Dhe njehere po pergjigjem dhe e mbylla me kete teme pergjithmone, se po flasim per ceshtje kuturu qe s'kane te bejne fare. U kujtova per dicka...
Nje situate analoge te asaj se S. Butkes dhe Th. Germenjit, kemi ne njefare menyre dhe sot me Shqiptaret ne Kosove dhe Maqedoni. Nga nje ane kemi diplomatet, Rogoven, deputetet ne Maqedoni, marrevshjen e Ohrit e me rradhe. Keta jane plotesisht te mbeshtetur nga Perendimi, dhe perpiqen te mbajne marredhenie te mira me te me cdo kusht. S'kemi pse te mos mbajme marreshenie te mira me NATO-n, ku Shqiperia deshiron te futet, me UN, ose me BE.
Nga ana tjeter kemi ata kacaket e malit, te shkrehurit e AKSH-se. Perendimi keta i quan terroriste. Keta nuk bashkepunojne me diplomatet shqiptare. Keta jane vetem per t'i bere shqiptaret te duken keq ne syte e perendimit dhe per te shperthyer ndertesa. Keta njerez jane vetem per destabilizim. Serbi ose maqedonasi do te perdore qendrimin e ketyre organizmave destabilizuese si AKSH-ja, per te kthyer perendimin kunder shqiptareve.
Meqe (nuk e di por) kam pershtypjen se ti je nga veriu, ja ku po te ftoj te nxjerresh mesimin nga historia dhe te arrish ne konkluzionin se cilen pale duhet te mbeshtese populli, diplomatet apo militantet. Per mua kjo eshte nje pyetje retorike, pasi une e kam te qarte pergjigjen qe duhet dhene.
Krijoni Kontakt