Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Femra shqiptare dhe opinioni i saj

    Femra shqiptare ėshtė Mbifemra!

    E them, mbifemra, jo pse ėshtė e kombit tim, por sinqerisht ekziston njė fshehtėsi, a sekret i genit gjenealogjik, qė pretendon prore tė mbijetojė nė ēdo kohė e situatė sado e vėshtirė dhe e kobshme tė jetė! Pikėrisht ajo fshehtėsi gjenetike ėshtė nė femrėn shqiptare, e cila me durimin e saj, vuri mbi vete gjithēka me vlerė e pozitive pėr dashurinė, familjen, farėfisin dhe ruajti nderin e familjes e fisit kurdoherė, pėr atė quhet FISNIKE, ajo qė mbanė gjallė fisin e njeriut, qė askush tjetėr nuk ka kėtė epitet madhor! Dikush ende nuk mund ta kuptojė, kur e kanė kuptuar edhe tė huajt, qė popullzuam njė botė, as kėtė nuk mund ta kuptojė ende dikush...

    Ėshtė lehtė ta ketė njė opinion tė vet tė lirė, femra e njė populli tė lirė e tė civilizuar - por ėshtė krenari qė femra shqiptare mbijetoi aq fuqishėm me genin e saj trashėgues, nė njė popull tė robėruar e tė shtypur e tė shkatrruar me themel, shkrumb e hi nėpėr mijėvjeēarėt histerik! Edhe sot, pas mijėra diskriminimeve deri nė pragzhdukjeje ndaj kombit shqiptar, femra shqiptare mbetet Hyjnia e Botės, ku vetėm me pak kujdes e vetpohim personaliteti, arrinė tė renditet edhe mbi femrat e popujve ma tė civilizuar, nė ēfarėdo aspekti pozitiv, qė nuk qėndron aspak ma ultė nė asnjė aspekt, se secila femėre botės! Bukuria, Menēuria, Nderi, Besa Shqiptare, Zgjuarsia, Guximi nė njė jetės aq tė vėshtirė (si me bre hekur e ēelik me dhėmb), Guximi ndaj edhe gjakpirėsve ma tė egjėr barbarė - Femra Shqiptare, kurrė nuk iu pėrkul me Nderin e saj - as pushtuesve, as mbretėrve as shtat' krajlave - por e ruajti genin e vet trashėgues edhe nė momentet ma kritike tė jetės - duke sakrifikuar edhe vet Jetėn para pushtuesve, ēnderuesve, e edhe krijoi histori pėr zili pėr njė botė!...

    Nuk duhet tė merremi me shembujt e rrugėve, bareve, a ēkado tjetėr, kur masovikisht Femra Shqiptare, kudo ndodhet pa e treguar Vetveten Shqipetare, nuk e len, as do ta lejė kurrė edhe nė opinione tė huaja! Dihet se ēdo kohė ka ngritjet e rėniet e veta, shkundjet e jetės, e nuk ėshtė ēare pa rėnė gjethe e ndonjė degė Lisash, por kurrė lisa tė rrėxuar pėrdhe! Ndikimet e huaja e qėllimkėqija, mund tė vyshkin edhe lule shumė tė bukura erėkėndshme, po kopshti shqiptar, ėshtė i ruajtur nga Geni Trashėgues, sado rėnie e sakrifica tė ketė! Paramendoni: cila femėr vetflijohet, para njė ēnderimit tė huaj? - Po cila femėr nuk e lė embrionin e huaj as tė lindet gjallė? Po, cila femėr i bindet, e shtrohet me durimin paskaj, qoftė edhe njė burri aq tė ndruejtur edhe tė shėmtuar nė mendje e trup, kur njė bukuroshe shqiptare e tillė, lindi e rriti bijė shqiponjash, kur vet edhe emri - shqipja, i takon femrės shqiptare, ku Bijtė e Shqipes, nuk e lan pa e treguar vetveten, e pa bėrė histori ndėr ma tė rrallat botėrore - sa nga zilia e madhe edhe i pėrvehtėsuan tė huajt historikisht, sepse tė gjithė perandorėt e shtetformuesit, strategėt ma tė mėdhenjė botėror - ishin padyshim bijtė e femrės shqiptare!

    Femra shqiptare ėshtė Hyjnia illiro-pellgasgjike, ėshtė poajo hyjnia antike, po ato perėndeshat olympike, po ata ''pellgasėt Hyjnorė'', qė ndėrtuan nga Akropoli, Aleksandria, e Hindi, e gati tė gjitha mrekullitė e botės! Dikujt mund t'i duket kjo njė humoreskė rasti, por le ta dij se vetem shqipja, lind bijė tė shqipes!

    Vetėm Shqipja lind bijė tė shqipes dhe femra shqiptare sot, e ka nė vetėdijen e saj tė mrekullishme, aftėsinė e mbijetesės kudo ndodhet dhe opinioni i saj ėshtė i lirė dhe i hapur, sido qė tė jetė: fėmij, vajzė, nuse, grua a e moshuar - por, qė ajo don t'i hapet udha e opinionit, se e ka trashėgim nderin e themelit tė personalitetit, ėshtė themeltare, qė nuk mėsyen turr e nė opinion pėrpara si tjerat pėrrreth atdheut shqiptar - sepse ka Maturinė e Shqiponjes! -

    Vetėm Shqipja Lind Bijė Tė Shqipes dhe opinioni i saj ėshtė i hapur me kohėn!

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Une per veten time akoma nuk kam lexuar dicka te tille dhe kaq domethenese per femren tone Shqiptare . Sa kot disat qe shkruajne zhgaravina sa per te shkruar.
    Te lumte Rrezon.

    ku jeni forumiste ???
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    wow shume mbreselenese. Eshte nje "arnosje" e perkryer e imazhit te grisur dhe te degraduar te femres shqiptare sot. Eshte pak ambivalente ne thelb, por gjithsesi shume interesante. Faleminderit per perkrahjen
    Elegance is an attitude.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Alma07
    Anėtarėsuar
    20-05-2007
    Vendndodhja
    ktu ku nuk duhet
    Postime
    282
    Oh shpresojme qe ta fusin mire ne mendje kta shqiptaret tane qe femra e tyre eshte kryefemer...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga Alma07 Lexo Postimin
    Oh shpresojme qe ta fusin mire ne mendje kta shqiptaret tane qe femra e tyre eshte kryefemer...
    Ata e dine shume mire ,por nuk duan ta pohojne,se kane hall se na rritet mendja pastaj.

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Shkrim i lezecem edhe se femrat sot ne pergjithesi kane ndryshuar mentalitet, ide, kane hecur me kohen, per mos thene kane ndryshuar edhe rol ne familje...

    Kryefemer: Mua me behet shume qejfi qe dikush mendon nje gje te tille edhe se...
    La vita č bella...

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Femra shqiptare ėshtė Mbifemra!
    Sa shprehje e bukur dhe e vertete, vecmas kure del nga brendesia e nje mashkulli.

    ne forum nuk paska te tjere nm...... ti vene vulen.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    RETROSPEKTIVĖ


    Nezir Myrta / FEMRA SHQIPTARE NĖ RETROSPEKTIVĖ


    Mbroj femrėn time, ashtu mbroj atdheun tim, amdheun tim, duke mos injoruar asnjė femėr tjetėr, sepse femra shqiptare meriton mbrojtje, admirohet edhe nga tė gjitha kombet tjera, pėr bukurinė, vyrtytet, karakteret e rralla, qė ka nė genin e saj trashėgues - ashtu sikurse kanė edhe femrat tjera - po femra shqiptare ėshtė e dhėmbshme, e dashur si dielli e hėna, si toka e uji e ajri - ėshtė ama ime, motra ime, bija ime dhe askush as guxon as mundet tė ma mohojė, sepse ėshtė imja - e dua jetoj e vdes pėr tė, flijohem me dėshirė!

    Femra shqiptare ėshtė e dhėmbshme, e pėrvuajtur, e pėrulur para karakterit tė saj tė rrallė, kur lidhet me shokun e jetės, i shtrohet karakterit, genit, pranon gjithēka tė mirė e tė ligė nė jetė, duron si gjarpėri nėn gur (qė thonė), duron edhe arronacėn, mendjemadhėsinė, superioritetin e njė burri sado i ligė tė jetė e tė paraqitet sipas kushteve e tekeve, huqeve, injorimeve e ofendimeve sado tė paskrupullta tė njė burrit dhe sado avanturier, i lazdruar tė jetė! Pavarėsisht, se nuk ka mundur ta zbulojė me kohė parakohe, para njė lidhjeje tė tillė, pavarėsisht se nuk e njohu me kohė shokun e jetės, apo nuk kishte mundėsi veprimi e njohjeje! Pse? Pse duron femra shqiptare? Sepse ka karakterin e saj tė rrallė, durimin shkėmb graniti para ēdp stuhie e rrebeshi sado tė kobshėm tė jetės sė saj, vetėm ta ruaj rodin e sojin e familjes sė saj tė dyfishtė (tė prindėrve e tė burrit), tė rriti fėmij edhe nėpėr zjarre luftėrash edhe nėpėr flakė jete edhe nėpėr diskriminime ndėr ma shtazoret edhe nėpėr ndėshkime fizike fajepafaj edhe nėpėr injorime, pėrgojime, shpifje e trillime deri nė tragjeditė ma tė tmerrshme - vetėm mos ta lejė oxhakun pa tym, sofrėn pa bukė, familjen pa belbėzime e klithma fėmijėsh, mos ta lejė shtėpinė tė shkretė, ta ringjalli vatren arbėrore edhe nga njė shtėpi e vdekur, e bėn shtėpi tė gjallė shqiptare - shtėpi tė vdekur - anipse shpesh i ngjanė njė shtėpie tė vdekur - burg - e padalur, e paparė, e pashijuar me botėn, e irrituar, e mallkuar, mish edhe pėr qen rrugėsh tė botės! Po, po! Tė gjitha kėto i din bota edhe na i dinė krejt pėr femrat e botės, krejt ēfarė e si janė...!

    Ashtu sikundėr nuk ėshtė fajtor, njė shqiptar, bir i njė nėne tė huaj, qė posa rritet studjon personalitetin e vet e tė familjes sė tij (po shkaktarėt janė tė rrethanave tjera kushteve: ekonomike, sociale, politike tė mjera, robėruese, pushtuese, barbare) - poashtu edhe nuk ėshtė fajtore njė femėr shqiptare, pse sot gjindet rrugėve tė botės, e shėndrruar nė njė figurė makabre, tė tmerrshme imorale, ashtu siē e shohim nė rrethe tė ngushta e tė gjėra tė ambienteve shoqėrore tė vendit e tė jashtme nė rrethet e kulturave ndėr ma tė ndryshmet botėrore. Sepse ēdo dalje nga errėsira nga terri nė dritė, tė mbushė sytė me lot, deri nė ndonjė shpėrthim eventual marramendės, duke as mos kontrolluar vetveten edhe nė atoraste ku mund tė evitohen dėmet e rreziqet e jetės, duke iu shtruar rob i epsheve, ironive, hakmarrjeve, mashtrimeve, ikjeve e tmerreve tjera tė padukshme symėsy (por me pasoja tragjike pėr tė ardhmen). Ka shumė faktorė: edukativ, arsimor, parapsikologjik, sociologjik, psikologjik, politik etj., qė njė femėr tė dali duarsh bote, qė as bota mos mund ta frenojė! Kėtu ka vėllime tė tėra veprash, qė kombi e bota vet, nuk mund t'i vėj frena, po nė rradhė tė parė ėshtė detyrė e vet shqiptarėve (pėr femren shqiptare), jovetėm tė jetė: vėzhgues, gazetar, deskriptiv-pėrshkrues i realitetit tė hidhur - por edhe tė jetė eseist, dramaturg, aktor real nė skenen shqiptare tė gjallė (live), tė bėj edhe tė pamunduren, tė luftojė deri nė flijim, pėr ngritjen e femres shqiptare, edukimin e arsimimin e saj, pėr ngritjen sikur nga varri i tė vdekurit, aty ku mundet e s'mundet, me forma, mjete e methoda prefide, suksesore, me mjeshtri e dituri e guxim - ta parandalojė ēfrenimin e mundshėm eventual tė femrės sonė, nė ēfarėdo rasti e takimi, bisede e ndihme tė mundshme!

    Dihet se bota sot ėshtė e pėrzier ma shumė se kurrė, plot vlime kulturash tė reja, civilizimesh ndėr ma modernet, si pėr tė mirė ashtu edhe pėr tė keq - por duhet kuptuar e vepruar menēurisht, bile mbaju nė atė skeletin (mos harro kah ke ardhė dhe i kujt komb je), foli vetvetes sate, gjykoje vetveten, njihe vetveten, mos shkel nė ujėrat e zeza, kur ke fuqi e mundėsi veprimi tė mirė, veprimi e mendimi pozitiv, kur mund tė punosh e tė fitosh me djerėsėn tėnde, kur je shėndosh e plot fuqi rinore, plot energji tė reja mendimi e veprimi tėdrejtė, tė ligjshėm, tė frytshėm dhe mos lejo vetveten tė bėhesh vegėl e huaj, nėnshtrim i huaj, imponim i huaj, detyrim (top nėpėr kėmbė bote)!

    Dihet se nuk mund ta ndryshoh ti karakerin e vendit e botės ku jeton e vepron, nė valė e vlime civilizimesh tė popujve e kulturave masive botėrore (se je njė gjallesė nė njėpyll tė madh e tė dendur paskaj) dhe lehtė mund tė humbesh e zhdukesh deri edhe tragjikisht, e mund tė shkosh: mashkulli si qeni nė rrush, e femra si rrush pėr qen - por tė keshė besim nė forcat e energjitė tuaja pozitive, tė dijsh e tė guxosh tė ecėsh krenar/e parabote, sepse asgjė fizikisht as psikikisht nuk tė mungon (nė krahasim me tjerėt, vetėmse edhe mund tua tejkalosh nė shumė aspekte karakteri e personaliteti). Kėrko tė zbulosh sekretin fshehtėsin tėnde genin trashėgues, intuiten, refleksin, zgjuarsinė, mjeshtrinė e veprimit akut, mjeshtrinė e fjalės e mendimit dhe veprimit tė menjėhershėm, shpėtues pėr fatin tėnd, qė mund tė jetė edhe tragjik apo tragji-komik... Reago natyrshėm sipas kushteve e vizionit tėnd, qė sot as nesėr mos tė bėhet vonė, sespe bota jo qė ka dėshirė tė shohė skena rrėnqethėse, tragjike as tė bie vetiu nė to - por, tėrheqė vėmendjen e botės me aktrimet e ultėta deri tek ato makabre, qė me makabritetin e tyre, cenojnė e rėndojnė vet opinionin kombėtar e botėror! Pse tė bėhesh aktor negativ, kur ke mundėsi tė jeshė njė aktor pozitiv i dramės kombėtare e botėrore?

    Femra shqiptare, sot mund tėndjehet keq, dhėmbshėm ndoshta edhe deri te ndonjė shpėrthim eventual ironie, mėllefi, paknaqėsie, vetmohimi nė vlerat e veta personale, vetmohimi i vet genit tė saj trashėgues, vetmallkimi i krejt asaj madhorjeje kombėtare edhe antike, deri nė shfrenim e ēmenduri - por vetkontrolli vetpėrmbajtja, vetlogjika, tė bėhesh zot i vetvetes, bėjnė qė gjėrat tė analizohen edhe sintetizohen: pse erdhi deri te kjo e ajo skenė rrėnqethėse e tragjike - kush janė shkaktarėt, arsyet drejtė dhe tė vie nė njė pėrfundim, se nėpėr fortuna, stuhi e rrebeshe, duhet mbuluar e shtrėnguar fortmirė, tė pėrballosh jetėn e disfatat (fatet e disfatet)! Ēka mund tė bėsh ti nė njė rast tė tillė rrėnqethės, apo ēka je duke bėrė vetiu konkretisht nė njė pėrjetim tė tillė duke e pruvuar vetiu vet disfaten e radhės? Nuk humbet shpirti lehtė, as personaliteti, as besimi nė vetveten - pamarrėparasyshė edhe nėse krejt bota ka humbur besimin - ti mund tė mbahesh fortė dhe e vėrteton, justifikon shprehjen - bijė shqipje! Ari provohet nė zjarr! Mendo se i huaji kurr nuk tė bėhet yti, as me gjak as me kulturė - ma mirė njė qyrr yti, se njė yll i huaj - se ai rrezon tjetėrkah! Kjo ėshtė porosia pėr femren shqiptare!

    Nėse nuk mbroj unė femrėn shqiptare, kush do ta mbrojė? Kush mund tė ma ndalojė ta mbroj amėn time, motren time bijėn time? Edhe nėse eventualisht ėshtė e huaja, kam fuqi ta kthejė nė genin tim trashėgues, e nėse jo - tė mori lumi, noto veē mos tė mbytesh rrebesheve tė valėve tė rrėmbyeshme!

    Ma mirė bukė e kripė e zemėr, se bukė e mjaltė e lot!

    Shqipja lindė bijė tė shqipes!

    (26.01.09)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sikur t'ua linim rradhen femrave shqiptare qe te artikulojne vete opinionin e tyre, nuk do te ishte keq apo jo i dashur shoku Nezir?

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sikur t'ua linim rradhen femrave shqiptare qe te artikulojne vete opinionin e tyre, nuk do te ishte keq apo jo i dashur shoku Nezir?

    Albo
    Se si jemi ne e dime ,po eshte me shume kenaqesi kur flasin burrat per ne ,Nesiri qenka burre i menēur ,u shtofshin Neziret .....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  3. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •