Ngrihet në selinë e NATO-s, në Bruksel, flamuri shqiptar
Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, sot, në orën 09.45, me një ceremoni solemne u ngrit në selinë e NATO-s, në Bruksel, flamuri shqiptar, përkrah flamujve të 26 vendeve të tjera anëtare të Aleancës. Së bashku, me flamurin shqiptar, u ngrit edhe flamuri kroat, dy vendet më të reja të NATO-s.
Në këtë ceremoni, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jaap De Hoop Scheffer, delegacioni shqiptar kryesohej nga Kryeministri Sali Berisha dhe në përbërje të tij ishte Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha dhe ambasadori shqiptar në NATO Artur Kuko. Ishin gjithashtu të pranishëm delegacioni kroat, i kryesuar nga Kryeministri Ivo Sanader edhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.
Ceremonia ka nisur me himnin shqiptar, moment që është shoqëruar edhe me ngritjen e flamurit shqiptar. Më pas, është luajtur himni kroat, i shoqëruar gjithashtu me ngritjen e flamurit kroat.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Scheffer, duke përshëndetur Kryeministrin Berisha dhe Sanader, u shpreh se “është nder shumë i madh që dy vendet tuaja zunë vendet e tyre në tryezën e Aleancës disa ditë më parë. Është kënaqësi shumë e madhe për të gjithë ambasadorët e NATO-s këtu, si dhe për mua personalisht t’ju shpreh mirëseardhjen tuaj këtu.”
“Aderimi i Shqipërisë dhe Kroacisë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sigurisht, për këto dy anëtarë të rinj të NATO-s, për të gjithë rajonin dhe Aleancën në përgjithësi. Për Shqipërinë dhe Kroacinë, duke u bërë anëtarë i plotë i NATO-s është shpërblimi më i madh për përgatitjet që janë bërë për shumë vite, është një tregues i qartë i vizionit të atyre që për vite të tëra e kanë parë të ardhmen e tyre tek NATO. Të dy këto vende tani do të kenë vendin e tyre në tryezën tonë, ku bëhen vendime për të formësuar sigurinë tonë euroatlantike dhe të dy këto vende tani mund të gëzojnë edhe garancitë më të mëdha të sigurisë që rrjedhin nga Traktati i Washington-it,” u shpreh Scheffer.
Hyrja në NATO e Shqipërisë dhe Kroacisë, vijoi Scheffer, përbën një shembull inkurajues për të gjithë vendet që ndjekin të njëjtin objektiv dhe bëjnë të njëjtin udhëtim.
Duke marrë fjalën në ceremoni, Kryeministri Berisha u shpreh se “jam sot këtu në këtë ceremoni solemne për të marrë pjesë dhe për të përshëndetur ngritjen e Flamurit tim kombëtar. Këtu, në selinë e NATO-s, krahas flamujve më krenarë të vendeve më të fuqishme dhe të lira të Aleancës. Për këtë flamur dhe për kombin që ai përfaqëson kjo është dita e lavdisë sime të madhe pas ngritjes së tij ditën e pavarësisë së Shqipërisë.”
Kryeministri Berisha tha se procesi i anëtarësimit në NATO ka qenë motivi më i fuqishëm i veprimit të reformave të gjithanshme të mazhorancës.
“Reforma të thella kushtetuese dhe institucionale, me frymë të plotë konsensusi të paparë, - u shpreh Kryeministri - kanë ndodhur këto katër vite. Forcat tona të armatosura po shkojnë drejt një ushtrie profesioniste; kemi një buxhet mbi 2% të PBB-së dhe po aftësohen për të marrë pjesë në të gjitha misionet e NATO-s.”
Emocionet e kësaj ceremonie u përcollën edhe në Tiranë, nëpërmjet një ekrani të vendosur në hyrje të selisë së Këshillit të Ministrave, duke u mundësuar qytetarëve shqiptarë ndjekjen e drejtpërdrejtë të këtij momenti historik për vendin.
Më 1 prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia u bënë dy vendet më të reja të Aleancës së Atlantikut të Veriut, pas depozitimit në Departamentin e Shtetit në Washington, të Instrumentit të Aderimit. Për herë të parë, të dy vendet morën pjesë si anëtare me të drejta të plota në NATO-s, në Samitin e Aleancës më 3-4 prill, në Strasbourg-Kehl.
Opozita të mos vajtojë në ditë feste siç ishte hyrja në NATO, por ta shohë me optimizëm”
Kryeparlamentarja reagon ndaj nihilizmit të treguar nga opozita
TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi dje në seancë plenare, ndaj kritikave të opozitës socialiste, duke këshilluar që e majtë në tërësi ta shohë me optimizëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Topalli, duke iu referuar qëndrimeve kritike në vijimësi nga opozita, lidhur me procese të rëndësishme të zhvillimit të vendit, i këshilloi ata të mos vajtojnë në ditë feste siç ishte hyrja në NATO. “Përpara ngjarjeve të mëdha ka pasur prononcime të tilla nga opozita. Kështu, para marrjes së ftesës në NATO, një zonjë, zëdhënëse e Edi Ramës, më 2 prill 2008 deklaroi se Shqipëria nuk do ta marrë festën, por pas marrjes së ftesës ju bëtë protestë. Para se të firmosnim MSA-në u tha se kurrë nuk do ta nënshkruani atë, por kur u nënshkrua deklaruat se do të vonohej nja 15 vjet ratifikimi i saj. Sot thoni se nuk do të kemi karta. Ju këshilloj ta shihni me optimizëm Shqipërinë në NATO. Nuk është mirë të vajtoni në ditën e festës, aq më tepër kur më shumë se sot nuk ka pasur përpjekje për të krijuar një infrastrukturë moderne me karta e pasaporta biometrike”, tha kryetarja e Kuvendit, duke iu përgjigjur qëndrimeve kritike të opozitës, në seancën e djeshme në parlament.
Më tej, gjatë seancës plenare Topalli tha se me hyrjen në NATO shqiptarët ndihen më të vlerësuar, më me dinjitet dhe më me shpresë. Kryetarja e Kuvendit, në emër të deputetëve, shprehu falënderimin për Presidentin amerikan Barack Obama, lidhur me vlerësimin e tij për hyrjen e Shqipërisë në NATO.
“E falënderoj Presidentin Obama për deklaratën e tij, për krenarinë e tij që Shqipëria ka hyrë në Aleancë dhe vlerësimin e tij për përpjekjet dhe reformat e jashtëzakonshme që vendi ynë ka bërë gjatë kësaj periudhe”, tha Topalli.
“Festa vazhdon, vijoi ajo sot është një ditë e madhe, po ashtu si dje. Edhe nesër (sot) do të jetë një tjetër ditë e madhe, kur flamuri shqiptar do të ngrihet në Bruksel. Falënderoj kryetaren e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj për përfaqësimin e saj dinjitoz në Samitin e 60-vjetorit, por po ashtu shpreh keqardhjen që disa prej jush (opozita) nuk u bashkuat dje me shumicën e shqiptarëve në një takim të jashtëzakonshëm e të paparë”, u shpreh ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Interviste me ish-Presidentin Aleksander Moisiu, mbi kontirbutin e ushtrise SHqiptare nga Lufta e Dyte Botereore e deri me sot.
Shume informacione interesante, qe nga lufta e dyte boterore, tek ndjekja e Ruseve ne 60, tek doreheqja nga Traktati i Vrashaves, me pergatitjen e ushtrise se Shqiperise ne protestat e para te Kosoves, duke cuar te gjitha materjalet si ushtarake dhe ato jetese ne kufi per te mobilisuar Kosovaret, nqs Serbia do sulmonte Shqiperine, e deri me sot.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Interviste me ish-Presidentin Aleksander Moisiu, mbi kontirbutin e ushtrise SHqiptare nga Lufta e Dyte Botereore e deri me sot.
Edhe plakush edhe faqezii...ptuu debil matuf plak
Gjer sa populli festonte ne Tirane te dielen mbrema per Naton,top-chanallistet jepnin ket matufin ne ekran,duke cituar ato qe i'a kishin shkruar padronet...se mos beri gje me koke te vet ndonjehera legeni.
O Poko, mos ja fut si kodra mbas bregut, se kur ti dhe une sot flasim ne diskutojme nga komputeri, ky Zotnia, ka marre pushken qe 14 vjec te lufotj per vendin. S'ma merr mendja ta kesh bere ti ndonjehere ate.
Mos u nevrikos sepse ato qe thote nuk eshte se i tha vetem ai, keto dihen edhe para intervistes qe dha ai.
Pikerisht ne keto dite behen intervistat qe i perkasin historive, per c'fare po festoje.
Kjo eshte pjese e historise, vetem nqs je kunder historise, atehere po.
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Krijoni Kontakt