Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    shum hajgarexhi kto te LDK bre

    bashk me ket RTP
    Haha ldkashat jon qerkuza (qyrrkuza)

  2. #32
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Asaj pjeses së autostrades që shkon nga Merdare për Nish ndiva qe kan mi ja ngjit emrin rugoviq-millosheviq.
    Kjo bon ,se përshtatet .
    Lidhja e Dikurshme Komuniste le ta ndroj emrin e vet me emrin e rugoves, vetëm aty mund të ndroj emro kjo parti e qorroditur.

    Nëse përvec numrit , kjo rrugë do të kishte edhe një emër , atëher mendoj se më së miri do të përshtatej: BASHKIMI numri B1 (Durrës- Prishtinë)
    Kurse do të pasonin: BASHKIMI numër B2 (Prishtin -Shkup)
    Dhe : BASHKIMI numër B3 (Shkup-Tiranë)
    Arsyeja: Ky do të jet trekëndëshi i bashkimit kombëtarë
    .

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    “Autostrada Ibrahim Rugova”


    Vehbi Miftari

    Vetëm disa ditë më parë, në zyrën e të parit të shtetit, rrethuar nga statujat e bronzta të figurave nacionale, Skënderbeut e Nënës Terezë, mbi koncepte intelektuale dhe morale, m’u dha rasti i shkëlqyer që të diskutoja për trashëgiminë nacional-kulturore të shqiptarëve, si dhe për ekzistimin e një modeli të papërsëritshëm politik të ndërtuar mbi këto premisa në fundvitet ’80 të shekullit të kaluar.

    Tashmë kisha shkruar një libër për një ikonë të tretë, e cila tashmë rrinte përbri tyre në zyrë, prijësin e vizionarin politik të Dardanisë, dr. Ibrahim Rugovën, njeriun i cili duke u nisur nga paradigma të tipit nacional-kulturor modeloi një program politik me parabazë nacionale, i cili u shndërrua shpejt në model politik për Europën e fundshekullit XX. Prandaj, çfarëdo që mund të thosha ose që do të mund t’i them në këtë tekst janë vetëm rimarrje e konceptit themelor për filozofinë e papërsëritshme politike të njeriut i cili i shërbeu vendit të tij dhe i fali një model përfaqësimi të papërsëritshëm.

    Por, duke qenë i rrethuar nga figura-model, sikur është heroi nacional i shqiptarëve, Skënderbeu, i cili krijoi projektin mesjetar evropian të shqiptarëve, ose Nëna Tereze, e cila dha modelin e shëmbëlltyrës morale gjithandej nëpër botë, nuk mund të mos e vëreja një dimension të veçantë në filozofinë politike të Rugovës: rikthimin në shenjat origjinare, si dhe përdorimin e trashëgimisë nacional-kulturore, paradigmave të saj, si premisa për projekt nacional.

    Ai, ta zëmë, e rimori projektin evropian mesjetar të Skënderbeut si model të përfaqësimit politik, edhe pse nuk i referohej veçan, ndërsa e shihte shëmbëlltyrën morale në modelin e Nënës Terezë, dhe i zbulonte kësisoj shenjat e identitetit nacional e të rolit të shqiptarëve në kapërcyell të shekujve, duke nënvizuar edhe rolin e tyre në ndërtimin e vlerave qytetëruese perëndimore. Vendi i tij, sikur thoshte shpesh, ishte jo vetëm vend në të cilin ndodhnin përthyerjet e mëdha të qytetërimeve, por edhe vend nëpër të cilin kalonin projekte të rëndësishme që i lidhnin këto qytetërime. Ai gjurmonte në histori dhe e krijonte përmasën reale të veprimit politik. Andaj, edhe ideja për ndërlidhjen e Durrësit me Prishtinën, e hedhur ne vitet e hershme ’90 (me sa kujtoj, më 1994) nga Presidenti Rugova, është kërkesë për të promovuar integrimin shpirtëror e fizik të shqiptarëve dhe krijimin e baraspeshës historike në Evropën Juglindore, por duke e artikuluar një strategji të drejtpeshuar politike.

    Çfarë mund të thuhet tani për njeriun i cili i rikthehej traditës së mirë të popullit të vet dhe i kërkonte parimet universale në kodin e sjelljes së tij? Ose, çfarë mund të diskutonim në ato momente reflektimi të thellë për figurën nacionale të dr. Rugovës në kohën kur Qeveria e Republikës po fillonte shpronësimin e pronarëve në segmentin Vërmicë-Prizren, nga do të kalonte traseja e autostradës Prishtinë – Durrës? Si mund të mos e pranonim se pavarësisht emërtimit formal (dikush tha se autostradave u vihen numra dhe ne e kemi edhe sot parasysh këtë) të mos flisnim për projektin e tij për autostradën që i lidh shqiptarët dhe i cili, po e ritheksoj, “teksa dukej utopik, ishte shumë largpamës”, ndërlidhej me një emër në krye të herës: me atë të dr. Rugovës? Si mund të mos propozonim (tek e fundit, a është e domosdoshme të propozonim, teksa shqiptarët prej kohësh e quajnë atë “Autostrada e Presidentit Rugova”), pra si mund të mos propozonim që shqiptarët të mësoheshin me kuptimin simbolik që autostrada të njihej me emrin e prijësit e vizionarit, një ide monumentale e tij dhe një projekt i LDK-së për zhvillimin e etnisë në Europën Juglindore? Kjo u theksua në konferencën e rregullt me medie të LDK-së dhe pati jehonë të madhe.

    Por, çfarë nënkuptonte në të vërtetë për dr. Rugovën ideja e autostradës dhe cili ishte konstelacioni politik në të cilin ajo ide është shpallur?

    Ideja e tij për autostradën Prishtinë-Durrës është shpallur në kohën kur në Shqipëri tashmë ishte tejkaluar dehja nga të prekurit e demokracisë, ndërsa në Kosovë gjithçka rrezikohej nga mungesa totale e saj, madje në kohën kur ende ishte i vakët kujtimi për kërkesat e tipit maksimalist, sikur ishte formula e njohur “Duam bashkim me Shqipërinë”. Ideja për një rrugë e cila do t’i lidhte të dyja vendet pa paragjykimin nëse kjo rrugë do të kishte jo vetëm kuptim real, por më tepër simbolik e shpirtëror, rrezikonte të mos kuptohej (sikur shumë propozime të tjera) ose madje edhe të përqeshej.

    Por, sikundër ndodh shumë herë brenda fatit historik të popujve, duhet kohë për t’u vërejtur një parashikim i cili i tejkalon përmasat e pritjes kolektive dhe të të njohurit të tyre për strategjinë integruese. Fakti se jo rrallë thoshte: “Nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”, sado i pazakontë mund të duket, kishte qëllimin e përkufizimit kulturor të hapësirave shqiptare në Evropën Juglindore dhe peshën e tyre në histori. Andaj, edhe ideja për ndërlidhjen e Durrësit me Prishtinën, dhe më tej me hapësirat ballkanike është kërkesë për të promovuar ide nxitëse të integrimit shpirtëror të shqiptarëve dhe të krijimit të baraspeshës historike në Evropën Juglindore, por duke e artikuluar një strategji të drejtpeshuar politike.

    Por, kërkesa për autostradën Durrës-Prishtinë, sado pragmatiste të duket, është e ndërlidhur po kështu me një analizë të detajuar të tipit të diplomacisë vepruese. Ajo buron nga shqyrtimi i opsioneve të mundshme të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Europën Juglindore, por nëse euforikët synonin ta ndërlidhnin fatin e tyre me ëndrrën për bashkim fizik kombëtar, ai e shihte atë të realizuar në mundësinë për integrime, prandaj përqendrimi i tij në kërkesën për Kosovën shtet të pavarur e sovran është refleksion i një strategjie dominuese mbi pritjet e zakonshme.

    Le të saktësojmë, prandaj, edhe një herë krejt në fund të këtij teksti: Ibrahim Rugova e lexonte shumëfish sfidën e antikitetit, besonte në traditën e popullit të vet dhe e ndërtonte modernitetin e tij përmes rikrijimit të shenjave nacionale. Ishte i papërsëritshëm në aftësinë për ta gjykuar jo vetëm momentin politik, por edhe vizionin për të ardhmen. Ideja për autostradën që i lidh shqiptarët, ide e cila bart vulën e tij, qoftë si ide, qoftë si përpjekje për ta jetësuar atë, tashmë është duke u realizuar. Kuptimi simbolik për emërtimin e kësaj rruge “Autostrada Ibrahim Rugova”, prandaj, nuk është më vetëm simbolik. U përket shqiptarëve gjithandej që ta njohin si vizion të tyre për të ardhmen.


    telegrafi.com

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    E pse mos te emertohet Azem Hajdari, i cili perkushtoi jo vetem jeten e tij, por edhe familjen!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    eshte e sigurte qe e kane propozuar Ibrahim dhe jo Pjeter Rugova??
    nejse ma ne fund u gjet edhe emri se vetem ky kishte mbetur.
    po e bejn Rugoven sikur ka qene Gjergj Kastrioti.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Ode kushtuar Rrugës Durrës-Morinë, mrekullisë shqiptare
    08-04-2009 /

    Nga Flamur R. Keqa



    Pak Histori - Një popull liridashës dhe me vlera properëndimore me emrin burimor shqiptar, e me emër ndërkombëtar “albanian” me shekuj të tërë vuante, duronte të keqen, nëpërkëmbej, nënçmohej, burgosej, torturohej, vritej, ndiqej nga trojet autoktone, terrorizohej, përjetonte krimin, gjenocidin dhe spastrimin etnik nga armiqë të ndryshëm. Ky popull nuk jetonte as në Afrikë, nuk jetonte as në ndonjë cep të Azisë, nuk jetonte as në ndonjë ujdhesë të vetmuar, i rrethuar me piratë, nuk jetonte as në ndonjë planet të një galaksie të panjohur ku shqiptarët si qenie humane po sundoheshin nga qeniet johumane, por jetonte në kontinentin e quajtur Evropë e që ishte pjesë e një planeti të quajtur “Tokë”. Dhe kjo Evropë dhe kjo “Tokë” ishte e padrejtë ndaj qenies së saj njerëzore, civilizuese dhe kombëtare. Qenia shqiptare kishte nevojë për ndodhjen e mrekullirave.

    Mrekullia e I (e gjysmë) - Shpesh, gjatë jetës më kujtohej dhe cka është e vërtetë, edhe e admiroja “dialektikën” e Hegelit sepse më reflektonte gjasat për ndryshime dhe evoluimin e çështjes shqiptare dhe pse jo, pozitivitetit të gjithckajes. Fatmirësisht, fillimi i shekullit XX për një pjesë të këtij populli ishte shenjë e parë se procesi i dialektikës po bëhej realitet për cështjen shqiptare. Në fillim të shekullit XX, një pjesë e kombit tim fitoi pavarësinë. Padyshim që për gjeneratat e asaj kohe, që e përjetuan këtë ngjarje historike madhore e të papërsëritshme, paraqiste një ngjarje planetare në qenien e tyre të brishtë, të paprishtë, bujare dhe me shpirt jo pushtues. Mrekullia ndodhi.

    Megjithatë, pjesë të tjera të popullit tim mbetën nën kthetrat dhe mizoritë e pushtuesve dhe sunduesve të ndryshëm.

    Nënçcmimi, terrorizimi dhe gjenocidi vazhdoj të praktikohej në ta duke ngulfatur vlerat e tyre njerëzore, kulturore, demokratike, liridashëse, sociale e ekonomike. Pjesa e pavarësuar e shtetit dhe e qeniesë shqiptare nuk kishte mundësi që ta ndihmonte pjesën e pambrojtur, për arsyet nga më të ndryshmet, qofshin ato objektive, subjektive, të rrethanave dhe konstelacionit ekzistuese të forcave, interesave të ndryshme rajonale e globale etj etj.

    Në fund të shekullit XX ndodhi edhe një “gjysmë mrekulli” me shtetin e pavarësuar në fillim të shekullit XX. “Gjysmë mrekullia” pasqyrohej në depërtimin e frymës së demokracisë, që zëvendësoi socializmin më mizor që praktikohej në shtetet e Evropës socialiste, që kishte shtypur së tepërmi vlerat kombëtare, civilizuese, morale, fetare, njerëzore.

    Mrekullia e II - Pjesa tjetër e popullit tim ku bëja pjesë edhe unë, familja ime, të afërmit e mi, shoqeria ime, bashkëkombasit e mi me emra, ndjenja dhe qenie shqiptare vazhdoi të vuante, të terrorizohej dhe të përjetonte gjenocid. Por, edhe kjo pjesë si pjesa tjetër e popullit tim ishte e pathyeshme në rrugën e saj drejtë idealit të lirisë, demokracisë dhe mbrojtjes së qeniesë së saj njerëzore dhe kombëtare, duke ngritur dhe duke avansuar format e rezistencës ndaj së keqes së Ballkanit, të quajtur Serbi. Koha ndryshonte dhe punonte në favor të faktorit shqiptar, dhe tani, pjesa e pavarësuar kishte mundësi mbështetjeje dhe përkrahjeje të pjesës tjetër ende të robëruar. Në këtë rrugë të shenjtë, u zgjua nga letargjia dhe padrejtësia e së kaluarës dhe të tashmes edhe bota perëndimore me në krye SHBA-të, duke parandaluar gjenocidin dhe holokaustin ndaj kësaj pjese të qeniesë shqiptare civilizuese dhe properëndimore. Episodi i parë i mrekullisë së dytë për popullin tim, ndodhi në vitin e fundit të shekullit XX, pothuajse 90 vjet pas mrekullisë së parë, me hyrjen e ushtrive demokratike ndërkombëtare në Kosovë. Ndërsa, episodi i dytë e i fundit i mrekullisë së dytë, ndodhi në fillim të shekullit XXI, pothuajse një shekull pas mrekullisë së pare shqiptare, me pavarësimin e Kosovës. Rruga e tmerrshme e kaluar me shekuj nuk do të harrohet kurrë, dhe as atëhere, jo. Por, tani, mendjet dhe energjitë tona duhet të mbisundohen dhe përqëndrohen drejt ndërtimit të një ardhmërie të ndritur demokratike, civilizuese, integruese, paqësore.

    Mrekullia e III - Besoj tepër shumë, pa kurrfarë dyshimi dhe kalkulimi se baza dhe parakushti elementar për të ndodh mrekullia e tretë do të duhej të quhet, zhvillim ekonomik. Të dy shtetet, tani të pavarësuara, vuajnë ende nga moszhvillimi ekonomik dhe diferenca e madhe zhvillimore me vendet e rajonit e mos të flasim për Evropën. Të dy shtetet përpiqen të zhvillojnë ekonomitë nacionale dhe private. Por, për të shpejtuar zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian, sipas mendimit tim po mungon ende dicka thelbësore.

    Po mungon mrekullia e tretë për popullin tim! Diçka që nxit rrënjësisht zhvillimin ekonomik? Por, jo…

    Jo, jam shumë i bindur, se mrekullia e tretë po ndodh, dhe do të përfundojë së ndodhuri këtë vit. Pra, vitin “2009” do ta shënojmë me numra të artë ne, dhe të gjitha gjeneratat e ardhshme të Shqipësië së Lirë, të Kosovës së Lirë, të shqiptarëve në rrethinën e afërt por edhe shqiptarët në rrethinën e largët në Perëndim, në Lindje, në Veri dhe në Jug të planetit të quajtur “Tokë”.

    Mrekullia e tretë pagëzohet dhe emrin e ka “Rruga Durrës-Morinë”. Kjo mrekulli dhe ky mega-projekt shqiptar do të jetë definitivisht, aorta e zhvillimit ekonomik dhe e mirëqenies njerëzore. Sa më pëlqen kjo dialektikë, në të kaluarën njëra pjesë e popullit tim vlerësohej si shteti më i prapambetur në Evropë ndërsa pjesa tjetër (ajo e imja) konsiderohej si pjesa më e pazhvilluar dhe më e prapambetur e një krijese të krijuar kundër vullnetit të saj (“sllavët e jugut”).

    Po sot, nesër, pasnesër… Ndryshon gjithcka, ndryshon në mënyrë radikale, ndryshon dhe do të ndryshoj shumë pozitivisht. Një fjalë ë urtë shqiptare thotë “të preksha për të mirë”. Ishte ëndërr para një shekulli, ishte ëndërr para gjysmë shekulli, para 10 vjetëve. Por, jo sot. Sot është realitet. Komunikimi i një tërësie të ndarë padrejtësisht me shekuj do të zhvillohet si në ëndërrat më të mira apo sipas skenarëve të filmave më të mirë, të shpërblyer me çmimin “Oskar”. Mrekulli më të mire, jam shumë i bindur nuk do të mund të ndodhte. Lidhjet ekonomike dhe tregtare, do të përshpejtohen. Biznesi dhe malli gjirokastrit, durrësak dhe shkodran sa qel e mshel sytë do të takohet dhe këmbehet me biznesin dhe mallin prizrenas, gjilanas dhe mitrovicas. Mallrat dhe bizneset e përbashkëta shqiptare do të rrugëtojnë drejtë perëndimit, lindjes, veriut, jugut, përtej oqeaneve në tregje të reja dhe tek konsumatorët e rinjë. Në disa mallra do të shkruaj “Made in Albania”, në disa tjera “Made in Kosova”. Por, kjo do të jetë megjithate kënaqësi e madhe. Great pleasure, do të thonin në anglishte. Rrugët e kalueshme me vështirësi, nevoja për pashaporta, nevoja për zhdoganim të mallrave, siguria në qarkullim do të jenë terme të së kaluarës dhe do i fusim në arkiva. Lëvizja e shpejtë dhe e lirë e njerëzve, lëvizja e shpejtë dhe e lirë e mallrave si dhe lëvizja e shpejtë dhe e lirë e kapitalit do të jetë promotori i zhvillimit ekonomik. Shumë shpejtë GDP-ja e Shqipërisë dhe e Kosovës, shumë shpejtë GDP-ja për kokë banori e shqiptarit evropian ne miqësi të përjetshme amerikane, do të mund të krahasohet me GDP-të e shteteve evropiane.

    Proceset dhe kënaqësitë “Made in Kosova” dhe “Made in Albania” me rrugën “Durrës-Morinë”, sipas dialektikës së Hegelit dhe dialektikës time, poashtu, do të pasohen me mrekullira të reja, mrekullira që i kemi pasur dhe i kemi në mendjet dhe skenaret tona. Por, për këtë duhet ndryshojmë shumëçka tek ne, tek sjelljet tona, veprimet tona të ndërsjellta, organizimi e riorganizimi, strategjia. Shqipëria hyri në NATO, nesër në BE, pasnesër Kosova në NATO, në BE dhe dialektika nuk ndalet, është proces natyror i pandalshëm, është vet mrekullia. Por, kësaj dialektike duhet ti nënshtrohemi edhe ne, me vlera të reja, me punë të madhe, me arsim të avansuar. Kështu, procesi nuk frenohet, përndryshe…

    Prandaj shqiptar, Gëzuar Mrekullia e Tretë “Rruga Durrës- Morinë”

    Autori i shkrimit është ekspert i makroekonomisë


    ...

    55

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Themelues i Kosoves ashte 1974 aty nuke bane pjese asnji rugove,lexo historine e Kosoves tomli u vlue para shume vjeteve he ehe,ju vetem mbani ne goje 1968 1981 ,te perkujtoje demonstratat e vitit 1968 jane mbajte mbare europen fFrance,cekoslovaki edhe ne vere 1968 ne beograd te serbise,kurse ne nentore,te vitit 1968 edhe ne Kosove,Jugosllavise i duhej ora policore,per shkaqe te cekise si ndodhi me ta ,prandaje i shfrytezoi Kosovaret,te hyjne ne demonstrata per da ba pregatitje ushtarake dhe policore....lexoni pak,ditarin e ENVER HOXHES ndoshta do te mesoni dicka,...sa per mue ngjitjani emnin,qfare te doni ,teke e fundit ,ajo ashte ni ruge me numer ni ose dy sikurse krejte rruget e botes ,kur bie rruga ne alpe atehere e alpeve ,kur bie ne deti e detit ashte e kure bie ne person ,..se di se di?/

  8. #38
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    e perse ibrahim rugova dhe jo fatos nano apo sali berisha?????

    cja fusni kot. e cfare beri rugova per kete rruge? asgje.

    berisha po ben rrugen keta duan tja japin rugoves!!!!
    vari leshte

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Mrekullia e trete,Zotni ,Brari, Revulicioni kulturo demokratike i dijunise reale,dhe hiqe ma shume e hiqe ma pake ,texti i juej me pelqen ashte real FLM.

  10. #40
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Emër jashtëtokësori

    LDK ka përshtypjen sikur kanë bërë namin, dhe tash edhe Afrikës duhet t'i ngjitet emri Ibrahim Rugova.
    haha, tona zuzakt dueht mi thirrë "ibrahimo-amerikanë"... pak ma kandshëm se e zakonshmja nagger

    autostrada duhet me pasë noj emën si 'syri shqiponjës i artë i pavarur 2008, n.t.p. shabani'

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •