Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2005
    Postime
    30

    Smile U hap më në fund dhe faqja e PD!

    Me ne fund u hap dhe faqja e PD dhe forumi i saj tek adresa:
    http://www.partiademokratike.al/.

    Ju tani keni mundesi te shprehni mendimin tuaj dhe te thoni fjalen tuaj direkt ne hapesiren e re te forumit.
    Ju pershendes, Veris.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Per hajer... Kur do na i jepni birrat.

    (Nga pikepamja informatike, nuk eshte ndonje ndertim i forte. Prisja te shihja nje design ne .NET...)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 27-04-2007 më 16:51
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gje e mire kjo por a munden njerzit aty ti drejtojne pyetje apo te bejne sugjerime liderve te pd-se dhe te marrin pergjigje?

    kush mundet te hyj aty le tu drejtoje keto pyetje Pd-se..


    psh sa te rinj ka anteresuar Pd qe nga 3 korriku i 2005-ses.. e ketej?

    pse i gllaberoj edvin meta gjithe rinine e katundo qyteteve?

    kush e mban pergjegjsine per gjendjen e fjetur te Pd-se krahasuar me gjallerine e partive mafioze ps e lsi e compani?
    nejse.. rendesi ka qe paska hapur nje porte PD-ja..

    a porte a dericke e vrime..te shohim..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    a porte a dericke e vrime..te shohim..

    LOL e ke degju ate "nje verrr ne uje" :P

    Ku kane kohe o brar ministrat te merren thashethemet e tua


    jane bizi duke marr the dhene rrushfete

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    hajde urime per faqen vertet shume interesante .

    dhe i pafshim hajrin

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Kjo i mungonte Albes ,tani u kompletua....eee thuaj..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Grid Rroji emërohet drejtor i Departamentit të Informacionit të Këshillit të Ministrave


    01/05/2007 - Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot përpara mediave Departamentin e Informacionit të Këshillit të Ministrave pas ndryshimeve që ka pësuar kjo strukturë me emërimin e zonjës Majlinda Bregu në postin e Zëdhënës së Qeverisë.

    Gjatë konferencës për shtyp Kryeministri prezantoi dhe drejtorin e ri të këtij departamenti z.Grid Rroji. "Sot, jam para jush për tu paraqitur ju ketu dhe nëpërmjet jush qytetarëve shqiptarë Departamentin e Informacionit të Këshillit të Ministrave, i cili u ngrit pas emërimit nga Parlamenti, të zonjës Bregu (Ajazi) si Ministre e Integrimit dhe Zedhenese e Keshillit të Ministrave, Department, i cili ka një synim madhor, ridimensionim të detyrueshëm, të komunikimit të qeverisë, agjencive të saj me publikun nëpërmjet mediave, intensifikimin e marrëdhënieve publike të qeverisë, lidhjet e saj të ngushta nëpërmjet informacioneve me mediat, si kusht më themelor për një veprimtari më transparente, si kushte themelore për të rritur përgjegjshmërinë para publikut të zyrtarëve të administratës shqiptare.

    Ju keni konstatuar se një qeveri e përkushtuar në respektin e plotë të fjalës së lirë, të lirisë dhe pavarësisë së mediave është po kaq e përkushtuar, që të gjithë informacionin e saj që cdo hap dhe cdo veprim të saj ta verë në dispozicion të publikut nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara. Ne besojmë se me këtë riorganizim që bëjmë do të rrisim në mënyrë të ndjeshme transparencën e veprimtarisë së qeverisë. Shpresojmë që zyrtarët të mos ta konceptojnë këtë marrëdhënie, si një marrëdhënie të tyre të detyrueshme me qytetarin.

    Mua këtu më shoqëron stafi i këtij departamenti, por unë jam sot këtu për të paraqitur Drejtorin e ri të Departamentit të Informacionit të Këshillit të Minisrave, zotin Grid Rroji.

    Gridi është një nga ata punonjës që bashkohet me ekipin tonë, duke lënë një vend pune të lakmueshëm në OKB, ku është marrë pikërisht me Marrëdhëniet Publike, në detyrën e Koordinatorit të Marrëdhënieve Publike të zyrës së kësaj organizate. Në këtë detyrë ai ka akumuluar një eksperiencë shumë të pasur në marrëdhëniet publike poliedrike, të cilat janë të domosdoshme për Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Gridi është arsimuar në Kolegjin Kuins, të Unversitetit të Nju Jorkut dhe ka kryer studime për Master në Universitetin e Long Island, Bruklin. Studimet i ka kryer për filozofi politike, marrëdhënie politike. Në fakt i është përkushtuar marrëdhënieve publike në OKB.

    Në veprimtarinë e tij ka një seri arritjesh shumë të rëndësihme, të cilat ju do të keni mundësi t’i njihni më nga afër në CV-në e tij. Është anëtar bordesh, anëtar këshillash, fitues çmimesh të rëndësishme. Gridi vjen nga një familje me background artistik. Ai është edhe një pianist i talentuar, fitues çmimesh në piano. Ky fakt i bën edhe më të besueshme kredencialet e tij në marrëdhëniet publike, pasi jam i bindur se ndjeshmëria e tij artistike do t’i shërbejë për të patur të gjithë ndjeshmërinë e duhur ndaj publikut, për ta informuar atë sa më mirë dhe me korrektesi.

    Zonja Bregu (Ajazi) ka bërë një skemë të plotë të një transformimi pak më të thellë, në mënyrë që të lehtësohet sa më shumë komunikimi me ju, të keni akses të shpejtë në çdo veprimtari të këtij institucioni, por edhe të institucioneve të tjera. Unë shpresoj se në shikim të parë ju i vini notën maksimale Drejtorit të Departamentit të Informacionit të Këshillit të Ministrave, sikundër jam i bindur se këtë paradhënie do ta meritojë plotësisht. Më lejoni të falenderoj bashkëpunëtorin tim zotin Sejamini, i cili ngarkohet me një detyrë shumë të rëndësishme dhe, kam besim të plotë se Sejamini është një mendje jashtëzakonisht e hapur ndaj reformave dhe do të japë një kontribut të cmuar në disa prej reformave më të ndjeshme për vendin".

    Më pas kryeministri i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve:

    Pyetje: Zoti Kryeministër gjatë këtyre dy viteve kemi parë shumë ndryshime në Departamentin tuaj të Marrëdhënieve me Publikun, kemi parë zëvendësime njerëzish dhe tani një riformatim të ri. Cila është arsyeja e këtyre ndryshimeve, është e vështirë të punohet me zotin Berisha, apo nuk arrin të thonë atë cka duhet për qeverisjen?

    Kryeministri: E para përjashtohet totalisht. E dyta u kalua nga një formë në të cilen të themi departamenti ishte në funksion të kryeministrit, në një formë në të cilën departamenti është në funksion të Këshillit të Ministrave. Marrëdhëniet Publike nuk është se s’duhet të përmirësohen, por nuk mund të them se kanë qenë diskrete. Qeveria dhe Agjencitë e saj duhet të kenë transparencë të plotë në çdo gjë. Pra qëllimi kryesor është të ridimensionohet transparenca , sepse ky department është përgjegjës edhe për kryeministrin edhe për qeverinë. Faktikisht zonja Bregu është në një fare mënyre ministre e dyfishte, Ministre e Integrimit dhe Ministre e Informacionit.

    Pyetje: Pse vendosët të ktheheni në Shqipëri duke lënë një punë shumë të mirë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, siç theksoi edhe zotit Kryeministër?

    Zoti Rroji: Ishte një nder për mua, që pata rastin të bashkëpunoj me Kryeministrin Berisha dhe me qeverinë e tij, gjithashtu edhe me Ministren Bregu. Unë dëshiroj, me gjithë forcat e mia t’i shërbej kombit tim, vendit tim, aty ku unë kam lindur. Jam vërtetë shumë i kënaqur dhe madje edhe i emocionuar që jam sot para jush. Ndërkohë, emri im vjen nga një rasë e një tume ilire, e përzgjedhur nga mamaja ime, e cila punonte në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe është ose emër ose një fragment emri. Me sa di unë, sot ka edhe të tjerë njerëz që kanë këtë emër.



    RD

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Uriume Faqja Ishte E Bukur Sa Me Shum Suksese

  9. #9
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Grid Rroji emërohet drejtor i Departamentit të Informacionit të Këshillit të Ministrave

    Ja kush eshte Grid Rroji.

    http://www.innercitypress.com/unhq050407.html

    Nje guide e nderteses se OKBSe.

    Ja dhe nje video me Grid Rroji ne aksion duke i bere Ali G nje xhiro ne OKB (minuta 3:40)
    http://www.youtube.com/watch?v=aV3ncKB8a4s

    Nga roje godine ne drejtor i Departamentit të Informacionit të Këshillit të Ministrave !!!

    Te kujton kohen e qoftlargut qe merrte nje karrocjer dhe e bente antar te byrose politike.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #10
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Me te vertete diçka interesant,Bravo..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •