Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130

    Kosova, kurrë më nën dhe kundër Serbisë.

    Nga Fatos Nano.

    Te dashur miq.

    Eshte nje kenaqesi e vecante per mua te jap kontributin tim ne kete panel. Nuk e di sa kohe kam, por jam i kenqur qe do te ndajme nje ekperience te perbashket dhe te gjejme nje zgjidhje realiste per Lindjen e Mesme, duke theksuar, ne menyre te vecante, clirimin e rajonit tone nga regjimet si ai i Milloshevicit. Ne, te gjithe vendet e Ballkanit Perendimor, po jetojme ne nje epoke te re te ekzistences sone. Te gjithe qeverite ne rajon jane zgjedhur ne menyre demokratike dhe kane nje pozicion ne favor te ekonomise se tregut te lire, drejt demokratizimit dhe liberalizimit te shoqerise. Te gjitha qeverite tona, ne bashkepunim me njera-tjetren po formatizojne politikat e tyre drejt modeleve te BE ne rajon. Eshte sinjifikative se maxhorancat qeverisese ne Ballkan, ndermjet te tjerash, tregojne per rrugen e gjate te social-demokrateve dhe socialisteve te Ballkanit, per kompeticionin dhe perafrimin global te vendeve tona. Ne te njejten kohe vendet e Ballkanit kane demonstruar frymen e re te bashkepunimit dhe bashkeqeverisjes me parti te qendres dhe atyre te qendres se djathte. Disa prej liderve kane treguar, gjate gjithe kohes, te jene partnere te se drejtes dhe te frymes se bashkepunimit dhe tolerances dhe jane bashkuar per te luftuar eskremizmin qe, ne te kaluaren e rajonit tone, ka sjelle izolim dhe destabilitet ne shoqerite tona. Tani, ky destabilitet ne Ballkan, eshte dicka paradoksale dhe nuk duhet te jete me prezent ne menyren tradicionale. Ai duhet te trajtohet dhe zgjidhet sipas standarteve dhe modeleve europiane. Kjo me ben qe, menjehere te konsideroj, se ne jemi pertej pikes se rrezikut dhe kercenimit qe krijojne shoqeri te izoluara brenda vendeve tona, qe tani, ka te ngjare, qe po ndertojne shoqeri patriotike ne te gjithe rajonin, per shkak te shpejtesive te ndryshme, drejt zgjerimit ne BE te vendeve aspirante qe perfshijne vendet e Ballkanit Perendimor. Theksi yne eshte realiteti qe stimulon me tej iniciativat tona politike dhe te bashkepunimit qe mazhorancat politike te Ballkanit Perendimor, sidomos pas renies te regjimit te Miloshevicit, kane ne favor te integrimit dhe ndertimit demokratik te institucionit te votes. Duke respektuar diversitetin e ideve dhe te alternativave, shmangia e nacionalizimit te madh, vendosja e bashkepunimit nderqeveritar dhe institucional, po behen gjithnje e me shume prezente ne rajon. Dialogu eshte pranuar gjeresisht si zgjedhja me e mire dhe demokratike per zgjidhjen e problemeve ne secilin prej vendeve tona dhe ne te gjithe rajonin, gjithashtu. Do te deshiroja te shprehja nje mesazh I cili tashme eshte prezent ne politikat tona se, Internacionalja Socialiste duhet gjithashtu te konsolidoje prezencen, kontributin dhe aktivitetet e saj ne Ballkanin Perendimor. Besoj se eshte koha e duhur per anetaresimet e reja midis partive socialiste dhe socialdemokrate ne Ballkanin Perendimor. Une, gjithashtu, besoj se ngjarjet dhe bisedimet si ky, ne te cilin po marrin pjese, duhet qe tani e tutje te organizohen gjithashtu ne Ballkan. Mendoj se duke perfituar nga kjo mundesi, mirepries organizimin e nje takimi te ketij niveli ne Tirane, se shpejti. Gjithashtu do te doja te sillja ne vemendjen tuaj krijimin e nje lobi, nje rrjeti ose pse jo te nje asambleje parlamentare te progresit qe do te perfaqesohej nga politikane dhe qeveri te rajonit, per te organizuar aktivitetete te perbashketa qe do kontribuojne ne zhvillimin e shoqerive, jo vetem per zhvillimin me te njejten shpejtesi te reformave te standarteve evropiane per secilin vend, por edhe per nje mesim te mire per pjese te ndryshme te histories, se si ta ndajme kete sovranitet se bashku. Ndarja e sovranitetit midis nesh, qe reflektohet ne institucionet, eshte rruga jone e vetme drejt integrimit global. Ne lidhje me ate cfare permenda me lart, ne te gjithe se bashku, kemi nevoje per nje strukture me te mire, nje veprim te perbashket dhe te vendosim nje presion te vertete qe gjithcka te funksionoje. Ne gjithashu kemi nevoje per te siguruar nje prezence reale te me shume institucioneve te BE-se, te cilat na cojne drejt nje trashegimie me te mire dhe te duhur per historine, duke I dhene fund nxitjes se racizimit, destabilitetin ne rajonin e Ballkanit, nderkohe qe ekzistojne dhe te mbeshtesim nje proces gjithperfshires te rritjes demokratike te shoqerise sone. Tani ne kemi nevoje qe te njohim ndryshimet ne mentalitetin tone, ne kulturen e jeteses dhe te vijme ne nje kuptim te perbashket se ne esence ne nuk jemi te ndryshem nga te tjeret. Me lejoni qe te perseris, se shpejtesite e njejta ne reformat prioritare ne vendet e Ballkanit Perendimor, duhet te jene ne vazhdimesi, ne perputhje me modelet e BE-se dhe integrimit rajonal, gjithashtu. Sigurisht qe ka disa sensitivitete objektive dhe kritike qe, ne te gjithe se bashku, duhet te bazohemi.

    Lufta kunder krimit te organizuar dhe tregjeve informale ne Ballkan, jane nder prioritetet kryesore. Kohet e fundit gazetat ditore i referohen raporteve te sherbimeve te inteligjences, ku Ballkani Perendimor eshte percaktuar ose kthyer ne nje qender te trafikut dhe ku ka qendra te krimit te organizuar, me pretendimin e metejshem se ne Ballkan jane ngritur rrjete te krimit te organizuar.

    Pa minimizuar raportet qe paraqesin kete fenomen, i cili i jep fund zbatimit te ligjit dhe demton seriozisht stabilitetin ne rajon, do te doja te perserisja qendrueshmerine e bashkepunimit midis nesh, ne radhe te pare me strukturat Euro-Atlantike, gjithashtu, per t'u siguruar se kemi patur sukses ne perpjkjen tone per eliminuar kete fenomene ne rajonin tone. Shqiperia eshte nje nga vendet qe ka nenshkruar shume marreveshje me fqinjet dhe me gjere kunder tafikut, rrjeteve te krimit te organizuar. Trafikimi dhe rezistenca e tregut informal nuk eshte nje aktivitet qe mund te trajtohet vetem nga nje shtet ivetem. Ai eshte transversal dhe kerkon bashkepunimin me shume shtete, pasi pa patur bashkepunimin midis nesh, nuk mund ta luftojme ate. Nje proces tek I cili ne duhet te veme theksin eshte zevendesimi I ketij fenomeni qe sjell veprime ilegale me aktivitete legale, formale, standarte dhe global qe sherojne shoqerite ne te cilat jetojme. Nuk mund te ndertohet nje ekonomi ilegale pa ndertuar me pare nje ekonomi te forte, te hapur dhe kompetitive e cila nuk sjell frustacion te qytetaret. Eshte pothuajse e pamundur per te regjistruar nje sukses permanent ne luften kunder trafikimit te cdo lloji, pa gjeneruar vende te reja pune si dhe duke zevendesuar aktivitetet e parave te pista me te ardhura dhe transaksione te ndershme. Keshtu lufta kunder ketij fenomeni mbetet nje detyre e veshtire.

    Disa fjale per Kosoven e se tashmes dhe te ardhmes. Vetem tre vjet pas zgjidhjes se krizes se Kosoves , tani theksi eshte vene ne dhenien fund te goditjes ushtarake dhe dhunes shteterore dhe luftrave nder-etnike, qe u ndermorr nga regjimi I Miloshevicit, humbja e te cilit ishte e pashmangshme. Progresi i bere gjate ketyre viteve eshte i paimagjinueshem. Nuk jam ketu per te perfaqesuar ketu Kosoven, por si Kryeminister i Shqiperise, une jam krenar qe patriotet e mi ne vendet perkatese ndajne bashke-qeverisjen me mazhoranca ose komunitete te tjera jo-shqiptare, duke u sjelle ne menyre moderne dhe globale.

    Ne perputhje me rezoluten 1244, institucionet demokratike te dala nga zgjedhjet e lira jane ngritur dhe po funksionojne cdo dite e me shume. Kosova ka tani perfaqesuesit e saj multietnik te zgjedhur dhe ata po marrin gjithnje e me shume pergjegjesi qeverisese. Ka media te lira dhe shoqeri civile qe po kontribuojne ne pershpjejtimin e ketij procesi dhe ne vendosjen e balancave te nevojshme per demokracine multi-etnike. Ne do te deshironin dhe te besonim qe Kosova te mund te ndertoje institucione te qendrueshme, demokratike dhe me orientim euro-atlantik per te tashmen dhe te ardhem, mundesi te barabarta per the gjithe etnite qe Kosovaret te mund te ndertoje isntitucione multi-etnike dhe koabitative me serbet, por kurre më nën ta dhe kunder tyre. Kjo eshte deshira ime dhe do ta beja ate nje deshire globale per rajonin. Ne duhet te japin te njejten peshe, mbeshtetje segmenteve te dialogut qe duhen zhvilluar dhe forcuar ne kryeqytete ne ndryshme. Ne nuk mund te mbeshtesim mendimin tradicional me faktin qe rajonin perbehet nga pese vende dhe shtate kryeqytete. Keshtu, diskutimet politik dhe inicitativat koabitative midis Tiranes dhe Beogradit, Beogradi dhe Prishtines, Tiranes dhe Potgorices, Beogradi dhe Potgorica, Tirana dhe Shkupi dhe Zagrebi dhe Sarajeva do te jete njeri nga instrumentat e ndertimit te bashkepunimit rajonal, nje tregu te perbashket, ndarja e sovranitetit dhe insitucioneve te perfaqesimit per rajonin evropian ne Ballkan dhe nje perafrim dhe veprim I perbashket drejt integrimit global.

    Marre nga Keshilli i Ministrave
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henri Anderson : 21-01-2003 më 01:29
    Henri Anderson was here.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pershendetje Zotit Nano.
    Rrofte Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •