Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40

Tema: Jorgo Bllaci

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Mban mend? Kesaj rruge dolem
    Naten e lamtumires.
    Fjalet qe nuk i folem
    Shiu ja tha erresires.

    S'di sonte kendej kalova
    Kohet si lashe menjane,
    Befas m'u duk se degjova
    Dy zera,si zerat tane..

    Njeri dic foli per mallin,
    Tjetri sikur psheretiu...
    E dashur ,ne ishim valle
    Apo erresira dhe shiu?

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Postuar mė parė nga D D
    mė pėlqen kjo vera e kėtushme
    e vjetėr dhe e mirė
    mos mė lini me dy gllėnqka
    kam kohė qė s'kam pirė
    kaq eshte kjo? vetem kaq?

  3. #13
    Plaku i urės

    Qėmoti, thonė, te njė urė e gurtė
    Tre vetė deshėn t’iknin nga kjo botė
    Por ua kuptoka mendjen njė i urtė:
    “Ē’e keqe ju ka gjetur?” – vjen u thotė

    Ia kthen m’i riu: “Miken qė mė deshi,
    Njė tjetri sot ia shpien me dasmorė…”
    “Ja ti shpėtove, - foli plaku e qeshi, -
    por kur tė marrė vesh ajo e gjorė
    Ē’ia gjeti mikun, pika mund t’i bjerė
    Nuk t’ardhka pakėz keq?” Ky mbeti shtangur
    Dhe nė mendime ra njė copėz herė,
    Pastaj u ngrit e shkoi nga kish ardhur

    I vjen tė dytit radha: “Mos mė pyet!
    Lirinė humba e kot qė rroj nė botė!” –
    Rėnkon sė thelli, ky pa ngritur kryet.
    “Po nuk ke humbur jetėn! – plaku i thotė –
    Dhe kur ke jetėn, ke njė lumė gjaku,
    Paguaje me ēmim tė tij lirinė!”
    U bind dhe ky nga fjalėt qė tha plaku
    La urėn pas e humbi nė luginė

    I treti fillikat mbi urė mbeti
    Nga pamja e vrarė, dukej mė i mjeri
    “Po ty, - i flet i urti, - ē’hall tė gjeti?”
    Ai mezi pėrgjigjet: “Humba nderin…”
    Dhe seē kėrkon tė shtojė nėpėr dhėmbė
    Po nuk e lėnė drithmat edhe lotėt
    Ahere plaku merr njė gur tė rėndė
    Ia var nė qafė e “Mos e zgjat!” – i thotė
    “Mos ėshtė i ftohtė uji…” – mėrmėriti
    tek dridhej tjetri, por nga buza shkau!
    Dhe s’tha njeri pėr tė: “I ndrittė shpirti!”
    As lumi qė e mori nuk e qau

    1989
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Poetin e shquar dhe tė talentuar e futėn nė burg "shokėt"...Sa keq! Jorgo ishte njė shpirt krijues i veēantė. Ai ishte i njė lloji tė tillė qė zor e e arrin poet tjetėr. Po ja kjo ishte "demokracia" e monizmit enverian...
    Nerim kėtij njeriu tė paharrueshėm si pėr nga arti krijues ashtu edhe pėr shpirtin e sinqertė dhe rrebel!

  5. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    * * *

    Shtegtar, qe kalon monopatit
    Mos e nem kukuvajken e shkrete!
    Lere zogn' e perbuzur prej fatit
    Te kendoje pas qejfit te vet!

    Kushedi c'i ka hypur ne koke
    Kushedi se c'kujtim e gezon
    Kete nate qe era mbi toke
    Porsi kuje violinash ushton

    1957
    * * *

    Porsi kuje violinash pareshtur
    Ere e marre mbi dhe po ushton.
    Ne korijen e thelle e te zhveshur
    Kukuvajka me gaz po kendon.


    Shtegtar, qe kalon monopatit
    Mos e nem kukuvajken e shkrete!
    Lere zogn' e perbuzur prej fatit
    Te kendoje pas qejfit te vet!

    Kushedi c'i ka hypur ne koke
    Kushedi se c'kujtim e gezon
    Kete nate qe era mbi toke
    Porsi kuje violinash, ushton!

  6. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga pelin

    .......................................
    ja keshtu,moj mike,qenka jeta:
    ndodh qe nganjehere,per cudi,
    lodhet prej mesimeve te veta
    edhe behet foshnje ,porsi ti .
    .....................................
    * * *

    Ti kedo mbi dhe do ta cuditje,
    Mike moj, qe s'vure mend nje here;
    Kur me sheh me vajza ne shetitje,
    Pse serishmi behesh pike e vrer?

    Foshnje ishe, foshnje, mike, mbete,
    Ndonse per dike tani je grua;
    C'dreqin ke, c't'u shkrep pas kaqe vjetesh,
    Qe xheloze behesh prap per mua?

    Une kurre ty s'ta kam rrefyer
    Brengen, qe ne shpirt mezi permbaj,
    Dashuria, dashuri' e fyer,
    Gur me ben e nuk me le te qaj.

    Ja, keshtu, moj mike, qenka jeta:
    Ndodh qe nga nje here, per cudi,
    Lodhet prej mesimeve te veta,
    Edhe behet foshnje, porsi ti.

    Ne s'e qeshim tekanjozen jete,
    Po kur ne gabojme, ajo harron:
    Ndonse marrezira ben dhe vete,
    Rende ne na tall e na ndeshkon.

    Mike, qe me bere te trishtuar,
    Te te qesh, as qe me shkon nder mend, -
    Eshte i gjere shpirt i perveluar,
    Ka nje vend dhe per gabimin tend!

    1961
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 19-01-2005 mė 15:33

  7. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    * * *

    Sa pisk e kam, sa dhembje ndiej, sa dua
    Te me perpije brenda dheu i zi!
    Oh, zgjate doren sonte edhe mbi mua,
    Te ngrohten dore, o mema Shqiperi!

    Jam i semure, buza po me dridhet,
    Ketu ne gjoks dicka me shpon, si gjemb,
    Nje lemsh, nj'i forte xhung ne fyt me mblidhet,
    S'marr fryme dot, cdo pejz ne trup me dhemb.

    Nje cast me merr ne gjirin tend te shenjte
    Te mbeshtes kryet e te qaj, te qaj,
    Ashtu sic mund te qajne, o meme e shtrenjte,
    Vec foshnjat dhe fajtoret e pafaj!

    1964

  8. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    * * *

    S'i mbaj meri per vitet e rinise,
    Qe nje nga nje po m'ikin pa gezim
    As jetes plot andrralla, as dashurise,
    Qe u tall ashtu sic desh me fatin tim.

    Askend nuk e kujtoj per keq ne bote, -
    Ne zemren time shteg te mbyllur s'ka
    Mjafton nje fjale e cilter, fjale e ngrohte,
    Qe te me besh prape mik e prape vella.

    1967

  9. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Poet i mrekullueshem!!!

    * * *

    Une ngjaj me bredhat neper male,
    Qe te blerte mbeten ne cdo stine,
    Qe nuk ka c'u ben acari i eger
    Me debore e shi e suferine.

    Ajr' i paster, trualli i forte
    Valle u jep atyre kaq rini?
    Ku ta dish? Natyra ka dhe ligje,
    Qe prej nesh i fsheh me xhelozi.

    Une ngjaj me bredhat, por, ne dimer,
    Tek mbi supe boren pres i heshtur,
    Mendja me rri larg te nje qershize,
    Qe acari i ngrire e gjen te zhveshur...

    1967
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 19-01-2005 mė 15:57

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354

    Petalet bien...

    ***

    Petalet bien ; era mengadale
    I hedh mbi gjurmat,qe le mikja pas.
    E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale,
    Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.

    E c`mund t`i them?Degjon te kthehet valle
    Serishmi zogu , qe mergimin nis,
    Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli
    Per cerdhen a per strehen qe braktis?

    Papritur, te rrembyera rrekera
    Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi!
    Petalet bien…heshtas shket pranvera,

    Roniten te perkoheshmet stoli…
    Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
    Ja c`qe , se fundi , gjithe kjo dashuri !


    1962

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letersia E Sotme Shqiptare
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 18:43
  2. Te perndjekurit ne greve urie
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-07-2003, 00:59
  3. Gazeta 55 gazete e popullit.
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 20:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •