Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Thanas shtrengo rripin !

    Nga 1 Marsi gjithe biznesi e vogel 3 here i taksuar.
    Duke genjyer qe ne fillim te ardhjes se tij ne pushtet se qeveria demoleshit e Sales uli barren fiskale te biznesit te vogel tani me taksen e sheshte po e nxjerr nga loja fare ate.
    Cfare paguante biznesi vogel deri tani

    1 Tatimet vendore qe administrohen nga administrata vendore
    2 Tatimi i sigurimeve shoqerore ( po e quaj tatim kete se ai mblidhet nga administrata tatimore dhe jo nga ajo e sigurimeve shoqerore prandaj eshte puro takse)


    Nga 1 marsi biznesi vogel paguan:

    1 Tatimet vendore qe administrohen nga administrata vendore
    2 Tatimi i sigurimeve shoqerore
    3 Taksa e sheshte 10% mbi fitimin

    Shto dhe njemije ycla per shpenzimet e faturuara qe nuk njihen, shto dhe veprimet me banke te detyrueshme te cilat jane te veshtira per biznesin e vogel.

    Biznesnenet e vegjel jane dhe qytetare athere
    Shto dhe faturat e keshit aforfe
    Shto dhe faturat e larta te telefonise
    Shto dhe faturat e larta e internetit
    Shto dhe pagesat nen dore per shendetsine
    Shto dhe shpenzimet nen dore ne shkolla
    Shto dhe shpenzimet nen dore administrate

    Kjo eshte ekonomia e bumit ekonomik te Berishes.
    Nje boom ka bere berisha me te vertete ate te gerdecit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Juan,

    Sa per krahasim nė R. e Kosovės,pushteti vendor nė kategorinė e tatimeve- inkason vetėm tatim nė pronėn e paluajtshme, e qė ka njė koeficient plafon te pėrcaktuar nga Qeveria qendrore dhe nė kėtė hapsirė i lejohet p. vendor tė pėrcaktoj shkallėn e kėtij tatimi varėsisht nga lloji i pronės.Shkalla mė e lartė e kėtij tatimi ėshtė 0.2 pėrqind e vleres qarkulluese tė pronės rrespektive.
    -Sigurimet shoqerore nuk janė tatime kurrkund nė botė.Ato janė kontribute personale pėr fondet e pensioneve,sigurimit social,sigurimit shėndetsor,invalidor, etj.Ne shumicen e vendeve kėto lloj sigurimesh, jane sigurime te obligueshme tė pėrcaktuara me ligj dhe inkasohen nga istitucionet perkatėse dhe thesari i shtetit.
    Tatimi nė fitim , ėshtė gati se e njėllojt aktualisht nė tėrė Ballkanin dhe ulja e saj nė fakt ėshtė njė nga sukseset e mėdha tė kėsaj administrate.
    Kjo taks(tatimi nė fitim) mblidhet nga Administrata tatimore e Ministrisė sė Finansave.
    Nėse ke mundėsi,sēaroma njė ēėshtjea ėshtė pėrqindja e Tatimit nė Qarkullim ose TVSH nė Shqipėri dhe a ėshtė taksa e shesht ish TVSH (tatimi nė vleren e shtuar).TVSh-ja te ne inkasohet nga adminstrata qendrore e tatimeve.
    Tė falenderoj,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Sigurimet shoqerore vertet sjane kurre tatime dhe kam aq shkolle per me dit ca jan kontributet sociale.
    Po cudia madhe te qeveria sales qe keto kontribute i mbledhin organet e tatim taksave????
    Prandaj them qe kjo qeveri i ka shnderruar ne tatime ato. Ka gjithe ate organizem te madh te kontributeve sociale ne Shqiperi e ata nuk i marrin keto fonde ato sic thashe paguhen ne tatim taksa.
    TVSH osa VAT ne Shqiperi eshte 20% dhe mos e ngaterro me taksen e sheshte.
    Ajo po inkasohet normalisht te tatim taksat.
    Taksa e sheshte eshte tatimi mbi ftimin per cdo biznes dhe inkasohet nga tatim taksat.
    Per biznesin e vogel qeveria e Saliut ne vitin e pare te pushtetit ja kaloi tatim fitimin e tyre bashkive dmth organeve vendore ja hoqi tatim taksave ku fillimisht paguhesh.
    Tani vuri prap per ta taksen esheshte 10% dmth biznesi vogel eshte taksuar per here te trete tani

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking




    Akuzat ndaj kryebashkiakut u bėnė sot nė mbledhjen e qeverisė nga kryeministri Berisha. Tė imagjinosh vetėm taksast pėr targėn qė u vihen automjeteve qė hyjnė nė Tiranė ėshtė e pabesueshme. Ky ėshtė regjim vizash.



    Pas akuzave te kryeministrit se pushteti lokal po shton detyrimet ndaj biznesit te vogel, Bashkia e Tiranes ka shpjeguar se nuk behet fjale per rritje taksash, por jane rritur detyrimet qe duhet te paguaje biznesi i vogel ne kryeqytet.




    Kryebashkiaku i Tiranės Edi Rama, ka reaguar pas akuzave tė kryeministrin Berisha pėr rritjen e taksave. Rama ka ironizuar akuzat e e kryeministrit nė mbledhjen e sotme tė qeverisė, duke i lidhur me kuptimin e ditės sė sotme. "Kryeministri ka festė mė 1 Prill dhe Pinok Berishėn nuk mund ta konkutojė as Nastradini nė fushėn e gėnjeshtrave. Akuzat e kryeministrit ndaj kreut tė Bashkisė sė Tiranės u bėnė gjatė mbledhjes sė sotme tė qeverisė.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #5
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Lufta politike ka filluar tė intensifikohet shumė, dhe kėtu duhet tė ndihej roli i forcės sė tretė politike. Duke u bėrė faktor nė politikė, pėr ti bėrė dy polet kryesore tė ulin tensionet.
    Por me kodin e ri elektoral qė 2 patitė e mėdhaja votuan nė parlament pak muaj mė parė, ata i eleminuan tė gjitha shancet pėr krijimin dhe fuqizimin e ndonjė grupimi nė qėndėr, qė do tė mund tu rrezikonte ndarjen e pushtetit ndėrmjet tyre. Kėto 2 parti kryesore janė gjithashtu dhe 2 partitė e krijuara nga ish element tė Partisė sė Punės.
    Ne jemi duke kaluar tani nė disa etapa historike pėr aspiratat tona, dhe kjo mund tė jetė shumė e rrezikshme.
    Ne kemi nevojė pėr urtėsi politike, dhe mirkuptim.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Bashkia e Tiranės vazhdon tė mashtrojė qytetarėt me ngritjen e taksave

    Qytetarėt paguajnė paaftėsinė e Ramės pėr tė qeverisur Tiranėn

    Taksa shėrbimi apo tarifa, kjo ėshtė ēėshtja. Kjo dilemė hamletiane i shkon pėr shtat Bashkisė sė Tiranės e cila vazhdon pa pikė turpi tė manipulojė realitetin e taksimit tė qytetarėve. Nė vendimet e Kėshillit Bashkiak nė mėnyrė taksative nė vendimet e Kėshillit Bashkiak shkruhet tekstualisht, “Taksa e Pėrkohshme e Gjelbėrimit” dhe kjo taksė nga viti 2007 deri nė vitin 2009 ėshtė rritur me 100 pėrqind. Ndėrkohė qė kjo taksė ėshtė dyfishuar pėr bizneset e vogla nga viti 2007 nė vitin 2009. Nėse nė vitin 2007 njė biznes i vogėl paguante 4000 lekė tė reja taksė gjelbėrimi, nė vitin 2009 ky biznes paguan plot 10 mijė lekė nė vit. Pra kėtu ne kemi njė ngritje takse nė nivelin e 150 pėrqind. Ndėrkohė pėrsa i pėrket fjalė taksė qė nėnkryetarja e Bashkisė pretendon se ėshtė tarifė, dhe tė tilla sipas saj janė vetėm dy, mund tė themi se bashkia e Tiranės ka dhjetėra taksa tė ndryshme nga ato qė pretendon zonja nė fjalė. Kemi taksėn mbi tokėn, taksėn mbi ndėrtesėn, taksėn pėr tabelėn etj. ndėrkohė qė pėrsa i pėrket tarifave zonja nė fjalė mund ta ketė revolucionarizuar si term fjalėn taksė por edhe tarifat e pastrimit janė rritur nė mėnyrė marramendėse nga viti 2007 nė vitin 2009.
    Nėse bashkia e Tiranės rrit njė tarifė duhet tė argumentojė mbi ē’baza kostoje rritet. Nė fakt tarifat e pastrimit nė Tiranė janė rritur sipas dėshirave tė kryetarit Rama. ky i fundit e ka kthyer nė njė biznes mafioz kėtė shėrbim duke ju dhuruar pastrimin e qytetit vetėm firmave qė dėshiron kryebashkiaku. Rasti mė skandaloz ėshtė ai i vitit tė kaluar ku Tirana qėndroi thuajse tre muaj nė mes tė plehrave pėr arsye se u prishėn pazaret e firmave tė pastrimit me kryebashkiakun. Pavarėsisht aferave tradicionale tė Edi Ramės me paratė e qytetarėve, fakti qėndron qė edhe taksa e pastrimit e cila ėshtė shndėrruar nė tarifė ėshtė rritur me 100 deri nė 150 pėrqind pėr qytetarėt dhe biznesin.

    A gėnjen kryebashkiaku i Tiranės?
    Pavarėsisht fakteve tė paraqitura nga gazeta “SOT” kryebashkiaku i Tiranės, Edi Rama vijon tė gėnjejė nė mėnyrė tė paskrupullt qytetarėt, se nuk i ka rritur taksat. Ditėn e djeshme, gazeta “SOT” publikoi dyfishimin e taksave vendore nė kryeqytet, gjatė 3 viteve tė fundit. Bėhet fjalė pėr taksėn e gjelbėrimit dhe atė tė pastrimit, tė cilat Rama nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse i ka rritur nga viti 2007-2010. Por edhe pas fakteve tė publikuara nga gazeta “SOT”, kryebashkiaku kryesocialist, vazhdon tė mashtrojė pa pikė turpi, si personalisht ashtu edhe nėpėrmjet nėpunėsve tė tij, se xhepat e qytetarėve nuk janė rėnduar nga taksat e tij. Ėshtė vetėm njė kryetar bashkie, dhe ka sjellė rrėnim tek qytetarėt e Tiranės, tė cilėt gjatė gjithė vitit paguajnė lloj-lloj taksash, me tarifa gjithnjė e mė tė larta, vetėm e vetėm pėr tė mbushur xhepat e tij.
    Ky fakt parashikon mė sė miri se ēfarė do tė ndodhte me ekonominė e vendit dhe fatin e shqiptarėve, nėse ai do tė ishte kryeministėr, ashtu siē pretendon tė bėhet pas zgjedhjeve parlamentare tė 28 Qershorit. Kryebashkiaku i Tiranės, duke ndjerė se problemi i rritjes sė taksave nė qytetin e Tiranės mund ti kthehet nė bumerang para fushatės elektorale, nėpėrmjet konferencave tė tij pėr mediat kėrkon tė mashtrojė shqiptarėt pėr taksat. Ai deklaron se ka rritur tarifat e shėrbimeve dhe jo taksat, pasi kėto shėrbime nevojiten pėr qytetarėt. Por faktet flasin se ai vazhdon tė jetė mashtruesi mė i madh qė mund tė jetė parė nė politikėn shqiptare. Motoja e Ramės “Gėnje se nuk e kontrollon kush”, mesa duket ėshtė bėrė mėnyrė jetese pėr tė. Ēfarėdolloj akuze qė ngrihet me fakte ndaj tij, ai nuk heziton ti pėrgėnjeshtrojė si tė pavėrteta. Vetėm pak ditė mė parė gėnjeu shqiptarėt pėr fotot e tij nudo, tė cilat gazeta “SOT” ia ka vėrtetuar se nuk janė bėrė nė vitin 1992, por nė vitin 2003. Edhe gjatė dy ditėve tė fundit, ai ka vazhduar tė injorojė faktin qė jo vetėm i ka ngritur taksat pėr qytetarėt e Tiranės, por madje i ka dyfishuar ato. Bashkia e Tiranės vjel taksė gjelbėrimi nga qytetarėt e thjeshtė pėr vitin 2009, 400 lekė tė reja nga 200 lekė qė vilte nė 2007 duke e ngritur pėr dy vjet 100 pėr qind kėtė taksė.
    Gjithashtu bashkia e Tiranės vjel nga qytetarėt e saj pėr taksėn e pastrimit 4500 lekė tė rinj pėr vitin 2009, nga 2100 lekė qė vilte nė vitin 2007, duke e ngritur kėtė taksė nė nivelin e 115 pėrqindėve nė krahasim me dy vjet mė parė. Ndėrkohė qė kryebashkiaku i Tiranės pėr vitin 2010 ka parashikuar edhe njė ngritje prej 25 deri nė 30 pėr qind tė taksave tė sipėrpėrmendura. Ndėrkaq, e njėjta rritje drastike e taksave ėshtė bėrė edhe pėr biznesin e vogėl, tė madh dhe atė VIP, taksa qė masakrojnė dhe dėmtojnė rėndė zhvillimin e biznesit. Kryebashkiaku i Tiranės, i etur pėr tė pėrfituar sa mė shumė para nga tenderėt dhe nga investimet, ka rėnduar me rritje taksash nė mėnyrė drastike qytetarėt e Tiranės, dhe jo vetėm.


    ************************************************** *********************

    Taksa e automjeteve tė Ramės e shndėrron kryeqytetin nė qytet-shtet
    Tirana qytet brenda shtetit, si Athina nė shekullin e X- VII Para Krishtit. Kėtė tė kujton qeverisja e Ramės si kryebashkiak. Gjithēka ndodhet nė Tiranė, pėrfshirė kėtu rrugė, lulishte, objekte apo edhe hapėsira tė lira, Rama i konsideron pronė tė tij. Mendėsia e tij djallėzore shkon deri aty sa qė ēdokush qė hyn nė kryeqytet, duhet tė taksohet. Prej 1 viti, tė gjitha mjetet e transportit qė hyjnė nė Tiranė, duhet tė paguajnė taksėn pėr mirėmbajtjen e rrugėve qytetase. Kėshtu, autoveturat 8+1, automjetet pėr transportin e pėrzier, autobusėt e rretheve, kamionėt, tėrheqėsit, automjetet pėr transport tė veēantė autotrenat, gjysmėrimorkiatorėt, autokampet, makinat ngarkim-transporti, sa herė qė hyjnė nė qytetin e Tiranės nė 4 korridoret hyrėse, Rruga e Durrėsit, Rruga e Elbasanit, Kombinati dhe Dajti duhet tė paguajnė taksėn prej 100 lekė tė rinj, pėr bashkinė e kryesuar nga Rama.


    ************************************************** ************************

    Berisha- Ramės: Taksa pėr hyrjen nė Tiranė, njė regjim i pashpallur vizash
    Debati pėr taksat nė bashkinė e Tiranės kėtė radhė ėshtė transferuar nė mbledhjen e qeverisė. Ka qenė kryeministri Berisha, ai qė ka lėshuar akuza tė ashpra ndaj kryebashkiakut Rama, qė sipas tij po e kthen Tiranėn nė njė regjim vizash me aplikimin e taksės pėr mjetet qė hyjnė nė kryeqytet. Kryeministri Berisha u shpreh kundėr propozimit tė bashkisė sė Tiranės pėr vendosjen e njė takse pėr hyrjen nė Tiranė, duke e konsideruar atė njė ide feudale dhe tė pamenduar. “Ideja e taksės pėr hyrjen nė Tiranė ėshtė ide mė feudale se feudalizmi. Kjo ide ėshtė njė lloj regjimi vize, i pashpallur.
    Nuk e di, se ku e ka gjetur kryetari i bashkisė kėtė ide, por ėshtė e pabesueshme. Nė konceptim e vėrtetė, aksionerė nė kryeqytetin e vendit janė tė gjithė qytetarėt shqiptarė. Ėshtė jashtė ēdo imagjinate qė targat e kamionėve, mikrobusėve, autobusėve tė tatohen me 1 mijė lekė pėr ēdo hyrje nė kryeqytete. Kjo, absolutisht, nuk mund tė ndodhė. Kjo ka ndodhur nė kohėn e principatave. Ne kemi hequr edhe 1 euro- n qė kishim vendosur pėr tė hyrė nė Shqipėri dhe ta vendosėsh taksė pėr tė hyrė nė kryeqytet ėshtė tmerrėsisht e pamenduar”, ka theksuar kryeministri. Kryeministri gjithashtu bėri njė lidhje mes ish-projektit tė mbikalimit tek kryqėzimi i Zogut tė Zi nė Tiranė dhe taksės pėr automjete.
    Duke shprehur kundėrshtitė pėr atė qė e quajti goditje ndaj biznesit tė vogėl, Berisha deklaroi se qeveria nuk do ta lejojė prekjen e barrės fiskale pėr to. “Prandaj, e donte kryetari i bashkisė edhe mbikalimin-bunker nė Zogun e Zi. Ndaj, nuk do tė lejohet tė ndėrtohet asnjė lloj barriere. Nuk dua t’i ndėrhyj nė kompetenca, por nė Tiranė janė aksionerė jo vetėm 3.4 milion shqiptarė, por ėshtė aksionerė mbarė kombi shqiptar. Kjo ēėshtje, duhet tė diskutohet me kryetarin e bashkisė sė Tiranės dhe nė rast se ka nevojė pėr fonde mbi bazė projektesh, qeveria rrit fondin. Kėtė, ne e bėjmė pėr ēdo qeveri vendore”, ėshtė shprehur kreu i qeverisė, i cili duke vėnė theksin tek rritja e granteve pėr pushtetin vendor, premtoi se nė mandatin e dytė qeveria do ta rrisė sėrish atė pėr t’i dhėnė mundėsinė bashkive dhe komunave tė investojnė edhe mė shumė nė zonat e tyre. Gjithashtu, kryeministri Berisha ka theksuar se partneriteti me qeveritė vendore ėshtė njė nga zhvillimet mė pozitive, tė e krijuara nė kėto 4 vite.

    ************************************************** ********
    Ikonomi: Tė mos ngatėrrohen tarifat e shėrbimit me taksat
    Bashkia e Tiranės nuk pranon asesi se ka rritur madje ndjeshėm taksat ndaj qytetarėve tė saj. Pas akuzave tė kryeministrit se pushteti lokal po shton detyrimet ndaj biznesit tė vogėl, Bashkia e Tiranės ka shpjeguar se nuk bėhet fjalė pėr rritje taksash, por janė rritur detyrimet qė duhet tė paguajė biznesi i vogėl nė kryeqytet. “Niveli i taksave vendore nė Bashkinė e Tiranės ėshtė ai i vitit 2007 dhe nuk ka ndryshuar pėrkundrazi pėr disa kategori ne i kemi ulur. Nuk duhet tė ngatėrrojmė taksat me tarifat e shėrbimit”, u shpreh Belinda Ikonomi, drejtoreshė e Tatim-Taksave nė Bashki.
    Sipas Ikonomit, bashkia ofron shėrbimin e pastrim-ndriēimit dhe ka vetėm dy tarifa tė tilla. Ikonomi ndėrkohė ka paraqitur fakte, tė cilat sipas saj ėshtė pikėrisht qeveria, e cila me skemėn e re tė taksimit pėr bizneset e vegjėl i ngarkon ata me mė shumė detyrime. “Biznesi ndjen qė taksat janė dyfishuar, si pasojė e hyrjes sė skemės sė re. Bizneset mė tė goditura do tė jenė ato tė profesioneve tė lira, por dhe ato tė prodhimit, qė kanė vėshtirėsi nė evidentimin e shpenzimeve”, u shpreh Ikonomi. Skema e re e ndryshon taksėn e biznesit tė vogėl nga 1.5 pėr qind tė xhiros vjetore nė 10 pėr qind tė fitimit qė ai realizon duke e detyruar biznesin tė mbajė bilanc tė plotė pėr ēdo shitblerje. Sipas urdhrave nga lart, pra nga kryebashkiaku Rama, Ikonomi ėshtė fokusuar tek taksa e re e qeverisė, duke mėnjanuar taksat qė realisht bashkia i ka dyfishuar nga viti 2007-2010.

Tema tė Ngjashme

  1. Kur te hyni ktu vini rripin e sigurimit(+18)
    Nga Jola nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 198
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 12:04
  2. Kėngė arbėrore nga Thanas Moraiti
    Nga alibaba nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 08:24
  3. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  4. Thanas Nano: Ju tregoj historinė e jetės time
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •