Tradita profetike në lidhje me avdesin është gjithashtu ekologjike, pasiqë Profeti a.s. vazhdimisht ka nxitur në ruajtjen e ujit, edhe nëse uji merret nga një lumë që rrjedh.
Ibn Maxhah transmeton se Muhammedi a.s. ka thënë: “Është një shejtan për avdesin i quajtur “uahlan” që do të thotë grykës, prandaj shmangiuni shpenzimit të ujit.”
Muslimanët janë të nxitur të marrin avdes para se të flejnë, por edhe para se të hyjnë në xhami, para këndimit të ezanit, mbajtjes së ligjëratës, pas vizitës së varrezave, pas prekjes apo bartjes së personit të vdekur, dhe para leximit të Kur’anit.
Gjithashtu jemi të nxitur të marrim avdes kur jemi në gjendje të zemërimit për shkak të efektit qetësues dhe freskues të ujit, sepse na është thënë se zemërimi shkaktohet nga shejtani i cili është i krijuar nga zjarri dhe prandaj ai mund të shuhet nga uji.
Artikulli origjinal: http://www.islamicity.com/forum/forum_posts.asp?TID=14204
Përgatiti: Sefedin Muçaj, Prizren, Kosovë.
Krijoni Kontakt