Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2008
    Postime
    661

    Disa Fjale Te Arta Per Ata Qe Japin Fetva

    Ibn Lahi’a ka transmetuar nga ‘Ubejdullah Ibn Ebi Xha’fer nė formė mursel nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ai ka thėnė:

    “Ai qė ėshtė mė i guximtari nga ju nė dhėnien e fetvave, ai do tė jetė mė guximtari qė do tė shkojė drejt Xhehenemit.” [1]

    Alkame ka thėnė: “Ata (Selefėt) thonin: -Ai qė ka mė shumė guxim nga ju nė dhėnien e fetvave, ėshtė ai qė ka mė pak dije.”

    El-Bera’ ka thėnė: “Unė kam takuar njėqind e njėzetė Ensarė nga Sahabėt e tė Dėrguarit tė Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe kur ndonjėri prej tyre pyetej pėr ndonjė ēėshtje, nuk kishte asnjė nga ata qė tė mos dėshironte qė tė mjaftohej me vėllain e tij (pėr t’i kthyer pėrgjigje).” [2]

    Nė njė transmetim tjetėr gjendet kjo shtesė: “... kėshtu qė ky ia kalonte tjetrit e ai ia kalonte dikujt tjetėr derisa ajo kthehej nė fund tek i pari.”

    Nga Ibn Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu) i cili ka thėnė: “Ai qė u jep fetva njerėzve pėr gjithēka qė pyetet ėshtė me tė vėrtet i ēmendur.” [3]

    ‘Umer Ibn ‘Abdul-‘Azijz u pyet pėr diēka dhe ai u pėrgjigj: “Unė nuk jam i tillė qė tė marr guximin pėr tė dhėnė fetva.”

    Gjithashtu, ai i shkroi njėrit nga guvernatorėt e tij: “Pasha Allahun, unė nuk i shkoj nga pas dhėnies sė fetvasė pėr sa kohė qė mund t’i shmangem asaj.”

    Ibn Jemine ka thėnė: “Kjo ēėshtje nuk ėshtė pėr ata tė cilėt duan qė njerėzit t’ua kenė nevojėn, por kjo ēėshtje ėshtė vetėm pėr ata tė cilėt duan qė tė gjejnė dikė tjetėr nė vend tė tij.”

    Gjithashtu ėshtė transmetuar nga ai se ka thėnė: “Mė i ditur nga njerėzit nė lidhje me fetvate ėshtė ai qė rri mė sė shumti i heshtur; dhe mė injoranti nga njerėzit nė lidhje me to ėshtė ai qė flet mė shumė pėr to.” [4]

    Sufjan eth-Theuri ka thėnė: “I arritėm dijetarėt dhe ata urrenin qė t’u pėrgjigjeshin pyetjeve dhe tė jepnin fetva derisa tė mos gjenin rrugėzgjidhje tjetėr pėrveē se tė jepnin njė fetva. Por, nėse do tė shpėtonin nga dhėnia e fetvasė, atėherė kjo ishte mė e dashur pėr ta.”

    Imam Ahmedi ka thėnė: “Ai qė del pėrpara pėr tė dhėnė fetva, ai ka dalė pėrpara njė ēėshtjeje tepėr serioze, pėrveē nėse ka qenė i detyruar nga domosdoshmėria.”

    I thanė atij: Atėherė, si ėshtė mė mirė pėr tė, tė flasė apo tė heshtė?”
    Ai tha: “Mė e dashur pėr ne ėshtė qė ai tė pėrmbahet.”
    I thanė: “Po nėqoftė se ėshtė e nevojshme?”
    Ai filloi tė thoshte: “Nevoja! Nevoja!”
    Dhe pastaj tha: “Ėshtė mė e sigurt pėr tė qė tė pėrmbahet.”

    Pra, ata qė japin fetva duhet ta kuptojnė se ata po pėrcjellin urdhėrat dhe ndalesat e Allahut dhe se ai do tė merret nė llogari e do tė pyetet pėr to.

    Rabia` Ibn Khaithem ka thėnė: “O ti qė jep fetva! Hapi sytė e shiko se si po i jep fetvatė.”

    ‘Amr Ibn Dinar i ka thėnė Katades kur ai u ul pėr tė dhėnė fetva: “A e kupton ēėshtjen nė tė cilėn ke rėnė. Ti je futur mes Allahut dhe robėrve tė Tij dhe po thua ‘Kjo ėshtė e saktė dhe kjo nuk ėshtė e saktė’.” [5]

    Ibnul-Munkadir ka thėnė: “Dijetari futet midis Allahut dhe krijesave tė Tij, kėshtu qė le tė shohi se si po futet midis tyre.” [6]

    Kur pyetej Ibn Sirrini pėr ndonjė gjė qė kishte tė bėnte me hallallin dhe haramin, atij i ndryshonte ngjyra dhe bėhej tjetėr njeri, aq sa nuk njihej mė.” [7]

    Kur pyetej Nekha’iu pėr diēka, atėherė atij i dallohej urrejtja nė fytyrė dhe thoshte: “A nuk gjen ndonjė tjetėr pėr tė pyetur nė vendin tim?”

    Ai ka thėnė gjithashtu: “Unė fola, dhe sikur tė kisha mundėsi qė tė shmangesha, nuk do tė kisha folur. Vėrtet, koha kur jam dijetari i Kufas ėshtė njė kohė e keqe.” [8]

    Ėshtė transmetuar se Ibn ‘Umeri (radij-Allahu ‘anhuma) ka thėnė:

    “Ju na kėrkoni fetva nė njė mėnyrė tė atillė sikur ne tė jemi njerėz qė nuk do tė merremi nė pyetje pėr fetvatė qė ju japim.” [9]

    Muhamed Ibn Uasi’ ka thėnė: “Tė parėt qė do tė thirren pėr tė dhėnė llogari janė dijetarėt.”

    Ėshtė transmetuar se kur Maliku pyetej pėr ndonjė ēėshtje, pėr tė ishte sikur ndodhej midis Xhenetit dhe Xhehenemit.” [10]

    Njė dijetar i tha njė personi qė jepte fetva: “Kur pyetesh pėr ndonjė ēėshtje mos tė jetė interesi yt qė tė lirosh pyetėsin apo tė gjesh njė zgjidhje pėr tė, por qė tė lirosh e tė ruash veten tėnde.” [11]

    Dikush tjetėr nga Selefėt ka thėnė: “Nėse pyetesh pėr ndonjė ēėshtje, atėherė mendohu, nėse gjen njė zgjidhje pėr tė fol, pėrndryshe rri i heshtur.”

    Thėniet e Selefėve rreth dhėnies sė fetvave janė tė shumta e nuk na del koha qė t’i mbledhim tė gjitha.

    Fundnota:

    [1] Transmetuar nga Darimi (1/57) dhe zinxhiri i tij i transmetimit ėshtė i dobėt sepse ai ėshtė mursel, d.m.th. nė tė mungon lidhja midis transmetuesit tė fundit dhe Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
    [2] Kjo thėnie ėshtė transmetuar nga Darimi (1/53) dhe Ibn ‘Abdul-Berr nė Xhami’ Bejanil-‘Ilm ue Fadlihi (2/163). Megjithatė, kjo ėshtė thėnie e ‘Abdur-Rrahman Ibn Ebi Lejla dhe nuk ėshtė thėnie e el-Bera’, ndėrsa zinxhiri i tij i transmetimit ėshtė sahijh. Kurse thėnia e el-Bera’ ėshtė: “Unė kam parė treqind nga njerėzit e Bedrit, e nuk kishte asnjė nga ata qė tė mos donte qė dikush tjetėr tė pėrgjigjej nė vend tė tij.” Kjo ėshtė transmetuar nga Ibnul-Mubarak nė ez-Zuhd (n. 58), Ibn Sa’d (6/11) dhe tė tjerė. Zinxhiri i tij pėrmban Ebu Is`hak es-Sebij’i i cili ėshtė i pranueshėm (saduk), por vetėm se ėshtė mudelis dhe e transmeton atė pa thėnė qė e ka dėgjuar drejt pėr drejt.
    [3] Transmetuar nga Ibn ‘Abdul-Berr (2/164-165), el-Khatib nė el-Fekih uel-Mutefekkih (2/197-198) dhe Ebu Khaitheme nė el-‘Ilm (n. 10) dhe zinxhiri i tij i transmetimit ėshtė sahijh.
    [4] Transmetuar nga el-Khatib nė el-Fekih uel-Mutefekkih (2/166) dhe zinxhiri i tij ėshtė i dobėt.
    [5] Transmetuar nga el-Khatib nė el-Fekih uel-Mutefekkih (2/168).
    [6] Transmetuar me disa ndryshime nė tekst nga Darimi (1/53) dhe el-Khatib nė el-Fekih uel-Mutefekkih (2/168) dhe zinxhiri i tij ėshtė sahijh.
    [7] Transmetuar nga Ibn Sa’d (7/195) dhe el-Khatib nė el-Fekih uel-Mutefekkih (2/167) dhe zinxhiri i tij ėshtė sahijh.
    [8] Transmetuar nė kuptim nga Ebu Khaitheme nė el-‘Ilm (n. 131).
    [9] Transmetuar nga el-Fesaui (1/490) dhe el-Khatib el-Bagdadi nė el-Fekih uel-Mutefekkih (2/168) dhe zinxhiri i tij ėshtė i dobėt.
    [10] Transmetuar nga el-Khatib nė el-Fekih uel-Mutefekkih (2/167) dhe zinxhiri i tij ėshtė i dobėt.
    [11] Ai qė i ka thėnė kėto fjalė ishte ‘Umer Ibn Khalde ez-Zurki, i cili po i drejtohej Rabi’a Ibn Ebi ‘Abdur-Rrahman. Ky transmetim ėshtė transmetuar thuajse me fjalė tė njėjta nga el-Fesaui (1/556-557), Ebu Nu’ajm nė el-Hilje (3/260-261) dhe el-Khatib nė el-Fekih uel-Mutefekkih (2/169) dhe zinxhiri i tij ėshtė sahijh.

  2. #2
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    E ke fjalen per ata qe japin fetwa si puna e kesaj qe lexova para ca ditesh e leshuar nga nje dijetar i Universitet fetar te Egjiptit, sipas te cilit maredheniet seksuale midis burrit dhe gruas jane te ndaluara nese nuk fillohen me qellim qe gruaja te mbes shtatzane!!!
    Dmth sipas ketij dijetari e vetmja menyre me pas maredhenie seksuale me gruan eshte qe ta lejsh ate shtatzane!!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •