o puro na merziti vllaznia
o puro na merziti vllaznia
JO SEKS PARA MARTESE
Isha dhe une si ne stadium si gjithe bota.
Faktikisht tirana dominoi ndeshjen ,duke qene me e shpejte ,me e forte fizikisht dhe mire e vendosur ne fushe.Megjithate dhe te tirana pati mjaft gabime individuale, pa te cilat mund ta kishte mbyllur ndeshjen pa kohen shtese.Te vllaznia pervec kosovarit nallbani, kacit, beqirit ne mbrojte dhe disa raste sporadike te sinanit, te tjeret u treguan te ngathet dhe pa teknike.
Meqe ra fjala ,Urime per Flamurtarin ,qe na shpetoi nga jevgjit e peqinit. Ata duhet te paguajne per dhunen ndaj arbitrave italiane. Besoj se ka ardhur koha qe peqini te zhduket nga harta e superlige-s.
Me te vertete ajo qe u be ne Peqin ishte e turpshme. Mire bejne gamgam kur kane arbitra shqiptare po dhe me te huaj. Dhe FSHF i jep vetem 4 ndeshje. Ne per 3 bidona qe hodhem ne Vlore na denuan me 3 ndeshje dhe tere ate gjobe. Nejse, ishalla fiton Flamurtari Kupen dhe kthehemi ne Evrope pas 18 vjetesh. Beja fora Flamurtar!
Sa te kete kurva dhe laro qe u bejne puce njerezve nga inati ne do ngelemi ketu ku jemi.
Flamutari eshte fituesi i edicionit te 57-te te Kupes se Shqiperise ne futboll pasi ka mundur ne nje finale dramatike Tiranen e Agustin Koles me rezultatin 2-1.Goli i vlonjateve ne minuten e fundit te shteses u ka dhuruar trofeun kuqezinjve. Ndeshja nisi me nje ritem jo te kenaqshem nga te dyja skuadrat. Ishte Dabulla per Tiranen qe shenoi golin e pare ne minuten e 42-te pas nje krosimi nga e djathta.
Edhe pjesa e dyte ka folur per bardheblute, por pas nje rremuje ne zone Mema ka arritur te barazoje rezultatin. Minutat ne vazhdim Tirana ka kembengulur per te shenuar golin e dyte por bardheblute jane shokuar nga nje gol ne sekondat e fundit te takimit nga Zeqiri.
Perballja e katert ne finalen e kupes me dy skuadrave u zhvillua ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Me kete trofe, Flamurtari e shenon per here te trete emrin ne listen e fituesve te Kupes se Shqiperise.
“Kupa e Shqipërisë”, Flamurtari mund Tiranën, shkon në UEFA
Flamurtari ka mundur Tiranën duke çuar në Vlorë, Kupën e Shqipërisë. Ndeshja e zhvilluar në Durrës, përfundoi me rezultatin 2-1, duke i dhënë Flamurtarit trofeun e tretë në historinë e tij. Kupa i është dorëzuar ekipit fitues nga Presidenti, Bamir Topi, ndërkohë që kjo fitore e çon Flamurtarin në Kupën UEFA, sezonin e ardhshëm. Skuadra vlonjate bëhet në këtë mënyrë fituesja e trofeut të parë për këtë sezon në futbollin shqiptar.
DURRES- Flamurtari fiton edicionin e 57-të të Kupës së Shqipërisë, duke mundur 2-1 Tiranën në finalen e zhvilluar në Durrës. Skuadra vlonjate bëhet në këtë mënyrë fituesja e trofeut të parë për këtë sezon në futbollin shqiptar, ndërsa Kupa është e treta në historinë e saj. Flamurtari ka bërë një përmbysje thuajse të pabesueshme të ndeshjes. Tirana e mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të realizuar nga Rezart Dabulla në minutën e 42-të. Por, 20 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Devis Mema ai që barazoi shifrat, pas një gabimi të mbrojtjes bardheblu. Në minutën e dytë shtesë, skuadra vlonjate ka arritur të realizojë edhe golin e fitores, me autor Zeqirin.
Në fund, Kupa i është dorëzuar ekipit fitues nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Përveç trofeut, kjo fitore e çon Flamurtarin në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm.
Nuk eshte faji im qe jam nga Vlora....![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 06-05-2009 më 14:14
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
Urime per te gjithe tifozet e Flamurtarit.Ishte vertet nje ndeshje dramatike !
Bravo , pergezime Flamurtarit dhe u gezova per ta sepse thoshin qe kishin nje ekip te ri dhe do tu jape zemer per tu permirsuar e per te ngritur nivelin .
Megjithese Tirana e zoteroi ndeshjen , per mbrojtjen nuk mendoi fare dhe dy raste dy gola .
Uroj qe te permirsohet cilesia e lojes se kampionatit shqiptar ne pergjithsi .
tirana-flamurtari 1-2
Flamurtari Fiton Kupen E Shqiperise
Urime Flamurtarit qe me nje ekip me shum te rinje mundi ekipin e te pasur te Shqipnis
me ne funde ju dha çezarit ajo qe eshte e çezarit...
kurre me moren ne telefon per te me dhene lajmin me te mire qe munde te prisja
perpak nuk me besohej se kete ndeshje e kisha parashiku me nje umbje por ja qe jeta ndonjehere te befason .kupa e shqiperise u rikthye ne vlore pas 21 vjetesh
Flamurtari pas gati dy dekadave do rikthehet ne europe per te luajtur kupen uefa
forca vlora forca flamurtari .......gjithmon krenare kudo ku jemi per nje qytet dhe nje skuader qe kane shkruar vargje te historise kombetare
Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!
Krijoni Kontakt