Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Talking Jehonë e ulët e shqiptarëve për zgjedhjet presidenciale

    Jehonë e ulët e shqiptarëve për zgjedhjet presidenciale


    Jehona e votuesve për zgjedhjet presidenciale deri në ora 10 në komunat e banuara kryesisht me shqiptar ishte shumë e ulët. Kështu flasin të dhënat e KSHZ. Në komunën e Osllomejit deri në ora 10 nuk ka votuar asnjë votues ndërsa në Zajaz, Zhelinë dhe Likovë dalja në votime ishte më pak se 0.5%.
    1% dalje të votuesve është regjistruar në komunën e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës dhe Qendrën e Zhupës.

    2% është dalja e votuesve në Gostivar, Studeniçan dhe Saraj ndërsa në Tetovë deri në ora 10 jehona e votuesve ishte 3.67%

    Sipas të dhënave të KSHZ jehona e votuesve për zgjedhjet presidenciale në krahasim me raundin e parë zgjedhor është më e ulët.
    "Numri i votuesve që kanë votuar deri në ora 10 është 111 003 votues në përqindje 7,27% në krahasim me raundin e parë të votimit të zgjedhjeve presidenciale përqindja e votuesve ishte 7,97%", thotë kryetari i KSHZ, Aleksandar Novakovski.

    Sipas Novakovskit procesi i votimit po realizohet mirë në të gjitha vendvotimet. Në 6 vendvotime për shkaqe të arsyeshme votimi ka filluar me vonesë prej 1 ore dhe kjo kohë do të plotësohet, ka thënë Novakovski.
    "Të gjitha 2976 vendvotime janë hapur dhe votimit po realizohet në mënyrë shumë normale", shtoi Aleksandar Novakovski.

    Sa i përket zgjedhjeve lokale jehona e votuesve deri në ora 10 ishte 8.59%.
    Sot rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote duhet të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit për të cilën nevojitet plotësimi i cenzusit prej 40%. Nëse në zgjedhje nuk dalin 716 mijë e 832 votues atëherë zgjedhjet presidenciale dështojnë.
    Gjyltene Rexhallari

    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Ne Struge flet votim per kryetar shteti thuajse ska marre asnje shqipetar....................

  3. #3
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Citim Postuar më parë nga TOMY_X Lexo Postimin
    Ne Struge flet votim per kryetar shteti thuajse ska marre asnje shqipetar....................
    Po si u arrit pra 40% ??
    Si ne struge,tetove,gostivar etc ka pasur nje numer te vogel qe kane votuar dhe ky numer i vogel beri qe te arrihet 40%.

    Vendet me 0.00% me duket jane Osllomej,Zhelina tjera nuk di ende
    Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2006
    Postime
    77
    Citim Postuar më parë nga besar_atb Lexo Postimin
    Po si u arrit pra 40% ??
    Si ne struge,tetove,gostivar etc ka pasur nje numer te vogel qe kane votuar dhe ky numer i vogel beri qe te arrihet 40%.

    Vendet me 0.00% me duket jane Osllomej,Zhelina tjera nuk di ende
    Nuk u vjen pak cudi , si mundet bash 40 %, pse jo 39 ose 42 po bash 40%
    Ahh po , se aq i duheshin gruevskit qe te shpallen te vlefshme .

    Era dallavere po bie ketu

Tema të Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, përgjegjësi e Berishës
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kërcënime me armë në qëndrat e votimit në zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetëm shqiptarët mund t'i fitojnë zgjedhjet
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •