4) MARGARITI:
Lindur ne Sheper, ne 8 Tetor 1908:
Pas studimeve tė para nė vendlindje, mbaroi shkollėn Amerikane Teknike nė Tiranė (Shkolla e Fullcit, mjaft e njohur nė atė kohė dhe mė pas.)
Student nė Universitetin e Athinės, mbante ligjėrata e fjalime para shokėve e pedagogėve pėr Shqipėrinė I perfundoi me sukses studimet Universitare pėr matematikė dhe punoi si mėsues nė Ballaban tė Pėrmetit, ne Sheper, ku hapi dhe shkollėn e parė tė natės. Me vonė u stabilizua ne Tiranė, ku punoi si nėpunės nė Ministrinė e Botores.
Me vendosjen e shtetit tė ri tė Diktaturės sė Proletariatit, u dėbua nga Tirana , ku ishte sė toku me familjen e Qirjakos, dhe fėmijėt e Themos. Nė vitin 1947, e arrestojnė dhe e dėnojnė duke e cilėsuar " Armik i popullit", "sabotator i zgjedhjeve" dhe akuza te tjera ! -Dėnimin e kreu nė Kėnetėn e Maliqit, qė e quajnė dhe "Kėneta e vdekjes".
La dorėshkrime , poezi, skica dhe tregime si dhe tekste kengėsh popullore, se ishte nje grumbullus kėngėsh nga tė krahinės (ka grumbulluar rreth 1000 kėngė). Ka lėnė dorėshkrime pėr zakonet zagorite, shpjegon si dhe qysh zhvillohet dollia, ka mbajtur statistika tė rregullta per popullsine dhe shtepitė e Sheperit ndėr vite.
Ai ngeli i patundur nė bindjet e veta dhe nuk pranoi ashtu si dhe vėllezėrit e familjaret e tjerė tė kėtij fisi asnjė bashkėpunim e kompromis me komunistėt dhe Sigurimin e Shtetit.
Ishte person shumė i dashur , i drejtė dhe bėnte pėr tė tjerėt mė shumė nga ē'mund tė bėnte pėr vete. "Besimi im i vėrtetė nuk ėshtė tė rroj vetė dhe tė lė tjetrin tė rrojė, por tė rroj dhe ta ndihmoj tjetrin tė rrojė." Kjo ishte deviza e tij.
U martua me Viktori Xhamballon, duke lėnė pas vdekjes nė 11 Shkurt 1971, (vetem nga pasoja e vuajtjeve cnjerezore), pesė fėmijė tė mitur:
1)Ilian (Yllin),, 2)Anastasin, 3)Bardhylin, 4) Eduardin, 5) Elisavetėn.
Ylli , martuar me Viktoria Delijorgji, kane dy femije, Margariti dhe Vasili(Ilvi).
Anastasi, martuar me Eftihia Pano, kane tri vajza, Irini, Angjelikulla Dhe Kostandina,
Bardhyli, martuar me Mira Petriti , kane dy vajza, Dea dhe Iva.
Eduardi , martuar me Elida Doga, kane dy vajza, Anxhela dhe Xhulja.
Elisaveta, martuar me Kosta Nasto, kane nje djale Jorgon.
Krijoni Kontakt