Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Poeme: "DILOIADA" nga Jorgo TELO & Eduard Dilo

    DILOIADA
    Ose
    LOTĖT E PATERUR TĖ DHIMBJEVE…
    (Poemė – baladė)
    Nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    (Homazh pėr martiren zagorite KALIOPI DILO)

    Redaktor: Evjen PERI (Studiues, Mėsues i Merituar)
    Recensente: Tonine Hido (Publiciste, Mėsuese e Merituar)
    Korrektor e kompjuterizim: Jorgo TELO
    Kopertina: Ideoi J. Telo,Ukė Zenuni (Gjakovar me banim nė SHBA)
    Pėrpunim fotografish: Vasil Deēka (Athinė)
    Art grafik: Nevi MIHO

    Copyright: © Jorgo Telo & Eduard Dilo

    ISBN:

    Ndjenja e adhurimit pėr njerėzite mirė e mendimin e lirė e neveria pėr ligėsinė e padrejtėsinė na nxitėn tė shkruajmė kėtė poemė-baladė tė pajisur me shkrime tė tjera mbi njė vėrtetėsi sa rrėnqethėse aq dhe tė pamohueshme.
    Autorėt

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA, poeme nga Jorgo Telo & Eduard Dilo

    (Nga i madhi Ilia DILO SHEPERI te martirja Kaliopi Dilo e gjer te famozja Anxhela u pėrshfaq nė teatrin e jetės sė familjes sė madhe tė Dilajve sheperiotė njė mozaik i tėrė jetėsor e dramatik ngjyrash ku gjithkush sheh qartė, se si rrinė tė ngjizur pėrbėrėsit e kėtij mozaiku: dituria dhe krijimtaria, idealizmi dhe atdhetarizmi, pasioni dhe pėrkushtimi, dinjiteti e krenaria,vuajtjet nga persekucioni dhe lengatat nga internimet e burgimet, shpirti i qėndresės dhe trishtimet, lotėt e vetmisė dhe lotėt e mallit, diskriminimi dhe dhuna, pėrjetimi i ofezave dhe i terrorizmit absurd, poshtėrimet, provokimet, tmerri dhe vdekjet e njėpasnjėshme gjer te krimi makabėr ndaj njė jete tė pafajshme, qė shkaktoi lotėt e paterur tė lamtumirės, duke vazhduar me rendjen drejt dritave tė ndezura tė shpresės. Tė GJITHA KĖTO BRENDA NJĖ FAMILJEJE TĖ MADHE… Nderim e respekt pėr kėtė fis qėndrestar, tė pėrvuajtur e me nje tė personalitet tė pėrndritur nė krye tė tij!)
    Jorgo Telo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (poeme-balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    (Nga i madhi Ilia DILO SHEPERI te martirja Kaliopi Dilo e gjer te famozja Anxhela u pėrshfaq nė teatrin e jetės sė familjes sė madhe tė Dilajve sheperiotė njė mozaik i tėrė jetėsor e dramatik ngjyrash ku gjithkush sheh qartė, se si rrinė tė ngjizur pėrbėrėsit e kėtij mozaiku: dituria dhe krijimtaria, idealizmi dhe atdhetarizmi, pasioni dhe pėrkushtimi, dinjiteti e krenaria,vuajtjet nga persekucioni dhe lengatat nga internimet e burgimet, shpirti i qėndresės dhe trishtimet, lotėt e vetmisė dhe lotėt e mallit, diskriminimi dhe dhuna, pėrjetimi i ofezave dhe i terrorizmit absurd, poshtėrimet, provokimet, tmerri dhe vdekjet e njėpasnjėshme gjer te krimi makabėr ndaj njė jete tė pafajshme, qė shkaktoi lotėt e paterur tė lamtumirės, duke vazhduar me rendjen drejt dritave tė ndezura tė shpresės. Tė GJITHA KĖTO BRENDA NJĖ FAMILJEJE TĖ MADHE… Nderim e respekt pėr kėtė fis qėndrestar, tė pėrvuajtur e me nje tė personalitet tė pėrndritur nė krye tė tij!)
    Jorgo Telo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (poeme-balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    PARATHĖNIE
    Shkrimtari, studiuesi dhe poeti i talentuar Jorgo Telo u shton kėtė herė krijimeve tė tij tė suksesshme edhe poemėn – baladė “DILOIADA”, kėtė here sė toku me studiuesin e poetin Eduad Dilo.
    Nė tė gjen fjalė artistike e figura stilistike brenda njė kompozimi origjinal tė realizuar mjeshtėrisht. Qė nė rreshtin e parė deri te rreshti i fundit qė mbyll kėtė baladė rrjedh dhimbja, krenaria dhe madhėshtia e Familjes sė Madhe tė Dilajve tė Sheperit. Nga kjo familje nisi udhėn e jetės Ilia Dilo Sheperi. Pas i vijnė Fėmijėt, nipėrit, stėrnipėrit, qė nuk e ulėn kokėn nė asnjė ēast, sado i rėndė pėr ta.
    Si udhėrrėfyes patėn dhe kanė Ilinė, si shėmbėlltyrė po kėshtu - Ilinė e nėnė Savėn si kreatyrė; kurse si pikėsynim – tė ecin dhe ecin nė gjurmėt e tyre…
    Nėse Ilia Dilo Sheperi u ngrit deri nė simbolin e njė shqiptari tė madh, pėr shtat i vijnė dhe pasardhėsit e tij tė shumtė, qė u shquan pėr prurjet e qėndresėn e qė nuk nuk u epėn edhe pse thika u arriti deri nė palcė…
    Ilia Dilo Sheperi u bė dhe mbeti mėsuesi i pėrkushtuar, i pėrjetshėm i Kombit Shqiptar. Madhėrishėm tingėllojnė edhe sot fjalėt – perlė tė Tij: “Jemi dhe ne, mėsuesit e parė tė kėsaj Shqipėrie, shpirt nga shpirti i mėmėdheut, asht nga ashta e tij.”
    Njė fis i tėrė i kryqėzuar. U sfilitėn dhe u pėrndoqėn egėrsisht.Nė ēdo rrethanė ai mbeti vetvetja e pati dy martirė: Njė i vdekur dhe njė e gjallė, qė e vdiqėn nėn tortura ēnjerėzore. Ilia shkencėtari, albanologu, qė rrezaton dritė, u zhvarros. Kaliopi, grua tipike zagorite, qė pėrhapte dhe mbillte kudo mirėsi, u masakrua.
    Ilia Dilo Sheperi mbante dhe mban madhėshtinė e fisit tė tij. Ai mbroi dhe respektoi gjer nė vetėmohim shqiptarizmin, tempulli ku falej, ku frymėzohej e gjente forca pėr tė krijuar, pėr tė mbijetuar.
    I hipur nė piedestal, i kthyer nė Bronx, Ilia Dilo Sheperi tė duket sikur kuvendon e pėrshėndetet ēdo ditė me bashkėfshatarėt, me kalimtarėt. Pėr ata qė urdhėruan dhe kryen zhvarrosjen 30 vjet pas vdekjes sė tij, duket sikur pėshpėrit: “Fali, o Zot, se nuk dijnė ē’bėjnė!”
    Porse vjen njė ditė dhe e vėrteta del nė dritė, e vėrtetė kjo edhe pėr familjen e madhe tė Dilajve, qė ju desh tė pėrballonte realitetin e kobshėm, sfilitjen e kalvarin mizor, pėrndjekjen egėrsisht tė saj, si njė nga tragjeditė mė makabre tė kohės. Pėrbėjnė kėto medaljen e mirėnjohjes pėr ta.
    Nė kėtė poemė –baladė nuk gjen asnjė fjalė tė vetme tė stisur, tė trilluar, tė krijuar artificialisht. Gjithēka ėshtė e vėrtetė, e ndodhur realisht, e pėrjetuar, e njohur. Madje mund tė themi se nuk arrihet dot plotėsisht parashtrimi as i atdhetarizmit as i vuajtjeve shpirtėrore e materiale as ofshamat e keqtrajtimet as poshtėrimet as mallkimet as qėndresa e patundur e tyre, sido e sado qė mund tė shkruhet.
    Mjaft domethėnės dhe i vlershėm bashkėpunimi i Jorgos me njėrin prej nipėrve tė kėsaj familjeje, Eduard Margarit Dilon, fakt qė tė shton besueshmėrinė nė faktet e trajtuara artistikisht. Ėshtė pėr t’u pėrgėzuar ky bashkėpunim edhe pse nė distancė tė madhe, qė, me sa dimė, ėshtė realizuar pėrmes internetit nė linjėn Gjirokastėr – New York.
    Janar, 2009 Evjen Peri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 02-04-2009 mė 03:10 Arsyeja: BOLDIM I PLOTE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (poeme-balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    PROLOG

    KONIZMA - OBELISK

    Grinden erėrat e luginės
    si tė jenė prej gjith’ botės.
    Nuk i dinė “ligjet” e Stinės;
    Njėra-tjetrėn zėnė pėr flokėsh…

    Kryqėzojn’ vėngėr vėshtrimet
    katėr grykat* cep mė cep.
    Te njė gryk’ ndalen vrapimet.
    E Dhėmbeli po buēet:

    “Ēfar’ ka ngjarė nėn Kokojkė¹
    Pse ka rėnė nė Dilaj zia?
    Her’ zėmekur, herė zėplotė
    Fillikat vajton shtėpia…

    Mbledhur lotėt e pėrgjakur;
    Nga ēdo rrėnjė del njė bisk.
    Ngjizur bisqet e pėrflakur
    Te Konizma – OBELISK.

    xxx

    “Pak tė lashė vetėm; ē’e keqe tė mori?
    Ah, moj nėnė e shkretė!” -
    Loton Ksenofoni.

    “Ikėn vitet, ikėn, eh, sa shumė tė prita!
    Ē’u bėre, moj mėmė?” –
    Faqet fshin Donika.

    “Oh, ē’mė dogji xhani! Tani bashkė jemi.” -
    Dėrrmuar nga malli,
    Lart u ngjit Etieni.

    “Nėnė , ku na vajte? Nga ne kush tė ndau?
    S’e mban vendi Dhamen,
    Torit i hedh krahun.

    “Pse s’mė flet,moj nėnė? Mos tė kam mėrzitur?
    Hektori nxjerr zėnė
    prej lotėsh i mbytur.

    “Shpejt mė erdhe pranė.Ē’pėsove, moj grua?
    Mos, vallė, ikja ime
    tė ka pikėlluar?...”

    (Katėr vjet mė parė prej jetės qe ndarė
    Sytė fėrkoi Malja.
    Nuk dinte ē’kish ngjarė.)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (poeme-balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    AKTI I PARĖ

    Burrė edhe grua, pėrbri tyre djali.
    Shndėrruar nė tre engjėj.
    Fjalėn merr Mihali:

    “Jetės tokėsore… ē’t’i kujtojmė mė parė?
    Na trajtuan egėr
    S’u tėrhoqėm zvarrė…

    E dinin qė ishim
    ēerdhe diturie
    E dinin qė kishim shpirt atdhetarie.

    I famshmi baba,
    sa qe gjallė shkėlqeu.
    Njė thesar tė ēmuar i dha Mėmėdheut.

    Dashurinė pėr Kombin e pėrshfaqi hapur
    I dha gramatikėn
    e shqipes sė dashur.

    Neve na mėsoi
    vetvetja tė ishim.
    Flamurin me shkabė nė shpirt ta qėndisnim.

    Im At Promemorjen
    me guxim e nisi.
    Ndihej i fuqishėm porsi njė trung lisi.

    Dhe… babai lis
    nxori shumė degė.
    Njė pas njė kuēedrat mizorisht na prenė…

    Kur e kėrcėnuan
    qarqet histerike,
    Shpejt ua mbylli gojėn me thėnien epike:

    “Edhe po ma pretė fytin nga inati,
    Bindjet dot s’m’i vrisni,vrisni vetėm shtatin.

    Fytin do ta kem si “a”-ja e shqipes,
    Boll u kam duruar pėrmes kėrcėnimesh…”

    Njė det diturie
    qenkish ati ynė.
    Tė gjerė e kish shpirtin
    e tė kthjellėt synė.

    Tok me gramatikėn
    u lindėm dhe ne.
    Dhjetė jetė tė reja…
    Pėr tė ē’gėzim qe!

    Njė pas njė ne djemtė
    i forcuam krahėt.
    Fluturonim vetė
    nė qiellin e hapėt…

    Themua qe i pari
    qė zuri kurbetin,
    ku me Thevron lindi
    Anthullėn, Vangjelin.

    Marikėn Elenėn
    Tė dyja - sypishė
    Lena mori emrin
    e Nėnės sė Ilisė…

    Xheli la Rovenėn
    me zė kanarinė.
    La edhe njė djalė:
    la Themistoklinė…


    VAZHD0N
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 02-04-2009 mė 03:14 Arsyeja: Sistemim

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (poeme-balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    xxx
    Kėshtu “ fluturuan”
    Jani me Orestin.
    Jetėn konceptuan;
    pėr punė nuk reshtnin.

    Me shpirt atdhetari
    e hidhnin ēdo hap.
    Njėri mjekėsi ,
    tjetri ushtarak.

    Tė dy rrokėn dije,
    kulturė perėndimi
    e krijuan bindje
    pėr liri mendimi…

    T’mirit Babait tonė
    ters i vajti filli,
    edhe pse studioi,
    ku studioi Naimi.²

    Edhe pse mbaroi
    me medalje ari,
    nuk i eci jeta,
    siē desh…pėrsėmbari.

    I etur pėr shqipen
    e pėr dituri
    fshehtas ēeli shkollė
    nė shtėpinė e tij.

    Si “Dhaskal i Bėnjės”
    matanė Dhėmbelit
    Me zell nguli kėmbė,
    Shkolla shqipe ēeli.

    Nga viti nė vit
    tepėr madhėshtohej
    Ai shpirt fisnik
    punės i gėzohej.

    Gjithkund i vendosur,
    adhurues pėr dritėn.
    Pėrherė ka mbrojtur
    Veēse shqiptarizmėn…

    S’kundėrshtoi kurrė.
    Shkoi nė anė te anės.
    Qėndroi si burrė
    dhe ndaj Patrikanės…

    Per ēėshtjen Kombėtare,
    Pėr dertet e Gjuhės,
    S’i kursente fare
    vėrejtjet majė gjuhės

    Njė shoqatė priu…
    me emrin “Kandili”
    me Petro Hariton
    edhe me Ēerēizin.

    Dhe i shkriu dijet
    veē te “Gramatika”
    Njė thesar i vyer
    si njė mal me drita.

    Pėr veprėn qė shndriti
    heshti Hipokrizia…
    Ndaj nesh e krejt fisit
    nisi batėrdia…

    Aktet kriminale
    nuk kishin tė sosur
    dhe kur Dijetari
    ishte i varrosur…

    E ēvarrosėn dhunshėm…
    Pupu, ē’kafshėri!
    Veē cakej e ujqėr
    bėjnė batėrdi.

    I qėndruan kohės
    Vepra dhe im atė
    Mizoritė s’e mposhtėn
    Kish vizion tė lartė…”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (pOEME - BALADE) Nga Jorgo Telo & Edurd Dilo

    AKTI I DYTĖ

    Tek ata tė tre dikush qetas mbėrriti.
    Koēua i hutuar, pėrbri - Margariti.

    Kur pa pranė Mihalit edhe dy tė tjerė,
    Margariti foli me njė zė tė thellė:

    “Po ty, moj kunatė, ē’tė ka shkatėrruar?
    Po ti, Etjen djali, ēfarė ke pėsuar?”

    Me njė zė tė dridhur rėnkoi Etieni:
    “Kėtu erdha vetėm, por tre veta jemi.

    Isha me Vasilin, kushėririn tonė
    e xhaxha Qirjakon qė veē mediton…

    Unė u shkėputa, sa dėgjova gjėmėn.
    Tė mėsoja doja mė tepėr pėr mėmėn.

    Xha Qirjakua, Vasua shkuan n’Panteon.
    I kėrkoi gjyshi qysh nė mbrėmje..vonė.

    “Shpirt, o bir, Etjen, jetėn ēfarė ta ndali? –
    nė njė zė e pyetėn Kaliopi, Mihali.

    “E pėsova unė, si fatziu Vasil.
    N’Aksident mbaruam, u premė tė dy.

    Lashė prapa gruan, lashė Eftalinė.
    Dhe Elda me Eljon presin baba zinė.

    Atje e kam mendjen; vuajn’ o sa shumė:
    Gruaja si qyqe, Eljua³ i sėmurė.

    Sa rrojta nė tokė, vajza m’dha gėzim.
    Mė bėri me mbesė… mjalt’ e mjaltit tim.

    (Martirja dėgjonte tė shtrenjtin Etien.
    E nė dorė tė saj dorėn ia rrėmben. )

    “Si ne dhe Vasili ėshtė engjėllzuar.
    Prej gojės sė tij boll kemi mėsuar…

    “Sa shumė, moj mėmė, mė ka qarė shpirti,
    sa s’i ndjeja dhimbjet… kockat mė sfilitnin.

    Dhembshurisht pėr ju mė ka shkruar pena!
    Vetėm duke shkruar me qetohej zemra.

    M’u shkrumbua jeta. Na griu urrejtja.
    Pėrbuzja mjerane s’na la ditė tė qeta.

    Kurrėsesi s’u ndjeva me shpirtin e lirė.
    Na hėngri “Luftklasa”. Na grinė ca vampirė…

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (poeme-balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    AKTI I TRETĖ

    Dėgjuan ē’u rrėfeu…. U bėnė pikė e vrer.
    Gjuhėn tė idhnuar porsi me zeher.

    Tjetėrsuar Koēua nga jeta burgore
    Vėshtronte Kaliopin… kafka ngjyre bore…

    Sytė mbi Kaliopin, sytė mbi Etienė.
    Qetas Margariti hyri nė bisedė:

    “Shkova njė vizitė lart nė Panteon.
    Sapo u takova me babanė tonė.

    Sa qe gjallė babai u tret nė merak:
    Iu dogj biblioteka, shkrumbuar njė prag…

    Dy djem ja luftuan qyshse nga fillesa
    si duarpėrgjakur… sa e sa sajesa…

    Mė tha mirė Jani, kur fola me ta:
    “Neve, o vėlla,
    mendja nuk na La!
    As nė mend s’e shkuam
    kurrė vėllavrasjen.
    Deshėm shqiptarinė,
    deshėm vetėm paqen.”

    Menēuroret pyetje ia hodhi Orestit:
    “Na dogjėn shtėpinė
    si gjithė miletit?!
    E, pra, na e dogjėn,
    na e bėnė shkrumb.
    Djersa, dituria…
    Iku… u pėrhumb…
    Ē’duan komunistėt
    e ē’kanė me mua?
    Ata zgjodhėn ē’deshėn.
    Unė zgjodha ē’dua…”
    Ndaj u arratisėm
    zemėrpikėlluar.
    Tė vdekur na donin
    djajt e kuqėluar.

    Kur qe plak babai, pėrjetoi mynxyrėn:
    Janit, Orestit, Themos dot s’ua pa fytyrėn…

    Ne kėtu qėndruam, por e pamė vetė:
    Keqas u trajtuam ne dhe ati i shkretė…

    As pyeste kush ē’i kish dhėnė Kombit
    Qe rregjim mister, me misteri i Globit.

    Kush punoi pėr gjuhėn, tingėlluesen shqipe?
    Veē atij iu turrėn me dufe shtazike.

    E lanė nė harresė, mbuluar me mjegull
    Porsi Andon Zakon qė nė fillimshekull.

    Dhelpėrisht u sollėn me baba Ilinė
    Pėrbindshēe iu hodhėn, ta linin pa frymė…

    Krejt vėllezėrinė edhe Viktorinė.
    Tė qetė s’na lanė…shpirtin ne e grinė…

    Brenda Diktaturės ne provuam tmerrin.
    Na e vranė shpirtin, por jo karakterin.

    Mbi ne uturinte njė makinė shtypse,
    qė dinte tė fliste
    me gjuhė komuniste…

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DILOIADA (poeme-balade) nga Jorgo S. TELO & Eduard M. DILO

    xxx

    Me syt’ e pėrskuqur nga lodhje stėrzgjatur
    Me zor mori fjalėn Koēua i shpejtplakur:

    “Ē’po me shohin sytė?
    Paska dhe mė keq.
    Mendoja se unė,
    desh vajta per Dreq…

    Ngado mė gjurmonin,
    sa dilja jasht’ dere.
    Shpirtin ma copėtonin,
    si t’isha lėvere…

    Shihja punėn time.
    Mė vriste pėrbuzja.
    Mė trembnin pėrēmimet
    Mė avitej humbja.

    Nėpunės i thjeshtė.
    Nuk doja karrierė.
    Isha nga dilejtė;
    mdaj m’u qepėn – ferrė.

    Ashtu befasisht
    Njė ēast sa u shtanga!
    Fare shtazėrisht
    mė lidhėn me pranga.

    Ma kurdisėn gjyqin,
    Si tė qe mesjetė
    Dėshmitarėt flisnin
    pa hiē tepelek…

    Si kodra pas bregut
    Flisnin si me ngėrē.
    Shpifje kishin tjerrur,
    mėsuar pėrmendē…

    Nė njė sallė gjimnazi
    n’qytetin e Jugut.
    U kurdis teatri
    mes qengjit e ujkut…

    Ndaj personit tim
    s’kishin ē’tė ofshanin.
    Shihnin me pėrēmim
    dhe lakonin Janin.


    Njė herė dy herė
    pėrmendnin veē Janin.
    Unė fola prerė:
    “Nuk mban mė kandari!

    Kini gjė pėr mua?
    S’kini, domosdo.
    Shihni nxėnėsit tuaj;
    shpifin dosido…

    Mumjet m’akuzonin:
    “Je Armik i Popullit!”
    Lart e ngrinin tonin.
    Nuk ndienin sė ngopuri.

    S’ ngopeshin sharlatanėt
    me vuajtje njeriu.
    Tė bėnin hatanė
    me oreks ariu…


    Akuzat ndaj meje,
    S’mund t’i paradija.
    Si fasha rrufeje
    m’erdhėn nga juria.

    Eh, juri i thėnēin.
    Prokuror, gjykatės.
    Mjerė nė tė zėnēin,
    Del “armik i klasės”…

    I durova shumė.
    E humba durimin.
    U ngrita furtunė.
    Shpėrfilla dėnimin:

    S’i mėsuat mirė
    tuajt dėshmitarė
    Ēoē gėnjejnė ndyrė,
    “notėn” pėr tė marrė.

    Duken si tė shtirė
    Nė ēdo lloj gėnjeshtėr
    Ngjajnė si tė mpirė
    Si gjethet nė vjeshtė.

    Mosni, zotėrinj,
    Mos gjykoni skajshėm!
    Edhe sehirxhnjt’
    Mė thonė: “I pafajshėm!”

    …N’korrik tė shtatėdhjetės
    Drama kishte nisjen
    Akuza m’e shpejtė:
    “Tentim arratisje”.

    Ta kisha bėrė fakt
    atė tentativė,
    S’do bija nė ēark
    tek ata katilė.

    Dhe hėngra qelinė.
    Ju e dini ku.
    Nė Spaē lashė rininė.
    Tani jam kėtu.

    Dėshmitar tė vetes
    pata vetėm Zotin.
    Tė drejtė mė jepte.
    Eh, vet’ Zoti…ē’hoqi…!

    Ishin vite sterrė
    pėr gjith’ Shqipėrinė.
    E shkallmuan fenė.
    Jeta – ulėrimė.

    Veē nga gjithė bota
    myteberėt tanė.
    Sa ikėn nga Moska
    te kinezėt vanė.

    Edhe nė qeli –
    veprat e Merhumit
    Citatet - turli
    tė Mao Ce Dunit…


    Me orė tė tėra
    Na shndėrronin n’urithė.
    Na i vranė ėndrrat,
    M’u nxinė mushkėritė.

    Mė skllevėr se skllevėrit
    e mesjetės hershme
    Ia kalonte ferrit
    dhuna e nėndheshme…

    Duke shtyrė vagona
    nėpėr ato vrima;
    nximė jetėt tona.
    U shpejtuan thinjat.

    Dhjetė vjet nė qeli
    si n’kafaz luani.
    Dhjet vjet n’galeri,
    sa na u dogj xhani.

    Po u flas nė shumės.
    S’isha vetėm unė.
    Njohur qė nė Durrės
    dhe njė tjetėr burrė.

    Dolėm patriotė,
    tė dy zagoritė.
    Bashkė pėrmbi tokė
    dhe ndėr galeritė.
    Ishte Lliko Telua,
    njė i arratisur.
    Na u puqėn telat,
    ashtu shpirtgremisur.

    Burgut komunist
    ia kish marrė dorėn.
    Librin kishte mik.
    Me to shtynte kohėn.

    S’bėra as pesė vite
    i lirė, pa pranga.
    Vdekja mė skėrmitej,
    Sa mė mbuloi balta.

    Kupa e genocidit
    me mua u mbush.
    Vdekja mė grabiti.
    Zoti m’sjell pran’ jush.”

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasioni pėr artin i biznesmenit Eduard Mezuraj
    Nga no name nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 07:28
  2. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  3. Eduard Selami: Nė demokraci nuk ka tė humbur.
    Nga honzik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 12:25
  4. Eduard Zaloshnja dhe reflektime..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2004, 05:59
  5. Ed Zaloshnja per Ed ramushin e PS-se.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 12:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •