Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 41 prej 41
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (poeme-balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    NĖ VEND TĖ PASTHĖNIES

    ILIA DILO SHEPERI – GJUHĖTARI, ATDHETARI,MĖSUESI I SHQUAR
    (Sesion shkencor pėrkujtimor nė Gjirokastėr)

    Ėshtė meritė e atdhetarėve tė shumtė zagoritė, qė, duke nderuar veten, kanė nderuar dhėe e kanė bėrė tė dėgjuar edhe vetė krahinėn e tyre.Ndėr ta vend nderi zė dhe Ilia Dilo Sheperi, i cili nė 125 vjetorin e lindjes dhe nė 70 vjetorin e botimit tė gramatikės sė tij, i bė objekti i sesionit shkencor pėrkujtimor tė Universitetit “Eqrem Ēabej” tė Gjirokastrės me tematikė:”Ilia Dilo Sheperi – gjuhėtari, atdhetari, mėsuesi i shquar”, organizuar nga dega e Shoqatės “Ēajupi” pėr Gjirokastrėn dhe departamenti i gjuhės shqipe nė Universitetin “Eqrem Ēabej”. Me kėtė rast nė njėrėn nga sallat e kėtij universiteti u mblodhėn zagoritė me banim nė Gjirokastėr, pedagogė, kuadro tė arsimit nė rreth, pėrfaqėsues tė kulturės dhe shkencės, dashamirės tė Zagorisė etj.E nderoi kėtė sesion Prefekti, z. Sotiraq Mantho dhe zėvendėsrektori e njėkohėsisht kryetari i shoqatės”Lunxhėria”, Vaso Bakuli etj. Rektori i Universitetit, z, Banush Mezini, mik i Zagorisė e dashamirės i shoqatės “Ēajupi”, duke ēelur punimet e kėtij sesioni, ndėr tė tjera tha: “Na bashkoi sot ky takim pėrkujtimor, pėr tė nderuar njėrėn nga figurat e shquara tė arsimit e tė shkencės shqiptare, Ilia Dilo Sheperin nė 125 vjetorin e lindjes sė tij. Universiteti ynė qė mban emrin e gjuhėtarit tė madh Eqrem Ēabej, ėshtė e dyta herė qė e nderon veprėn e mėsuesit tė Ēabejt, veprėn e pionierit tė albanalogjisė shqiptare dhe tė arsimit kombėtar, tė atij qė edhe nė momentet e persekutimit tė thellė e tė gjatė, ju drejtua persekutorėve antishqiptarė: “Edhe kur tė mė prisni kokėn, nė grykėn time do tė gjeni njė “a”, njė “b” e njė “c”…”Ilia Dilo Shperi ishte nga pėfaqėsuesit mė tė denjė tė inteligjencies gjirokastrite, qė i kaloi shpejt pėrmasat e hapėsirave krahinore, pėr t’u n gjitur nė eltėn kombėtare tė burrave tė menēur, qė me emrin dhe veprėn e tyre i bėnė nder vendlindjes dhe shėrbim tė ēmuar kombit nė momentet mė tė vėshtira tė ekzistencs sė tij.Mėsuesi i shquar, atdhetari i flaktė filologu erudit dhe gjuhatėri me kontribut tė shėnuar, jeta dhevepra e Sheperit, do tė jetė objekt i njė trajtimi tė shumėanshėm nė kėtė sesion shkencor pėrkujtimor…
    Le tė shpresojmė se kjo veprimtari do tė jetė mė tepėr njė homazh mirėnjohje pėr “Mėsuesin e Popullit”, mė tepėr se njė kumtim mbi personin e tij. Duke ju uruar mirėseardhjen, gjej rastin tė falėnderoj organizatorėt e kėtij aktiviteti e t’i uroj punė tė mbarė sesionit tonė shkencor.”
    Pas kėsaj pėrshėndetjeje tė ngrohtė dhe kuptimplote, u kalua nė parashtrimin e kumtesave tė planifikuara, tė cilat u ndoqėn me vėmendje dhe interes nga pjesėmarrėsit.Kur sesioni po e kalonte gjysmėn e referuesve, i erdhi atij nga Koncka pershėndetja e zagoritit tė talentuar Jorgo Telo, i cili edhe pse nuk referoi njė kumtesė, dėrgoi posaēėrisht dy poezi kushtuar Ilia Dilo Sheperit, njė baladė e njė kėngė pėr tė. Tė dyja kėto i recitoi me pathos, ngrohtėsi dhe muzikalitet, tamam si rrjedhat dhe ujėvarat kristal tė burimeve zagorite, aktorja e mirėnjohur Eli Bici. Ishte kjo njėra nga pikat kulmore tė kėtij sesioni.Pėr kryerjen e kėsaj veprimtarie duhen pėrgėzuar organizatorėt dhe drejtuesit e saj, Dega e Shoqatės “Ēajupi” pėr qytetin e Gjirokastrės dhe Departamenti i Gjuhės Shqipe nė Universitetin “Eqrem Ēabej” si dhe zotėrinjtė Vasil Bici, Alqi Jani dhe pedagogėt qė referuan nė kėtė sesion.
    Nė fund diskutoi dhe z. Thimjo Peēi, i cili parashtroi disa mendime.

    Evjen PERI

    Shkėputur nga gazeta “ZAGORIA” Nr.10 (Janar 1998)



    FUND
    Gjirokastėr, ALBANIA & NeW York, USA, Gusht - dhjetor 2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 02-04-2009 mė 06:49 Arsyeja: korrektime

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pasioni pėr artin i biznesmenit Eduard Mezuraj
    Nga no name nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 07:28
  2. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  3. Eduard Selami: Nė demokraci nuk ka tė humbur.
    Nga honzik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 12:25
  4. Eduard Zaloshnja dhe reflektime..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2004, 05:59
  5. Ed Zaloshnja per Ed ramushin e PS-se.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 12:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •