Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Kalendari i vetėmashtrimit - Kim Mehmeti

    http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=5231

    Kalendari thuajse dydekadėsh i demokratizimit tė shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni, ėshtė pėrplot me data qė shėnojnė lindje-shuarjet e partive shqiptare. Nga dy, sa kishin nė fillim tė viteve nėntėdhjetė tė shekullit tė shkuar, ata tani kanė me dhjetėra, kanė aq shumė sa rrallė kush i kujton emrat a tyre, e jomė tė liderėve qė i themeluan dhe u harruan sė bashku me to.

    Dhe shqiptarėve tė kėtushėm u shtohet thuajse nga njė parti nė vit, jo pse nuk e dinė se qėndrueshmėria e koncepteve politike matet edhe me jetėgjatėsinė e partive, por ngaqė ka shumė nga ata qė jetojnė me bindjen se populli ua ka borxh pėrkrahjen partiak, edhe atė o pse kanė ngritur diku flamurin, o pse kanė gdhendur shtizat ku ai flamur ėshtė valėvitur.

    Andaj, posa fillon dobėsimi i njėrės parti, lindin dy-tri tė reja. Pra, vazhdon jetėsimi i politikės “kufomngrėnėse”, ardhja e liderėve tė ri, qė themelojnė parti mbi kufomėn e partisė paraprake. Me ēka, te shqiptarėt e kėtushėm u rrėnjos iluzioni se atyre nuk u mungojnė koncepte tė qarta dhe afatgjate politike, por parti tė reja jetėshkurtra dhe prijės tė rinj politik.

    Ky proces i palogjikshėm qė e shton numrin e partive tė kėtushme shqiptare dhe e dobėson potencėn e tyre politike, si asgjė tjetėr shpjegon inferioritetin e tyre pėrballė subjekteve politike maqedonase. Si edhe vrapimin e tyre pas koncepteve politike qė ua imponon pala maqedonase, ngaqė ato vetė nuk kanė platforma tė qarta dhe afatgjate pėr ardhmėrinė e popullit qė pėrfaqėsojnė dhe shtetit ku veprojnė.

    Ky proces shpjegon edhe atė se partitė e kėtushme shqiptare asnjėherė nuk e kuptuan se janė nė fushėbetejė politike ku duhet tė mbajnė nė duar nga dy shtiza pėrnjėherė: atė tė voglėn pėr tė luftuar kundėrshtarin e tyre politik shqiptar e tė cilėn duhet ta pėrdorin sa mė rrallė dhe, atė tė madhen pėr ta luftuar bllokun politik tė etnitetit maqedonas. Dhe duke mos ditur ta pėrdorin shtizėn e madhe, ato bėnė atė qė tanimė dihet: dėshmuan se shtizėn e vogėl e pėrdorin me shkathtėsi tė pashoq. Mbase pse ajo ėshtė mė e padukshme, mė e lehtė, pse e pėrdorin kundėr vetvetes, pse mė lehtė mund ta fshehėsh nėn krahėt e shqiponjės dykrerėshe.

    Pas zgjedhjeve presidencial dhe vendore tė kėtij viti, u bė edhe mė qartė se kalendari i demokratizimit tė shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni edhe mė tej do vazhdojė tė pasurohet me datat e themelimit tė partive tė reja dhe dobėsimin e atyre ekzistuese. Por jo vetėm kaq. Mbase lindje-vdekjet e partive shqiptare nė Maqedoni tani i afrohen fazės sė fundit kur do tė realizohet qėllimi i disa qarqeve politike maqedonase qė ēdo kasaba shqiptare tė ketė “vasalin” dhe partinė e vet politike. Me ēka do shihet edhe mė qartė se themelimi i partive tė reja shqiptare nuk ėshtė rrjedhojė e kėrkimit tė koncepteve mė efikase politike dhe veprimit mė produktiv politik, por ėshtė e nxitur nga bindja se vrapuesi i mėparshėm pas koncepteve politike maqedonase ėshtė lodhur dhe atė duhet zėvendėsuar me ndonjė tė ri. Pra, edhe mė tej do vazhdojė veprimi politikė sezonal i cili i thjeshtėsuar do tė thotė: dėshpėrim i shpejt i shqiptarėve tė kėtushėm edhe nga ata tė cilėve u ka kėnduar kėngė nėpėr odat e burrave. Dėshpėrim qė ėshtė i paevitueshėm pasi partitė e reja nuk e mbėshtesin ardhmėrinė e vet nė ofertėn konkrete politike, por vetėm nė fotografi e re tė prijėsit tė saj.

    Dėshpėrim pra qė ėshtė i pashmangshėm sepse partitė e reja janė pjellė e vetėpėlqimit, e inatit dhe e xhelozisė sė atyre qė mendojnė se koncept dhe program politikė mund tė jetė vetėm emri i kryetarit tė partisė.

    Pas themelimit tė BDI-sė, shqiptarėt e kėtushėm filluan tė besonin se nė tė ardhmen do kenė dy parti tė forta tė ngjashme me ato qė i kishin bashkėqytetarėt e tyre maqedonas: partinė e majtė tė Ali Ahmetit dhe njė parti tė etabluar djathtiste. Por shpejtė u pa se as BDI-ja udhėton majtas, e as u etablua ndonjė parti djathtiste, por tė gjitha sa janė, shkojnė andej nga i ndjellė mandatari qė formon qeverinė e radhės. Dhe duke ecur asaj rruge, ato mbanin llogari tė jenė sa mė tė pėlqyera nga pushtetmbajtėsit maqedonas, por jo edhe nga ata tė cilėve u kishin premtuar fitore tė reja politike.

    Andaj edhe populli gjithnjė e mė shumė bindej se partitė e tij politike dallojnė mes veti aq sa veza e pulės sė bardhė nga ajo qė ka bėrė pula e zezė.

    Pra populli kuptoi shumėēka por jo edhe atė se duke pėrkrahur herė njėrin e herė tjetrin hero partiak, ai vetėm e dendėson mjegullėn e vetėmashtrimit. Me ēka edhe vazhdon tė vetėgėnjehet e tė mos e kuptojė se tė ndėrrosh njė politikanė tė paaftė me njė tė ri qė s’ka asnjė ofertė pėrpos emrit, ėshtė njėsoj sikur tė besosh se gota e pėrcakton cilėsinė e ujit qė rrjedh nga ēezma.

    Ata qė mendojnė se procesi i copėzimit tė faktorit politik shqiptarė nė Maqedoni nuk do pėrfundojė me shumė “sulltan” parti vendore, mė parė duhet tė japin shpjegim se nga ajo nevojė e shqiptarėve tė kėtushėm tė kenė aq shumė parti thuajse numerikisht janė poaq sa edhe kinezėt. Si dhe, pse liderėt e rinj politik nuk angazhohen tė sforcojnė partitė ekzistuese shqiptare, por vrapojnė tė themelojnė partitė e tyre tė reja.

    Dhe pasi t’u japin pėrgjigje kėtyre pyetjeve, mbase do vijnė nė pėrfundim se partitė ekzistuese janė bėrė pronė e “vasalėve” demokratik qė qėndrojnė nė krye tė tyre dhe nuk lejojnė askush t’u pėrzihet nė pronėn qė kanė. Pėrgjigjet e pyetjeve tė shtruara mė lartė do japin edhe shpjegimin se prijėsit e rinj partiak duan tė realizojnė po atė qė shtiren se duan ta luftojnė: tė kenė “sulltan” partin e tyre pa mbajtur llogari se, kur shumėpartizmi bastardohet deri nė ato pėrmasa sa ēdo mėhalle tė ketė partinė e vet, atėherė nuk mund tė flitet pėr demokraci, por pėr “bajraktarokraci”. E pėr zhvillimin e “bajraktarokracisė” nė shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė, merita tė veēanta kanė edhe partitė e mėdha nė Tiranė e Prishtinė. Tė cilave, sa herė qė u dėshtonte “biznes platforma” vėllazėrore me ndonjė nga partitė e kėtushme, nxitonin ta dobėsojnė “partnerin e padėgjueshėm” e tė pėrkrahnin tė dėgjueshmin e radhės. Me ēka kontribuuan qė shqiptarėt e kėtushėm tė mos ia dalin tė shohin qartė se problemi nuk qėndron gjithaq nė atė sa janė tė kėq*j politikanėt qė e udhėheqin, por sa populli ata i duron dhe di t’i vlerėsojė si tė tillė para se ta bėjnė dėmin.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    65
    mire ethen kronologjia e formimit te partive shqiptare ne maqedoni,per mendimin e shume analisteve formimi i e zhdukja e panderprere e partive shqiptare ne maqedoni lidhet me faktin;se ne maqedoni ende nuk ka

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    65
    nje shoqeri kritike te shqipetaret qe partite politike ti shikojne si oferta e jo si simpatizues ne baze te lagjes,fisit katundit etj
    partite politike ne maqedoni formohen e zdhuken ne baze te asaj se sa kohe mund ta mbajn "vulen" e patriotizmit e shqiptarise ne fjale e jo ne baze te punes te tyre per permirsimin e jetes te perditshme

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Postime
    11

    Sot ė shtė nė sprovė boshti kurrizor shqiptar

    Shkruan: Kim MEHMETI



    (Ese e botuar nė maj tė vitit 1999, pas vrasjes sė Fehmi Aganit)



    Ekzistojnė kohė kur edhe njeriu i fjalės publike pėrnjėherė e dėshiron heshtjen. Heshtjen, nga ato mė trishtueset, e cila ngėrthen nė vetvete sasinė e papėrballueshme tė dhembjes, e cila ngulfat fjalėt qė nuk janė thėnė kur ėshtė dashur tė thuhen, si dhe mendimet qė tani nuk ia vlen tė shpalosen, sepse mund tė jehojnė si tinguj qėllimkėqij qė tentojnė tė realizojnė atė mė degraduesen qė mund ta bėjė individi: nga tragjedia biblike dhe dhembja kolosale jona t’i ndėrtojė pėrmendore vetvetes sė muruar nga zbrazėtia e fjalėve. Kėto janė kohė kur ajo qė ndodh dhe qė ėshtė duke ndodhur ua humb kuptimin fjalėve, kur i hesht njerėzit. Jo pse nuk dinė ēka tė thonė, por pėr shkak se “biseda” mes nesh mė nuk mund tė bėhet si nė ditėt kur lejohet tė mbash llogari kujt cili vend i takon nė “odėn e burrave”: sot fjalėt boshe mund tė jenė pronė vetėm e atyre qė nuk e shohin se “ora e bardhė” e kalendarit tonė historik jehon dhembshėm dhe kohėn e mat vetėm nėpėrmjet veprave konkrete e jo nėpėrmjet “boshllėkut konceptual” qė shpallin ata qė dinė t’i kėshillojnė tė gjithė tė tjerėt pėrpos vetvetes.

    Pra, sot nuk ia vlen tė bisedohet pse “bajraktarėt tanė” politik i rruajtėn mjekrat, shkuan nė Tiranė, Lubjanė e gjetkė, dhe u heshtėn atėherė kur jehoi trishtueshėm vaji i foshnjave kosovare. Nuk ia vlen, sepse gabimet “e dasmės” nuk korrigjohen pėrderisa dasmorėt janė nisur pėr tė shkuar qė ta marrin “nusen” dhe as njeriu acarohet me atė qė ka morg nė shtėpi ditėn kur varros tė dashurin e vet. Sot nuk ia vlen tė sqarohet pse pjesa dėrmuese e politikanėve tanė politikėn e kanė kuptuar vetėm si mundėsi qė tė sjell nė krye tė sofrės e jo edhe nė vuajtje kulminante, sepse jo qė ata kėtė tė vėrtetė nuk e dinė, por e keqpėrdorin njė veti aq bujare shqiptare e cila i ēon qė mos t’ia prishin qejfin edhe “babait budalla”. Bujari qė shpreh njė edukim dhe veti kulminante njerėzore, por qė ėshtė e kobshme nė ēastet kur duhet shpėtuar “familjen”.

    Nuk ėshtė e nevojshme sot dhe nė kėto hapėsira tė analizohet pse jemi tė prirė qė tėrė guximin intelektual ta zbrazim nėpėr ēajtore dhe kafene, vetėm nėpėr artikuj gazetareskė dhe ne fjalime politike, pse edhe varrimet mund t’i pėrdorim pėr t’u bėrė “prijės dhe kryetarė”, pse ngandonjėherė lejojmė qė kolonės t’i prijė edhe ai qė ka vetėm njė udhėrrėfyes – karrierizmin dhe primitivizmin e vet, sepse ato analiza mund tė bėhen atėherė kur do tė ulemi nė Prishtinė dhe paraprakisht do ta kemi dėshmuar pjekurinė tonė individuale dhe kolektive. Ajo pjekuri pikė sė pari do tė dėshmohet me ēlirimin e Kosovės nga thundra serbe e pastaj edhe me atė se sa do tė kemi guxim t’i shtrojmė pyetjet e vėrteta tė cilat nuk do tė kėnaqen me pėrgjigje tė thurura nga fjalitė boshe. Pyetje shumė konkrete qė do tė tingėllojnė qartė, si pėr shembull: Ku ishe dhe ēka bėre deri sa gjakonte Kosova?

    Pra, ėshtė e kotė qė sot tė kemi lutje tjetėr pėrpos asaj qė mund tė ketė kuptim: Zot, na i shpėto fėmijėt, gratė dhe tė paaftit, se ata qė i kanė thėnė vetvetes burra duhet tė dinė dhe tė munden ta shpėtojnė vetveten dhe vatrėn e vet. Nėse nuk dinė dhe nuk munden, atėherė ata nuk e meritojnė Kosovėn. Gjithė kėrkesat dhe lutjet e tjera pėrpos kėsaj mund tė na e mjegullojnė rrugėn, mund ta rrisin barrėn a atyre qė janė nėn tenda, qė strehohen nėpėr malet e Kosovės, tė etur dhe tė uritur. Atyre qė dėnesin mbi varret e mė tė dashurve. Atyre tė rrallėve qė mbetėn nė Kosovė duke mos pasur me kė t’i varrosin tė vrarit, tė cilėt i dėmtoi nga pak edhe fjala jonė e pamatur dhe boshe, edhe iluzioni i ushqyer nga joracionaliteti ynė si edhe “bajraktarizmi” i atyre qė edhe kur flisnin pėr popullin dhe nė emėr tė popullit, nuk ishin nė gjendje tė mbrojnė as familjen e vet.

    Sot, pra, nuk ėshtė kohė e volitshme tė bėhen analizat pse Millosheviqi pėr “kryetarin” tonė Rugovėn siguroi aeroplan qė tė shpie nė Romė, ndėrsa pėr Kokėn tonė politike, intelektuale dhe vulėn mė tė ndritshme tė njerėzimit shqiptar, Fehmi Aganin, siguroi vetėm plumba dhe vdekjen. Nuk duhet bėrė analiza, sepse hapėsira qė e ndan skajshmėrinė e shpėtimit tė njėrit me aeroplan, dhe vrasjen barbare tė Fehmi Aganit, fsheh nė vetvete njė tė vėrtetė tė dhembshme e cila e shpjegon barbarin, mirėpo, e shpalos edhe njė pjesė tė fytyrės tonė: shqiptarėve shpesh herė armiku u ka treguar se cilėt i kanė vlera tė vėrteta! Dhe atė nė mėnyrėn mė tragjike dhe mė tė dhembshme: duke i lėnė tė pakokė, pikėrisht atėherė kur mė sė shumti u nevojitej truri i shėndoshė dhe i kthjellėt. Si ai i Fehmi Aganit, i cili bėnte atė qė dinė tė bėjnė vetėm njerėzit e mėdhenj dhe intelektualėt e mirėfilltė: tė gjithėve t’ua japin mė tė vlefshmen qė e posedojnė, dhe tė mos kėrkojnė asgjė pėr kundėrvlerė. Dhe, si i tillė, ai nuk e kishte as “merovcin” e vet pėr t’ia mbajtur lidhjet me “kadrovikėt”, as truprojat pėr ta ruajtur nga agresiviteti i tė tjerėve: ai ecte mbi tokėn Kosovė ashtu siē i kishte hije vetėm atij dhe askujt tjetėr! Me ēka dėshmonte se ka diadema me madhėsi pėr ēdo kokė, por tė pakta janė kokat qė mund tė bartin diademė, dhe qė janė tė kurorėzuara edhe atėherė kur kanė vetėm mbulesėn e natyrshme – flokėt e thinjura nga njerėzorja dhe e gjithė ajo qė quhet vlerė intelektuale.

    Nuk duhet kurrsesi sot tė lejojmė qė dhembja tė ngulfat dėshirėn pėr jetė, pėr ardhmėri dhe ecje pėrpara. Sot ėshtė nė sprovė boshti kurrizor shqiptar. Sprova mė e fundit dhe mė e rėndė qė duhet dhėnė njė kolektivitet nacional. Pasi tė japim kėtė sprovė, tė ulur nėpėr kafenetė e Prishtinės, Gjakovės, …, nėpėr bibliotekat dhe odat tona tė burrave, ashtu shtruar dhe haptazi do t’i shtrojmė pyetjet mė tė rėnda qė presin pėrgjigje. Ndėr tė tjera, do tė duhet tė pėrgjigjemi se si ndodhi qė tė dehemi nga “gandizmi” duke harruar se nuk kemi kundėrshtar anglezėt, por njė konstrukt mental i cili mund tė bėjė aheng mbi kufomat e masakruara. Pse kampet me tė dėbuarit kosovarė i vizitojnė kryetarė tė ndryshėm botėrorė, por jo edhe ai tė cilin kosovarėt e zgjodhėn ta kenė pranė nė tė mirė dhe tė keqe. Pse kryetari i Kosovės nga Roma nuk shkoi nė Tiranė, ku do tė qante hallin me ata qė e zgjodhėn, ku, nė mos tjetėr, do tė rrėfehej se vallė gjatė qėndrimit nė Prishtinė, me ēka e ka shėrbyer Millosheviqi – me ēaj, apo me shlivovicė. Ku do t’i shihte vuajtjet e popullit tė vet, tė dėbuarit qė do tė kishin rastin t’i shtronin pyetje tė rėnda, por tė cilave herdo-kurdo do tė duhet t’u pėrgjigjet. Pėrpos nėse nuk ka vendosur qė gjithmonė me popullin e vet tė komunikojė nga “Roma” dhe nėpėrmjet gojės sė vet tė dytė – Adnan Merovcit! Pėrpos nėse mendon se ne nuk dimė t’i pėrgjigjemi edhe pyetjes se si ia arritėm tė durojmė pikėllimin i cili erdhi si dhembje nė dhembje, kur dėgjuam se vrasėsit tanė na lanė pa kokėn mė tė ndritshme njerėzore, politike, intelektuale, … Fehmi Aganin. Pa atė tė cilit dėshironim t’i ngjajmė tė gjithė. Madje edhe ata qė formalisht ishin kryetar tė ndryshėm tė tij, por qė e ndjenin se as diadema nė kokė e as shalli i mėndafshtė nuk mund tė shkėlqejė aq sa buzėqeshja e Profesorit dhe shpirti i tij i pastėr, i cili pandėrprerė kumtonte tė vėrtetėn e rėndėsishme: mos i thoni gjithaq lehtė vetvetes intelektualė dhe strategė nacional, sepse qė tė jeni tė tillė, duhet tė mė ngjani mua – t’i ngjani vetvetes. Si edhe atė se tė jesh nė krye tė kolonės ėshtė nder, por ngandonjėherė, si nė rastin e Kosovės, nder i rrezikshėm.

    Sot koha nuk premton pėr t’u bėrė analiza, sepse jemi nė fillim tė rrugės sė mundimshme. Nesėr, kur gjithashtu nuk do tė mund t’u shmangemi ligjeve tė natyrės, kur prijės dhe kryetarė do tė vdesin ashtu siē i ka hije njeriut – nė shtrat, dhe kur do tė na dhimbsen ēdonjėri nė mėnyrėn e vet, do ta kuptojmė se vrasja e Profesorit, politikanit, intelektualit dhe Njeriut – Fehmi Aganit, ua mori tė gjithė “prijėsve” dhe “strategėve” tė tjerė tė “eshalonit” tė tij tė drejtėn qė tė meritojnė obelisk mė madhėshtor se ai qė duhet ta shėnojė varrin e tij. Varri i tij e meriton diademėn mė madhėshtore me tė cilėn do tė stolisen varret e kosovarėve nesėr: lulet e para tė lirisė sė Kosovės. Dhe do tė jetė ai njė vend ku vetveten do ta ndjejnė keq dhe tė dėshpėruar shumė tė gjallė qė e dinė se Profesori e meritonte mėngjesin e parė tė ēlirimit tė Kosovės shumė mė tepėr dhe shumė mė bindshėm se njė plejadė “bajraktarėsh” tė tjerė.

    (Ese e ribotuar nė gazetėn Koha Ditore, Prishtinė me rastin e shėnimit tė 10 vjetorit tė vrasjes sė Fehmi Aganit)



    http://kmehmeti.com/analiza/200.html

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Kim Mehmeti - Analize
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 14:36
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •