Close

Rezultati i Sondazhit: Çfarë mendoni për këtë nismë

Votues
36. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Një gjë shumë pozitive

    33 91.67%
  • Nuk edi

    3 8.33%
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    mendoj se nese do te behej nje marreveshje dypaleshe per kete prefiks, nuk do te munde ta ndalonte askush kete gje. Organizatat nderkombetare Kosoven munde ta pengojne te marre prefiks te ri, por nuk munde ta pengojne te marr nje prefiks qe ekziston. Bile jam i sigurte se as nuk ka nevoje te pyes kosova per nje gje te tille ne asnje organizate. Psh serbia e ka gjysmen e mitrovices me prefiks te serbise te vranjes. vala 900 perdor prefiks te monakos, ipko perdor te sllovenise, pra ska pasur nevoje te pyetet askush.
    Arsyeja pse nuk behet nje prefiks i perbashket me shqiperine nuk e di cila eshte, gjithashtu skam degjuar as te permendet ndonje projekt i tille. Por ma merr mendja se duhet te ekzistoje nje marreveshje qe fitimi i prefiksit te ndahet ne menyre proporcionale ne varesi te thirrjeve nderkombetare qe ben shqiperia perkatesisht kosova. Sepse me siguri as Kosova nuk do te pranonte te merr kete prefiks nese te gjitha fitimet i shkojne pales shqiptare. Sepse duhet te kihet parasysh qe nese Kosova merr kodin e vet ne te ardhmen fitimet e prefiksit jane mjaft te medha. Pra duhet te behet nje marreveshje dhe jam i sigurte se teknikisht munde te behet. Perparesia do te ishte qe shqiptaret do te munde te flisnin si brenda nje shteti dhe kjo do te afrone integrimet brenda shqiptare.
    Por problemi kryesore besoj qe megjithate gjendet ne Kosove, sepse qeveria e mjere e Kosoves nuk guxon asgje te beje pa pelqimin nderkombetare, dhe nje projekt i tille do ti pengonte serbeve te Kosoves qe do ta shihnin nje lloj bashkimi kombetare.
    Prandaj projekte te tilla te guximshme as qe guxojne te permenden ne media.

  2. #12
    Nuk eshte keq si ide...

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-05-2008
    Vendndodhja
    Danmark
    Postime
    41
    Jo...jo nuk behet , prefikset vendosen ne baze shtetesh gje qe edhe me rregulla nderkombetare eshte e pamundur ...

    Por edhe si ide nuk me pelqen mbasi Shqiperia me Kosoven nuk kane jane nje shtet , nuk kane te njejten histori dhe s `kane te njejtin identitet ...

    Ps . Hapsi i temes te shtoj dhe nje klauzole tjeter tek votimi psh ""JAM KUNDRA"" !!!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Askushius_DK Lexo Postimin
    Jo...jo nuk behet , prefikset vendosen ne baze shtetesh gje qe edhe me rregulla nderkombetare eshte e pamundur ...

    Por edhe si ide nuk me pelqen mbasi Shqiperia me Kosoven nuk kane jane nje shtet , nuk kane te njejten histori dhe s `kane te njejtin identitet ...

    Ps . Hapsi i temes te shtoj dhe nje klauzole tjeter tek votimi psh ""JAM KUNDRA"" !!!
    apet erdhe ti?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #15
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Citim Postuar më parë nga Askushius_DK Lexo Postimin
    Jo...jo nuk behet , prefikset vendosen ne baze shtetesh gje qe edhe me rregulla nderkombetare eshte e pamundur ...

    Por edhe si ide nuk me pelqen mbasi Shqiperia me Kosoven nuk kane jane nje shtet , nuk kane te njejten histori dhe s `kane te njejtin identitet ...

    Ps . Hapsi i temes te shtoj dhe nje klauzole tjeter tek votimi psh ""JAM KUNDRA"" !!!

    Ja ku kete qe thua ti nuk jane nje shtet eshte dashur ta lexosh mire dhe pastaj te pergjigjesh
    Më lini t’ju jap një shembull. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë të njëjtin kod ndërkombëtar: 001

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Kosova dhe Shqiperia po te duan munde te bejne kete hap, por nuk kane qeveri qe punon per kombin, thjesht kryejne detyrat ditore, "standardet" siq ja kerkojne te huajt.

  7. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga necky Lexo Postimin
    Të flasësh në telefon nga Tirana me Prishtinën të shkund nga paratë. Ky shpenzim thuajse dyfishohet kur flet me një celular. Dikush do të pyesë: Pse nuk përdor Skype? Me SHBA-në dhe Anglinë mund të kushtojë lirë me Skype, por me Shqipërinë vetë dhe Kosovën kushton shumë më shtrenjtë. Fut në këtë situatë faktin që më duhet të komunikoj pa ndërprerje me redaksinë e Prishtinës (duke qenë në Tiranë) dhe kjo e çon koston e komunikimit në stratosferë. Kjo është e patolerueshme dhe për më tepër tendencioze e jopatriotike. E gjithë kjo vetëm për faj të prefiksit ndërkombëtar, që duket se është një ndër çështjet më të rëndësishme dhe më të abuzuara të ditëve që po jetojmë. Më lini t’ju jap një shembull. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë të njëjtin kod ndërkombëtar: 001. Vetëm ky fakt i bën telefonatat nga njëri vend në tjetrin të njëjta me ato brenda vendit. Pse është bërë kjo zgjedhje? Për të ulur në maksimum kostot e komunikimit mes dy vendeve, ekonomia e të cilëve është aq e integruar dhe e ndërthurur sa që nuk mund të shihet se ku fillon njëra e ku mbaron tjetra. Edhe PC World botohet në një version për të dy vendet. Kjo është një logjikë ekonomike dhe njerëzore. Pse të mos aplikojmë këtë sistem mes Shqipërisë dhe Kosovës? Kodi ndërkombëtar 00355 mund të na përfaqësojë që të dyja palëve dhe nuk do na duhet të marrim borxh prefikse nga Monako apo Serbia. Mund të bëhet? Bëhet, dhe brenda pak ditësh bile, po qe se është vullneti për ta bërë.



    Ç’të mira do të kemi?
    Do komunikojmë mes nesh me një kosto shumë herë më të ulët, që do të thotë lehtësi të mëdha në biznes dhe marrëdhënie personale. Vendosja nën një pre¬fiks të vetëm ndërkombëtar do të influenconte drejtpërdrejt dhe në uljen e kostos së internetit dhe telefonisë celulare. Me pak fjalë, ata që do të për¬ tonin dhe të ishin shqiptarët, por… Por do të humbnin kompanitë e telefonisë, si asaj -fikse dhe celulare. Dhe nuk bëhet fjalë për humbje të vogla!

    Shtrohet pyetja pse nuk bëhet një gjë e tillë?
    Nuk ka si bëhet për shumë arsye, ku më e forta është fakti se telefonia nuk është më në duart e shqiptarëve dhe nuk mund t’ju kërkojmë të huajve të jenë patriotë për ne. Ashtu si po ndërtohet rruga Durrës-Kukës si një dhuratë 1 miliard dollarësh nga shqiptarët e Shqipërisë për vëllezërit e Kosovës, mund të ndajmë dhe një prefiks ndërkombëtar, që në fakt nuk na kushton asgjë. Një miku im nga Peja më thotë se nuk janë vetëm këto arsyet e pengesat. Nëse qeveria e Kosovës do ja kërkonte seriozisht ndarjen e prefiksit qeverisë së Shqipërisë, besoj se kjo e fundit nuk ka për të thënë jo! Duke parë përparësitë që do të sillte ky unifikim komunikimi mund të duket e çuditshme që nuk është bërë që më parë, por në të vërtetë nuk duhet të habitemi. Administrata ndërkombëtare në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë pengesa kryesore për afrimin mes dy Shqipërive. Ka qenë një kohë që UMNIK-u nuk lejonte as futjen e librave dhe shtypit nga Shqipëria në Kosovë. Politika e çnacionalizimit e ndjekur në BE, që është bërë faktor bashkimi mes vendeve Evropiane, në rastin e shqiptarëve po bëhet faktor keqdashës ndarjeje. Pastaj ka një logjikë të thjeshtë. Gjirokastra është më larg se Prishtina nga Tirana; pse duhet të paguaj 5-fish për të folur me zyrën e Prishtinës dhe të kem mundësi të flas lirë me Gjirokastrën, kur të them të drejtën, nga ana e biznesit as që më bie rasti për ta parë e për t’i folur.
    Qeveritë e dy Shqipërive janë shquar për patriotizmin e tyre, ndaj nuk do jetë keq që të takohen për një KAFE e të nënshkruajnë një marrëveshje që nuk do ketë gjykatë, qeveri apo shoqëri që ta kundërshtojë. Zotërinj! Dua të flas lirë me Italinë dhe Greqinë, sigurisht, por kur të flas me Shqipërinë, dua ta marr me nge e të çmallem, se kemi 100 vjet larg!


    Tema aqe sa mund te jete nga bota informatikes aqe eshte edhe kombetare

    Sqarim temen mendova ta postoja ne kete forum nese bie ndesh me regullat mund te bartet ne nje tjeter forum

    necky,

    e kujt eshte kjo nisme? Eshte diskutuar diku ne ambient publik ne rang politike, apo eshte ide personale? Se eshte thjesht shume e mire.

  8. #18
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Kjo nisme ka filluar nga revista prestigjioze nderkomtare me degen e saj ne Shqiperi PCWORLD

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-05-2008
    Vendndodhja
    Danmark
    Postime
    41
    Nuk di kush qe ai injorant nga stafi qe fshiu postiumin tim ku behet mjaft e qarte situata...(fjala eshte per biznes dhe rregulla nderkombetare )??????!!!!!!...

    ps. Fatkeqsi, por ndodh dhe keshtu ...!!!!!!!!!!!!!

  10. #20
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Duhet te behet ivestohet ne ket drejtim per ket ju bie pak me hargju se ne te kunderten esht fare leht dhe thjesht vetem antenat dhe vala nag kosova hap nej linj numer dhe ne ket numer mund te flasin te dy anet me qmim shum te lir e jo siq esht tash dyfish me shtrejt.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •