Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Gënjeshtrat e panevojshme të Berishës për Kosovën



    Kryeministri, Sali Berisha, është një politikan i respektuar në Kosovë dhe ai duhet ta respektojë Kosovën. Për dhjetëra arsye, që nisin nga historia e politika e përfundojnë te gjeografia, Sali Berisha është parë dhe vazhdon të shikohet aty dhe si udhëheqës i tyre.



    Është ndoshta i vetmi lider që e duan dhe marksistët, dhe enveristët që dominuan partitë e dala nga UÇK, por dhe një pjesë e LDK dhe shoqërisë së Kosovës. Për këtë arsye Sali Berisha duhet të jetë i kujdesshëm dhe të dëshmojë respekt ndaj tyre, dhe sidomos kur flet për raportet e tij politike me Kosovën.

    Në intervistën e dhënë për gazetën “Express” e vetmja gjë e sinqertë ishte “mahnitja” e gazetarëve prej karizmës së tij. Mënyra se si Berisha ka filluar t’i riformojë në mendje të tij ngjarjet kyçe që lidhen me Kosovën në funksion të së sotmes së tij politike, është e padobishme dhe nuk është se ndryshon ndonjë gjë nga raportet e mira të Kosovës me të. Thjesht dëshmon një mungesë respekti të tij për të vërtetat rreth Kosovës, të cilat, dhe ashtu siç janë, nuk janë kundër tij.

    Do të desha të veçoja këtu disa nga këto gënjeshtra të panevojshme.

    E para është “atentati “ ndaj Ibrahim Rugovës në vitin 1991. Unë jam gazetari i parë që kam shkruar për këtë ngjarje që në pranverën e vitit 1992, pra ende pa u mbushur një vit nga kjo ngjarje. Nuk bëhet fjalë për një skenë atentati klasike, por për një kërcënim të dy ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit që u revoltuan përse Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, që kishin mbërritur në Shqipëri në javën e dytë të muajit shkurt 1991, në Tiranë, shkuan te monumenti “Nënë Shqipëri”, vendosën aty një kurorë me lule dhe nuk u kthyen të vendosnin kurorën me lule pranë varrit të Enver Hoxhës, në të cilin ishin rreshtuar veteranët. Sipas një dokumenti që ka pas dhënë në atë kohë ish-shefi i arshivës i Sigurimit të Shteti, zoti Goxhaj, tregohej se dy oficerë ishin revoltuar dhe kishin kërkuar armë të vrisnin Ibrahim Rugovën. Kaq ishte e gjitha. Sali Berisha s’ka lidhje me këtë kërcënim, përveç faktit se pas vizitës në Varrezat e Dëshmorëve Rugova dhe Bukoshi u takuan me Sali Berishën. Natyrisht që gjesti i fortë antikomunist i Rugovës ishte shokues për komunistët shqiptarë, dhe ishte i vetmi gjest i qartë kundër Enver Hoxhës nga gjithë politikanët shqiptarë, përfshi dhe Sali Berishën deri në atë kohë. Madje, ishte ky akt që e armiqësoi Rugovën me të majtën shqiptare, e cila mbajti një distancë të ligë ndaj tij. Ky dokument që unë kam botuar në vitin 1992 është ribotuar disa herë në shtypin shqiptar dhe Sali Berisha nuk ka thënë asnjëherë se ka qenë pjesë e rrezikut nga ky kërcënim. Duke qenë lider i opozitës antikomuniste në Shqipëri, ai ishte potencialisht i rrezikuar të vritej në atë kohë, por ai regjim ishte kalbur dhe s’kishte fuqi të vriste liderë politikë, sidomos liderë, të cilët ende shpresonin se ishin të tyret. E vërteta reale është se Ramiz Alia ishte lideri i fundit komunist i Shqipërisë, i cili kishte tezën se “pa Shqipëri nuk ka Kosovë”, çka do të thoshte se ai vinte interesat e tij politike në pushtet para Kosovës. Por problemet që pasuan paraushtarakët e Kosovës që stërviteshin në Labinot dhe Tiranë në vitin 1991, Berisha po i ekspozon për herë të parë si tradhti të Ramiz Alisë. Në të vërtetë për shumë kohë ai i ka quajtur vepra të njerëzve të Kosovës që punonin në zyrat e Kosovës në Tiranë dhe që mund të kishin lidhje me UDB, por dhe me veprimtarinë e UDB në Tiranë, e cila ka pas boll lidhje me administratën e shtetit shqiptar. Sigurisht, po t’i duhej Ramiz Alisë për interes të vet politik, do t’i kishte shitur me gjithë qejf, por më 1991 s’kishte më asnjë shpresë që të mbetej në politikë, dhe sikur të shiste Enver Hoxhën, siç e shiti.

    Momenti i dytë reflektiv i Berishës ishte viti 1996. Kriza politike që po akumulohej në Shqipëri, dhe kriza e Berishës me komunitetin ndërkombëtar u pasuan dhe me ftohjen e tij reale me Ibrahim Rugovën. Në të vërtetë, prej vitit 1995 ata nuk kishin marrëdhënie shumë të ngrohta, për shkak të distancës që Rugovës i krijoi Berisha që tentonte të merrej me problemet brenda LDK. Në vitin 1996, Berisha kërkonte një nxitje të revoltave dhe protestave në Kosovë paralelisht me opozitën serbe në Beograd, jo aq për të rrëzuar Millosheviçin apo për të rrëzuar Rugovën, por për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit nga kriza shqiptare. Rugova, nga ana tjetër, e refuzoi ashpër këtë ofertë, jo për qëllimet e Berishës, por për stilin e vet paqësor dhe inaktiv, të cilin nuk e ndryshoi në asnjë rrethanë, duke e kthyer në identitet të tij. Për këtë arsye interpretimi i ri i Berishës në këtë pikë nuk është i nevojshëm, pasi ai kishte probleme të ndryshme nga të Rugovës dhe nuk ishin në konflikt për pikëpamjet e tyre për Kosovën, por për hallet e tyre të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. Sa për përfshirjen e serbëve në skemat piramidale në Shqipëri, duhet thënë se kjo është një histori qesharake. Problemi i skemave piramidale nuk janë aktorët e tyre, por ata që i lejojnë. Në ato skema kanë futur lekë shqiptarët, por ka patur dhe grekë, bullgarë, maqedonas e ndoshta dhe serbë, por ata janë viktima dhe jo autorë. Përgjegjësia është shqiptare dhe zyrtare. Për atë përgjegjësi Sali Berishës i ka rënë shteti para syve të vet, dhe s’ka mundur ta ndalë. Është mirë që të mos shpiken armiq për çdo histori dështimi të tij.

    Së treti, është shumë kontroverse historia e raporteve të Berishës me UÇK. E vërteta është se ushtarët e UÇK adhuronin dy politikanë shqiptarë, Enver Hoxhën dhe Sali Berishën. Por liderët politikë të UÇK ishin enveristë dhe ata u lidhën fort me kundërshtarët e Berishës në Tiranë. Madje, në disa raste ata dhe u keqpërdorën kundër tij. Kur ata zunë shtëpinë ku ka lindur Sali Berisha në Viçidol, nuk është e vërtetë se kanë marrë leje nga Berisha, por thjesht u rekomanduan aty nga segmente të Shërbimit Informativ të Tiranës dhe qeveria zyrtare në Tiranë e përdori këtë në shtypin ndërkombëtar se UÇK po e organizon Berisha. Madje, simbolika të tilla perverse bënë që të justifikohej më vonë dhe vrasja e Azem Hajdarit, që nën zë raportohej si pastrim fushe nga përzierja e opozitës së Berishës me luftën e UÇK, çka nuk ishte fare-fare e vërtetë.

    Berisha ka qenë në dilema të mëdha gjatë konfliktit të Kosovës, për shkak të izolimit të tij dhe pafuqisë për të ndikuar në ato ngjarje dhe jo për shkak të protagonizmit. Ai ishte nervoz, se s’kishte rol në një periudhë të historisë, e cila po ndryshonte historinë e kombit tonë. Unë kam qenë në Konferencën e Rambujesë dhe shpesh komunikoja me Berishën. Problemi i tij ishte se ai donte të jepte konferenca të panevojshme shtypi përditë, për gjëra që ndodhnin aty. Kjo krijoi dhe atë keqkuptimin e madh se ai ishte kundër firmosjes së marrëveshjes. Berisha nuk ka qenë kundër Marrëveshjes së Rambujesë. Berisha ka qenë i izoluar dhe si i tillë ai bënte deklarata të përditshme për gjëra që shpesh nuk ishin ashtu siç i dinte ai. Rasti kur ai ka thënë të mos firmoset, ka qenë një provokim diplomatik mbi palët për t’i krijuar negociatorit amerikan, Krist Hill, mundësinë të bisedonte për herë të fundit me Millosheviçin. Thjesht Berisha nuk e dinte ç’po ndodhte dhe duke folur ia ka futur kot. Por nuk ishte kundër marrëveshjes, por ishte duke protestuar në njëfarë mënyre ndaj izolimit dhe mospërfilljes ndërkombëtare për të. Për këtë arsye nuk është e nevojshme që ai të rikrijojë një sfond për të justifikuar deklaratën e tij. Njësoj si ai atë ditë, ka folur dhe Surroi, dhe gazetat e Kosovës, dhe gjithkush tjetër. Kundërshtarët e tij ngritën mitin e asaj deklarate dhe ia përdorën politikisht. Dhe, ç’është e vërteta, ia përdorën pse mbështeti Ibrahim Rugovën, kur ai mbeti peng në Prishtinë dhe doli në fotografi me Millosheviçin. Atëherë Tirana zyrtare nuk ia fali dhe ia rikujtoi këtë deklaratë krejt të parëndësishme.

    Dilemat e Berishës, nëse duhet të ishte me Rugovën apo UÇK, nuk reshtën asnjëherë. Dhe kjo ishte arsyeja që dhe Rugova ruajti distancën me të dhe pas rikthimit në Kosovë dhe ishte pjesë e enturazhit politik që ndaloi vizitën e tij në Kosovë.

    Duke lexuar intervistën e Sali Berishës të krijohet ideja se ai tani po përpiqet të ringrejë një histori sipas versionit të vet për Kosovën, duke menduar se në këto momente kështu është më mirë. Në të vërtetë, ai është një politikan që i ka shërbyer me karizmën e vet Kosovës, duke i forcuar besimin asaj shoqërie që vuante ëndrrën e “shtetit amë” se ekziston një lider i fortë shqiptar, autoritar, i pamposhtur, dhe duke krijuar kështu një lloj “nacionalizmi demokratik”, në vijim të nacional-komunizmit që ngjallte Enver Hoxha në Kosovë. Kjo është arsyeja, pse deformimet e tij për rrjedhën e historisë në Kosovë dhe raportet me të janë të panevojshme. Ata e duan për atë që ai ka bërë dhe jo për atë që ai mendon se duhet të kishte bërë.

    Gazeta TEMA
    E kur u met berisha mi vlersu llapi
    Po qka din ti more legen per berishen,shko e leshoj lopt e merru me to se nuk e ki trurin per politik o legen.
    Berisha eshte njeriu me i nderuari sot ne te gjitha trojet shqiptare,vetem kopuket e llojit te llapit lehin neper forume duke i shar njerzit me te respektuar te kombit.
    Edhe kesaj radhe berisha do te pritet ne kosove si hero.
    BAC PO RREJN SE NUK U KRY.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    E kur u met berisha mi vlersu llapi
    Po qka din ti more legen per berishen,shko e leshoj lopt e merru me to se nuk e ki trurin per politik o legen.
    Berisha eshte njeriu me i nderuari sot ne te gjitha trojet shqiptare,vetem kopuket e llojit te llapit lehin neper forume duke i shar njerzit me te respektuar te kombit.
    Edhe kesaj radhe berisha do te pritet ne kosove si hero.
    BAC PO RREJN SE NUK U KRY.


    Kur nji pro-serb me shan dhe e
    kritikone punen time per mua kjo
    eshte nje mirenjohje e larte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 06-04-2009 më 15:56
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Një Prilli dhe Sali Berisha
    Sali Berisha zgjodhi shtypin kosovar për të hedhur në treg fantazitë e tij të sëmura. Siç duket tani ai kërkon edhe përkrahjen e kosovarëve. Intervista e tij është e mbushur me shpifje kundër shtetit të mëparshëm shqiptar
    më 09.04.2009 në ora 13:00
    Ramiz Alia

    Kryeministri Berisha ka filluar serinë e fundit të gënjeshtrave e të mashtrimeve. Siç duket në këtë mënyrë kujton se do të bëjë për vete votuesit dhe do t’i përballoje zgjedhjet e qershorit. Natyrisht këto janë shpresa të kota, sepse shqiptarët e njohin tashmë Sali Berishën. Njohin bëmat e tij të viteve 90-te kur ai ishte President, që përfundoi me 2500 të vrare dhe me vjedhjen e pasurisë se qytetareve të varfër me anën e të ashtuquajturave “piramida“, të cilat në intervistën dhënë një gazete kosovare, përpiqet t’ua faturojë serbëve! E njohin edhe me bëmat e këtyre viteve, kur ai udhëheq qeverinë, gjatë të cilave, të paktën dy gjëra nuk mund të harrohen: “Gërdeci“ me të vrarët, të plagosurit e shkatërrimet e tij dhe mega-korrupsioni i përqendruar në rrugën Durrës-Kukës.

    Në intervistat e fundit në qendër të sulmeve të Berishës ka qene figura ime. Natyrisht mua nuk me intereson të njoh shkaqet e vërteta dhe arsyet perse Sali Berisha ndihet i shqetësuar nga personi im. Unë jam mësuar me kritika e polemika të niveleve të ndryshme, brenda e jashtë shtetit. Prandaj në çdo rast jam i qete e gjakftohtë, sidomos kur kam të bej me shpifje e gënjeshtra.

    Në fillim Berisha më akuzoi se paskam arrestuar Nexhmije Hoxhën, në një kohë që gjithë shqiptaret e dine se futja në burg e saj ishte kërkesë e ultimatumit që Berisha i bëri (në dhjetor 1991) Qeverisë së Stabilitetit. Dhe pasi kjo kërkesë u kundërshtua nga Presidenti i kohës, pra nga unë, dhe nuk gjeti mbështetje në Parlament, Berisha me njerëzit e tij detyroi ish-Prokurorin e Përgjithshëm të lëshojë flete-arrestin.

    Një prilli nxori një ”përralle“ tjetër, akoma më ”gjakatare“. Zoti Berisha shpalli se Ramiz Alia, as më shumë e as me pak, paska dashur të vrasë në vitin 1991 Sali Berishen dhe Ibrahim Rugoven “sepse kishin sharë E. Hoxhën“!? Çfarë të thuash për këto përralla, për këto trillime që janë fund e krye stisje pa asnjë bazë? Çfarë të thuash për faktin e thjeshtë, se, siç vepron rëndon në aktivitetin e tij të përditshëm, ky kryeministër akuzon kaq hapur dhe rëndë ish-presidentin e vendit të tij, pa dhënë asnjë provë apo fakt?!

    Çfarë të thuash gjithashtu edhe për deklaratën e vetë zotit Rugova, se “ndër të gjithë udhëheqësit shqiptarë, Ramiz Alia është ai që ka bërë më shumë për Kosovën”?
    Berisha zgjodhi shtypin kosovar për të hedhur në treg fantazitë e tij të sëmura. Siç duket tani ai kerkon edhe përkrahjen e kosovarëve. Intervista e tij është e mbushur me shpifje kundër shtetit të mëparshëm shqiptar, kundër Enver Hoxhës, se gjoja ata e paskan braktisur Kosovën dhe ç’është më e keqja, “ata kurrë nuk kanë dashur që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur, Republikë më vete”.

    Shikoni!? Doli Berisha i vitit 2009 që t’i bindë kosovarët se Enver Hoxha nuk e ka dashur Kosovën dhe lirinë e saj!? Nuk ka e nuk mund të këtë njeri as në Kosovë, as në Shqipëri, askund në botë që të besojë përralla të tilla, të denja vetëm për 1 prillin.
    Nuk mund t’i besojë, sepse të gjithë shqiptarët, e mbi të gjithë vetë kosovarët, e njohin Sali Berishën e bëmat tij kundër Kosovës. Kush ishte ai që lejoi kontrabandën e naftës në vitet ’90, duke shkelur embargon ndërkombëtare, me të cilën ushqehej ushtria serbe për të vrarë kosovarët?

    A nuk ishte Sali Berisha ai që kundërshtoi kompromisin e Rambujesë, që shënoi parathënien e bombardimeve të NATO-s mbi Beograd dhe fitoren e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit e saj shqiptarë (Rugovën e Thaçin me shokë) i damkosi si tradhtarë? Kujtoj se zoti Berisha e quajti UÇK-në ”grup terrorist”, ashtu siç e quanin serbët. Ndërsa tani na thotë se shtëpia e tij paska qenë ”depo armësh për UÇK-në”!
    Së fundi, dëshiroj të pyes se kush ishte ai që ia hapi dyert e shtëpisë së vet një farë Fazlliçi, që jo vetëm dëmton interesat e Shqipërisë, por luan edhe në emër të interesave të qarta serbe në këtë pjesë të Ballkanit?

    I nderuari Berisha, u kujtove shumë vonë për Kosovën, të cilën e ke trajtuar vetëm nga këndvështrimi i interesave të tua personale. Ekziston një ndryshim i madh thelbësor midis meje dhe teje zoti Berisha, përsa i përket karakterit të lidhjeve dhe të marrëdhënieve me Kosovën e popullin e saj. Me t’u çliruar Shqipëria nga pushtuesit fashistë, pra në fillim të muajit dhjetor 1944, unë kam shkuar me Divizionin e Pestë të ushtrisë NÇL shqiptare për të ndihmuar kosovarë që të fitojnë lirinë, kurse ti zoti Berisha, 50 vjet më vonë, vetëm për interesa personale i hape rrugë kontrabandës dhe furnizimit me naftë të Millosheviçit, për të vrarë kosovarët që luftonin për liri. Besoj se lexuesi shqiptar dhe ai kosovar nuk ka nevojë për më shumë argumenta që të dallojë shpifjet e Berishës dhe pozitën e palakmueshme të tij në prag të zgjedhjeve të qershorit. (MAPO)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    A nuk ishte Sali Berisha ai që kundërshtoi kompromisin e Rambujesë, që shënoi parathënien e bombardimeve të NATO-s mbi Beograd dhe fitoren e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pjesëmarrësit e saj shqiptarë (Rugovën e Thaçin me shokë) i damkosi si tradhtarë?
    Mbi konferencën e Rambujes
    "Në fermën e deleve"


    nga Tim Judah


    ...Per Thacin nuk ishte ne loje vetem prestigji. Per te ishte ceshtje jete. Ne telefon Demaçi ulerinte dhe bertiste qe komandantet ne terren nuk kishin per ta pranuar kurre nje marreveshje pa garancine e patundshme te nje referendumi per pavaresine tre vjet me vone. Keshtu qe, ne qofte se ai nenshkruante nje dokument qe nuk i permbante fjalet magjike, kishte rrezik ta denonin si tradhetar. Ai kishte qene vete nje nga komandantet dhe e dinte mire se cmimi i tradhtise ishte vdekja.


    Nderkohe, Grupi i Kontatkti e shtyu konferencen deri me 20 shkurt. Negociatoret tani formuluan nje tekst te ri, te cilin e nxoren vetem 48 ore perpara afatit te mbarimit te mbledhjes dhe i cili qe nje goditje shume e rende per shqiptaret. Teksti, jo vetem qe perfshinte disa nga kerkesat me kryesore te serbeve, por ai nuk kishte perfillur pothuaj asnje nga verejtjet e shqiptareve, per te cilat ata kishin punuar gjate atyre dhjete diteve te fundit. Nje pike me rendesi ishte se, sic e ve ne dukje Uelleri, "Projektdokumenti i ri parashtronte perseri ceshtjen e statusit ligjor te Kosoves... dhe perpiqej ta zgjidhte ate me vendosmeri ne favor te Beogradit". Duke iu rikthyer edhe nje here atyre diteve, Uelleri tani thote: "Perfshirja e kesaj ne tekst ishte budallallek i madh. Pikerisht ne ate cast, 100 vjetet e imponimit te vullnetit te te huajve mbi shqiptaret, u shfaqen perseri me gjithe forcen e vertetesise se tyre". Dokumenti perfshinte njekohesisht edhe nje mekanizem me zyrtar, i cili u jepte "bashkesive te kombesive" te drejten e vetos. Te gjendur perballe kesaj, shqiptaret ishin gati te largoheshin? Por nuk e bene, sepse kjo ishte pikerisht cka kishin shpresuar serbet qe ne fillim. Megjithate kjo i beri qe te fillonin te pyesnin veten, se perse valle kishin ardhur deri aty.


    ...Puna ishte se kosovaret nuk donin te hapnin rruge. Ata, sigurisht, nuk mund ta dinin paraprakisht se serbet papritur, ne minuten e fundit, nuk do te ishin dakord me marreveshjen. Ata kishin frike se serbet mund te nenshkruanin dhe, duke mos patur ndonje paragraf te shprehur qarte per referendumin, kosovaret do te gjendeshin pergjithmone te zene ne kurth brenda Jugosllavise...


    ... Pothuaj te gjithe ishin gati te nenshkruanin. Pervec Thacit. Tashme i vetem, ai tha se jepte doreheqjen si kryetar i delegacionit. Megjithate ate e thirren edhe nje here vecmas, per nje bisede me Medlin Ollbrajtin, por ai vetem sa ia ngriti nervat me kokefortesine e vet. Ne sallen e konferences Jakup Krasniqi i binte tryezes me grusht, duke u thene te gjitheve se kishte ndermend te behej kryeminister. Pas bisedes me Ollbrajtin, Thaci u kthye dhe rimori kryesimin e mbledhjes "Askush nuk guxoi t'i kujtonte se kishte dhene doreheqjen", thote burimi. Thaci iu hakerrye se, ne qofte se te tjeret do te nenshkruanin marreveshjen pa te, ai do te thoshte se UCK-ja nuk kishte lidhje me marreveshjen. Krasniqi nuk u ndje, por njerezit e tjere te UCK-se e bene te qarte se ata do te ishin perkrah Thacit. Ne kete pike, Surroi filloi te punonte per nje zgjidhje, sepse e kuptonte se sa shkaterruese do te ishte per shqiptaret, sikur serbet t'ua vinin atyre fajin per deshtimin e konferences. Megjithate, nga Kosova po vinin lajme alarmuese. Per tmerrin e tyre te madh delegatet moren vesh se, me sa duket, Adem Demaci kishte pergatitur nje lloj grusht shteti, duke thene qe njerezit e UCK-se ne Rambuje nuk perfaqesonin UCK dhe duke emeruar Sulejman Selimin, komandantin e Drenices, si kryetar i ri te UCK-se...

    ...Nje ore pasi kishte kaluar afati i nenshkrimit, Hilli hyri ne dhome dhe pyeti delegatet nese kishte ndonje qe ishte gati ta nenshkruante marreveshjen. Ra nje heshtje e rende. Nje nga problemet ishte se, sipas rregullave te delegacionit, cdo vendim qe merrej duhet te kishte konsensusin e te gjitheve. Sipas Surroit "Thaci mermeriti dicka" dhe pastaj u ndie zeri disi i holle i Rugoves, i cili propozoi qe ta nenshkruante ai si "president i Republikes". Thaci iu pergjigj se, ne qofte se e bente kete, atehere ai do te dilte kunder marreveshjes. Te gjithe te tjeret leviznin te tensionuar, duke mos ditur c'te benin. Heshtjen e re qe pllakosi e theu Surroi, i cili deklaroi se ata, ne fakt, kishin arritur ne konsensus. Nuk ishte e vertete, por, duke pasur parasysh se sa e renduar ishte gjendja, mendja e Surroit po punonte me shpejtesi, ne perpjekje per te gjetur nje zgjidhje. Ai tha se kosovaret do ta pranonin marreveshjen ne parim, por u duhej kohe te merrnin mendimin e njerezve te tjere ne Kosove...

    ... Surroi shkoi te kompjuteri bashke me Xhim O'Brajanin, juristin e Departamentit te Shtetit dhe me Dukagjin Goranin, nje prej perkthyesve te delegacionit, i cili ishte njekohesisht edhe nje nga gazetaret e "Kohes Ditore". Gorani i holle dhe me mjeker si cjap u ul per te shtypur. Hilli dhe Thaci vinin rrotull ndersa pjesa tjeter e delegacionit rrinte ne pritje. Ne dore Surroi mbante tri versione te idese se konsensusit te shkruara me dore. Nderkohe qe nga Demaci vinin akuzat per tradhti. Surroi thote se problemi nuk ishte "a te nenshkruanin ndonje shtyrje, por a te nenshkruanin dhe pike. Megjithate ne vend qe te thonim se po kerkonim nje shtyrje, ne thame qe ishim gati te nenshkruanim, por qe na duhej te merrnim mendimin e te tjereve per dokumentin si i tere". Keshtu, letra qe ata shtypen per negociatoret fillonte keshtu:

    "Kjo deklarate jepet me konsensus te plote. Delegacioni i Kosoves, me konsensus, bie dakord qe do ta nenshkruaje marreveshjen pas dy jave konsultimesh me popullin e Kosoves, me institucionet politike dhe ushtarake. Pastaj ajo vazhdonte me deklarten qe, vendosja e trupave te NATO-s, "ishte nje pjese thelbesore e marreveshjes" dhe se ishte rene dakord qe "ne fund te periudhes se ndermjetme tre vjecare, Kosova do te mbante nje referendum per te vertetuar vullnetin e popullit..."
    -----------------------------------------------------
    -----------------------------------------------------




    Per here te pare te gjitha tratativat diplomatike. Te gjitha dyshimet e shqiptareve. Te gjitha pikat e veshtira te negociatave. Te para nga syri i ftohte i nje gazetari te shquar, qe ka shkruajtur nje nga librat me te mire per Kosoven.


    http://www.shkoder.net/fjala/2003/rambuje.htm

    ----------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 11-04-2009 më 09:26

  5. #15
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Nese ka dicka qe nuk e honeps dot, ata jane militantet qe shqyhen dhe kacafyten per te zgjedhur hajdutin e tyre te preferuar.

    Enveri na mbajti 40-vjet diktature dhe vrau 1500 njerez ne kufinjte shteterore, Berisha qeverisi 20-vjet dhe vrau vetem ne kufirin shqiptaro-grek 5000 shqiptare, duke i nderuar sot me varreza pushtuesish greke, te nderuar si heronj.

    Une e ndoqa emosionin dhe ishte kaq e dhimbshme te shikoje sesi nje drejtues shteti nuk kishte as 50% e intelektit dhe formimit te analistit me te dobet qe i nderonte pyetje ne ate emision, por i bente bisht pyetjeve tamam si nje profesionist i profesionit me te lashte te botes.

    Duhet patjeter te jemi aq miope sa te shohim si hero Berishen per rrugen patriotike...
    E financoi valle Berisha kete rruge, apo xhepat tane, qe me vjedhjen prej 300milion eurosh te konstatuara nga KLSH, minimalisht cdo shqiptari i ka vjedhur nga 100euro nga xhepi !!!!

    Ku, ne RRUGEN PATRIOTIKE ???

    Vret nje person, je kriminel, vret nje popull, kthehesh hero. (L. Basha del i lare nga vjedhja me spektakolare e historise Shqiptare )
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin


    Ku eshte organizata e rinise se PD-se?

    po afrojne votimet..
    Pse rinija u dashka lene te antaresohet te Lir Meto edvini..?

    Ska tesera partie Berisha..
    po mire.. fletore 4 lekshe ka..
    dhe aty mund te besh lista me simpatizante..

    e majta eshte prapa..tha berisha dhe e djathta eshte para..
    jooo

    dale se e majta dhe e djathta hyjn e dalin ne qeverisjet europiane.. e per dite.. zigzag-ohen ne politike..
    ku te co mushka..
    pse largon miletin..
    pse ja fal majtizmin europian edvinit.. pashait bizantino osmanlli.. kapos se miljardereve ..
    merri ti te majtet shqiptare.. pse u a mbyll deren..
    ti po ja rrit rrogat fshatarit puntorit infermires..mesueses.. pensionistit .. veteranit.. ish te pesekutuarit po i jep shperlblim..
    ata te majte jan organikisht..sepse as prona skane..as miljona mnjane skane.. as magaze e biznese skane..

    enveri ishte armik i betuar i se majtes europiane..
    beje mike pd-ne me te gjitha rrymat e rrymzat europiane..
    i djathti duk e kokdhim.. durak e edvin.. me djers te fukarenjve kan vene pasurin..
    e ti u thua.. ketyre fukarenjve.. ikni ju te edvini i coni votat.. se un i dua votat vetem nga i djathti..
    kush eshte ky i djathte..sot qe voton berishen..duraku a kokdhimua.. qe nuk i dhemb koka kurre..
    cili i djathte qe ka marre nje bahce te gjyshit e po ben pallat te trashe me delijorgjet e eftimet e xhillarat e edvinit e me leje te edvinit e ben at gabim te votoje berishen..
    jo berish ti prit vota nga ata qe pallatet e trasha po u a zene dhe at pak drit dielli qe u binte dikur ne penxherete..

    kush jan pasaniket me te medhenj ne bote o cercill i thane uinstonit dikur..
    jane biroja e kremlinit tha..se ata kan cdo gje..
    pra nuk ishin rokfeleret..qe paguajne qimet e kokes me taksa..
    ne skemi rokfelere qe vune pasuri me djerse..-
    ne kemi hajdute qe i vune prona miljardet.. me tenderë..

    duhet pra tu thote ky miletit.. ejani ne pd te gjithe ju te majte pa breke e te djathte.. brek grisur.. ti shporrim njeher e mire shushunjat enveriste.. e te bejme shqiperi sociale te mire e te sigurte..

    keshtu pra.. me kto mendime.. po fillon kjo dit e diele..

    ishalla zgjova dhe te ju ndonje mendim..

    sepse nje shqiperi te qeverisur nga edvin gjinush ramiz veli bracet.. nuk e dua..
    prandaj griva..





    ..

    bravo, kte kisha ndermend te tema per Kopilikun edhe e paske shjellu jashtzakonisht bukur

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •