All-llahu e shperblefte Orientalistin per shkrimet e tij sepse ne si kishim filluar, do te vazhdonim akoma jashte subjektit dhe merreshim me temen e Arshit. E lus vellain The Boy po deshti le te hape teme tjeter dhe vazhdoni aty te diskutoni rreth asaj teme.
Ju mire keni cek ca gjera por ne fakt kjo teme mund te behet qarshaf me problematiken e jetes sone shoqerore. Sot do te ndalem vetem te ajo qe permende me edukimin e vete individit. Si mund ne te ndryshojme tjeret pa filluar nje here nga vetvetja?! Pastaj po nuk patem ne dijen dhe edukimin e duhur si mund ti orientojme femijet tane?! A nuk ka thene vete Profeti s.a.v.s se edukimi i femijeve fillon 20 vjet para lindjes se tyre?!
Nuk e keshillova kote Kushtrimin, i kam lexuar shkrimet e tij ne shume tema tjera dhe kam vene re se sa gabim i percepton dhe interpreton disa gjera. Nuk pyeta kote se a do ti kishin mbrojt te drejtat e motrave muslimane, ai i iku pergjegjes direkte ne kete teme por pergjegjja e tij ishte ne nje teme tjeter ku simbas mendimit tij, ata te cilet jetojne dhe praktikojne Islamin me perkushtim, falen 5x ne dite 7 dite ne jave (!), veshin mbulesen, agjerojne nje muaj (!), kryejne obligimin e haxhxhit etj jetojne me mentalitetin e shekullit te 5!!! C'far ironie!!! Kete e thote nje djal musliman! Ky eshte deshtimi jone sepse ne nuk kemi investuar ne edukimin e brezave te rinje. Sa i veshtire qenka praktikimi i fese Islame simbas disave, trishtojne se duhet te ndajne 5x ne dite kohe dhe kete ta bejne cdodite per ta falenderuar All-llahun per te mirat qe i kane ne jete.
Me Islam identifikojne cdogje negative, pushtuesin turk, roberine, mbrapambeturine, e keshtu me rradhe. Te praktikojsh Islamin dmth automatikisht ti nuk ke baze per tu bere intelektual, te qenurit musliman te ben tradhetar se e praktikon "fene e pushtuesit". Me perendimin identifikohet cdogje pozitive, perparimi, liria madje edhe atdhedashuria. E pyes vehten c'lidhje paska atdhedashuria me perkatesine fetare?! A nuk na e meson edhe vete Islami ta duam dhe mbrojme atdheun?!
Ka synon rinia te ec?! Natyrisht e zgjedhin lirine dhe perparimin sepse atyre ju eshte fiksuar imazhi i Islamit te mbrapambetur, nderkohe feja jone eshte sistem i kompletuar per jete i cili na meson dhe edukon ne cdo aspekt.
Nese e veshtrojme kete nga nje kendveshtrim tjeter, cka na servohet nga perendimi?!
Kemi kopjuar programet e sojit Big Brother, shumicat jane pro legalizimit te marteses se homoseksualeve (!), te jesh modern d.t.th ecish gjysem lakuriq, te konsumojsh alkohol, te ndjekish epshin, ti nderojsh partneret simbas disponimit nderkohe po i refuzove keto, po e parapelqeve martesen para bashkejeteses, po parapelqeve veshjen para zhveshjes, po i kryeve obligimet fetare, automatikisht je i/e prapambetur. Thuaj se shumicat ecin andej ka shkon turma po ndasht se shkojme drejte shkaterimit.
Por keta te rijte nuk e kan pare realitetin e perendimit se jo cdogje qe ju servohet nga mediat eshte tipike perendimore. Keta te rijte nuk e dine se ne perendim familjet e devotshme krishtere poashtu refuzojne devijimet shoqerore dhe poashtu shihen nga rrethi si te prapambetur. Keta te rejat nuk e dine se nje vajze e mire shkon ne shkolle e veshur siq i ka hije nje nxeneses e jo si me ikur nga nje shtepi publike.
Keta te rijte te cilet mesimin e fese e shohin si humbje kohe nuk e dine se ne perendim lenda e fese eshte e inkuadruar ne planprogramin shkollor qe nga klasa e pare e shkolles fillore. Ketu ku jetoj une femijet musliman kane mundesi qe nga viti shkollor 1982/83 (!!!) ta ndjekin lenden e fese Islame, dhe lenda e fese Krishtere (e ndare Katolike dhe Protestante) ofrohet qe nga viti 1949!
Perendimi investon ne edukimin fetar, ndersa ne e refuzojme me mish e me shpirt sepse cdogje qe na lidh me fejen na shpienka drejte prapambeturise.
Lexova diku se ne Iliride e paskan hequr nga planprogrami i shkolles lenden e fese.
Pas gjith kesaj qe shkruajta, pyetni vehten cfar brezash edukojme ne dhe kush do te na udheheqe ne te ardhmen?!
Ne munges te kohes e le per sot me kaq e inshaAllah e vazhdojme kete teme edhe ne te ardhmen.
Krijoni Kontakt