Ka dicka qe te shpeton Albo. Prinderit e mij, vertet qe me mesonin t'u ruhesha rreziqeve qe sigurisht nuk i njihja, por vetem se ata nuk kishin as idene me te vogel nese do te ndodhte ndonjehere qe une te demtohesha si pasoje e aksidenteve feminore. Prandaj, ata kane provuar nje ndjenje qe nuk besoj se zoti qe ju thoni do t'a dinte se cfare eshte. Ndjenja e merakut, ankthit per dicka te tille. Prandaj, menyra ime e te menduarit me lart eshte ajo qe aplikohet ne kete rast, sepse nese prinderit e mij do ta dinin me siguri qe une do te digjesha (po themi tek soba) me siguri qe soben do ta kishin fluturuar jashte shtepise, ose do gjehej nje zgjidhje qe une te mos bija fare ne kontakt me ate objekt.Postuar mė parė nga Albo
Jo me kot kam pyetur me pare - Dashuria hyjnore per krijesat e tij a krahasohet ndopak me dashurine prinderore njerezore per krijesat e tyre?
AlelujahPostuar mė parė nga oiseau en vol
!
Kjo eshte ideja, fallsiteti i skenareve monoteiste te shkretetirave, sepse zoti i pershkruar nga ato nuk ka asnje pike llogjike ku te qendroje ne ekzistence (sepse [nqs] duhet besuar jo vetem me sy zemre, por edhe me ato te arsyes). Prandaj, kjo teme eshte zgjatur kaq shume, sepse besimtaret (qofte dhe me dashje) nuk duan te fusin ne koke, pikerisht vete idene e tyre mbi zotin oriental, qe ne deduksion llogjik te mevonshem sjell se cdo gje nuk ka te beje fare me "zgjedhje" por eshte e PARACAKTUAR!
Prandaj e kam permendur me pare qe Liria nuk bie ne kundershtim me nje zot deist, ose te pakten i ndryshem nga ky i librave lindore. Nje zot qe do te ishte jo para-caktues dhe do te gjykonte individin ne baze te veprave qe ai do te kishte kryer ne jete sepse sipas ketyre, ai s'do t'ja dije cfare ben ti. Kushti numer 1 eshte qe ne drejtimin e nisur kundrejt tij, duhet te gjesh patjeter deren me mbishkrimin e duhur. Prandaj, ka dhe grindje fetare midis njerezish te se njejtes race, kombi e gjuhe, dhe prandaj e kemi pak zet kete lloj zoti oriental.
Eshte ky me emrin Jehovall-llah!
Livein, pershendetje..Postuar mė parė nga Livein
Qe te vazhdoj te i njejti paralelizem, dua te te pyes nese ke degjuar ndonjehere per ndeshje te trukuara? Besoj se jo. As une me thene te drejten, por disa shoke me ka thene "wellcome to Eurobet - the world largest betting company" (bie fjala) dhe me kane shpjeguar se sa e ndryshe eshte ajo qe ne qe nuk i dime keto gjera imagjojme si rezultate qe i perkasin mbretit te botes, zotit Rast.
Pra, dhe eurobet, vertet qe te le te lire te triblosh e te besh c'te duash, por ne fund pjesen e pare e do 0-1 dhe te dyten 2-1.
Tani, pasi te zevendesosh zotin me eurobetin nuk te mbetet gje tjeter pervec se te mos perfundosh edhe ti ne vesin e basteve.
Une nuk jam cinik, perkundrazi.. kam endje te mesoj se ku e mbareshton nje arsyetim te tille, sepse pavaresisht se eshte i rrjedhshem, eshte jo-natyror ne te njejten kohe. Faleminderit qe kujdeseni serish (per te disaten here, aq sa po dyshoj mos keni manuale per keto pune) te na tregoni deshperimin tone, por sinqerisht do kisha qejf t'i nderronim njehere rolet edhe ta shikoje vete.Postuar mė parė nga Lule Portokalli
Krijoni Kontakt