"Me cilėsinė e Presidentit e kam kundėrshtuar kėrkesėn pėr arrestimin e Nexhmije Hoxhės..." Kėshtu ėshtė shprehur ish-Presidenti Ramiz Alia nė njė reagim pėr revistėn "MAPO", nė pėrgjigje tė disa akuzave tė bėra kohėt e fundit nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Sipas Alisė, akuzat e lėshuara kanė lidhje me zgjedhjet e ardhshme tė qershorit, ndėrsa autori i tyre synon tė bėjė pėr vete votuesit. "Por kėto janė shpresa tė kota, sepse shqiptarėt e njohin tashmė Sali Berishėn. Njohin bėmat e tij tė viteve '90-tė kur ai ishte president, qė pėrfundoi me 2500 tė vrarė dhe me vjedhjen e pasurisė sė qytetarėve tė varfėr me anėn e tė ashtuquajturave 'piramida', tė cilat nė intervistėn dhėnė njė gazete kosovare, pėrpiqet t'ua faturojė serbėve", pėrgjigjet Alia, qė shkoqit se, sipas tij, kryeministri nuk i ka punėt mirė pėr shkak se "tė paktėn dy gjėra nuk mund tė harrohen": Gėrdeci me tė vrarėt, tė plagosurit e shkatėrrimet e tij dhe mega-korrupsioni i pėrqendruar nė rrugėn Durrės-Kukės". Po kėshtu, Alia sqaron hollėsisht edhe akuzėn e parė tė Berishės, sipas sė cilės ai ka futur nė burg Nexhmije Hoxhėn, tė venė e Enver Hoxhės. Duke e nisur me njė hyrje shpjeguese, Alia thotė se, "nuk i intereson tė njohė shkaqet e vėrteta dhe arsyet pėrse Sali Berisha ndihet i shqetėsuar nga personi i tij". "Nė ēdo rast jam i qetė e gjakftohtė, sidomos kur kam tė bėj me shpifje e gėnjeshtra. Nė fillim Berisha mė akuzoi se paskam arrestuar Nexhmije Hoxhėn, nė njė kohė qė gjithė shqiptarėt e dinė se futja nė burg e saj ishte kėrkesė e ultimatumit qė Berisha i bėri (nė dhjetor 1991) Qeverisė sė Stabilitetit. Dhe pasi kjo kėrkesė u kundėrshtua nga presidenti i kohės, pra nga unė, dhe nuk gjeti mbėshtetje nė Parlament, Berisha me njerėzit e tij detyroi ish-Prokurorin e Pėrgjithshėm tė lėshojė fletė-arrestin", shpjegon Alia kėtė moment tė akuzave.
Njė tjetėr argument qė Alia shpjegon gjatė ka lidhje me akuzat e Berishės pėr Kosovėn dhe pikėrisht me momentin kur Kryeministri aktual e akuzon ish-Presidentin Alia se ka dashur tė vrasė Ibrahim Rugovėn dhe atė vetė nė Tiranė. Sipas Alisė, "zoti Berisha shpalli se Ramiz Alia, as mė shumė e as mė pak, paska dashur tė vrasė nė vitin 1991 Sali Berishėn dhe Ibrahim Rugovėn, 'sepse kishin sharė E. Hoxhėn'!? Ēfarė tė thuash pėr kėto pėrralla, pėr kėto trillime qė janė fund e krye stisje pa asnjė bazė? Ēfarė tė thuash pėr faktin e thjeshtė, se, siē vepron rėndom nė aktivitetin e tij tė pėrditshėm, ky kryeministėr akuzon kaq hapur dhe rėndė ish-presidentin e vendit tė tij, pa dhėnė asnjė provė, apo fakt?! Ēfarė tė thuash gjithashtu edhe pėr deklaratėn e vetė zotit Rugova, se 'ndėr tė gjithė udhėheqėsit shqiptarė, Ramiz Alia ėshtė ai qė ka bėrė mė shumė pėr Kosovėn'?"
Sipas reagimit tė Alisė, edhe akuzat e tjera tė Berishės nė drejtim tė Enver Hoxhės dhe shtetit tė mėparshėm shqiptar, qė sipas kryeministrit "nuk e kanė dashur Kosovėn", nuk qėndrojnė. "Siē duket, tani ai (Berisha) kėrkon edhe pėrkrahjen e kosovarėve. Intervista e tij ėshtė e mbushur me shpifje kundėr shtetit tė mėparshėm shqiptar, kundėr Enver Hoxhės, se gjoja ata e paskan braktisur Kosovėn dhe ē'ėshtė mė e keqja, 'ata kurrė nuk kanė dashur qė Kosova tė jetė e lirė dhe e pavarur, Republikė mė vete'. Shikoni!? Doli Berisha i vitit 2009, qė t'i bindė kosovarėt se Enver Hoxha nuk e ka dashur Kosovėn dhe lirinė e saj!?", thotė ish-presidenti Alia. Po sipas Ramiz Alisė, nė tė kundėrt, kosovarėt e njohin ndryshe Sali Berishėn: "Kush ishte ai qė lejoi kontrabandėn e naftės nė vitet '90, duke shkelur embargon ndėrkombėtare, me tė cilėn ushqehej ushtria serbe pėr tė vrarė kosovarėt? A nuk ishte Sali Berisha ai qė kundėrshtoi kompromisin e Rambujesė, qė shėnoi parathėnien e bombardimeve tė NATO-s mbi Beograd dhe fitoren e pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa pjesėmarrėsit e saj shqiptarė (Rugovėn e Thaēin me shokė) i damkosi si tradhtarė? Kujtoj se zoti Berisha e quajti UĒK-nė "grup terrorist", ashtu siē e quanin serbėt. Ndėrsa tani na thotė se shtėpia e tij paska qenė "depo armėsh pėr UĒK-nė"!
Duke qėndruar nė kėtė argument, Alia shpjegon se ai vetė me t'u ēliruar Shqipėria nga pushtuesit fashistė, nė fillim tė muajit dhjetor 1944, ka shkuar me Divizionin e Pestė tė ushtrisė NĒL shqiptare pėr tė ndihmuar kosovarė qė tė fitojnė lirinė. "Kurse ti zoti Berisha, 50 vjet mė vonė, vetėm pėr interesa personale i hape rrugė kontrabandės dhe furnizimit me naftė tė Millosheviēit, pėr tė vrarė kosovarėt qė luftonin pėr liri", reagon tekstualisht Alia. Dhe nė fund edhe njė silurė pėr fenomenin Fazlliē: "Sė fundi, dėshiroj tė pyes se kush ishte ai qė ia hapi dyert e shtėpisė sė vet njė farė Fazlliēi, qė jo vetėm dėmton interesat e Shqipėrisė, por luan edhe nė emėr tė interesave tė qarta serbe nė kėtė pjesė tė Ballkanit?"
Panorama
Krijoni Kontakt