Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146

    përgjigjet e Imam Ali Nakiut a.s., ndaj pyetjeve të Jahja B. Eksemit.

    selam, në vazhdime do të paraqes përgjigjet e Imam Ali Naki Muhammed't a.s., ndaj pyetjeve të Jahja ibn. Eksemit, shkëputur nga libri "Tuhef-ul Ukul" Dhuratë Mendjeve.


    PËRGJIGJET E IMAM ALI NAKIUT (A.S.) NDAJ PYETJEVE
    TË JAHJA B. EKSEMIT

    Rrëfen Musa ibni Muhamedi ibni Riza (vëllai i Imam Ali Nakiut a.s.): “U takova me Jahja ibn Eksemin në Dar’ul Amme dhe më parashtroi disa pyetje. Pastaj, shkova te vëllai im për të kërkuar përgjigjet në ato pyetje. Këshillat e tij patën ndikuar në mua që të tregoj bindje ndaj tij dhe të jem më mendjemprehtë ndaj tij. I thashë Imamit: “Shpirti im u bëftë kurban për ty. Ibni Eksemi kërkoi prej meje disa përgjigje në formën e shkruar”. Duke buzëqeshur, Imami tha: “A je përgjigjur në ato pyetje? Unë i thashë: “Jo, nuk i di përgjigjet”. Atëherë, tha: “Cilat janë pyetjet?”. Unë fillova t’i lexoj një nga një pyetjet.

    1- “Ai i cili kishte dijeni nga Libri tha: “Unë po ta sjell (fronin e Belkises) para se t’i hapësh e t’i mbyllësh sytë” (Neml, 40). Athua, Profeti i Allahut kishte nevojë për diturinë e Asifit (veziri i Hz Sylejmanit)?

    2- “Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron dhe ata iu përulën (sexhde) atij” (Jusuf, 100). Si mund t’i bëjnë sexhde Jusufit (a.s.), Jakubi dhe fëmijët e tij, duke qenë vetë Profet?

    3- “Nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty, atëherë pyeti ata që e lexojnë librin para teje” (Junus, 94). Kujt i drejtohet Allahu në këtë ajet? Nëse i drejtohet Pejgamberit, atëherë a ishte në dyshim Pejgamberi? Nëse ka qenë ndonjë tjetër, atëherë kujt i është shpallur ky ajet?

    4- “Sikur të gjitha drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut” (Lukman, 27). Cilat janë këto dete që përmenden në këtë ajet dhe ku gjenden?

    5- Në lidhje me xhenetin, ajeti i Kuranit thotë: “Aty do të kenë çfarë t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri” (Zuhruf, 71). Shpirti i Ademit dëshiroi grurin dhe e hëngri. Atëherë, pse u dënua?

    6- “Ose i bën çift edhe meshkuj edhe femra” (Shura, 50). Si është e mundur që Allahu t’i martojë robërit me meshkujt, ndërsa të ndëshkojë popullin që e bën këtë?

    7- Si është e mundur që në disa procese gjyqësore të pranohet dëshmia e vetëm një femre? Ndërsa, Allahu ka thënë: “Këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj” (Talak, 2)

    8- Në lidhje me caktimin e gjinisë së disa personave, të cilëve nuk u dihet me siguri gjinia, Hz Aliu (a.s.) ka thënë: “Shikoni se prej cilit kanal e bën urinën dhe sipas asaj do të marrin pjesë të trashëgimisë familjare”. Athua kush duhet të shikojë gjatë kryerjes së urinës, sepse, nëse shikon mashkulli, mund të ndodhë që personi të jetë femër; nëse shikon femra, mund të ndodhë që personi të jetë mashkull. Të dyja këto raste nuk janë të lejuara dhe në anën tjetër nuk pranohet as deklarimi i vetëm atij personi, të cilit nuk i dihet gjinia.

    9- Një pronar i dhenve afrohet te bariu, të cilit ia ka besuar dhentë, dhe në atë moment vëren se bariu gjendet në marrëdhënie seksuale me njërën prej deleve të tij. Kur e vëren këtë bariu, largohet në një skaj dhe ajo dele shkon e përzihet me delet tjera. Si duhet ta therim këtë dele? A është hallall apo haram mishi i saj?

    10- Pse Kurani lexohet me zë gjatë namazit të sabahut, kur namazi i sabahut është prej namazeve të ditës, ndërsa me zë lexohen vetëm namazet e natës?

    11- Hz Aliu (a.s.) i tha Ibn Xhurmuzit: “Përgëzojeni vrasësin e Ibni Safijes (vrasësin e Zubejrit) me zjarr”. Pse nuk e mbyti Hz Aliu (a.s.) atë vrasës, mbasi që ai ishte Imam?

    12- Pse në luftën e Sifinit Hz Aliu (a.s.) dha urdhër që të vriten ushtarët e armikut që sulmojnë, që arratisen dhe që plagosen, ndërsa, në luftën e Xhemelit nuk dha urdhër që të vriten ata që arratisen dhe që janë të plagosur, dhe tha: “Ata që shkojnë në shtëpi dhe e braktisin armën në tokë, janë të sigurt”. Pse Hz Aliu (a.s.) veproi në këtë mënyrë? Nëse gjykimi i parë është i drejtë, atëherë i dyti është i gabuar.

    13- A zbatohet dënimi ndaj një mashkulli që ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një mashkull tjetër (homoseksualizëm), apo nuk zbatohet?

    vazhdon

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    Imam Ali Nakiu a.s., i tha vëllait të tij të shkruajë:
    “Bismil-lahir-rahmanir-rahim”
    Allahu të udhëzoftë në rrugën e drejtë. E pranova letrën tënde dhe e pashë që je munduar për të gjetur ndonjë të metë në anën tonë dhe për të na sprovuar. Allahu të shpërbleftë sipas nijetit. Tani dëgjo mirë përgjigjet dhe mundohu t’i kuptosh mirë. Sepse, mbas këtij shpjegimi, për ty është plotësuar argumenti i udhëzimit.

    1- Sa i përket atij “i cili kishte dijeni nga Libri”, ai ishte Asif ibni Berhija. Hz Sylejmani nuk ishte i painformuar për atë që ai kishte dijeni, por, qëllimi i Sylejmanit ishte njoftimi i ummetit të tij, prej xhinëve dhe njerëzve, me udhëzuesin e tyre mbas tij. Ajo dituri ishte prej diturisë së Sylejmanit dhe sipas urdhrit të Allahut, i është dhënë si amanet Asifit, në mënyrë që të mos kundërshtojnë Imametin dhe udhëheqjen e tij. Në mënyrë të njëjtë është bërë njoftimi i njerëzve për diturinë e Hz Sylejmanit a.s., gjatë kohës sa ishte ende në jetë Hz Daudi a.s. . Qysh atëherë, kjo dituri i është dhënë Hz Sylejmanit.

    2- Sa i përket sexhdes së Jakubit a.s., dhe fëmijëve të tij ndaj Jusufit (a.s.); sexhdeja e tyre ka të bëjë me shfaqjen e nënshtrimit ndaj Allahut dhe dashurisë për Jusufin (a.s.). As sexhdeja e engjëjve nuk ishte për Hz Ademin, por me këtë i shprehën dashurinë e tyre ndaj Hz Ademit. Prandaj, sexhdeja e Jakubit (a.s.), e fëmijëve të tij dhe të Hz Jusufit (a.s.) bashkë me ata ishte në shenjë falënderimi ndaj Allahut për bashkimin e tyre mbas një kohe të gjatë. A nuk po vëren se Hz Jusufi (a.s.), në lidhje me këtë sexhde, po i thotë Allahut: “Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, dhe më ke mësuar komentimin e ëndrrave” (Jusuf, 101).

    3- Në këtë ajet: “Nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty, atëherë pyeti ata që e lexojnë librin para teje”, Allahu i drejtohet Pejgamberit. Dhe, Pejgamberi nuk ka kurrfarë dyshimi në shpalljen që i zbritet atij. Por, të padijshmit thoshin: “Pse Allahu nuk caktoi për profet njërin prej engjëjve dhe nuk ka caktuar asnjë dallim në mes nesh dhe profetit në lidhje me ushqimin, pijen dhe shëtitjen në treg?” Allahu i thotë të Dërguarit (s.a.a.) të pyesë ata që i kanë lexuar librat hyjnorë më herët, se a ka dërguar Allahu ndonjë profet që nuk ka ngrënë, nuk ka pirë dhe nuk ka shëtitur nëpër tregje? - sepse, edhe ti je njëri prej profetëve.
    Pjesa e ajetit ku thotë: “Nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty” nuk ka të bëjë me atë se Pejgamberi është në dyshim, por vetëm ka të bëjë me të qenit i drejtë ndaj palës tjetër me rastin e polemikës. Edhe në ajetin e mallkimit, Allahu thotë: “(O Muhamed) thuaj: Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve” (Ali Imran, 61).
    (Padyshim që të krishterët ishin duke gënjyer, këtu nuk ka dyshim fare) Sikur të kishte thënë ta hedhim mallkimin e Allahut ndaj jush, nuk do të kishin pranuar ta mallkojnë njëri tjetrin. Allahu e dinte se Pejgamberi ishte duke kryer obligimin e besuar të misionit të Tij dhe se nuk është prej gënjeshtarëve. Edhe vetë Pejgamberi besonte bindshëm se është duke folur të vërtetën; por, dëshironte të fliste në mënyrë të paanshme.

    4- Sa i përket ajetit: “Sikur të gjitha drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut”. Po, ashtu është; sikur të gjitha drutë e tokës të ishin bërë lapsa, deti të bëhet ngjyrë shkrimi dhe ti shtohen edhe shtatë dete tjera, dhe burimet të shpërthejnë prej Tokës, fjalët e Allahut nuk do të mbaronin ndërsa detet do të shtirreshin. Ato shtatë dete janë: Kibrit, Nemr, Berehut, Taberije, Bahravni, burimi i Masebzanit, burimi i Lisanit. Ndërsa, ne jemi fjalët e Allahut, të cilëve nuk u harxhohen virtytet dhe virtytet e të cilave nuk mund të arrihen.

    5- Sa i përket xhenetit, padyshim që aty ka kënaqësi të shumta që i dëshiron epshi dhe që i sheh syri, si dhe gjëra të shumëllojshme për ushqim dhe pije. Të gjitha këto kanë qenë të lejuara për Ademin. Allahu e ndaloi Ademin dhe gruan e tij prej drurit të xhelozisë. Këtë ua kishte ndaluar atyre me qëllim të mosshikimit të krijesave tjera me syrin e epërsisë. Mirëpo, Hz Ademi kishte harruar këtë këshillë dhe i shikoi ata me sytë e xhelozisë, kështu që Allahu nuk e gjeti Ademin të vendosur.

    6- Kuptimi i këtij ajeti “Ose i bën çift edhe meshkuj edhe femra” është ky: Njeriut mund t’i lindë djali ose vajza. Nëse vijnë bashkë në këtë botë, atyre u thuhet çift. Çdonjëri konsiderohet si çifti i tjetrit (pra, nuk kemi të bëjmë me martesën dhe kuptimi i ajetit është ky: ‘Ose u fal çift, meshkuj e femra’). Nuk është synimi i Allahut që njerëzit të përlyhen me mëkatet e mëdha, ashtu sikur që pretendon ti. “Kush i punon këto, do të përballet me një ndëshkim të rëndë. Në ditën e kiametit, atij i dyfishohet dënimi dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë”. (Furkan 68-69). Përpos, nëse pendohet dhe kërkon falje.

    7- Sa i përket dëshmisë, vetëm të një femre, ajo ka të bëjë me rastin e dëshmisë së mamisë së besueshme gjatë lindjes së foshnjës. Ajo dëshmon se a është e gjallë apo e vdekur foshnja e porsalindur. Por, nëse nuk mund t’i besohet një mamie të tillë, atëherë duhet të dëshmojë edhe një grua. Për shkak të pamundësisë së çështjes, dy gra do të llogariten në vend të dy personave, sepse, këtu mashkulli nuk mund të kryejë detyrën e gruas. Nëse nuk mund të gjendet edhe një grua për të dëshmuar bashkë me atë maminë e pabesueshme, atëherë pranohet dëshmia e saj përmes betimit.

    8- Është e saktë thënia e Hz Aliut (a.s.) në lidhje me përcaktimin e gjinisë. Kjo bëhet në këtë mënyrë: Njerëzit e besueshëm qëndrojnë përpara pasqyrës dhe personi të cilit i përcaktohet gjinia qëndron lakuriq mbrapa tyre. Dëshmitarët e shikojnë në pasqyre dhe dëshmojnë në lidhje me gjininë.

    9- Sa i përket bariut, nëse e njeh atë dele, duhet ta therë dhe ta djegë; nëse nuk e njeh, e përcakton përmes tërheqjes së shortit në këtë mënyrë: Dhentë i ndan në dy pjesë dhe e gjuan shortin. Në cilën anë bie shorti, pjesa tjetër do të shpëtojë. Pastaj, do të ndajë në dy pjesë tjera, përderisa të mbeten dy dele. Në cilën prej tyre bie shorti, do ta therë dhe pastaj do ta djegë. Në këtë mënyrë do të shpëtojnë delet tjera.

    10- Namazi i sabahut falet me zë të lartë, sepse, Pejgamberi (s.a.a.) e falte atë kah errësira e fundit e natës dhe për këtë arsye leximi i namazit të sabahut hyn në dispozitën e namazit të natës.

    11- Sa i përket fjalës së Hz Aliut: “Përgëzojeni vrasësin e Ibni Safijes me zjarr”, ky ishte përgëzimi i mëhershëm i dhënë nga ana e Hz Pejgamberit (s.a.a.). Vrasësi ishte pjesëtari i harixhive që kishte marrë pjesë në luftën e Nehrivanit. Hz Aliu (a.s.) nuk e mbyti në Basra sepse e dinte se do ta vriste në luftën e Nehrivanit.

    12- Sa i përket vrasjes së sulmuesve, të arratisurve dhe të plagosurve në luftën e Sifinit, ndërsa në luftën e Xhemelit vetëm të sulmuesve, sekreti i kësaj qëndron në këtë:
    Në luftën e Xhemelit, ishin vrarë udhëheqësit dhe komandantët e anës kundërshtare (Talha dhe Zubejri), kështu që nuk kishte më kush t’i nxiste ushtarët që të luftonin. Ata e kishin braktisur luftën dhe ishin duke shkuar në shtëpitë e tyre. Ata ishin pajtuar me humbjen dhe më nuk qe detyrim që të luftohej kundër tyre, ngase, ata nuk kishin ndërmend që të përforcohen dhe të luftojnë përsëri kundër Hz Aliut (a.s.). Në luftën e Sifinit, kundërshtari ishte duke u kthyer në luftë sërish. Ata ishin duke shkuar për t’u bashkuar me një ushtri të përgatitur dhe në drejtim të një komandanti që ishte i pajisur me armë, parzmore, shtiza, shpata, furnizim, ilaçe për të plagosurit, shërim të plagëve, kafshë bartëse për ushtarët dhe uniforma. Hz Aliu (a.s.), duke ditur për qëllimin e tyre dhe dispozitën për luftën kundër besimtarëve në njësinë e Zotit, vërejti se nuk kishte barazi në mes këtyre dy grupeve duke ua shpjeguar të vërtetën dhe nuk kishte më zgjidhje tjetër për ata që nuk u penduan.

    13- Sa i përket mashkullit (homoseksual) që është penduar për veprën e bërë; nëse nuk ka ndonjë dëshmitar dhe pranon me vetë dëshirën e tij, Imami i autorizuar për dënim nga ana e Allahut mund t'i dhurojë falje atij personi. A nuk ke dëgjuar këtë fjalë të Hz Sylejmanit? “Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh”. (Sad, 39).

    fund.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Qeky tipi qe ka kerku pergjigje paska qene ja homo ja pervers qe ben marredhenie me kafshe, nejse.
    Pergjegja e fundit nuk po me pelqen.
    Imamet nuk mund te dhurojne falje e te behen si prifterinjte qe pastrojne mekatet, por duhet te zbatohet Sheriati ne keto ceshtje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sefedini_PZ : 02-04-2009 më 04:52
    Vetëm Zoti mund të më gjykojë!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    Selam,

    Sefedin_PZ, mua më gëzojë fakti i zbatimit të rregullave sheriatike nga ty duke filluar nga namazi… .

    Në lidhje me vërejtejen do ti them disa fjalë (sqaruese?). I nderuar, me Imam këtu mendohet në Imam që ka pozitë të pushtetit, (jo hoxhë xhamish, prift kishe – KE KUJDESË ), udhëheqjes dhe të drejtuarit e myslimanëve dhe personi i tillë- (Imami- plot kuptimi i fjales -halife-) konsiderohet person “ Non Plus Ultra “ person me rëndesi të posaçme, që ka të bëjë me çështjen e udhëheqjes së njerëzimit.
    në Kuran thuhet : “ robër të nderuar të Zotit, që nuk refuzojnë fjalën e Tij dhe sipas urdhërave të Tij veprojnë”…,

    Andaj, besojmë se; urdhëri i tyre është edhe urdhëri i Zotit, ate që urdhërojnë apo ndalojnë, është ajo që urdhëron apo ndalon Zoti.

    faruk.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 23:24
  2. Dr.No - Barcoleta
    Nga Dr.No në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:56
  3. Timoni i jetes.
    Nga kolombi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 07-11-2004, 21:11
  4. Konferenca e Tiranës - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •