***
Oh, c`nate!Prej tokes se thelli,
Nje hymn i mahnitshem ushton
E can madheshtor neper qiellin,
Ku hena me rete vallzon.
Dhe pishat me mall perqafojne
Feneret e rruges kudo;
Te dehura hijet lodrojne
Dhe dridhen e puthen nen to.
Pas tyre dikur, si femije,
Me miken ne rendnim me vrap
E ndalnim t`i kapnim, po hijet
Na shkisnin e putheshin prap.
Nuk di per sa kohe vazhduam
Te rendnim ashtu plot hare,
As di si pastaj u bashkuam
Me lodren e tyre dhe ne.
Mbaj mend vetem fjalet qe shkane
Aq embel nga buzet e saj:
I dashur, vec ty te kem prane,
Pa jeta rrjedh vete pastaj
Dhe nata, e bukura nate,
Ushtimen pushoi rreth nesh;
Keshtu si tani, hene e arte
U fsheh dhe humbi pas resh.
Po ne ku u zhdukem,ku humbem
Aq keq, sa mos shiheshim dot?
Sa me njeri tjetrin s`po mundim
Ta gjejme gjekund dhe sot?
1968
Krijoni Kontakt