Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Grupi i Krizave: Frika për “Shqipërinë e Madhe”, e pabazuar

    Keida Kostreci
    26 shkurt 2004, 19:35 UTC


    Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se frika për synime për një “Shqipëri të madhe”, që do të mund të rizgjonin konflikte në Ballkan, janë të pabazuara.
    Në një raport të bërë publik të enjten kjo organizatë shprehet se ideja e një shteti të vetëm ku të bashkoheshin shqiptarët që jetojnë në gjashtë vende dhe entitete, nuk i intereson aspak shumicës së shqiptarëve.

    Grupi i Krizave me raportin “Pan-shqiptarizmi: Sa përbën ai kërcënim për Qëndrueshmërinë e Ballkanit?”, u jep përgjigje shqetësimeve të shumë vëzhguesve. Ata thonë se pan-shqiptarizmi është një kërcënim serioz për qëndrueshmërinë në Ballkan, por në raport thuhet se kauza e Shqipërisë së Madhe, ose ndryshimi i kufijve as nuk ka mbështetje të madhe politike në vendet me shqiptarë dhe as nuk është e justifikuar moralisht.

    Në një deklaratë për shtyp të Grupit të Krizave, thuhet se dëshira për bashkimin territorial të të gjithë shqiptarëve në rajon, ka qenë më shumë një mit, sesa një program praktik politik.

    Në raportin e kësaj organizate thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare fituan mbështetje popullore në Kosovë dhe Maqedoni, kur iu larguan synimeve nacionaliste për pan-shqiptarizëm dhe u përqendruan tek kërkesat për më shumë të drejta për njerëzit që përfaqësonin.

    Po ashtu në raport theksohet se Armata Kombëtare Shqiptare që mbështeste hapur konceptin e Shqipërisë së Madhe nuk fitoi kurrë besueshmëri.

    Shqipëria nuk është e interesuar për ndryshimin e kufijve, ndërsa në Kosovë mbetet një rrezik për konflikt, pasi statusi përfundimtar nuk është zgjidhur ende. Por grupi i krizave thekson se shqiptarët kudo në Ballkan janë për pavarësinë e Kosovës dhe pavarësia është çështje krejt e ndryshme nga ajo e Shqipërisë së Madhe.

    Kjo organizatë mendon se gjendja në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, nuk paraqet ndonjë rrezik për krizë të afërt.

    Në raport thuhet se në synimet afatgjata, nacionalizmi shqiptar do të zbutet me zbatimin e plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe duke respektuar vendin që zënë shqiptarët në shoqëritë Maqedonase, Serbe dhe Malazeze, si edhe me trysninë ndaj esktremistëve shqiptarë dhe politikanëve që kanë lidhje me ta.

    Po ashtu, Grupi i Krizave thotë se këtë proces do ta ndihmojë integrimi evropian, me hapjen e kufijve mes Shqipërisë me fqinjëve të saj veriorë, si edhe me zgjerimin e mundësive ekonomike dhe arsimore në gjithë rajonin.

    Organizata thotë gjithashtu se rol në këtë drejtim do të luajë edhe decentralizimi i pushtetit në Maqedoni dhe pavarësia me kushte e Kosovës, në këmbim të garancive nga të gjithë entitetet shqiptare në Ballkan se kufijtë aktualë të Evropës juglindore nuk do të ndryshojnë.

    Mes të tjerash në raport i rekomandohet qeverisë greke të përmirësojë gjendjen e të drejtave të njeriut për shqiptarët që banojnë në Greqi dhe që të hapë negociatat për njohjen e të drejtave të pronave të çamëve.

    Në raport u rekomandohet udhëheqësve shqiptarë në Ballkan, të ngrenë zërin kundër politikanëve dhe grupeve ekstremiste, si edhe komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimit Evropian që të vazhdojë të këmbëngulë për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Të njëjtës organizatë i sugjerohet që të rrisë ndihmën për qeverinë shqiptare dhe të vendeve fqinjë për luftën kundër tregëtisë së paligjshme dhe kontrabandës, si edhe të lehtësojë dhënien e vizave për qytetarët e Evropës juglindore që duan të punojnë ose vizitojnë vendet e BE-së.

    Grupi Krizave rekomandon gjithashtu që t’i jepet përgjigje pozitive kërkesës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si edhe të inkurajohen aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ato të Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

    Komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të vazhdojë të mbajë nën mbikqyrje veprimtaritë e ekstremistëve shqiptarë dhe politikanët që i ndihmojnë ata. //kk//
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Per te lexuar raportin e plote te grupit te krizave (ICG) ndiqni lidhjen ne vazhdim:

    "Pan-Albanism - How big a threat to Balkan Stability?"

Tema të Ngjashme

  1. Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) sugjeron që Kosova të ketë ushtri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 10:31
  2. Grupi i Krizave: Hapat drejt statusit final të Kosovës
    Nga edspace në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 04:03
  3. Ideatorë të “Shqipërisë së Madhe”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 17:53
  4. Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 03:21
  5. Grupi i Krizave: Përparimi në Maqedoni, ende i brishtë
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 02:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •