www.AlbaTOK.com
Dy të rinj mbeten të vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Tre automjete janë përplasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesën mes Sukthit dhe Urës së Dajlanit.
Sipas policisë, shtetasit Alban Sollaku, 20 vjeç, dhe Jetmir Mazreku, 20 vjeç, të dy banues në Durrës, mbetën të vdekur nga ky aksident. Mjeti tip Golf me targa AI 518 CS, i drejtuar nga Mazreku, është përplasur me një mjet tip MBW me targa TR 5522 N, i cili drejtohej nga Kujtim Troci.
Përplasjes së këtyre dy automjeteve i është bashkuar edhe një tjetër tip Sead me targa DR 1491 E, i drejtuar nga Edmon Barushi. Policia deklaron se të plagosur kanë mbetur shtetasit Edmond Barushi, Teo Aliko, Ilir Mazreku, Kujtim Troci dhe Edmond Barushi, të cilët janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës.
Shkaku i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara nga të tre automjetet.
burimi : www.AlbaTOK.com
Krijoni Kontakt