshin librat e Shkrimit tė Shenjt tė shkruara para ardhjes sė Jezu Krishtit (Hazreti Isai, a.s.), qė janė 46 libra, tė shkruara nė gjuhėr hebreje dhe aramaike. Kėto 46 libra i besojnė besimtarėt hebrenj, katolikė dhe orthodoksė, kurse besimtarėt protestantė prej 46 librave i pranojnė vetėm 39 libra si tė vėrteta
Besėlidhja e Re ka 27 libra, tė cilave u besojnė vetėm tė krishterėt
Nė tėrė Biblėn emri i Zotit, lavduar qoftė, pėrmendet 6823 herė. Emrat e bukur tė Zotit qė pėrmenden nė Bibėl si atribute apo si cilėsitė e Tij janė 625, si: Zoti njė, i fuqishmi, i drejti, i vėrteti, i besueshmi, i pėrhershmi etj.
Bibla fillon me Librin e Zanafillės. Libri i Zanafillės ėshtė, pothuajse, themeli i tėrė Besėlidhjes sė Vjetėr, ku shtjellohen nė pika kryesore krijimi i gjithėsisė.
Tregimi i parė mbi krijimin, nė Bibėl, fillon me kėto fjalė:
Nė fillim Zoti krijoi qiellin e tokėn.
Nė gjuhėn hebreje, gjuhė nė tė cilėn u shkrue kryesisht Bibla, pėr fjalėn Zoti, nė origjinal ėshtė pėrdorur termi Elohim.
Elohim, Elah dhe El janė tre emrat mė tė vjetėr, mė tė hershėm tė Zotit qė janė shkruar nė Bibėl.
Elohim, pra, ėshtė emri i parė, mė i hershmi i Zotit, i cili nė forma tė ndryshme pėrmendet nė Bibėl mbi 2300 herė
Elohim ėshtė emri i Zotit qė pėrdorėt nė njėjės dhe shumės, por qė ka kuptimin se Zoti ėshtė njė, i fuqishmi, i forti
Elah ėshtė emri i Zotit nė Bibėl, i cili vetėm nė pesė libėrshin e Biblės pėrmendėt mbi 7O herė
Ky emėr i Zotit, lavdue qoftė, ėshtė gjithnjė nė njėjės dhe ka kuptimin: Ai i cili meriton tė adhurohet
Pėrveē gjuhės hebraishte, ky emėr pėrmendej edhe tek gjuhėt tjera semite, siē janė gjuha aramaike, gjuha tė cilėn e fliste Jezu Krishti, (Hazreti Isai a.s.), fenikase, siriake, arabe, etiopiane etj.
El ėshtė njė nga tre emrat mė tė hershėm tė Zotit nė Bibėl. Ky emėr pėrmendet nė Bibėl mbi 250 herė dhe do tė thotė: I Madhėruari, I Fuqishmi
El, kryesisht, pėrdorėt si emėr i Zotit edhe pėr tė pėrshkruar atributet ose cilėsit e Tij, si pėr shembull:
El Ehad: Zoti ėshtė Njė. (Bibla, Mal., 2:10)
El Sadik: Zoti ėshtė i Drejtė, (Bibla, Isa., 45:21)
El Hai: Zoti ėshtė i Gjallė, etj, etj,
Tė tre kėta emra tė Zotit: El, Elohim, dhe Elah, tė cilėt janė emrat mė tė hershėm tė Zotit qė pėrmendėn nė origjinal nė Bibėl, janė tė pėrafėrt, tė ngjajshėm, nė shqiptim, pėrshkrim dhe kuptim me emrin Allah apo Ilah qė janė edhe nė Kuran, sepse kanė njė Autor, i Cili ėshtė Krijuesi, Frymėzuesi, Dėshmuesi
Pėr besimtarėt e devotshėm monoteistė, qofshin hebrenjė, tė krishterė apo muslimanė, tė cilėt njė Krijues e kanė, Bibla dhe Kurani janė gjurmė e gjallė e Zotit tė gjallė, i Cili ka njė emėr tė pėrbashkėt, me njė fjalė: ALLAH
Kjo ėshtė e vėrteta biblike, qė ka mbetur e vėrtetė edhe sot e kėsaj dite
E vėrteta do tju lirojė
Kush se njeh Biblėn, se njeh Krishtin. Krishti ose Hazreti Isai (a.s.) na premton:
Nėse do tė mbani fjalėn time,
vėrtetė do tė jeni nxėnėsit e mi;
do ta njihni tė vėrtetėn
dhe e vėrteta do tju lirojė.
(Bibla, Gjoni, 31:32)
Ashtu qoftė! Amin! Amen!
(Autori ėshtė studiues i religjioneve)
-------------------------------------------------------------------------------
Burimet kryesore:
1.Lagrange, (Etudes sur les religious semitiques,
Paris, 1905,
2. Encyclopedia Biblica , New York , 1902
3. The Catholic Encyclopedia, Vol.5, New York , 1905
4. Lexicon Biblicum, Vol.2, Paris , 1907
5. The God in the Bible, An Introduction to the Doctrine of God,
By Robert Lightner, Grand Rapids , 1973
6. Hebrew Grammar, A.E. Cowley, Oxford , 1976
Krijoni Kontakt