SAMITI ISLAMO-KRISTIAN
ROMĖ, 3-4 TETOR 2001
Fjala e Dr. JUSUF EL-KARDAVI
NJĖRI NGA DIJETARĖT MUSLIMANĖ TĖ SHEKULLIT
Lavdėrimi i pėrket Allahut, paqja dhe mėshira e Tij qoftė mbi tė gjithė tė Dėrguarit e Tij tė zgjedhur.
Ne muslimanėt jemi nė favor tė njė takimi ndėrmjet dijetarėve tė Islamit dhe pėrfaqėsuesve tė fesė sė krishterė pėr tė kėrkuar sė bashku zgjidhjen e problemeve qė cenojnė marrėdhėniet ndėrmjet botės islame dhe asaj tė krishterė.
Ne muslimanėt e pranojmė Ungjillin (Inxhilin) e zbritur, si njėrin nga librat e Allahut, tė cilėt duhet t’i besojmė. Gjithashtu ne pranojmė edhe Krishtin (Isain) si profet midis profetėve si dhe nėnėn e tij qė Allahu e ka zgjedhur dhe shenjtėruar (Merjemen-Marinė) midis tė gjitha grave.
Nė Kur’an nuk ekziston asnjė sure qė flet pėr gruan e Muhamedit (s.a.v.s.), Hadixhen dhe bijėn e tij, Fatimenė, por ekziston njė sure qė i kushtohet Marisė (Merjemes) dhe njė tjetėr qė i kushtohet familjes sė Jezusit (Isait), e cila quhet “Sureja e familjes sė Imranit”. Imrani ėshtė babai i Marisė: “Allahu e zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi popujt e tjerė. (Ali Imran: 33)
Nė Kur’anin tonė ka ajete qė flasin pėr Krishtin tė cilat nuk pėrmenden as nė Ungjill.
Gjithashtu, ne muslimanėt jemi urdhėruar qė tė bėjnė dialog nė mėnyrėn mė tė mirė, veēanėrisht me Njerėzit e Librit (Ehlul Kitab; tė krishterėt dhe ēifutėt). Allahu nė Kur’an thotė: “Ithtarėt e Librit mos i polemizoni ndryshe vetėm ashtu siē ėshtė mė sė miri...” (Ankebut: 46). Kjo do tė thotė se nėse do tė ekzistonin mėnyra diskutimi, njėra e mirė dhe tjetra mė e mirė, atėherė muslimani do tė ndiqte atė qė ėshtė mė e mirė.
Ajo qė fut paragjykime nė raportet ndėrmjet ithtarėve tė tė dyja feve tė mėdha ėshtė pikėrisht moskuptimi reciprok si dhe ndėrhyrja e disa personave tė huaj, tė cilėt duan ta pėrdorin fenė si mjet pėr arritjen e objektivave jofetare.
Nė kėtė situatė tė tmerrshme qė bota po pėrjeton qė nga 11 Shtatori, kur ndodhėn sulmet terroriste kundėr New York dhe Washington, qė fusin frikėn e njė lufte, pasojat e sė cilės vetėm Allahu i di dhe qė disa, pėr njė arsye ose njė tjetėr, i shikojnė si njė pėrplasje ndėrmjet Islamit dhe Krishterimit, nuhatet rreziku i njė rikthimi tek kryqėzatat e vjetra, qė kanė lėnė gjurmėt e tyre nė shpirtin e tė dyja palėve, duke gjeneruar komplekse qė akoma edhe sot vazhdojnė tė bėjnė tė ndjehen efektet e tyre negative.
Ėshtė detyrė e njerėzve tė arsyeshėm, veēanėrisht e dijetarėve tė tė dyja feve, qė tė shmangin kėtė pėrplasje, duke ndėrhyrė me urtėsinė e tyre pėr ta shuar kėtė zjarr qė pėrpin gjithēka.
Dua tė ripohoj kėtu se nė mėngjesin e 11 Shtatorit kam bėrė njė deklaratė, nė tė cilėn kam shprehur kundėrshtimin tim dhe i kam dėnuar autorėt e sulmit terrorist, cilado qoftė feja, gjinia apo vendi i tyre. Tė gjithė dijetarėt muslimanė qė njoh kanė ndarė tė njėjtin qėndrim me mua.
Islami, edhe nė luftėrat e rregullta tė zhvilluara me ushtri, ndalon kategorikisht vrasjen e atyre qė nuk marrin pjesė nė luftė. Kur Profeti i Islamit, Muhamedi (s.a.v.s.) pa njė grua tė vrarė nė njė betejė, u zemėrua dhe i qortoi pasuesit e tij duke u thėnė: “Kjo grua nuk po luftonte!” Qė nga ai ēast, ai e ndaloi vrasjen e grave, fėmijėve dhe pleqve. Pasuesit e tij i kėshillonin komandantėt e tyre ushtarakė qė tė mos i shqetėsonin murgjit nė manastirėt e tyre, fshatarėt nė fusha dhe tregtarėt. Njė nga kėshillat mė tė shquara ishte: “Mos sulmoni nė befasi dhe mos e shfryni zemėrimin tuaj mbi kufomat e armiqve. Mos i prisni pemėt dhe mos i shkatėrroni ndėrtesat. Mos vrisni asnjė dele apo lopė, veēse pėr t’u ushqyer.”
Kjo ėshtė toleranca e vėrtetė islame!
Krijoni Kontakt