Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Arrestohen 10 nëpunës mes tyre, babai i prefektit të komunës së Çairit, Izet Mexhitit

    Arrestohen 10 nëpunës të Fondit pensional, mes tyre edhe babai i prefektit të komunës së Çairit, Izet Mexhitit

    Arrestohen 10 persona në Fondin për Sigurim Pensioanl. Në operacionin “Shtylla”, Ministria e Brendshme ka arrestuar dhe ka ngritur padi penale ndaj 10 personave të dyshuar se kanë bërë shëprdorime financiare. Mes të arrestuareve siç mëson Shqipmedia gjendet edhe babai i prefektit të komunës së Çairit ne Shkup- Izet Mexhitit, ( njëkohësisht funksionar i lartë i partisë në pushtet respektivisht BDI-së ) i punësuar në Fondin Pensional.

    Zëdhënësi i Policisë Ivo Kotevski, tha se janë ngritur padi penale ndaj personave V.P, M.G, K.P, B.M, S.J, dhe V.M të gjithë të punësuar në Fondin Pensional. Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës zyrtare”, “falsifikime kompjuterike” dhe “shoqërim kriminal”.

    Gjithashtu si të dyshuar janë paraqitur edhe K.E , V.S, Q.P dhe E.K, të gjithë të dyshuar se kanë përgatitur dokumenatcion të falsifikuar, nxitje dhe falsifikime kopmjuterike dhe shëprdorim të vendit të punës. Kotevski tha se të gjithë të dyshuarit u kanë mundësuar 43 personave nga Shkupi të marrin pension në mënyrë jolegale dhe duke u mundësuar libreza me stazh pune për disa vite.

    “Me padinë penale, 10 personat ngarkohen se gjatë vitit 2004 dhe 2005 me qëllim që për vete dhe të tjerët në mënyrë të paligjshme të fitojnë mjete financiare, kanë formuar grup kriminal. Ata kanë përgatitur dokumente për realizim të së drejtës për pension për personat të cilët vetë i kanë gjetur dhe të cilët sipas ligjit nuk i kanë plotësuar kushtet për marrje të pensionit”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i Ministrisë së Punëvë të Brendshme.

    Nga Ministria e Brendshme thonë se 43 personat që kanë kërkuar shërim nga grupi i dyshuar, kanë paguar shuma të ndryshme për ta fituar këtë të drejtë në mënyrë jolegale. Ata, sipas policisë, për shërbimet e marra kanë qenë të detyruar të paguajnë nga 1500 deri në 4000 mijë euro. Më pas paratë e marra, janë ndarë mes 10 anëtarëve të grupit.
    Të gjithë të dyshuarit pas urdhërit të Gjykatës themelore Shkup 1 janë arrestuar dhe i janë dorëzuar gjykatësit hetues për përocedurë të mëtutjeshme.


    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-06-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    84
    B.M=Beqir Mexhiti.

  3. #3
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, thotë se arrestimi ditë më parë i babait të tij në mënyrë spektakulare së bashku me disa punonjës së Fondit Pensional dhe Invalidor, është që të njolloset ai si politikan.
    “Kam informata të sakta dhe nga burime të besueshme, se faji i vetëm i babait tim pse është arrestuar në mënyrë spektakulare nga policia është pse është babai im. Dhe qëllimi i vetëm i arrestimit publik të tij është që të njollosem unë si politikan. Por së shpejti të gjitha këto që ua them këtu do i dëshmojë me fakte dhe të gjithë do e shohin ashiqare se në këtë shtet disa struktura veprojnë sipas parimit ‘vetëm shqiptari i komromituar është shqiptar i përdorshëm’. Në këtë shtet ende ka struktura policore të cilat janë nën ndikimin e qarqeve të ndryshme politike, që e kanë për qëllim të kompromitojnë çdo politikan shqiptarë që ata e mendojnë të rrezikshëm”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •