Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40

Tema: Jorgo Bllaci

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    ***

    Te le shendene, o shok , o mik, qe thelle
    Per mua pate ndjere dhembshuri!
    Nuk dua helm kjo vjershe te te sjelle,
    Kur vete po e shkruaj ne qetsi.


    Perse po ngre sot dore kunder vetes?
    Nuk di ne c`hon i shpreses yll me ra.
    Kam mbetur n`udhekryq e shtegu i jetes
    S`kuptoj nga cila ane nis, or vlla!


    Mistere te panumerta ne koke
    M`u mblodhen e s`po di se nga t`ia mbaj;
    S`me mbetet vecse me te ftohten toke
    Morine e te fshehtave ta ndaj.


    Ti mos kerko t`i dish keto mistere
    Te lutem vec, me duf, me shpirt, me zjarr,
    Te me kujtosh per te mire edhe ahere,
    Kur te me kalbet kryqi…mbi varr.


    1965

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    ***

    Kur buzeqesh plot gaz e shend,
    Ti ndrin gjithe enderrat e mia;
    Nga thellesire e syrit tend
    Veshtron e cilter dashuria.

    Hutohem, mendjen krejt humbas,
    Magjepsem pas atij veshtrimi;
    Me grish padashur n`at cast
    Nje vis i larget enderrimi,

    Ku vetetin ne qiellin blu
    Gezimi, jeta , lumturia,
    Ashtu siq ndrin ne syte e tu,
    Ne syte e qeshur, dashuria!


    1961

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    ***

    Ra nata mbi fushen pa ane,
    Zefiri shelgjishtat perkund.
    Po shkasin karrocat me sane
    Ne pluhur te rruges pa fund.


    Kojrillat merguan ne juge
    Dhe pylli se thelli rrenkon.
    Dikush, ne te heshturen rruge,
    Nje kenge te dhembshur kendon.


    Dhe ikin karrocat me sane,
    E zera nuk ndihen gjekund.
    Mendimet pas tyre c`me vane,
    Ne mjegull te fushes pa fund…


    1960

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    ***

    Kenge, jete, drite, hapsire,
    Brohori jehonash plot kumbim!
    Enderrat e shpirtrave te dlire
    Kaltrojne qiellin pa mbarim!


    Eja mike, flakja zemres velin
    Qe te ka mbuluar me merzi :
    Gonxhet po shperthejne, shih, po celin
    Mijra lule, mijra dashuri!


    Mjaft me drojtjen tende dhe ngurrimin!
    Sot pranvera zgjon kudo gezimin-
    Jepju e tera vrulleve te tua,

    Eja te te puth, te te pushtoj!
    Njerez, qe te gjitheve ju dua,-
    Lermeni, si mik t`ju perqafoj!


    1958

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Sa mekat, qe ky poet i cmuar nuk ka qene i njohur,sidomos nder viset shqiptare te jasht Shqiperise zyrtare, deri para pak vitesh!
    Vargu i tij i lehte,qe reflekton shpirtin e dlire te poetit shqiptar,kundermon ere trendafili qe te qeton shpirtin kur ti ndjen merzi!Jorgo Bllaci do te ze definitivisht nje vend shume te rendesishem ne letersine tone.Ai eshte njeri nder liriket me te forte qe kemi patur ndonjehere.



    TUFANI

    Nentogeri gjithnje me pat thene:
    “Shok ushtar, duhet bindje n`ushtri!“
    Porse une atehere kam qene
    Kokekrisur, siq jam dhe tani.

    ………………………………

    Cmendurisht une e dua tufanin,-
    Sidomos atehere n`ushtri,
    Ku kish dreqer ne vend te me mbanin,
    Kur degjoja gjemimet e tij!


    Nje te diel pushimi dhjetori,
    Tek shetisja me shoket plot shend,
    Permbi krahe tufani me mori
    Dhe me beri te bridhja pa mend.


    Me perplasej ne gjoks ere e forte
    Dhe me mbushte me gaz e me dehte…
    Po me zuri nje shi,more shoke,
    Nje rrebesh qe me solli ne vete!


    Erdha mardha e ngriva aq shume,
    Sa u bera si dreqi pishman.
    I thash vetes: perse bre, pa pune,
    Te baresesh keshtu ne tufan ?


    Po rrebeshi gjithe fushen e nxiu.
    Ku te gjeja nje strehe?Per fat,
    Pashe diku nje kasolle bariu,
    Qe m`u duk n`at cast si pallat!


    Neper shqoten e rrepte e rrebele,
    Nisa vrapin drejt saj menjehere.
    Do me bente baloshi fertele,
    Po mos dilte nje vashez ne dere.


    „C`lumturi!“-peshperis i cuditur
    Edhe shtangem prej gazit ne vend!
    Kjo kasolle,kjo vajze , pa pritur
    Robert Bernsin me sollen ndermend.


    Ne nje vjershez ai kishte shkruar,
    Se nje vajze e shpetoi ne tufan.
    „Dic do jem,- thash dhe une i gezuar,-
    Qe papritur keshtu po me ngjan!”


    Vetetimthi leshverdha fshatare,
    Si sorkadhez e trembur me pa.
    Dhe pastaj, me nje ndrojtje mitare,
    „Urdhero ne kasolle…“- me tha.


    Ula kryet e pragun kalova,
    Me nje drithme te thelle ne gji…
    Por m`u shemb gjithcka qe mendova,
    Se te zjarri qe plaku bari!


    Kur ai, me veshtrimin drejt meje,
    Mermeriti:“Ku shkon neper shqote?“,
    Une ndjeva pa pritur nder deje
    Nje rreqethje te ftoht` e te forte.


    Mblodha veten e vajta te zjarri,
    Zura vend dhe i thash menjehere:
    “Epo , xhaxho, detyr` e ushtarit
    As qe pyet per shqote e per ere…”

    …………………………………

    Ne kujtese dhe sot me ka mbetur
    Cdo veshtrim i leshverdhes, cdo gjest.
    Ate nate, kur rash per te fjetur
    (vetkuptuhet se ku : ne arrest!),


    Papushuar ne shpirt me kumbonte
    Embelsisht zeri i saj vasheror.
    Gjithe ankth, prisja diten t`agonte
    Dhe takimin gazmor dashuror.


    Por agoi, u ngrys,prap agoi…
    Une s`pashe as fushe, as rruge.
    Komandanti pastaj me dergoi
    Me sherbim, diku tutje ne Jug.


    Kur u ktheva, kish ardhur pranvera,
    Kishte nisur te zgjohej prap jeta,
    Po ne fushe, mes lulesh te tjera,
    Me te bukuren lule s`e gjeta.


    Ne repart, disa shoke me thane,
    Se nje vajze me kishte kerkuar,
    Po pastaj, s`di ne c`mal, me babane,
    Tok me grigjen ajo kishte shkuar…


    Ato vite, s`di c`shpresa me mbanin
    Qe ta shihja ndokur…
    Dhe prandaj
    Cmendurisht une e dua tufanin,
    Se me shfaqet fytyrez e saj…


    1963

  6. #26
    Shkeputur nga "Zerat e nates"

    ***
    Kur padashur humbas nder kujtime
    Mos me shih me trishtim e merzi;
    Mos m’u ngrys, moj e bukura ime,-
    Koha shkon e me s’kthen perseri

    Por nga mjegull’ e kohes se ikur
    Ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon
    Mallengjenjes, i larget, i mbytur,-
    Dhe padashur ne shpirt na trishton…

    1960


    ***
    Ah, nen keto akasje te thara krejt pothua,
    Ka vite e s’me kujtohet si ndodhi qe papritur
    Ajo pa vetem qiell e dege permbi mua
    Dhe une, bar, nen floket e saj te shpurpuritur.
    Mbaj mend qe u ngrit nje thirrje e s’di ku humbi
    Pastaj dy zogj qe rane diku nga nje fole
    Edhe nje ere mali, qe erdh e befas shkundi
    Deboren e petaleve mbi ne…

    1984
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te kenaqet shpirti me vargjet e Jorgo Bllacit. "Harrohen", apo behet sikur harrohen shume here, vlera te cmuara poetike nga krijues shqiptare, duke u vertitur e vertitur vetem ne nje apo dy krijues, sikur vetem aty qenka forca e rendeses se arshives te pasur letrare te Shqiperise. Kalimtare, sigurisht kalimtare kjo "harrese"...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    ***

    Medet se c`hall i madh me gjeti:
    Nuk e kuptoj se c`eshte kjo,
    Qe s`po arrij ta njoh veten,
    Kur jam ne enderr e kur jo!


    M`u be sikur, tani dhe dridhem,
    Kaq e tmerruar enderr qe,
    M`u be sikur nje short i hidhur
    Na ra per pjese e sikur ne,


    Qe mezi c`presim per t`u pare,
    Sesi u grindem krejt pa shkak
    Dhe mbetem, per habi,te ndare
    Nje cerek shekulli , jo pak!


    Duro e tkurru e shkreta zemer
    Thash se do me ngurosej shpejt,
    Po befas ti me thirre n`emer
    Dhe brofa i shastisur krejt,


    Sa s`munda ta kuptoja fare
    Dhe s`e kuptoj dot as tani,
    Kush ishte enderr, ajo ndarje
    Apo ky zgjim plot lumturi?

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    ***

    Une e di qe ti tani per mua,
    Prane stufes rri edhe mendon:
    “Jorgo,Jorgo! - ti me vete thua -
    Kete nate ku po e kalon?


    Valle,mos ndonje vejushe e mbetur
    Te ka marre sonte ne shtepi
    Dhe te puth e te pushton e etur,
    Gjithe epsh e gjithe egersi?...“


    S`ke se c`ben, e dashur, rruge e shkrete
    Ne te huaj shtreter te perplas!
    S`kane faj vejushat mendjelehta
    Qe ne brengen time gjejne gaz!


    Ti serishmi mendjen vret per mua,
    Prane stufes,brengen duke fshehur:
    „Jorgo,Jorgo! - prap me vete thua, -
    Mos po endesh rrugeve i dehur?”


    Jo, e dashur, sonte fli e qete :
    Ne nje park te heshtur,fill i vetem
    Po qendroj,porsi nje zog pa flete;
    Permbi stol i krrusur,qaj e mekem
    Dhe pse qaj nuk e kuptoj as vete…


    1959
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 16-12-2007 mė 17:10

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    ***

    Kushtuar P.J.

    O mik i shtrenjte!Shkuan kaq vjete,
    Po ty nga shpirti dhembja nuk t`u nda;
    S`te qeshi buza, qysh nga dite e shkrete
    Kur nje syzeze iku dhe te la.


    Po pse, i dashur, vitet qe na shkuan
    Me brenge t`i kujtojme e me merzi,
    Kur ne me gjithe zemer ia kushtuam
    Cdo hov rinor se dlires bukuri?


    Ne vitet tona, s`duhet ta genjejme
    Me lote shpirtin, se s`ia vlen, vella,
    Qe dashurine e vogel ta shperblejme,
    Keshtu si ti , me dhembje te medha!


    1963

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letersia E Sotme Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 18:43
  2. Te perndjekurit ne greve urie
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:59
  3. Gazeta 55 gazete e popullit.
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 20:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •