Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Gjilani2002
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    SUISS
    Postime
    68

    Elina Duni talente e muzikes...

    ēmendim keni per kengetaren e re te talentuar Elina Duni e cila sipas mendimit tim ka nje ze te mrekullueshem dhe e ndjen kengen me shpirt. Ndonese akoma e re nese vazhdon me kete persosshmeri kjo talente premton shume per te ardhmen e muzikes jazz. Vlersojeni vete ju.

    http://www.elinaduni.com
    Tė gjithe jemi pergjegjės pėr tė bėrat dhe tė pabėrat.....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anėtarėsuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    522
    mua me pelqen ka ze te mir

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Elina Duni: Me jazz-in percoj muziken shqiptare neper bote

    "Matane Malit", eshte albumi me i ri i kengetares Elina Duni, nje homazh per Shqiperine, frymezuar nga historia e saj, diaspora e shperndare neper bote dhe poezia e gjuhes shqipe. Kengetarja ne daten 17 dhjetor, do te ngjitet ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit dhe sebashku me kuartetin e saj, do te interpretoje per publikun pjese te albumit te saj te trete, me 12 kenge shqiptare, sjelle ne versionin etno-jazz. "Albumi im i trete i kushtohet lumturise, qe me ka falur ky vend 10 vitet e para te jetes sime. Ajo qe kam dashur te bej, eshte nje histori e muzikes shqiptare", tha Elina Duni, per mediat. Pasi ka zbuluar folklorin shqiptar, shume e prekur nga ai, Duni realizoi dy albume, "Baresha" dhe "Lume, Lume" dhe tashme sjell per publikun shqifoles, nje koncert, ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Edhe pse muzika e saj eshte shume larg asaj komerciale, Duni ka promovuar albumet e saj ne Europe e SHBA, ku eshte pritur mjaft mire nga publiku. "Kemi nevoje per artin, qe thellon shpirtin", u shpreh ajo. Materialet e albumit jane kenge te njohura shqiptare, nga krahina te ndryshme te Shqiperise. Mes tyre jane kenget si, "Vajze e valeve", "Celo Mezani", "Cobankat", "Une ty moj" etj. "Matane malit", perfshin kenge dashurie, heroike, baritore apo kurbeti, si edhe poezi te Ismail Kadarese apo Besa Myftiut. "Nuk eshte e thjeshte te promovosh kete lloj muzike ne Europe", shprehet Duni, e cila ka interpretuar ne France, Zvicer, Gjermani, Austri e SHBA dhe ka promovuar aty dy albumet e saj te pare. "Atje me jazz, une coj muziken shqiptare, kurse ketu, mes muzikes shqiptare, dua te sjell jazz", u shpreh Duni. Ne koncertin e dates 17-te dhjetor, ajo do te shoqerohet nga kuarteti i saj, Colin Vallon ne piano, Patrice Moret ne bas dhe Norbert Pfammatter ne bateri, te cilet, sipas Dunit, edhe pse nuk e njohin gjuhen shqipe, kane nje ndjeshmeri ndaj muzikes se saj dhe secili ben interpretimin e tij te poezise muzikore.

    KJ

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  5. Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •