Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 99
  1. #71
    Ka ca kohe qe nuk e kam vizituar kete faqe dhe njoftimi me email automatik me beri ta vizitoj sot kete teme.

    Kuptimi qe pyetja ka, ne vetvete, duket te jete ky : Cfare ideje ke ti per Zotin? Cfare ideje ke ti per lirine? Dhe a bien ndesh keto dy ide qe ke ti me njera-tjetren?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 26-12-2006 mė 05:25
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #72
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Problemi eshte se ne zotin e kemi veshur me cilesite njerezore,pra jemi ne qe
    e kemi krijuar imazhin e tij......gjithesecili eshte i lire te besoje ose jo ne kete zot,
    pjelle te imagjinates njerezore......disa mund ta quajne blasfemi por une mendoj se ky zot i krijuar nga ne ka cilesite e nje njeriu diktator......madje nder me te keqinjte e ketij lloji pasi ky i fundit eshte nga ata diktatore qe te ndeshkojne edhe po mendove keq jo vetem po veprove ne kete menyre.........A eshte me te vertete zoti i tille, apo jemi ne qe e kemi deformuar figuren e tij hyjnore?!......nese vertet ka nje zot, une kurresesi nuk do te besoja se ai eshte si na e pershkruajne perhapesit e fjales se tij...

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Nuk ka kontradikte logjike. Per besimtaret e zotit, ai (pra zoti) eshte nje ekzistence jashte kohes dhe keshtu e shkuara dhe e ardhmja jane gjithmone prezente per te. Me nje fjale ai e din te ardhmen po aq mire sa te shkuaren. Kjo dituri (e zotit) nuk ka te beje me lirine tone per te vepruar. Pra ne njerezit veprojme te lire pavaresisht se zoti e din te ardhmen tone. Keshtu thone besimtaret, dhe kontradikte logjike nuk ka.

    Dua te theksoj nga ana tjeter qe te thuash "zoti eshte jashte kohes", eshte nje pohim shume i forte, por i mbeshtetur asgjekundi. Eshte thjesht nje pohim qe besimtaret kane qejf ta besojne por qe nuk ka asnje fare vlere per arsyen njerezore. Eshte njelloj si te besosh qe poseidoni eshte zoti i detrave dhe keshtu cdo anije eshte ne meshiren e tij. Keto jane thjesht fjalebashkime besimtaresh pa ndonje domethenie reale.

  4. #74
    chacha Maska e diviner
    Anėtarėsuar
    31-01-2007
    Vendndodhja
    Dibra F*** City ; Dibra e Madhe
    Postime
    353

    Arrow

    Citim Postuar mė parė nga armandovranari
    Ideja se fati yne eshte i shkruar, Zoti i cili di dhe ben gjithcka me ben te dyshoje ne lirine time. A jam une vertet i lire ne zgjedhjet e mia ne jete nese keto zgjedhje jane te parathena? (megjithese une nuk kam dijeni qe me pare)

    OSe duke e lene Zotin menjane, a jemi ne qenie deterministe dmth qe veprimet tona jane te determinuara nga faktore te jashtem per vullnetin tone, si gjeneza, ambienti historiko-social,etj?

    fati ne te vertete na kontrollon neve por ne historin e njerzimit ka pasur edhe ka njerez qe kontrollojn fatin si p.sh Buddha, Sai Baba njerez te cilet kan kaluar nivelin e 12 e cdo njeri mund qe te arije keto por duhet shum pune....
    ndonjerit i duhen 10 vjet , dikujt tjeter 25 e dikujt edhe nje jet e tere per te aritr at qellim .. po pun punn

  5. #75
    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Cfare ideje ke ti per Zotin?
    Vete s'kam noi ide, po thone qe eshte dicka qe s'eshte, nji ekzistence qe nuk ka asnji veti te ekzistences, then ndryshe nji jo-ekzistence qe fetaret thone qe ekzisto, dhe kjo joekzistence ekzistuse di gjithca qe ka ndodh dhe do ndodhi.

    Kjo do te thote qe gjithcka (sepse gjithcka eshte krijuar prej kesaj ekzistence joekzistente sipas fetarve) eshte e paracaktuar nga kjo joekzistence ekzistente dhe asgje nuk mund te behet ndryshe nga plani.


    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Cfare ideje ke ti per lirine?
    Ideja ime per lirine e veprimit eshte qe ne kete moment te dua te bej dicka tjeter dhe jo te rri duke t'u pergjigjur ty, po ekzistenca joekzistente e ka paracaktuar qe une do bej pikerisht kete qe jam duke bere (kuptohet sepse une dua ta bej kete, por dhe deshiren per ta bere kete e kam te paracaktuar, keshtu qe prape nuk eshte deshira ime, por deshira sipas planit) dhe une po shkoj e do shkoj sipas planit, cfaredo qe te bej se perndryshe do te beja dicka qe s'e dinte ekzistenca joekzistente, po kjo s'quhet, se ekzistenca joekzistente i di te gjitha. korrekt?

    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Dhe a bien ndesh keto dy ide qe ke ti me njera-tjetren?
    Ne baze te atyre qe thashe, beji vete llogarite tashi dhe do kuptosh qe cardo qe bejme shkon sipas planit.

    kjo dmth qe pergjegjesine per gjithcka qe ka ndodh, ndodh e do ndodhi e ka ekzistenca joekzistente. Kjo dmth i ve shkelmin moralit dhe ligjeve dhe jeteses ne shoqeri, se asnji nuk eshte i pergjegjshem per ate qe ben, se ai eshte thjesht nji robot qe shkon simas planit te ekzistences joekzistente. Pergjegjesin e ka ekzistenca joekzistente, ajo e krijoi planin se bashku robotat qe do ndjekin planin.

    Kshu qe as plani s'ka faj as robotat (njerzit dmth). Kaq dhe per moralin e supozuar te zotisteve, se me keto ide tuajat morali dhe ligjet shkojn per lesh. E more kriptoanarkistet e vegjel zotiste... ju vlon rebelizmi komunist ne deje apo jo?

  6. #76
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    A bie ndesh ideja e "zotit" me lirinė?

    Jo nuk bie.
    Kishte rene nje njeri ne uje (det).
    Kaloi nje anije, dhe i thane njerezit nga anija: Hajde mer te te shpetojme. Ai tha: Jo, se mua me shpeton Zoti.
    Kaloi edhe nje anije. Edhe keta deshen ta shpetonin. Edhe ketyre ai u tha: Jo, se mua me shpeton Zoti.
    kaloi edhe anija e trete. Edhe keta deshen ta shpetojne. Edhe ketyre, ky u thot: Jo, mua me shpeton Zoti.
    Njeriu vdes... dhe shkon ne boten tjeter. Takohet me Zotin, dhe i thot Zotit: O Zot, gjate tere kohes, ne ate bote, une te kam besuar... dhe ne momentin kur qesh ne zort (ne det) ti nuk me shpetove... c'u be ashtu?
    Zoti iu pergjegj: Po ti pate tre anija qe kaluan andej... c'deshe ti ngaune: Te te zgjas doren dhe te te shpetoj?

    Pra ne kemi lirine e zgjedhjes. Ne zgjedhim se cfar te jemi dhe cfar te behemi: Te mire ose te keqinj.

    respekt
    bajko

  7. #77
    Vetem se kjo ideja e "zotit" pak si e dinte qe perpara se ca do bente ai mohuesi i shpetimtarit. I kupton implikimet e kesaj, apo as qe i ke lexu gje pjesemarresit e tjere para teje?! Minimumi kjo trego prepotence mnjf, se ti priske qe te thush opinionin tend dhe normalisht derisa e thu pret dhe te lexohesh, po te tjereve i var zarat e dashit me qafe, keshtu?! Edhe te thush qe jane 15 faqe, hec mo se s'ka njeri nge, po me kater faqe e gjymes?!

    duke u cudit me "respektin" e te mesipermit
    __________________
    proscriptor

  8. #78
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    proscriptor
    ti mos u cudit me respektin tim...sepse fajet i kam une qe te shpreh respekt.
    ti po deshe mos e lexo postimin...dhe c'pate qe me citove.
    une dhash mendimin tim per temen...dhe nuk erdha ketu te citoj ndokend.
    bajko

  9. #79
    Citim Postuar mė parė nga bajko
    proscriptor
    ti mos u cudit me respektin tim...sepse fajet i kam une qe te shpreh respekt.
    ti po deshe mos e lexo postimin...dhe c'pate qe me citove.
    une dhash mendimin tim per temen...dhe nuk erdha ketu te citoj ndokend.
    Po per cilen teme o derbar? Ketu nuk pyet tjetri "Cfare do hani sot ne darke?" - ku te gjithe japin mendimin e tyre ne lidhje me temen se cfare do hajne sot ne darke pa cituar ndokend se fakti qe ca do hash ti sot ne darke nuk e kundershto faktin se ca do haj ai tjetri sot ne darke, prandaj te dyja mund te jene fare mire te verteta.

    Kjo ketu eshte teme me pozicionim logjik. Vetem nji vlere reale merr. Nqs 1+1=2 dhe jo 7, dhe kur kjo eshte diskutu 4 faqe perpara dhe eshte ne fuqi fakti qe 1+1=2 qe e ka rrezu nja 5 here me radhe ate qe thote se = 7, ateher kur vjen dhe nji tjeter dhe thot prap 7, duke injoru gjithe temen, kujt i bie qe po ia bon respektin?

  10. #80
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    ti a lexon mire ore a cfar ke?
    ti me kundershton qe kam dhene mendimin tim...
    c'te pengon ty qe une kam mendimin tim???
    une them qe ideja e Zotit nuk bie ndesh me lirine...
    ty te dhemb kjo???

    sa per respektin... shume e logjikshme...keshtu si eshte tema... ty jo.
    bajko

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 02:19
  4. Publikohet raporti vjetor mbi lirinė fetare nė botė
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  5. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •