Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Butrint, kryhet pagëzimi i parë që nga koha e Bizantit

    SARANDE – Për herë të parë pas disa shekujsh Pagëzimorja në Butrintin antik i është kthyer traditës që e ka zanafillën që në periudhën bizantine. Një ceremoni origjinale është realizuar këtu këto ditë falë iniciativës së dy prindërve sarandjotë, të cilët gjithnjë kanë admiruar arkeologjinë dhe janë njohur gjatë shfletimeve me historinë e këtij vendi ku dhjetëra shekuj më parë kryheshin pagëzimet e fëmijëve. Pagëzimi i Amarilit, 16 muajshe, ka gjallëruar jetën e Pagëzimores së Butrintit, ose e quajtur ndryshe, “Baptisteri”. Tradita e mëpasshme e pagëzimeve të besimit ortodoks ka lindur në objektet e këtij besimi, që janë kishat. Por, këtë traditë duket se ka arritur ta sfidojë një çift sarandjot, që vendosën të bëjnë diçka ndryshe duke iu rikthyer periudhës bizantine për ta pagëzuar fëmijën e tyre të dytë në Butrintin antik, aty ku askush nuk e kishte menduar prej shekujsh. Milian dhe Albana Kolagji kërkuan një pagëzim të veçantë për vajzën e tyre, gjë që në momentin fillestar të idesë u
    Pagëzimorja në Butrint
    duk paksa i çuditshëm. Por, kur dimensioni i këtij riti të hershëm u zhvillua në objektin antik, te Pagëzimorja, apo i thënë ndryshe, Baptisteri, gjithçka u shndërrua në një histori, e cila për familjen, por edhe mjaft miq të ftuar të tyre, do të ngelet e paharrueshme. Gjithçka ishte e përgatitur siç do të ndodhte në një pagëzim të zakonshëm në mjediset e kishës. Mes shumë pjesëmarrësve që kjo ditë nuk i mblodhi thjesht për të vizituar si zakonisht Butrintin antik, At Gjergji, në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, zbatoi ritin, ashtu si dhe në çdo rast tjetër kur pagëzimi bëhet brenda mureve të kishës. Në enën e gurtë të Pagëzimores u hodh uji, vaji dhe ceremonia e pagëzimit u krye në natyrshmëri të plotë. Por, pagëzimi te Pagëzimorja në Butrintin antik nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen edhe të arkeologut Dhimitër Çondi, i cili u shpreh se ky pagëzim në këtë vend është një eveniment i veçantë. “Sot u realizua një ceremoni origjinale në Pagëzimore, si në periudhën bizantine. Realizimi i këtij pagëzimi ndodh për herë të parë në këtë monument, gjë që krijon emocione, përsëritje, gjallëri jetese në Baptisterin e Butrintit, si në kohën bizantine, si në shekullin e vet. Baptisteri është monument nga më të mëdhatë në Mesdhe. Pagëzimorja ka shërbyer për pagëzimin e brezave të periudhës së Bizantit”, u shpreh arkeologu Çondi. Ky pagëzim në kohën e sotme ka gjallëruar monumentin duke e sjellë atë në realitet.
    SARANDE – Për herë të parë pas disa shekujsh Pagëzimorja në Butrintin antik i është kthyer traditës që e ka zanafillën që në periudhën bizantine. Një ceremoni origjinale është realizuar këtu këto ditë falë iniciativës së dy prindërve sarandjotë, të cilët gjithnjë kanë admiruar arkeologjinë dhe janë njohur gjatë shfletimeve me historinë e këtij vendi ku dhjetëra shekuj më parë kryheshin pagëzimet e fëmijëve. Pagëzimi i Amarilit, 16 muajshe, ka gjallëruar jetën e Pagëzimores së Butrintit, ose e quajtur ndryshe, “Baptisteri”. Tradita e mëpasshme e pagëzimeve të besimit ortodoks ka lindur në objektet e këtij besimi, që janë kishat. Por, këtë traditë duket se ka arritur ta sfidojë një çift sarandjot, që vendosën të bëjnë diçka ndryshe duke iu rikthyer periudhës bizantine për ta pagëzuar fëmijën e tyre të dytë në Butrintin antik, aty ku askush nuk e kishte menduar prej shekujsh. Milian dhe Albana Kolagji kërkuan një pagëzim të veçantë për vajzën e tyre.Bota sot
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 03-09-2011 më 00:56

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E cuditshme sepse atje nuk të lejnë të shkelësh brënda, tjetër gjë që kishte kapsolla plot herën e fundit që isha që shkelnin, por teknikisht brenda nuk duhet të shkelësh. Edhe Mozaikun poshtë e kanë mbuluar me dicka mbrojtëse.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •