Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 99
  1. #81
    o bajko, je duke bo vete apo metermen nuk more vesh ca thashe?

    Lexoje pak pjesen e pare te shkrimit kryesor te temes:

    A bie ndesh ideja e "zotit" me lirinė?
    Ideja se fati yne eshte i shkruar, Zoti i cili di dhe ben gjithcka me ben te dyshoje ne lirine time. A jam une vertet i lire ne zgjedhjet e mia ne jete nese keto zgjedhje jane te parathena? (megjithese une nuk kam dijeni qe me pare)

    Dmth ti mbasi ke lexu kete dhe masi ke lexu dhe 5 faqe teme ku eshte provu logjikisht pozicioni se ideja e "zotit" e kufizon lirine, cfare ben, na sjell nje anekdote ne te cilen ndodh nje ngjarje ku provohet aktualisht se si "zoti" e kufizon lirine e dikujt qe mbytet, dhe komplet pa lidhje shkon dhe e mbyll me perfundimin se ja ideja e "zotit" nuk e kufizon lirine! Po argumentimin ku e le? Apo s'i ke lexu rregullat e nenforumit? Dhe ankohesh se pse te polemizon tjetri. Po je duke thene gomarllik or ti, zotni.

  2. #82
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    gomarlliqet ti mbaji per vete...

    une thash se nuk bie ndesh ideja e Zotit me lirine.
    fati yne eshte i shkruar... cili fat???
    Ti ke vetedije, po tjetri, po tjetri??? Kemi apo jo... dhe gjersa kemi vetedije, dhe jemi te vetedijshem te zgjedhim... pse ia len fajin fatit?
    C'eshte fati? Ate qe e ben t'i vet per vete, apo ajo qe te vie pa e pritur dhe pa e kujtuar???
    C'deshe ti, apo une... qe Zoti edhe corapet te na i veshe??? Dhe pastaj thoni fati i caktuar?
    Po kush te ndal ty te dalesh dimrit lakuriq rruges...askush. valle qenka fat ky...dhe pastaj duke pasur vetedijen ne, themi se fati qenka i shkruar?
    Te gjitha ato sprova, qe na vijne pa veprimin tone (pa mos vepruar ne) ajo eshte e shkruar. Ndersa ajo qe ne veprojme me vetedije, ate e shkruajme vet ne. Sikur ne Bibel, sikur ne Kur'an, thuhet se eshte libri ku shkruhen veprimet tona, qofshin te mira apo te keqija... Nese ne kemi fatin e caktuar nga Zoti per gjithcka, atehere, po lind edhe nje pyetje: perse po u dashka libri ku shenohen te gjitha veprimet tona???
    Andaj... mos u ngut proscriptor...edhe te turresh ashtu me fjale qe nuk i ka hije nje anetari te ketij forumi...
    sidoqofte... tash mund te diskutojme ma merr mendja.
    kam edhe shume por besoj se kjo njehere per njehere mjafton.
    bajko

  3. #83
    super saiyan Maska e vampiro
    Anėtarėsuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    po c'lidhje ka vetedija me faktin qe fati jot esht i paracaktuar, mer o ti i kshillit - booo, gjith ket kohe thash se do kishin filluar me lexua temat kta

    te faqja 3 ke kte

    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris
    Po pra po, por ti e une nuk jemi gure qe na hedhin ne lume. Une e ti hidhemi vete ne lume. Nese Zoti e ka shkruar qe ti do hidhesh ne lume, kjo nuk do te thote qe Ai te detyroi ty te hidhesh, por qe Ai e di qe ti do hidhesh dhe gjithe ndodhite e tua te mepasshme.
    pra ky po mbron ate qe po thua ti tashi

    dhe replika kesaj i vjen nga ky

    Citim Postuar mė parė nga KVS
    Pikėrisht e kundėrta. Pra, "zoti" duke paraditur se njeriu do tė bėjė ato qė do tė bėjė, gjithsesi e "krijon" atė ashtu siē e krijon pėr tė bėrė ato qė do tė bėjė.

    Dhe unė duke ditur qė guri do tė bjerė nė lumė po ta hedh drejt lumit qė tė bjerė nė lumė, gjithsesi e hedh atė drejt lumit.
    - Ku do tė bjerė guri?
    - Kush e hodhi gurin?
    - Kush ėshtė pėrgjegjėsi?
    - Liria e gurit?
    te njejten gje me ty po e thoshte dhe ky

    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Liria eshte ne qender te fabules biblike me Even dhe Adamin dhe simbolizohet teper qarte prej molles se ndaluar (pike!). Molla e ndaluar u la ne kopesht edhe pse u identifikua si molle e ndaluar. Ajo nuk u rrethua me gardh e as me mur. Iu la prane Adamit dhe ai thjesht u porosit qe ajo eshte molle qe nuk duhet keputur edhe pse ti ja ku e ke dhe mund ta kepusesh kur te duash.
    dhe replika kesaj i erdhi nga ky:

    Citim Postuar mė parė nga KVS
    Dhe "zoti" i krijoi "Adamin" dhe "Evėn" duke e ditur qė ata do ta kafshonin mollėn, apo jo?

    Kur unė krijoj njė bombė atomike me qėllim qė ta hedh nė Hiroshimė, pra, duke paraditur qė bomba atomike do tė marrė aq njerėz me vete sa do tė marrė, cili e ka pėrgjegjėsinė bomba apo unė?


    tashi o xhaxhi bajko mjaft na e shpife duke perserit temen qe eshte diskutu njizet here perpara. po ik e lexoje... sa i bezdisshem qe behesh, tamam si ato myslimanet qe vijne e thojn nanji trapllik qe eshte rezu shtatqin here neper tema ketu, po se mos i lexo njeri. gjoja keni mendimin tuj thoni. po ca mendimi keni ju, ju flisni si robota, thoni te njejten gje pa logjiku fare, akoma me keq pa e lexu fare temen qe te shifni te pakten a e ka mbajt njeri kete pozicionin qe do mbroni ju, dhe si ka vajt muhabeti - mire te thote ai lart ca respekti me llafe, ju srespektoni realisht, ju rrofshin llafet e bukra


    booo sa i bezdisshem ka i faqe e smerr vesh dhe un hy me lexu nai njeri jo robot. booo kaq shum seriozitet nuk e kisha bo nonjiher ne kte forum, dhe e ke ti fajin
    booo po iki te lexoj biblen tashi se dun pergjigje njerezit per punen e sklleverve - aty te pakten te vje me qesh
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

  4. #84
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    Citim Postuar mė parė nga vampiro
    po c'lidhje ka vetedija me faktin qe fati jot esht i paracaktuar, mer o ti i kshillit - booo, gjith ket kohe thash se do kishin filluar me lexua temat kta
    c'lidhje ka? ka lidhje shume... por per njerez si ti...nuk ka lidhje asgje.

    Pikėrisht e kundėrta. Pra, "zoti" duke paraditur se njeriu do tė bėjė ato qė do tė bėjė, gjithsesi e "krijon" atė ashtu siē e krijon pėr tė bėrė ato qė do tė bėjė.

    Dhe unė duke ditur qė guri do tė bjerė nė lumė po ta hedh drejt lumit qė tė bjerė nė lumė, gjithsesi e hedh atė drejt lumit.
    Zoti e din se ti c'do besh... por ma thuaj: e din ti se c'do besh ende pa e bere???E din ti se neser do jesh gjalle? Apo je si sigurte qind per qind se ti neser je ne gjendje te shkosh ne pune??? Zoti e din...po ti nuk e din.

    pse je aq i sigurte se ti do hedhesh gurin ne lume? Sepse ti vendose apo jo. Pra ti ke vetedijen. Dhe ti mund te vendosje mos ta hedhesh gurin ne lum apo jo...???


    Kur unė krijoj njė bombė atomike me qėllim qė ta hedh nė Hiroshimė, pra, duke paraditur qė bomba atomike do tė marrė aq njerėz me vete sa do tė marrė, cili e ka pėrgjegjėsinė bomba apo unė?
    Te tha ty Zoti beje bomben atomike, dhe hudhe ne hiroshime? Kush e ka fajin? Fajin e ka ai qe nuk te ka ndaluar ta hudhesh bomben ne hiroshime.
    Nese ti i bie murit me koke? Kush e ka fajin? Muri apo koka??? Vec mos ma thuaj se Zoti aman...


    tashi o xhaxhi bajko mjaft na e shpife duke perserit temen qe eshte diskutu njizet here perpara. po ik e lexoje... sa i bezdisshem qe behesh, tamam si ato myslimanet qe vijne e thojn nanji trapllik qe eshte rezu shtatqin here neper tema ketu, po se mos i lexo njeri. gjoja keni mendimin tuj thoni. po ca mendimi keni ju, ju flisni si robota, thoni te njejten gje pa logjiku fare, akoma me keq pa e lexu fare temen qe te shifni te pakten a e ka mbajt njeri kete pozicionin qe do mbroni ju, dhe si ka vajt muhabeti - mire te thote ai lart ca respekti me llafe, ju srespektoni realisht, ju rrofshin llafet e bukra
    vampiro...
    nese ke te thuash dic me temen, urdhero e thuaje...
    mos me shit kopalla ketu, ok?
    sa per robotllek... ty te shkoka per dore ajo copy-paste.



    booo sa i bezdisshem ka i faqe e smerr vesh dhe un hy me lexu nai njeri jo robot. booo kaq shum seriozitet nuk e kisha bo nonjiher ne kte forum, dhe e ke ti fajin
    booo po iki te lexoj biblen tashi se dun pergjigje njerezit per punen e sklleverve - aty te pakten te vje me qesh
    E shoh se vec ti nuk je i bezdisshem ketu, dhe nuk je per te qeshe me ty.
    bajko

  5. #85
    super saiyan Maska e vampiro
    Anėtarėsuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    Zoti e din se ti c'do besh... por ma thuaj: e din ti se c'do besh ende pa e bere???E din ti se neser do jesh gjalle? Apo je si sigurte qind per qind se ti neser je ne gjendje te shkosh ne pune??? Zoti e din...po ti nuk e din.
    Une s'e di po e di zoti. kjo dmth qe un sbej dot gje tjeter nga ajo qe di zoti. zoti ka krijuar gjithcka duke e dit qe atere kur e krijoi se car do ndodhi me cdo gje qe krijoi ai, kshu qe ai i ka krijuar te gjitha gjerat qe te bejne ate qe bejne dhe ato smund te bejne ndryshe se pastaj s'do e dinte zoti.

    pse je aq i sigurte se ti do hedhesh gurin ne lume? Sepse ti vendose apo jo. Pra ti ke vetedijen. Dhe ti mund te vendosje mos ta hedhesh gurin ne lum apo jo...???
    ej mduket se nuk e ke kuptu fare shembullin. kur ai thote qe njeriu hedh gurin ne lume, eshte analogji, mes asaj qe zoti e krijon njeriun sic do vete. ashtu si guri do bie ne lume po ta gjuash te lumi, ashtu dhe zoti kur e krijon njeriun skarco njeriu do dali skarco. ashtu si njeriu e di qe po ta gjuaje gurin ne lume, megjithse guri nuk e di se ca po i ndodh, po nuk shkon dot ne vend tjeter, ne lume do bie - ashtu dhe zoti kur e krijon njeriun duke e ditur qe nji dite do dali enveri te udheheqi shqiptaret, pavarsisht a e dine njerezit qe enveri do dali te udheheqi shqiptaret, enveri do dali, se e ka paracaktu zoti


    Te tha ty Zoti beje bomben atomike, dhe hudhe ne hiroshime? Kush e ka fajin? Fajin e ka ai qe nuk te ka ndaluar ta hudhesh bomben ne hiroshime.
    Nese ti i bie murit me koke? Kush e ka fajin? Muri apo koka??? Vec mos ma thuaj se Zoti aman...
    ti prap ngatarron analogjine. zoti nuk eshte person i trete ne analogji amigo. ke dy analogji, zoti krijon njeriun dhe cifuti krijon bomben atomike. ne kte rast zoti eshte cifuti dhe njeriu eshte bomba atomike. kur zoti (cifuti) e krijon njeriun (bomben atomike) duke e dit qe njeriu do beje filan veprim (bomba atomike do shperthej ne hiroshim) - eshte ai (zoti, cifuti) qe e ka pergjegjesin dhe jo njeriu (bomba atomike). pra as bomba atomike as njeriu nuk kane liri te bejne noigje se e kane te paracaktuar ca do ndodhi.


    kurse copy-paste nuk esht robotllek po eshte fitim kohe. se sic e shef po them te njejten gje qe e kan then te tjeret 5 faqe para dhe qe ti s'i ke lexuar se nji njeri qe thote ato qe thua ti me lart mas 5 faqesh kur kto jane sqaruar, tregon qe s'e ka lexuar fare temen, ose nji gje tjeter qe nuk dua ta them se behem i keq pastaj

    salu
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

  6. #86
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    me sqaro kete analogjine tende pak ketu:
    Kur ti i bie murit me koke, kush e ka fajin, muri apo koka?

    Njeriu, ka mundesine e zgjedhjes vampiro...
    Dhe derisa njeriu zgjedh...ai eshte i lire. Cfar analogjie kerkon ketu?
    Ne mund te zgjedhim te jemi ose mos te jemi te mire. Pike, u kry muhabeti. Pse ben loje fjalesh ketu?
    Nese une futem ne nje lokal, ku ka vetem pepsi per te pire...une e kam patjeter te pij pepsi...sepse nuk ka tjeter. Por nese ka shume lloje te pijeve, ku un mund te zgjedhi... atehere une jam i lire te zgjedhi se cfar do pije. E njejte eshte edhe me njeriun. Sepse ne kemi vetedijen dhe kemi mundesine e zgjedhjes, me ose pa analogjine tende.
    Sejcili, sipas mendimit te vet, punon duke e ditur se nje gje eshte e mire...edhe ai qe vjedh, mendon se vjedhja e bene ate te lumtur... por ama, mos me thuaj tashi se Zoti e beri ate hajdut... jo vampiro jo...ai u be vet hajdut...sepse ai zgjodhi ate profesion...ashtu si ti qe ke zgjedhur profesionin tend.
    Ne cdo fe...tregohet se cila eshte e mire dhe cila e keqe... dhe te tregon se per te miren shperblehesh dhe per te keqen denohesh...por askund nuk thuhet se ne patjeter...patjeter duhet te gjithe te jemi te mire...dhe se nuk ben ndryshe...nuk ke zgjidhje tjeter...

    zoti nuk eshte person i trete ne analogji amigo. ke dy analogji, zoti krijon njeriun dhe cifuti krijon bomben atomike. ne kte rast zoti eshte cifuti dhe njeriu eshte bomba atomike. kur zoti (cifuti) e krijon njeriun (bomben atomike) duke e dit qe njeriu do beje filan veprim (bomba atomike do shperthej ne hiroshim) - eshte ai (zoti, cifuti) qe e ka pergjegjesin dhe jo njeriu (bomba atomike). pra as bomba atomike as njeriu nuk kane liri te bejne noigje se e kane te paracaktuar ca do ndodhi.
    Perse thua se nuk njeriu lirine te bej noj gje? Po kush e hodhi more bomben? Dhe kush i ka pasojat nga hudhja e bombes? Vet njerezit? Po c'punuan vet njerezit per njerezimin? Shkaterruan ate? Dhe mendon se edhe kjo eshte fat i shkruar nga Zoti? Po kete e shkruam vet ne, qofshim cifut, musliman a krishter? Dhe tashi ai irakiani qe futet ne xhami dhe hedh veten ne ajer bashk me njerezit aty...edhe kjo qenka e shkruar nga Zoti apo jo?
    Ne librat fetare...edhe njehere ta them, shkruan se sejcili do shperblehet ose denohet per veprimet e veta. Dhe Zoti na dha mendjen vampiro (lexo mire - na dha mendjen) qe ne te shkaterrojme njerezimin apo te ndihmojme ate. mos kerko ketu caktim nga Zoti...ate e caktojme ne. Dhe kjo nuk eshte ne kundershtim me ate se Zoti na cakton se cfar te jemi...
    Ne kur'an thuhet: Nuk ndryshoj gjendjen e nje populli gjersa ai nuk ndryshon veten.
    Ma merr mendja se nuk ka nevoje ta zgjas me.

    Vampiro, te gjithe dijme te fyejme dhe te behemi te keqinj... andaj mire qe s'je bere i keq.
    te respektoj (se paku me fjale - ashtu si thua ti).
    respekte plako.
    bajko

  7. #87
    super saiyan Maska e vampiro
    Anėtarėsuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    ok duke qene se po thua te njejten gje ne gjithe shkrimin. kjo eshte shprehja me karakteristike:

    Dhe derisa njeriu zgjedh...ai eshte i lire. Cfar analogjie kerkon ketu?

    njeriu zgjedh ate qe zoti e ka bere qe me para qe te zgjedhi. njeriu nuk mund te zgjedhi gje tjeter. ti nuk po ndjek se jam nje shkalle para amigo, nuk po flasim ne nji plan.

    kupto se ti nuk ke lirine te zgjedhesh sepse sic e thote dhe proscriptori ne faqen perpara dhe vete deshira jote eshte e paracaktuar qe nje momentin qe zoti krijoi gjithcka duke ditur gjithcka qe do i ndodhte gjithckaje.

    qe nga ky moment, pavarsisht se a e di njeriu se c'po ben e c'do beje, ai thjesht po ben ato qe di zoti qe kur krijoi gjithcka duke ditur se cdo i ndodhte gjithckaje. pra zoti duke e ditur qe un si kriminel do shkoj te vras nji femije, ai qe kur ka krijuar gjithcka e ka ditur kete, dhe krimineli nuk do mund te dilte e te zgjidhte ndryshe se ndryshe do binte ndesh me ato qe dinte "zoti". dmth liria e zgjedhjes bie ndesh me idene e "zotit". kaq


    Dhe Zoti na dha mendjen vampiro (lexo mire - na dha mendjen) qe ne te shkaterrojme njerezimin apo te ndihmojme ate. mos kerko ketu caktim nga Zoti...ate e caktojme ne. Dhe kjo nuk eshte ne kundershtim me ate se Zoti na cakton se cfar te jemi...
    po mire mendjen na e dha duke e ditur qe ne do zgjedhim ato qe di ai qe me pare. kshu qe nuk eshte se ne do e perdorim ndryshe mendjen. zoti kur ka krijuar adamin e ka ditur qe un si vampiro do bej kete jete qe do bej. dhe une pavarsisht se nuk e di akoma se ca do haj neser ne darke, do haj ate qe di zoti dhe asgje tjeter. edhe deshira ime per ate qe do haj eshte e paracaktuar. un filmin mund mos ta kem pare, po regjizori (zoti) e di mir. kshu qe mua si personazh nuk me hyn ne pune mendja se mendja ime do perdoret sa per te ndjek skriptin e shkruar te regjizorit... un s'mund ta modifikoj skriptin... prandaj perfundimisht s'jam i lire... claro y correcto?

    salu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vampiro : 06-02-2007 mė 13:41
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

  8. #88
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    vampiro...
    me keto qe thoni juve...ju po krahasoheni me Zotin.
    Ti e din se Zoti e paska shkruar ashtu si e ka shkruar, tek pasi te kryhet veprimi...dhe kurr, ama kurr jo, para se te kryesh apo te fillosh te besh veprimin.

    qe nga ky moment, pavarsisht se a e di njeriu se c'po ben e c'do beje, ai thjesht po ben ato qe di zoti qe kur krijoi gjithcka duke ditur se cdo i ndodhte gjithckaje. pra zoti duke e ditur qe un si kriminel do shkoj te vras nji femije, ai qe kur ka krijuar gjithcka e ka ditur kete, dhe krimineli nuk do mund te dilte e te zgjidhte ndryshe se ndryshe do binte ndesh me ato qe dinte "zoti". dmth liria e zgjedhjes bie ndesh me idene e "zotit". kaq
    po perse nuk ma thua: Nga e din krimineli se duhet ta vrasi nje femije???

    dhe une pavarsisht se nuk e di akoma se ca do haj neser ne darke, do haj ate qe di zoti dhe asgje tjeter.
    amigo, me duket se ti je nje shkalle me poshte?
    Ajo qe e din Zoti, e qe nuk e din ti, nuk eshte se bie ndesh ideja e Zotit me lirine, sepse ti e din se nuk e din, dhe Zoti e din se ti nuk e din, ashtu si ti e din se Zoti din.
    Me keto qe thoni juve, i bie qe ju te pajtoheni me te panjohuren.
    Ti, ose une, nuk e dijme se cka do hajme neser ne darke... megjithate, ne mendojme se do hame neser darke...por valle...jemi te sigurte nese do hame fare...???

    un filmin mund mos ta kem pare, po regjizori (zoti) e di mir. kshu qe mua si personazh nuk me hyn ne pune mendja se mendja ime do perdoret sa per te ndjek skriptin e shkruar te regjizorit...
    ti mund ta ndjekesh skriptin e regjizorit mire ose keq...

    amigo, ende s'je pergjigjur: nese i bie murit me koke. Kush e ka fajin? Muri apo koka?

    respekt vampiro
    bajko

  9. #89
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Ky demostrim u be i mundur nga qendra per parandalimin e semundjeve fetare "Antifé".

    Sic lehte dallohet, per dy faqe me radhe, subjekti i ketij demostrimi ka paaftesi te pjesshme deduktive, te cilat i reduktojne rendimentin mendor dhe shoqeror, duke qene se subjekte te tilla shfrytezohen nga viruset aziatike per replikimin e ketyre te fundit. Kjo ul ne shkalle te konsiderueshme imunitetin e organizmit tone shoqeror dhe ka pasoja te renda per shendetin tone kombetar.

    Nese analizohen me kujdes fazat e demostrimit te mesiperm do te vihet re se cfare distance te thiket ka krijuar mendja e subjektit nga mjedisi rrethues dhe realiteti.

    Keto subjekte bien pre e manipulimit te qendrave virale si kisha, xhamia, teqe, sinagoga, etj, duke perbere, pa vetedije, kercenim te drejtperdrejte per pjesen tjeter te popullsise.

    Vepro sot per ruajtjen e shoqerise shqiptare. Menjano subjekte te tilla nga jeta shoqerore me te pare. Shqiperia vuan dhe lengon. Vepro sot. Vepro tani. Me mire vone se kurre. Per nje Shqiperi te lire nga feja, per nje Shqiperi te shendetshme dhe natyrale.

    ---

    Perdorni trupat antifé dhe antiteizem! Perdorni arsye! Jo besimit dhe idiotizmit! Bashkohuni me levizjet militante ateiste qe jane krijuar prane cdo lagjeje! Shqiperia ka nevoje per ju!

  10. #90
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    Cuditerisht...numri i atesiteve ne bote, ne krahasim me fetaret eshte shuuuum i vogel.
    bajko

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 02:19
  4. Publikohet raporti vjetor mbi lirinė fetare nė botė
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  5. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •