Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Një doktor grek hap në Tiranë ekspozitën e tij për një shekull histori Shqipërie

    Një doktor grek hap në Tiranë ekspozitën e tij për një shekull histori Shqipërie

    01-04-2009

    Intervistoi Saimir Kola


    Koliamihalis: Babai im ka qenë shqiptarë... e çfarë mund të ndjehem tjetër veçse krenar për vendin tim

    Mezi e pikasëm nëpër koridoret e Muzeut kombëtar. Thuajse nuk kishte kohë. Sa andej këtëj, sepse nesër do të ketë ekspozitën e tij. Dr. Panajotis Koliamihalis, është një mesoburr grek me dokumeta sepse në gjak e ndjen veten shqiptar. Ka lindur në vitin 1946 në Athinë. Studimet e larta i nisi dhe përfundoi në Universitetin e Athinës “Kapodistria” për mjekësi. Aktualisht është Zv/Drejtor i klinikës universitare të otolaringologjisë në Spitalin Shtetëor “Hipokrati” në Athinë. Është dekoruar nga shteti shqiptar për shërbimet mjekësore ndaj shqiptarëve në Shqipëri dhe Greqi. Dashuria e tij për Shqipërinë ka bërë që për më shumë se 40 vjet të mbledhë me kujdes dokumente histrike për vendin tonë. Në këtë kuadër ai disponon pulla të vjetra, libra të vjetër, punime në gur, në broz, gravura etj, të gjitha me motive shqiptare. Nesër në ambjentet e Muzeut Kombëtar në tiranë ai do të paraqesë për publikun një ekspozitë me koleksionet e larpërmendura. Koleksioni i tij i kartave shqiptare që do të ekspozohet nesër për publikun shqiptarë për herë të parë përfshin periudhën nga viti 1890 e deri në ditët e sotme. Ekspozitën ai ia kushton fotografëve të mrekullueshëm shqiptarë. E gjetëm duke përgatitur materilalet e tij në hollin e ekspozitave. Dhe sigurisht që një personi të tillë akush nuk do të mos mendonte t’i bëntë një intervistë.

    Profesor ju keni bërë shumë për shqiptarët. Çfarë lidhje keni me këta njerëz. Na kanë thënë se keni prejardhje shqiptare, e vërtetë të jetë kjo?

    Është e vërtetë se prejardhja ime është shqiptare dhe pikërisht nga Lunxheria. Babai im është nga kjo zonë. Unë kam lindur në 1946 në Athinë kështu që e vërteta është se unë kam një kombësi të dyfishtë, edhe shqiptar edhe grek. Kjo ka qenë edhe pikënisja për të punuar në lidhje me një ekspozitë të tillë. Dhe kështu kam filluar të mbledh materiale rreth Shqipërisë, si libra (kam mbi 120 të tillë) po ashtu ka një numër shumë të madh pullash poste shqiptare dhe kartolina. Nuk kam lënë pas edhe punimet në gurë apo çdo gjë tjetër që ka lidhje me Shqipërinë.

    Është hera e parë që po e hapni këtë ekspozitë tuajën?

    Në Shqipëri po. Por unë e kam publikuar këtë ekspozitë edhe në 15 vendetë të tjera të botës (përmendim me këtë raste se në 15 ekspozitat e para është nderuar me medalje ari). Në këtë ekspozitë unë dua të përcjell dy mesazhe. Mesazhi i parë ka të bëjë me faktin ne nuk jemi vetëm fqinj. Ne jemi autoktonë në këto dy vende, dhe unë kam arrit në një konkluzion se kemi ngjashmëri kulturore. Dhe mesazhi i dutë ka të bëje me faktin, është një konstatim imi, që shqiptarët janë të zgjuar, janë nejrëz me kulturë dhe me tradita. Dhe janë të tillë që kanë imponuar respektin e të tjerëve.

    Dimë që kjo nuk është hera e parë që vini në shqipëri...

    (Qesh) Po mund të them se unë kam ardhur mbi 120 herë në Shqipëri. Kam qenë kudo ku më kanë thënë dhe ku më kanë kërkuar

    Por një herë ka qenë e veçatë për ju...

    Jo jo. Të gjitha vizitat që kam bërë kanë qenë të veçanta. Ka hasur në mikpritje në çdo trevë të vendit. Jemi njerëz të zgjuar dhe të respektueshëm. Dhe unë jam munduar t’ua kthej me të njëjtën monedhë njerëzve të mi.

    E më pas në jetën tuaj dime që filatelia nuk ka qenë profesioni juaj. Jeni mjek dhe i keni ardhur në ndihme shqiptarëve...

    Unë jam munduar të bëj mirë. Kam një gjak me ju. Kam një detyrim dhe mundohem të zbatoj detyrën time. Kam shëruar shumë shqiptarë dhe këtë do të mundohem ta bëj deri në momentin që do të kem mundësi. I mbaj mend të gjithë klientët e mij. Janë të gjithë të mrekulleshëm.

    Ka shumë shqiptarë që flasin keq për grekërit dhe e anasjellta. Ju çfarë qendrimi mbani në një momentë të tillë?

    Eh. Gjërat janë ngatërruar me kalimin e kohës. Mos harroni një gjë. Në ’90 kur ju e hodhët poshtë të kaluarën tuaj grekërit i hapën dyert. Ata i morën shqiptarët kudo. Në shtëpi, spitale punë e kudo tjetër. Mos harroni se në veri serbët i vrisnin shqiptarët e në perëndim Italia i mbyti në detë. Ndërsa grekët u treguan miqësorë. Shqiptarët në disa momente u treguan të rrezikshëm. Policia greke nuk e lejon shkeljen e ligjit, ndaj edhe mori masa ndaj tyre, nuk mund të them se nuk janë keqtrajtuar. Dhe më pas shqiptarët folën keq për grekërit kjo është e vërteta. Unë mendoj se shqiptarët tashmë e kanë imponuar respektin e kujdo. Unë i njoh shqiptarët më shumë se kushdo tjetër dhe mund të them me plot gojën një gjë. E kam për nder të kem një shqiptarë në shtëpi. Shqiptarët e kanë pasur në dorë vetë këtë dhe ia kanë arritur këtij qëllimi. Kanë respektin e kujdo. Janë punëtor, të respektueshëm. Të ndershëm dhe me kulturë. Janë mikpritës.

    Ndiheni më shumë grek apo shqiptar?

    Unë ju thashë në fillim që kam lindur në Athinë por ju thashë edhe se babai im është shqiptar. E çfarë mund të ndjehem sipas jush. Unë e respektoj prejardhjen time. Dhe jam krenar për të.

    T’i kthehemi ekspozitës. Çfarë përmban ajo?

    Ka një numër shumë madh pulla poste që datojnë që nga viti 1896 e deri më sot. Katolina, libra, foto të hershme nga Shqipëria. Jam munduar të sjell një histori më shumë se një shekullore. Gjithçka në këtë ekspozitë është një provë për shqiptarët. Dua të shpreh një falenderim për ambasadën shqiptare në Athinë. Unë kam bashkëpunuar me të gjithë ambasadorët shqiptarë pa asnjë përjashtim.

    Si ndodhi largimi i babait tuaj nga Shqipëria?

    Vetëm e bukur nuk ka qenë ajo histori. Ka qenë e dhimbshme. Ishte një ndarje prë së gjalli me njerëzit tanë. Xhaxhai im është ndarë me gruan, ajo mbeti në Shqipëri ndërsa ai erdhi me ne në Greqi. Po unë mbaj mend një fjalë që më thoshte babai “Kush ecën përapa duke mbajtur kokën pas, rrëzohet”. Është vërtet një e kaluar e hidhur, por kjo më ka bërë ta dua më shumë këtë vend. Xhaxhai im ka vdekur. Dhe ka lënë një nip. Për djalin e xhaxhait në vitet ’80 na erdhi një kartolinë ishtë nga gjyshja e tij. Atë kartolinë ai e ka edhe sot.

    Është në ekspozitë?

    Jo. Nuk mund t’i thoja të ma jepte. Është një trashëgimi e familjes së tij. Nuk mund ta kërkoja këtë... Por. Ah kam një mesazh. Duajeni vendin tuaj. Është i mrekullueshëm. Të paktën mua kështu më duket dhe jam i nderuar...

    Dhe me doktorin nuk mund të flasim më, ai është i zënë. Po përgatit ekspozitën me historinë e njerëzve të gjakut të tij. Por jo vetëm kaq. Një çift të moshuarish e kishin parë në një televizion teksa kishte dhënë një intervistë. Erdhën ta takojnë. Njëri prej tyre kishte qenë pacianti i profesorit. “Nuk kam flalë për këtë njeri. Më ka shëruar dhe nuk më ka marrë asgjë. I jam borxhli përjetë” u shpreh ai. Edhe ne i shprehim mirënjohje Dr. Panajotis Koliomihalis. Njerëz të tillë janë të rrallë.

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Thumbs up Shqiperia prej vitit 1892




    Pershendetje ketij Shqiptari qe se ka harruar kulturen e tij.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Ka shumë shqiptarë që flasin keq për grekërit dhe e anasjellta. Ju çfarë qendrimi mbani në një momentë të tillë?

    Eh. Gjërat janë ngatërruar me kalimin e kohës. Mos harroni një gjë. Në ’90 kur ju e hodhët poshtë të kaluarën tuaj grekërit i hapën dyert. Ata i morën shqiptarët kudo. Në shtëpi, spitale punë e kudo tjetër. Mos harroni se në veri serbët i vrisnin shqiptarët e në perëndim Italia i mbyti në detë. Ndërsa grekët u treguan miqësorë. Shqiptarët në disa momente u treguan të rrezikshëm. Policia greke nuk e lejon shkeljen e ligjit, ndaj edhe mori masa ndaj tyre, nuk mund të them se nuk janë keqtrajtuar. Dhe më pas shqiptarët folën keq për grekërit kjo është e vërteta. Unë mendoj se shqiptarët tashmë e kanë imponuar respektin e kujdo. Unë i njoh shqiptarët më shumë se kushdo tjetër dhe mund të them me plot gojën një gjë. E kam për nder të kem një shqiptarë në shtëpi. Shqiptarët e kanë pasur në dorë vetë këtë dhe ia kanë arritur këtij qëllimi. Kanë respektin e kujdo. Janë punëtor, të respektueshëm. Të ndershëm dhe me kulturë. Janë mikpritës.
    Te vjen mire kur lexon per opinionin pozitiv qe Dr. Panajotis Koliomihalis ka per shqiptaret dhe eshte per t'u vleresuar ndihma qe ju ka dhene atyre si edhe inisiativa per te hapur kete ekspozite.
    Po per hir te se vertetes ai duhet te permendi nje nga arsyet kryesore te ''konfliktit'' greko-shqiptar. Pikerisht synimet teritoriale ndaj Shqiperise te grupeve ekstremiste greke.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Si u bë që ndërroi emrin kaq shpejt?

    Eh, kam dëgjuar se Greqia, është i vetmi vend që nuk asimilon të tjerët, dhe se Greqia i respekton kulturat tjera, se në Greqi arvanitasit nuk e kanë të ndaluar shkollën shqipe, dhe se Greqia nuk e detyron Gjonin që të bhet Joanis.

    Ça thoni ju, kam pasur të drejtë apo jo?

  5. #5
    Po ai ka lindur ne Greqi, pra me emer grek por me mbiemer shqiptar Koliamihali-s, mos e humb edhe ti per nje presje...
    Nuk shikon se ç'fare eshte duke thene e duke bere, por ngjyren e lidhseve te kepuceve...

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk shikon se ç'fare eshte duke thene e duke bere, por ngjyren e lidhseve te kepuceve...
    I mirë ai që ka këpucët mbathur, por disa tipa këtu thonë se nuk ia ka vënë askush lidhëset me zor, i ka dashur vetë.

    Mua më del, se janë lidhëse të detyrueshme.

  7. #7
    Po pse gjithmon e lagu se lagu, me cic-mic do lujm gjithmon???
    Ti mire kur ke ide te tuat ose sjell shkrime te tjereve, mund edhe qe te pranohen per kunderpeshe, por jo gjithmon me polemike edhe kur s'ka aresye!
    Kesaj rradhe nuk eshte nje grek qe do Shqiperine, por nje shqiptar qe do Atdheun ( dheun e t'at...! ) a e merr vesh apo jo, pasi qe ai Koliamihalis e thote vet qe; " Babai im ka qenë shqiptarë... e çfarë mund të ndjehem tjetër veçse krenar për vendin tim"..., pastaj na vini ketu e na shitni mend per çamet, arbereshet, arvanites, ata te turqis ose te egjiptit dhe kur vjen e te thote qe dua Shqiperine pse eshte edhe vendi im ( atdheu ), pra ksaj rradhe ç'fare kishe per ti thene...?
    Ka bere me shume ne keto momente zotni Koliamihalis per Shqiperi, se sa une e ti te dy bashke ketu ne forum...

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po pse gjithmon e lagu se lagu, me cic-mic do lujm gjithmon???
    Ti mire kur ke ide te tuat ose sjell shkrime te tjereve, mund edhe qe te pranohen per kunderpeshe, por jo gjithmon me polemike edhe kur s'ka aresye!
    Kesaj rradhe nuk eshte nje grek qe do Shqiperine, por nje shqiptar qe do Atdheun ( dheun e t'at...! ) a e merr vesh apo jo, pasi qe ai Koliamihalis e thote vet qe; " Babai im ka qenë shqiptarë... e çfarë mund të ndjehem tjetër veçse krenar për vendin tim"..., pastaj na vini ketu e na shitni mend per çamet, arbereshet, arvanites, ata te turqis ose te egjiptit dhe kur vjen e te thote qe dua Shqiperine pse eshte edhe vendi im ( atdheu ), pra ksaj rradhe ç'fare kishe per ti thene...?
    Ka bere me shume ne keto momente zotni Koliamihalis per Shqiperi, se sa une e ti te dy bashke ketu ne forum...
    Ti i lexon mirë ato që shkruaj apo ndërkohë që lexon shkrimin tim, fantazon diçka tjetër, dhe duke menduar se unë thashë kështu apo ashtu, më jep njl përgjigje krejt larg prej asaj që them unë.

    Nuk ka këtu as polemika, as "e lagu s'e lagu". Po të flas shqip. Më vjen shumë mirë për këtë shqiptarin që respekton prejardhjen e tij, por në këtë temë më shumë të bën përshtypje kjo lidhësja e këpucëve, që në rastin konkret është -is prapa mbiemrit, që qëllimisht e thashë lidhëse e detyruar.

    Sepse ka me vite që larot e zagarët këtu në forum lëvdojnë Greqinë sikur vend demokratik, kinse nuk asimilon, respekton pakicat, etj etj etj ndërkohë që ky njeri nuk paska as një gjeneratë që paska në Greqi, dhe i qenka ndërruar emri.

    Hajt tash mbroje Greqinë, se kshtu e kërkon vëllazëria fetare.

  9. #9
    Hajt tash mbroje Greqinë, se kshtu e kërkon vëllazëria fetare.
    Jo jo se mbroj hiç fare dhe po aq po m'rruhet ..., per grekt dhe Greqi, po qe konstatimi qe je duke bo, eshte i gabum ne kete rast, pasi qe po te kish qene ashtu ( asimilim ) nuk do ti thoshte vetes, shqiptar ai zoteria, por grek, si shume felliqesira te tjere qe ka jo vetem ne Greqi, por Itali, Turqi, Amerike, flas gjithmone per shqiptare...
    Nuk prish pune ngjyra e lidhseve te kepuceve, i nderuar alibaba!
    Pasi kush do ta mbaj ne zemer Shqiperine, edhe pse me tre pashaporta ne xhep, prap ti ngre zerin dhe thua; jam shqiptar!
    Mos i shiko gunen, por punen!

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    pasi qe po te kish qene ashtu ( asimilim ) nuk do ti thoshte vetes, shqiptar ai zoteria
    Eh që ka qëndruar ky, kjo është çështje tjetër, pirolla i qoftë, por që po të mundte Greqia ta asimilonte nuk do ta falte

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Sido qe ta ket emrin, dukete se eshte nje njeri i bemires, dhe se ndihet se eshte shqiptar, mos te fillojm ne shqiptarqe, qe te gjejm qime ne ve,po ta shiqojm historin ton, ateher dele se shumica shqiptare ka emra turk e arapistan!!!
    Doktorit i uroj shendet dhe jete te gjate dhe gjitha te mirat ne familje, ku do qe gjindet ne Greqi apo Shqiperi.

  12. #12
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sido qe ta ket emrin, dukete se eshte nje njeri i bemires, dhe se ndihet se eshte shqiptar, mos te fillojm ne shqiptarqe, qe te gjejm qime ne ve,po ta shiqojm historin ton, ateher dele se shumica shqiptare ka emra turk e arapistan!!!
    Emri turk nuk të bën turk, as emri serb nuk të bën serb, as emri grek nuk të bën grek. Asnjëri nga anëtarët nuk tha diçka kësisoji. Isha duke fol për Greqinë, çfarë shteti është Greqia??

  13. #13
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Zoteria ne fjale, ngjall vetem respekt dhe admirim, jep leksionin me te vlefshem per brezin e tashem ne emigrim. Vitet mund te zbehin, plakin, cdo gje jetesore, organike, por kurre shpirtin, ndienjat, dashurine per vendin nga ku zoti vendose te na sjelle ne kete gjallese.
    Perulje ndaj zoterise!
    Salam!
    Bese dhe hakmarrje.

  14. #14
    Kryeministri Berisha viziton ekspozitën e koleksionistit grek Koliomihalis "Shqipëria nga viti 1892 deri më sot, nëpërmjet post kartave shqiptare”


    Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga zonja e tij Liri Berisha, vizitoi dje ekspozitën e koleksionisti grek Dr. Panajotis Koliomihalis. Ekspozita "Shqipëria nga viti 1892 deri më sot, nëpërmjet post kartave shqiptare” është çelur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe në të u ekspozuan rreth 3200 kartolina postale nga Shqipëria e shekujve XIX –XX.

    Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen profesor Koliomihalisit për koleksionin e kartolinave postale dhe e siguroi se institucionet e kulturës në Shqipëri do të punojnë që këtë enciklopedi ta prezantojnë në mbarë botën, si mënyrën më të mirë për të bërë të njohur historinë e dy shekujve të fundit të Shqipërisë.

    “Profesor Panajot Koliomihalis i dhuron Shqipërisë një koleksion kartolinash postale, një enciklopedi të vërtetë të historisë së saj në dy shekujt e fundit, fryt i një pune të jashtëzakonshme kërkimesh 40-vjeçare në të gjitha arkivat e mëdha të Europës, por me një rezultat të papërsëritshëm. Vizita e kësaj ekspozite të paraqet si në film historinë dy shekullore të Shqipërisë, librat e shkruar dy shekujt e fundit për Shqipërinë, kulturën,etnografinë, historinë dhe në tërësi, çdo gjë të rëndësishme të shqiptarëve dhe botës së tyre.

    Profesor Koliomihalis është një humanist shumë i madh. Në spitalin e tij në Greqi ka kuruar gjatë këtyre 17 viteve rreth 100 mijë shqiptarë, të cilët trokasin në dyert e atij spitali njëlloj sikur të trokisnin në dyert e shtëpive të tyre. Është një personalitet i dashur për të gjithë shqiptarët në Greqi. Unë do t’i shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë enciklopedi të mrekullueshme, mahnitëse që ia ka dalë të kompozojë me kartolinat postale të dy shekujve të fundit për Shqipërinë. Dua ta siguroj se institucionet shqiptare, Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar do të punojnë që këtë enciklopedi ta bëjnë të njohur në mbarë botën, si mënyrën më të mirë për të bërë të njohur historinë e dy shekujve të fundit të vendit tonë. Unë me shumë mirënjohje edhe njëherë dua t’ju falënderoj: - Nuk ke përmbushur vetëm dëshirën e babait tënd dhe të prindërve tuaj, por me këtë ekspozitë keni përmbushur një dëshirë të të gjithë shqiptarëve. Ju, u keni bërë një nder të madh shqiptarëve. Ju keni nxjerrë në pah me vërtetësi të madhe historinë, kulturën dhe përpjekjet e tyre. Faleminderit shumë !”





    12/04/2009

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. E verteta ne Histori
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •