Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Danimarkë - Shqipëri (3:0)

    Trajneri Arie Haan ka thënë se ka njerëz në mesin e shqiptarëve të cilët nuk ia duan të mirën kombëtares kuqezi dhe dëshirojnë dështimin e saj.

    Holandezi ka qenë mjaft i ashpër në akuza, duke sulmuar drejtorin e stadiumit “Qemal Stafa”, i cili nuk ka lejuar lojtarët të zhvillojnë seancë stërvitore në këtë fushë.


    “Dua të shtoj diçka për stërvitjen që kemi në mbrëmje. Gjithmonë në grumbullimin e kombëtares bëhet një plan stërvitor, ku përfshihet edhe një seancë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Vetëm një ditë më parë jam njoftuar se nuk mund ta zhvillonim këtë seancë”, ka thënë Haan.

    “Vetëm një pyetja kisha: Pse ky zotëri kërkon të marrë një përgjegjësi kaq të madhe, për të mos na lejuar të stërvitemi në ‘Qemal Stafa’? Mendoj se pas këtij njeriu duhet të fshihen të tjerë. Si duket, nuk janë të interesuar që kombëtarja të bëjë një paraqitje të mirë. Janë njerëz që nuk i duan të mirën kombëtares. Nuk mund ta shpjegoj ndryshe këtë situatë”, ka shtuar mes tjerash trajneri holandez.

    Deklarata e Haan kishte nxitur menjëherë përgjigje nga ana e drejtuesve të stadiumit, dhe kombëtarja mbrëmë ka mundur të zhvillojë seancën e paraparë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    capajevja
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    19
    Me duket se me kete interviste Hani e kryqezoi Dhalesin dhe ky i fundit e lejoj te bente stervitje. Më duket me shumë se i mbështetur në rregullore, qëndrimi i tij duket se ka qenë një lapsus, që thuhet se ka vënë në lëvizje instancat më të larta të shtetit shqiptar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Problemi eshte se stadiumi nuk eshte pjese e Federates dhe ne kete menyre ata veprojne si cdo shoqeri private qe ben biznes, ndoshta ne kete menyre ata i bejne presion federates per me shume para.
    Federata gjithsesi duhet te ndertoje disa stadiume te tjera ne Tirane, duhet te ndertohet nje stadium tjeter kombetar, modern dhe sipas standarteve te Uefas.
    Nje stadium dinjitoz per nje skuader dinjitoze. Shpresoj qe federata te vendosi ingranazhet ne levizje dhe te investoj ne infrastrukture sepse kjo eshte direkt ne dobi te futbollit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    O te nderuare, ne kete bote ka edhe njerez qe nuk e duan as veteveten.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si dolli ndeshja?

    tvsh satelitori na tha dje se do jape ndeshjen.. mirpo sot nuk e dha..cfar ndodhi?

  6. #6
    I'am ILLYRIAN Maska e ballisti_tetova
    Anëtarësuar
    26-03-2009
    Vendndodhja
    TETOVA
    Postime
    26
    humbje 0-1

    Kjo eshte katastrofe...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse cfar prisje ti ballist..

    ne nuk fituam dot me malten e si ke prit fitore me hungarin..

    krejt malta eshte sa nje supermarket ne budapest..

    pra duhet te jemi te knaqur qe jem rreh.. vec 1 me xerro..

    a edin or tetovar.. se ne shqiperi nuk ka 10 metra katror fush me bar jeshil ku me lujt fmijet e vogjel futboll?

    ska pas kur kam qen un femij.. mendo sot.. qe as nje 5 metersh katror asfalt skan femijet me lujt futboll..

    prandaj ne se ka tetova pak bar jeshil ..pra ne se titua ju a ka lan ndoj fush me bar jeshil ku me lujt fmijet futboll.. mos e enverizoni.. ju sot e sidomos mos e edvinizoni.. se do pendohi..

    a e din ti tetovar se nja 20 gjenerata para meje ( ne shqiperi) e kto pas meje der me sot.. kemi kalue femini pa na shkel kamba kurr ne bar jeshil?

    kemba ime qe ka lujt futboll 18 or ne dit.. ka shkel vec copa tullash e gozhd nshn-je.. hekra smt-esh e xhama dritaresh te thyme.. ose bajga kuajsh e mu.tra qensh e sh.urra pijanecesh.. e rrall ndoj cop asfalt.. po dhe ate sna e linin policet e lagjes..
    kto ishin fushat tona te futbollit..si femije..
    po dhe nji cop oborr mes pallatesh te holla qe kishim.. oborr me mbetje betoni llaci guresh drrasash e hekrash.. qe e shtruan kembet tona.. zbathur.. dhe ate na e beri enveri strehim nen tokesoro luftarak.. e nuk i sherbeu asnji her ndoj lufte.. vec mbeti me dekada nje hale e mbushur me uj te qelbur..ku dhe zhabat nuk e preferonin..

    pra dhe kaq futboll sa kemi mir e kemi..

    e kini pare hungarin ju?

    aty e dine cdo te thote tok buke tok delesh tok pylli e tok rrushi e tok pallati e shpijash..
    u lumte maxhareve..

    ..

  8. #8
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    i pari qe nuk e do kombetaren eshte hani vet !!! mire e tha nje gazete sot
    kombetarja eshte bere "HAN'
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Danimarke-Shqipri

    Sonte ne orn 20:15 luhet ndeshja Danimarke-Shqipri, e vlefshme per eliminatoret e botrorit te 2010-s

    Formacioni i mundshem
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Shpresojm te marim 1 pike po e patem ate fat ,se per fitore nuk kam shum besim tek ekipi yn i Kombtares.....se kur nuk fituam me Hungarin ,e zorshme me fitu me Danimarken
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •