Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Pas 20 vjetëve Islami fe e parë në Bruksel!!!

    Sipas studimit të gazetës "La Liber Belgjik", del në shesh se feja Islame do të bëhet feja e parë në kryeqytetin belg, Bruksel, brenda njëzet viteve të ardhshme, kurse emri Muhamed është në majë të listës së emrave më të regjistruar që nga viti 2001.



    Gazeta franceze "La Figaro" citon Olef Sarfin, profesorin e sociologjisë, në universitetin Katolik në Loven, i cili ka thënë: "Një e treta e banorëve të Brukselit momentalisht janë myslimanë, kurse, sipas parashikimeve, myslimanët në këtë vend brenda pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet do të bëhen shumicë për shkak të lindshmërisë së madhe që kanë".

    Mirëpo deputeti socialist në parlamentin francez në Bruksel Mahfudh Ramadani dyshon në këto informata, duke thënë: “Emigrantët nga vendet myslimane nuk janë të gjithë myslimanë”, duke aluduar në vetveten, i cili e ndien veten ateist. Madje, edhe vetë Sarfi është i kujdesshëm në këtë drejtim, duke thënë:
    "Duhet marrë në konsideratë edhe numrin e madh të evropianëve që ngulen në Bruksel për shkak se është kryeqyteti i Bashkimit Evropian”.

    Kjo gazetë arrin te përfundimi: "nëse prindërit e brezit të parë të myslimanëve nuk dalloheshin në fetarizëm për shkak të dëshirës për integrim, sot të rinjtë myslimanë në Belgjikë shënojnë një kthim të dukshëm në fe". Sipas tyre 75% e myslimanëve të këtij vendi e zbatojnë fenë. Gazetarja belge Hind Frihi, autore e librit "Përvjedhësja tek islamistët fundamentalistë" shkon edhe më larg e thotë: "Ekstremizmi rritet mes të rinjve, ata refuzojnë vlerat perëndimore, gjë që shkakton frikë te prindërit e tyre. Në Bruksel ka lagje, si Molebegu, kur je aty, nuk vëren se je në Belgjikë".

    Marrë nga: Islamtoday.net

    Përshtati: Bekir Halimi
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Te shkruash nej artikulle te kesaj natyre duhet te jetosh ne belgjik ndoshta sepse dueht te tregosh edhe te mirat dhe te kqijat realitetin dhe arsyet per te tjerat gjana mund te folesh por nuk lejohet edhe pse egzistojn shum.
    Mendoj se ashtu esht por jo gjith qka e mir sepse ka edhe pastrime dhe ironi te njeshum ndaj te huajve prandaj ketu esht arsyja dhe jo realiteti.
    Belgjika eshte Kryeqyteti i evropes qe i rrespekton te gjitha racat dhe fet teorikisht por praktikisht sesht edhe ashtu?
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

Tema të Ngjashme

  1. Civilizimi në Islam
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  3. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •